Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetëetretë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Dhj. 13, 2018, 1:24 p.m.

Kur Ebu Karra tha: “A i përgënjeshtron ti përcjelljet?” Imam Rizai (p.m.t.) ia ktheu: “Unë i përgënjeshtroj përcjelljet kur bien ndesh me Kur’anin. Muslimanët janë të njëzëri mbi këtë çështje: “Allahu nuk mund të rrethohet në këndvështrimin e diturisë, sytë nuk mund ta shikojnë Atë dhe asgjë nuk është e ngjashme me Të”.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

 

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të gjashtëdhjetëetretë me titull: “Zinxhiri i Përcjelljes dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Por përpara se të fillojmë programin tonë ne po festojmë me vartësit e Shkollës së Ehli Bejtit në veçanti dhe me muslimanët në përgjithësi këto ditë të cilat rastisin me ditëlindjen e bekuar të Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) i cili është i ati i i të nderuarit Imam Mehdiu (p.m.t.). Zotëri i nderuar do t’iu luteshim që të bënit disa sqarime të cilat do të shërbenin si parathënie në programin e kësaj nate. Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdarit.

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!

Ne në programin e mëhershëm kemi bërë të ditur se edhe nëse nuk do të gjendej asnjë hadith tjetër, që ka të bëjë me farefisin dhe Ehli Bejtin (p.m.t.), atëherë ky hadith (Hadithi Thekalejn) do të ishte i mjaftueshëm në pikën e lavdërimit, nderit, fisnikërisë dhe qenies së tyre prijës dhe udhëheqës të bashkësisë muslimane. Nëse do Allahu këto të vërteta do t’i sqarojmë në pjesët në lidhje me jurisprudencën dhe agumentimin e Hadithit Thekalejn.

Pikë së pari, teksa ishim duke filluar këto mësime, pra si në këtë programin tonë ashtu dhe në programin tonë me titull: “Mutaharatun fi’l-Akide” (Pastërtitë e Besimit) në kontektin e mënyrës së shqyrtimit të çështjeve ne kemi vënë theksin në këtë pikë: “Ne kur duam që të mbështetemi në një hadith të përcjellur nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ne jemi treguar të kujdesshëm që hadithi në fjalë t’i barttë këto veçori:

Pikë së dyti: hadithi duhet të jetë i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit dhe këndvështrimit të disiplinimit dhe klasifikimit.

Pikë së treti: hadithi duhet të jetë i qartë në këndvështrimin e tekstit dhe argumentimi i hadithit duhet të argumentojë tezën tonë.

Pikë së katërti: hadithi duhet të jetë i pranuar në një mënyrë të përbashkët në mesin e dijetarëve muslimanë.

Ne kur themi dijetarët muslimanë nuk kemi për qëllim ata të cilët janë “shaz” (të gabuar) dhe “nadir” (të rrallë). Ne në hetimin tonë të mëparshëm kemi sqaruar se mendimet mohuese dhe kundërshtuese janë të pranishme në çdo doktrinë. Le të themi se po shtjellojmë doktrinën esharite, sepse ka njerëz që e cilësojnë veten si esharitë, e megjithatë mendimet që ata pretendojnë nuk janë në përputhje me rregullat e doktrinës esharite. Gjithashtu dhe për mutezilitët gjendja është e njëjtë. Sërish dhe në doktrinat juridike si fjala vjen ajo hanefite dhe hanbelite gjendja është e njëjtë... Madje edhe për Ibn Tejmijjen dhe doktrinën uehhabiste gjendja është e njëjtë. Rishtas edhe për Shkollën e Ehli Bejtit gjendja është e njëjta. Ky rregull nuk ka përjashtim. Në shtesë pohojmë se ka zëra për të cilët mund të themi se paraqisin mendimin zyrtarë të Shkollës së Ehli Bejtit ashtu siç ka dhe zëra të çuditshëm dhe kundërshtues në veçanti në këtë shkollë. Në programin paraardhës ne kemi bërë të qartë se gjenden barëra të thatë rreth e rrotull kësaj peme të bekuar, degët e së cilës janë në qiell dhe rrënja e së cilës është në tokë.

Ndjekësit tanë të nderuar unë dua që të cek një pikë për aq kohë sa na lejon koha jonë. Ne nëse duam që të mbështetemi tek një rregull profetik ose tek një ajet kuranor -që në vërtetësinë e rregullit kuranor askush nuk ka mosmarrëveshje- ky rregull profetik duhet të barttë veçoritë e mëposhtme:

Veçoria e parë, hadithi duhet të jetë i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit,

Veçoria e dytë, teksti duhet të jetë i qartë në pikën e argumentimit të mendimit të pretenduar,

Veçoria e tretë, duhet të jetë një hadith i pranuar me njezëshmëri në mesin e dijetarëve muslimanë. Kur themi dijetarët muslimanë kemi për qëllim mendimin zyrtar të tëra shkollave. Sipas kësaj baze unë pandeh se ne jemi në gjendje që të ndajmë të vërtetën nga e kota, të shëndetshmen nga e sëmura. Në këtë mënyrë ne mund të ndajmë “kelimetu’t-tajjiben” (fjalën e mirë) nga “kelimetu’l-habitheja” (fjala e keqe, e ndyrë), nëse do ta themi këtë me thënien e Kur’anit.

Ndjekësit tanë të nderuar shikoni se çfarë urdhëron Allahu i Madhëruar: “A nuk ke e parë se si Allahu bëri si shembull: “Fjalën e mirë e cila është si pema e mirë që rrënjët e saj janë të fiksuara thellë (në tokë) ndërsa degët e saj janë lart (në qiell). (Ajo pemë) me lejen e Allahut jep frytin e saj në çdo kohë. Kështu pra Allahu u sjell njerëzve shembuj që ata të mendojnë”. (Sure Ibrahim, Ajeti: 24, 25). Domethënë ndonëse ne disa herë nuk mund ta shikojmë frytin e kësaj peme, ai vazhdimisht lulëzon në mënyrë të pashkëputur, pema jep frytin e saj. Kështu që ndonëse ndonjëherë dielli fshihet nga ana e resë ai sërish e pasqyron dritën e tij. Allahu i Madhëruar vijon: “Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që trungu i saj është shkulur nga toka dhe ajo nuk mund të që qëndrojë në këmbë”. (Sure Ibrahim, Ajeti: 26). Pra ato janë si barërat e këqija. Njeriu ndonjëherë shikon se si barërat e këqija kanë hedhur shtat gjysmë metri e megjithatë rrënjët e këtyre barërave nuk i kalojnë gjysmë centimetrin.

Për këtë arsye duhet të jetë se fjala “kelimetu’l-habithe” (fjala e keqe / fjala e ndyrë) është në shkallën e asaj fjale sikur nuk ka qenë dje.

Prezantuesi: Si disa flluska uji...

I ftuari: Pikërisht ashtu. “Si shkuma e detit e cila vjen e shkon”. (Sure Rad, Ajeti: 17) Pra të tëra këto janë rregulla kuranore.

Ndjekës tanë të nderuar lërmëni t’iu bëj të ditur se unë jam i mendimit se duke u mbështetur në këtë logjikë ne mund të themelojmë një metodë. Ne kemi respekt ndaj të tëra mendimeve me bosht “takribi” (përafrues). Ashtu siç ndodh dhe në ditët e sotme kjo mund të jetë një mendim politik “takribi” (përafrues). Ne kur themi “takrib” (përafrim) kemi për synim përafrimin midis doktrinave, shkollave dhe prirjeve. Ky përafrim mund të jetë në zotërim të përmasës së bazave potike të dobishme apo përmasës shoqërore, ose të përmasës kulturore. Ndërsa përafrimi që kemi përcaktuar ne ka të bëjë me përmasën e besimit. Për këtë arsye unë po e bëj ftesën time nga ky minber i bekuar. Të tëra mundimet le të lindin nga kjo njëzëshmëri. Me qëllimin nga njëzëshmëria nënkuptojmë rregullat e vërteta, të qarta mbi të cilat është arritur njëzëshmëria. Ja pra unë jam i mendimit se mund të arrijmë në shkallën më të lartë të njëzëshmërisë, harmonisë, respektin për të tjerët, pranimin e tyre, mospërbuzjen e të tjerëve dhe moscilësimin e tyre si mohues.

Unë besoj se kjo është dhe metoda e themeluar nga prijësi i besimtarëve Imam Aliut (p.m.t.). Askush të mos krijojë një përshtypje në formën se ne po orvatemi që të dalim jashtë Shkollës së Ehli Bejtit. Ne i bindemi imamit tonë dhe imamit të imamëve prijësit të besimtarëve (p.m.t.). Ky i fundit (p.m.t.) në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) citon kështu:

Prezantuesi: Ne nuk duam që t’i lëmë as doktrinën dhe mendimet me të cilat varen të tjerët.

I ftuari:“Në ditët e Luftës së Siffinit kur ai dëgjoi disa nga shokët e tij po shanin popullin e Sirisë ai kumtoi kështu: “Unë e shoh si një gjë të keqe se ju shani dhe nuk e pëlqej këtë sjellje. Por nëse do t’i tregonit se çfarë kanë bërë ata dhe nëse do të kishit kujtuar gjendjet e tyre, fjalët tuaja do të ishin më afër të vërtetës dhe ndjesa juaj do të ishte më e pranuar. Në vend që të shani fjala juaj duhet të jetë kjo: “Allahu im mbroji gjaqet e tyre dhe gjaqet tona, përmirëso marrëdhënien mes nesh, shpëtoji ata nga shmangia dhe çoji në udhëzim, ai që nuk di të njohë të vërtetën, ai që qëndron në shmangie dhe armiqësi të heqë dorë”. (1)

Ata e pyetën: “O imami i të përkushtuarve, si mund t’i njohim të tjerët?” Ai ia ktheu: “Tregoni sjelljet e tyre, tregoni se çfarë besojnë ata, tregoni se çfarë dëshirojnë ata”. Ja pra unë ua lë ndjekësve tanë të nderuar vlerësimin e këtij mendimi. Vërtetuesit mund të japin vetë vendimin se çfarë është e drejtë dhe se çfarë është e gabuar.

Prezantuesi: Ja pra kjo është veçoria e cila e dallon këtë program nga programet e tjera. Në njërin ka njohje dhe në tjetrin ka fyerje dhe sharje.

I ftuari: Për hir të Allahut ashtu siç kemi bërë të qartë në mesin e mendimeve ka dhe mendime të tilla të cila janë të shëmtuara dhe kundërthënëse, pikërisht si bar i thatë. Këto lloj mendimesh nuk kanë asnjë lloj mbështetjeje nga ana e diturisë... Duke u nisur nga fjalët e imamit (p.m.t.) ne mund të dallojmë nga njëra-tjetra logjikën që ai ka bërë me shenjë me logjikën tekfiriste. Po ne mund ta kuptojmë logjikën tekfiriste e cila vret me bomba qindra njerëz të mirë të cilët janë të përkushtuar.

Prezantuesi: Ne mund të shohim se imami do që të krijojë një mjedis të sigurtë.

I ftuari: Në këtë program unë do të qëndroj mbi çështjen: “Bashkësia ime nuk mund të mblidhet mbi shmangie, gabim dhe kotësi”. Kjo përcjellje ceket në sqarimet dhe hadithet e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Gjithashtu dhe imamët tanë janë mbështetur në këtë rregull dhe kanë miratuar se ajo gjë mbi të cilën është arritur njëzëshmëria është e vërtetë dhe se askush nuk mund të shmanget nga kjo.

Në veprën e tij me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës në Hadithet e Pashkëputura)Kettani gjendet kreu me titull: “Kreu i haditheve se pafajësia e bashkësisë nuk mund të bashkohet në shmangie dhe gabim”. Ky kreu gjendet dhe në veprën me titull: “Tahrir”(Çlirimi) e Ibn Humamit si dhe shumë njerëz të tjerë kanë thënë se këto hadithe janë përcjellur në mënyrë të pashkëputur si kuptim... Ky hadith është shënuar nga ana e Ibn Umerit, Ebu Basra Gaffariut, Ebu Malik Eshariut, Enes Ibn Malikut, Ibn Abbasit dhe të tjerëve”. (2)

Thënia që ka përdorur Kettani si titull është jashtëzakonisht e përpiktë. Pra ai do të thotë se kur bashkësia muslimane bashkohet në lidhje me një mendim ajo bëhet e pafajshme. Autori sqaron se këto lloj hadithesh janë përcjellur në mënyrë të pashkëputur si kuptim dhe jo si fjalë.

Në këtë formë është mendimi i Shkollës së Ehli Sunnetit në kornizën e kësaj çështjeje.

Tani ejani dhe le të shohim mendimin e Shkollës së Ehli Bejtit në lidhje me këtë çështje. Në veprën e tij me titull: “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve të Nevrikosur)Tabersiu përcjell një hadith nga Imam Hasan Askeriu (p.m.t.) në lidhje me këtë çështje. Sa rastësi e bukur... Në këtë mbrëmje është ditëlindja e Imam Hasan Askeriut (p.m.t.)... Tabersiu citon si më poshtë: Të përcjellurat për sa i përket mendimeve kundërshtuese dhe pajtuese mbi kornizën e çështjes së njëshmërisë dhe çështjeve të tjera.

Njëra nga letrat që Imam Ebu Hasan Ali Ibn Muhammed Askeriu (p.m.t.) i ka shkruar popullit të Ahuadit është dhe kjo:

Imam Ali Ibn Muhammed (p.m.t.) në letrën që i ka shkruar si një përgjigje pyetjeve në lidhje me çështjet e detyrimit dhe frymëzimit të popullit të Ahuadit ka cituar kështu: “Mbarë bashkësia muslimane, është e njëzëri se Kur’ani është i vërtetë dhe se në të nuk ka asnjë dyshim në të, në mesin e tyre nuk ka asnjë lloj mosmarrëveshje. Ky mendim është i pranishëm dhe në të tëra sektet muslimane. Ata janë të saktë në këto mendimet e tyre të përbashkëta dhe janë në udhën e drejtë për të cilën ka bërë me shenjë hadithi i të nderuarit tonë të dërguar (p.q.m.t.) i cili ka vërtetuar ato që ka zbritur Allahu kur ka thënë: “Bashkësia ime nuk mund të bashkohet mbi shmangie”. I dërguari ynë (p.q.m.t.) në këtë hadith ka lajmëruar se mendimi të cilin e ka pranuar mbarë bashkësia muslimane në të cilin nuk kanë kundërshtuar njëri-tjetrin është i vërtetë”. (3)

Falenderimi i takon Allahut se populli i Ahuadit që nga epoka e Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) deri më sot është shiit.

Prezantuesi: Atëherë pohojmë se nëse bashkësia muslimane ka arritur njëzëshmërinë mbi një çështje kjo do të thotë se e ka goditur në shenjë.

I ftuari: Shumë mirë por cilët gjenden në përfshirjen e kësaj njëzëshmërie? Në këtë përfshirje gjendet njëzëshmëria e imamëve të Ehli Bejtit. Nëse bashkësia ka arritur njëzëshmërinë dhe nëse brenda kësaj njëzëshmërie gjenden dhe imamët e Ehli Bejtit atëherë kjo njëzëshmëri është e vlefshme dhe lidhëse.

Unë mendoj në atë mënyrë se kjo metodë është njëra nga metodat më të rëndësishme. Kjo është një e rëndësishme e cila mund të përdoret për të lënë mënjanë një çështje e cila i përket një doktrine. Ne mund të kemi disa besime të veçanta të cilat na ndajnë nga të tjerët megjithatë detyrimi i të tjerëve i këtij besimi nuk është një sjellje e cila na ka hije. Në të njëjtën mënyrë as të tjerëve nuk duhet t’u detyrohet besimi në ato gjëra të cilat ata nuk i besojnë. O vëllai im i cili e sheh vizitën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) si risi, nuk është një sjellje e qëndrueshme dhe logjike që të thuash lart e poshtë: “Kjo është risi, kjo është risi”.

Kjo nuk është logjika e Islamit. Logjika e diturisë dhe të vërtetës nuk e ka të nevojshme këtë. Po pohoj se është e vërtetë se duhet të tregohet respekt për mendimin e tij, por vetëm kaq nuk ka më përtej kësaj.

Nga urdhrat e Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) vëmë re se ky i fundit ka thënë se bashkësia e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) nuk do të bashkohet mbi shmangie. Ndërsa në lidhje me fjalinë e fundit të fragmentit të lartpërmendur mund të bëjmë këtë vlerësim: “Ky kriter është njëri nga kriteret më të rëndësishme i cili shërben për të mund të ndarë të vërtetën nga e kota. Disa njerëz janë munduar që të përfitojnë nga ky hadith në kornizën e çështjeve politike. Por tani për tani nuk dua që të hyj në çështjen në formën se është arritur njëzëshmëshmëria në zgjedhjen e prijësit të parë. Pra këtu është munduar që të gjendet një argument në formën se prijësi i parë është zgjedhur me rrugën e njëzëshmërisë në të cilën përfshihet ana e Aliut (p.m.t.), bijve të Aliut (p.m.t.) dhe shoqëria e shiitëve. Por në parësinë e vogël gjendet një shqetësim. Sepse në zgjedhjen e prijësit të parë nuk ka ndodhur njëzëshmëria. Shumica e bashkëkohësve nuk e ka pranuar këtë.

Prezantuesi: Me sa kuptohet ka një shqetësim në përkufizimin e njëzëshmërisë.

I ftuari: Shumë e saktë. Allahu ua shpërbleftë. Në vazhdim imami citon kështu: “Kjo nuk është si interpretimi i të paditurve, kundërshtimet e inatçinjve... Atëherë dy shkolla e pranojnë këtë. Madje ka dhe më shumë. Ne në veprën me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftuesit) hasim në disa thënie të Imam Rizait (p.m.t.) në kornizën e kësaj çështjeje. Vepra me titull: “Usulu Mine’l-Kafi”(Metodologjia e Mjaftuesit) e Imam Kulejnit është një nga përmbledhjet tona më të rëndësishme të hadithit. Ajo është një nga mbështetjet tona më të rëndësishme. Në fakt ne nuk e pranojmë një mendim në formën se të tëra përcjelljet të cilat kalojnë në veprën me titull: “Usulu Mine’l-Kafi”(Metodologjia e Mjaftuesit) e Imam Kulejnit janë vërteta ashtu siç thuhet për veprat me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Kjo përcjellja në fjalë e përcjellur nga Imam Rizai (p.m.t.) është e gjatë dhe në këndvështrimin e përcjelljes është e vërtetë. Dijetar Mexhlisi pasi e ka shënuar përcjelljen në veprën me titull: “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve), shton se ajo është e vërtetë. (4)

Kjo përcjellje është si vijon: “Muhaddith Ebu Karra vetë më kërkoi që ta çoja në prani të Ebu Hasan Rizait (p.m.t.). Kështu që unë kërkova leje për të. Imami (p.m.t.) më dha leje. Ebu Karra hyri në praninë e imamit dhe i drejtoi atij disa pyetje që kishin të bënin me të lejuarën, të ndaluarën dhe disa lloj gjykimesh. Sakaq pyetjet filluan që të bëheshin në lidhje me njëshmërinë.

Ebu Karra tha se ne përcjellim se e shikuara dhe e folura e Allahut është ndarë midis të dërguarve. E folura iu është ndarë Musait (p.m.t.), ndërsa e shikuara iu është ndarë Muhammedit (p.q.m.t.).

Ebu Hasani urdhëroi se: “Sytë nuk mund ta shikojnë Atë... Kush është ai i cili ia ka bërë të ditur emrin e Allahut njerëzve dhe xhinnëve? A nuk ishte ai Muhammedi?” (5)

Më pas Imam Ali Rizai (p.m.t.) argumenton se nuk është e mundur që fjala që Ebu Karra ka thënë t’i vishet të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Ndërsa andej nga fundi i përcjelljes kalon ky dialog mes Imam Rizait (p.m.t.) dhe Ebu Karrasë:

Kur Ebu Karra tha: “A i përgënjeshtron ti përcjelljet?” Imam Rizai (p.m.t.) ia ktheu: “Unë i përgënjeshtroj përcjelljet kur bien ndesh me Kur’anin. Muslimanët janë të njëzëri mbi këtë çështje: “Allahu nuk mund të rrethohet në këndvështrimin e diturisë, sytë nuk mund ta shikojnë Atë dhe asgjë nuk është e ngjashme me Të”. (6)

Këtë e ka thënë sepse gjenden përcjellje të cilat shprehin se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka parë Zotin e tij në pamjen e një të riu dhe në forma të ngjashme.

“Ballafaqoni fjalët tona në Librin e Zotit tonë. Nëse mund të shikoni një ose dy dëshmitarë në Kur’an që kanë të bëjnë me fjalën tonë merreni atë. Në rast të kundërt kjo fjalë është një stoli dhe ne nuk e kemi thënë atë”.

Ndjekësit e mi të nderuar nënvizoj se nëse muslimanët kanë arritur njëzëshmërinë mbi një çështje atëherë pohoj se kjo njëzëshmëri është argument.

Ne jemi përpjekur që ta zbatojmë këtë metodë në këto programe dhe në të tëra hadithet për të cilat kemi folur me aq sa kemi patur fuqi. Ne jemi orvatur që këto veçori t’i zbatojmë në të tëra hadithet.

Në duam që ta zbatojmë këtë thelb në Hadithin Thekalejn në programet e mëvonshme. Pra deri më sot në programet që kemi zhvilluar dhe kemi shqyrtuar në mënyrë të hollësishme, ne kemi vënë në dukje thëniet e dijetarëve të Ehli Sunnetit të cilët kanë thënë se “Hadithi Thekalejn është përcjellur në mënyrë të pashkëputur në këndvështrimin e zinxhirit”...

Prezantuesi: Janë bërë me shenjë tri gjëra...

I ftuari: Të tëra sa kemi thënë kanë të bëjnë me Ehli Sunnetin. Në këtë pikë një njeri mund të thotë kështu: “A është i pranishëm ky hadith dhe në përcjelljet tuaja i qartë, i vërtetë dhe mbi të cilin është arritur njëzëshmëria?” Po them se kjo është dhe çështja mbi të cilën duam që të qëndrojmë dhe të hetojmë në këtë program dhe në programet pasardhëse.

Prezantuesi: Nëse do Allahu për të mund të parë nëse është arritur apo nuk është arritur njëzëshmëria do ta shikojmë këtë hadith në dritaren e Shkollës Së Ehli Bejtit?

I ftuari: Për të mund të parë nëse arritur apo nuk është arritur njëzëshmëria ne do të shikojmë nga perspektiva e Ehli Bejtit (p.m.t.) në këndvështrimin e zinxhirit dhe argumentit të hadithit. Sepse në veprat e që të dyja shkollave gjendet një përcjellje në formën: “Bashkësia ime nuk bashkohet mbi shmangie dhe gabim”. Atëherë nëse duhet të hulumtojmë të vërtetën dhe vërtetësinë dhe ne duhet ta ndjekim këtë. Kjo thirrja ime i drejtohet dijetarëve të përzgjedhur, njerëzve të lapsit, atyre të cilët kërkojnë ndreqjen në mesin e bashkësisë, njerëzve të bashkësisë së ndershme muslimane, të dashuruarve të Kur’anit dhe Muhammedit (p.q.m.t.). Shtojmë se nuk ka dyshim se mbarë muslimanët i duan imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.).

Prezantuesi: Por përveç nasibive!

I ftuari: Goditje në shenjë. Unë kësaj i them botëkuptimi fetar emeuist...

Prezantuesi: Pra si barërat (në rrënjën e pemës)...

I ftuari: Kur unë e them këtë fjalë në mendjen e askujt të mos krijohet një mendim në formën se kjo i drejtohet vetëm një pjese. Kjo thirrja ime i drejtohet edhe vëllezërve të Shkollës së Ehli Sunnetit edhe të dashuruarve të Shkollës së Ehli Bejtit.

Prezantuesi: Unë pandeh se shumica e fjalëve tuaja këtë mbrëmje i drejtohet vartësve të Shkollës së Ehli Bejtit.

I ftuari: Le të ndjekim metodën e respektimit të tjetrit, e pranimit të tjetrit. O vëllezër të paktën ne pretendojmë se jemi vartës të të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe të bijve të tij.  A nuk thotë prijësi i besimtarëve Aliu (p.m.t.): “Nëse do të kishit sqaruar bëmat e tyre, t’i kishit kujtuar gjendjet e tyre, fjalët tuaja do të ishin më afër të vërtetës dhe ndjesa juaj do të ishte më e pranuar”? Ndjekësit e mi të nderuar çështja e hulumtimit tonë nuk është politike, kulturore apo mendimore. Çështja që ne po shqyrtojmë është në lidhje me besimin. Prijësi i besimtarëve Aliu (p.m.t.) a nuk themelon të drejtat e nënshtetasit në vitet e para të Islamit? A nuk shkruan ai “Ose ai që është në fenë tënde është vëllai yt ose është i ngjashmi yt në krijim” në letrën që ia ka dërguar Malik Eshterit kur këtë e të fundit e ka emëruar si guvernator në Egjipt? A nuk i përkufizon ai të tërë muslimanët si “Ata janë vëllezërit tuaj në fe?” Ndjekësit e mi të nderuar nëse zbatojmë këtë metodë, në metodën historike, në metodën e përcjelljes, në metodën e  besimit, të jeni të sigurtë se ne do të arrijmë në pikat e larta të “respektimit të tjetrit, pranimit të tjetrit”. Unë nga ky minber nuk kam bërë kurrë thirrje që shiitët të heqin dorë nga besimet e tyre për sunnitët, as që sunnitët të heqin dorë nga besimi i tyre dhe historia e tyre për shiitët. Por shiitët të njohin kulturën e tjetrit dhe pranimin e saj edhe sunnitët të njohin pranimet dhe besimet e shiitëve. Ejani dhe le të dalim nga kjo rrugicë pa krye. Ata thonë ja pra këta të palës përballë janë të pafe, çifutë, sionistë, sebeistë, ndërsa tanët për këta thonë se janë nasibi... Jo ndjekësit e mi të nderuar kjo logjikë nuk është e qëndrueshme.

Natyrisht se dikush mund të dalë dhe të thotë: “Zotëriu im vetë ti ke shpikur këtë thënie “botëkuptimi fetar emeuist”. Unë them se po këtë thënie kam shpikur unë. Por kjo fjalëz shpreh termin “kelimetu’l-habithe” (fjala e keqe / e ndyrë). Ne duhet ta shkulim dhe ta hedhim nga sipërfaqja e tokës këtë mendim i cili nuk ka bazë dhe rrënjë. Tekefundit ky mendim është bar dhe trung, ai është një zë i shëmtuar.

Prezantuesi: Natyrisht se mendime dhe zëra të ngjashëm janë të pranishëm dhe tek disa njerëz të cilët thonë se ndjekin Shkollën e Ehli Bejtit.

I ftuari: Sigurisht nuk ka dallim.

Prezantuesi: Zotëriu im, tani le të paraqisim këndvështrimin e Ehli Bejtit (p.m.t.) për Hadithin Thekalejn, sepse herë pas here na vijnë pyetje si: “Vallë a i ka dhënë rëndësi Ehli Bejti këtë hadithi, vallë a i ka argumentuar autoritet e tyre fetare dhe prijësitë e tyre politike në lidhje me këtë hadith?”

I ftuari: Allahu ua shpërbleftë me të mira... Sepse disa njerëz orvaten që të thonë se ata nuk kanë argumentuar me Hadithin Thekalejn, me hadithet e “menzilit” (shtëpisë) dhe Gadirit.

Prezantuesi: Me ajetin e “mubahalesë” (sfidimit)...

I ftuari: Ata thonë se në shekullin e tretë dhe të katërt disa tabiinë dhe disa dijetarë të fushës së apologjetikës kanë shkruar disa vepra dhe kanë nkrijuar një shkollë dhe kësaj shkolle i kanë vënë emrin “Shia Imamijje Asherijje” (Dymbëdhjetë Imamët Shiitë). Por në fakt Ehli Bejti nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

Prezantuesi: Ata thonë se nuk kishte një shkollë me këtë emër.

I ftuari: Ata shprehen kështu: “Ata ishin vetëm një palë dijetarësh e përzgjedhur dhe e ditur. Metodat dhe mendimet e tyre ishin në përputhje me Ehli Sunnetin. Ky themelim ndodhi në fund të shekullit të katërt dhe në fillim të shekullit të pestë”. Fatkeqësisht disa shkrimtarë si nga kjo anë ashtu dhe ana tjetër zunë fill një thashemnaje të madhe.

Për këtë arsye duhet të jetë se në epokën e fundit ju jeni duke vënë re se kanë filluar që të zënë në gojë një mendim në formën: “Ju jeni duke thënë se pranë nesh gjenden burimet dhe veprat themelore të haditheve. Ju jeni duke zënë në gojë se po bëni fjalë për origjinalet e këtyre burimeve dhe për renditjen e urtësive të doktrinës. Atëherë përse ju jeni duke u mbështetur vetëm tek burimet e Ehli Sunnetit?

Prezantuesi: Vallë përse nuk bëni fjalë për burimet tuaja?

I ftuari: Madje ata shtojnë: “Vallë përse nuk bëni fjalë për burimet dhe autoritetet tuaja? Kjo tregon se ju nuk keni asgjë në duart tuaja. Në rast të kundërt nëse ju do të kishit burime dhe argumente të mjaftueshme në duart tuaja ju nuk do t’iu ishin drejtuar veprave me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit dhe “Musned Imam Ahmed Ibn Hanbelit” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit”.

Prezantuesi: Natyrisht se kjo është një demagogji.

I ftuari: Ju e dini se ata i drejtohen çdo gjëje në diskutime. Këto qëndrimet e tyre ose burojnë nga padituritë e tyre - që në përgjithësi kështu është - ose nga dëshirat për mashtrimin e njerëzve me udhën e demagogjisë.

Ashtu siç cekëm dhe në fillim të programit këtë mbrëmje me as sa kemi mundësi ne do të bëjmë një hyrje në kulturën e Shkollës së Ehli Bejtit për të mund të parë se çfarë kanë thënë imamët në kontekstin e Hadithit të Thekalejn.

Nëse do të na drejtohet një pyetje e tillë si: “Cilat lloj hadithesh do t’i drejtoheni?” si përgjigje do të themi se ne do t’i drejtohemi atyre haditheve të cilat janë të vërteta sipas nesh. Mbase këto hadithe mbi të cilat jemi mbështetur nuk janë të pranuara apo nuk janë të rëndësishme për muslimanët e tjerë. Kështu që edhe ne jemi mbështetur mbi hadithe të cilat nuk janë të vërteta në këndvështrimin tonë por janë hadithe të vërteta në këndvështrimin e tyre.

Programi i kësaj mbrëmjeje nuk i drejtohet vetëm vartësve të Ehli Sunnetit dhe doktrinave të tjera, për të mund të parë se në cilat çështje ndjekim në kontekstin e pranimit të haditheve, por i drejtohet dhe vartësve të Shkollës së Ehli Bejtit. Këtë e them sepse në disa adresa të internetit dhe stacione televizive kemi dëgjuar fjalë të tilla se “Sejjid Kemal Hajdari nuk e sqaron metodën e pranimit të haditheve në këndvështrimin e zinxhirit dhe në kontekstin intelektual të muhaddithëve të Shkollës së Ehli Bejtit. Ai nuk e thotë metodën e muhaddithëve mbi të cilën është mbështetur në këto lloj çështjesh”.

Ndjekësit e mi të nderuar tani le të lexojmë “pretendimin” e Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) në veprën me titull: “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve Të Nevrikosur) e Tabersiut Tani për tani le t’i themi “pretendim” urdhrit të imamit të nderuar. Tani për tani le ta emërojmë këtë vetëm si “pretendim” duke marrë parasysh nëse këto fjalë janë apo nuk janë të vërteta. Imam Hasan Askeri (p.m.t.) urdhëron si më poshtë: “Nëse Libri do të dëshmojë për besnikërinë dhe vërtetësinë e një lajmi dhe nëse nga bashkësia del një palë e cila e mohon këtë lajm dhe nëse e kundërshton këtë ngjarje (lajm) me hadithe të shpikura ata bëhen të pafe dhe të shmangur me mohimin dhe shkatërrimin e asaj ngjarjeje (lajmi)”. (7) Sepse një gjë të cilën nuk e pranon Kur’ani Famëlartë ëshët jashtë feje.

Atëherë pohojmë se imami do që të bëjë një sqarim në lidhje me një çështje themelore dhe thotë se gjenden dy veçori tek Hadithi Thekalejn.

Veçoria e parë ky hadith është një përcjellje mbi të cilën është arritur njëzëshmëria. Imam Hasan Askeriu (p.m.t.) thotë se mbi Hadithin Thekalejn është arritur njëzëshmëria në shekullin e dytë dhe të tretë të mërgimit islam.

Pikë së dyti ai thotë ballafaqojeni Hadithin Thekalejn në Librin e Allahut. Nëse ky hadith është në përputhje me Kur’anin atëherë është argument. Nuk është e mundur ballafaqimi me ndonjë hadith tjetër, sepse hadithi tjetër është shpikur dhe bie ndesh me Librin e Allahut.

Prezantuesi: Ai vendos përpara nesh dy kritere të rëndësishme dhe të pavarura në emër të njëzëshmërisë dhe Kur’anit.

I ftuari: Shumë e saktë. Në vazhdim imami (p.m.t.) kumton kështu: “Lajmi i cili është më i vërteti është ai lajm i cili dihet duke u vërtetuar nga Libri. Ky lajm është si lajmi i përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) duke arritur njëzëshmërinë. Kështu që ai (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës: Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im. Për sa kohë që lidheni fort pas këtyre të dyve nuk do të shmangeni kurrë pas meje. Këta nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua në krye të bazenit”. (8)

Imam Hasan Askeriu (p.m.t.) thotë se mes lajmeve të cilat dihen se janë të zbatuara në Kur’an dhe mes lajmeve të cilat dihen se është arritur njëzëshmëria në mesin e bashkësisë. Për më tepër imami (p.m.t.) jep dhe një shembull për një ngjarje në këtë formë. Përshëndetja qoftë mbi ju o udhëheqësit e udhëzimit!

Imami ka vënë dy kritere. Kriteri i parë, është arritja e njëzëshmërisë mbi të. Ndërsa për sa i përket kriterit të dytë ai ka thënë: “Ballafaqojeni atë me Librin e Zotit tonë”. Vetë Kur’ani Fisnik mbi veten e tij dhe mbi Ehli Bejtin thotë: “Atij nuk mund t’i afrohet e kota”, “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju o Ehli Bejti dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (Sure Ahzab, Ajeti: 33). Unë tanimë nuk kam më nevojë që të hetoj zinxhirin e përcjelljes së kësaj thënieje.

Por pavarësisht kësaj ne do të mundohemi që të vëmë në zbatim rregullin për të mund të parë nëse është arritur apo nuk është arritur njëzëshmëria mbi Hadithin Thekalejn.

Tani ejani dhe lë të shohim hadithin sipas Shkollës së Ehli Sunnetit.  Në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) Ibn Haxher Hejtemiu (v.v. 973 m.i.) kumton si më poshtë: “Dije se hadithi i “temessukut” (lidhjes fort pas) ka shumë udhë përcjelljeje. Ai është përcjellur nga më tepër se njëzetë bashkëkohës”. (9)

Në fakt ky hadith njihet si Hadithi Thekalejn. Ndërsa Hejtemiu e ka emërtuar këtë hadith si hadithi i “temessukut” (lidhjes fort pas). Ata të cilët marrin pjesë në program të mos thonë: “Betohemi në Allahun se ne e duam Ehli Bejtin”. Ne duhet të lidhemi jashtë mase fort pas këtij litari tejet të sigurtë. Për këtë arsye Hejtemiu e ka emërtuar këtë hadith si hadithi i “temessukut” (lidhjes fort pas).

Prezantuesi: Ky hadith është përcjellur nga më tepër se njëzetë bashkëkohës...

I ftuari: Ehli Sunneti përdor thënien ky hadith është përcjellur në mënyrë të pashkëputur në rast se një hadith përcillet nga ana e pesë bashkëkohësve. Atëherë brenda Hadithit Thekalejn ka katër mënyra të pashkëputura përcjellje. Në disa udhë përcjelljeje të tjera është përcjellur se i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka shpallur këtë hadith në Arafat duke bërë Haxhxhin e Lamtumirës, në disa të tjera në Medinën e Ndriçuar në dhomën e tij të mbushur me bashkësinë e bashkëkohësve, ndërsa në disa të tjera në vendin e “Gadiru’l-Humit” dhe në disa të tjera ashtu siç kalon në veprën tonë kur po kthehej nga Taifi kur po mbante hutbe”. (10)

Ne mund të përmendim vetëm me një fjali kushtimin e kaq shumë rëndësie Hadithit Thekalejn nga ana e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.): “Sepse ai (p.q.m.t.) kishte për qëllim që të konkretizonte një nga thelbet e besimit, një nga përkrenaret e renditjeve që kanë të bëjnë mbi fenë dhe urtësinë. Përndryshe përse e ka përsëritur kaq shumë? Në vazhdim Ibn Haxher Hejtemiu thotë kështu: “Këtu nuk ka asnjë kundërshtim. Për këtë arsye pohojmë se nuk ka asnjë kundërshtim në mesin e haditheve të cilat urdhërojnë për dhënien kaq shumë rëndësi të Kur’anit Fisnik dhe farefisit të pastër Ehli Bejtit për nderimin e lartë ngaana e popullit zotëriut tonë më të nderuar (p.q.m.t.) në disanga postet e lartpërmendura në të cilat kalon emri i farefisitdhenë hadithet e tjera fisnike me kuptime të shumëllojshme të cilat janë të përcjellura mbi këtë çështje”. (11) Ja pra ajo që është thelbësore është farefisi, Ehli Bejti. Megjithatë në programet vijuese në pikën e kuptimit të hadithit ne do të sqarojmë se ai që është i madh është Kur’ani ndërsa ai që është i vogël është farefisi.

Ndërsa në vazhdim ai thotë: “Në hadithe ka shenja të cilat bëjnë të ditur, se ata njerëz të cilët do të lidhen fort pas gjykimeve të Kur’anit Famëlartë do të jenë deri në Ditën e Kijametit dhe nuk do t’u vijë fundi, ata njerëz të cilët do të jenë të aftë që të lidhen fort pas Ehli Bejtit të të dërguarit (p.q.m.t.) do të të jenë të pranishëm deri në Ditën e Kijametit dhe të cilat u japin shtysë lidhjes fort pas Ehli Bejtit”. (12)Atëherë gjithmonë gjendet një pas së cilit do të lidhet në gjirin e Ehli Bejtit. Kjo është dhe ajo që është e detyruar për njeriun. Këtu përmendin hadithin: “Ai i cili vdes pa i dhënë zotimin një imami është njëlloj si ai që ka vdekur në epokën e paditurisë”.

Prezantuesi: Nga këtu kuptohet se dymbëdhjetë vetët që ata quajnë nuk janë të vërtetë...

I ftuari: Tani le të kalojmë në një burim tjetër. Në veprën e tij me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar) Hafidh Sehauiu (v.v. 902 m.i.) pasi ka përcjellur përcjelljen e sipërcituar ka numëruar një për një emrat e bashkëkohësve: Xhabir Ensariu, Hudhejfe Ibn Usejdi, Hudhejme Ibn Thabiti, Zejd Ibn Thabiti, Sehl Ibn Sadi, Umejre, Amir Ibn Lejla, Abdurrahman Ibn Aufi, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Umeri, Adijj Ibn Hatemi, Ukbe Ibn Amiri, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Ebu Dherri, Ebu Rafiiu, Ebu Shurejh Hudaiu, Ebu Kudame Ensariu, Ebu Hurejre, Ebu Hejthem Ibn Tejjihani, Ummu Seleme, Ummu Hani Bint Ebi Talibi. (13)

Këto përcjellje mbi të cilat kemi qëndruar në mënyrë të imtësishme janë nga udhët e përcjelljes së Ehli Sunnetit.

Në veprën e tij me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit) e Imam Kulejnit citon si më poshtë: Ebu Basiri përcjell si më poshtë: “Unë e pyeta Ebu Abdullahun (p.q.m.t.) për ajetin e Allahut të Madhëruar: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror”.(Sure Nisa, Ajeti: 59)Ndërsa ai më ktheu këtë përgjigje: “Ky ajet ka zbritur për të nderuarën Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.)”.

Ndërsa unë i thashë atij se; njerëzit thonë se: “Përse emri i Aliut dhe i Ehli Bejtit (p.m.t.) nuk kalojnë në Librin e Allahut të Madhëruar?”

Imami (p.m.t.) tha kështu: “Thoni atyre: “Të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ka zbritur dhe urdhër në lidhje me faljen e namazit, por Allahu i Madhëruar nuk e sqaruar nëse këto namaze janë me tri apo katër rekate. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka përcaktuar numrin e rekateve. Atij (p.q.m.t.) i ka zbritur dhe urdhër mbi zekatin, por atij nuk iu është sqaruar dhënia e një dirhemi për dyzetë dirhemë. Këtë e ka bërë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Atij (p.q.m.t.) i ka zbritur dhe urdhër në lidhje me haxhxhin; por atij nuk iu është dhënë ndonjë sqarim në formën se duhen bërë shtatë rrotullime. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka bërë këtë sqarim.

Pra dhe ajeti i mësipërm: “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror”.(Sure Nisa, Ajeti: 59) ka zbritur për të nderuarin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.)”.

I dërguari (p.q.m.t.) ka thënë kështu në lidhje me të nderuarin Ali (p.m.t.): “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky Aliu është i dërguari i tij”.

Ndërsa njëherë ka kumtuar kështu: “Unë poiu këshilloj Librine Allahut dhe Ehli Bejtin tim, sepse unë kërkova nga Allahu i Nderuar dhe i Fuqishëm, që këta të dy të mos ndahen nga njëri-tjetri derisa të më vijnë mua në krye të bazenit të Keutherit dhe ai ma pranoi këtë kërkesën time”.

Ndërsa njëherëka urdhëruar si vijon: “Mos u mundoni që t’i mësoni ndonjë gjë Ehli Bejtit tim, sepse ata dinë më mirë se sa ju”.

Ndërsa njëherë tjetër ka thënë: “Ata nuk iu nxjerrin nga dera e udhëzimit dhe nuk iu fusin brenda derës së shmangies”. (14)

Dijetar Mexhlisi thotë se kjo përcjellje është e vërtetë. (15) Atëherë dhe unë po përcjell hadithet e vërteta. Unë iu kisha dhënë fjalën se nuk do të përcillja asnjë hadith tjetër përveç se haditheve të vërteta nga vetë burimet tona.

Kjo do të thotë se pyetja e sendërtuar në formën: “Përse emri i të nderuarit Ali dhe i imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) nuk kalon në Kur’anin Famëlartë?” pyetej që nga epokat e lashta dhe deri më tani.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar ne erdhëm në fund të programit tonë. Ne ju falenderojmë Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar dhe po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju...

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Sejjid Sherif Raziu, “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), Hutbeja Nr: 205, fq. 349, Sqarimi Dhe Vërtetimi Nga Shejh Muhammed Abduhu.

2- Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettani, “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës Në Hadithet e Pashkëputura), fq. 104, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Të Diturisë), Bejrut, Liban.

3- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve Të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 250.

4- Dijetar Mexhlisi, “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve), vëll. 1, fq. 328.

5- Imam Kulejni, “Usul Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftimit), vëll. 1, fq. 238, Vërtetimi Nga “Merkezu’l-Buhuthi’d-Dari’l-Hadithi” (Qendra e Çështjeve e Vendit Të Hadithit).

6- Imam Kulejni, “Usul Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftimit), vëll. 1, fq. 238, Vërtetimi Nga “Merkezu’l-Buhuthi’d-Dari’l-Hadithi” (Qendra e Çështjeve e Vendit Të Hadithit).

7- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve Të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 252.

8- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve Të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 252.

9- Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala Ehli’r-Rafdi, ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, Të Shmangurit Dhe Të Pafetë), vëll. 2, fq. 440, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu Dhe Kamil Muhammed Harrati, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

10- Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala Ehli’r-Rafdi, ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, Të Shmangurit Dhe Të Pafetë), vëll. 2, fq. 440, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu Dhe Kamil Muhammed Harrati, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

11- Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala Ehli’r-Rafdi, ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, Të Shmangurit Dhe Të Pafetë), vëll. 2, fq. 440, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu Dhe Kamil Muhammed Harrati, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

12- Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala Ehli’r-Rafdi, ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, Të Shmangurit Dhe Të Pafetë), vëll. 2, fq. 442, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu Dhe Kamil Muhammed Harrati, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

13- Hafidh Shemsuddin Ibn Muhammed Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar), vëll.1, fq. 346, Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Beshairi’l-Islamijje” (Vendi i Njerëzve Muslimanë).

14- Thikatu’l-Islami Kulejni, “Usul Mine’l-Kafii” (Mënyra e Mjaftimit), vëll. 2, “Babu ma Nassallahu Azze ue Xhele ue Resuluhu ale’l-Eimmeti’l-Uahidan fe Uahiden” (Kreu se Çfarë Ka Zbritur Allahu i Nderuar dhe i Fuqishëm dhe i Dërguari i Tij mbi Imamët e Njëjësuar në Njëjësim), Hadithi Nr: 759, Shtëpia Botuese: “Merkezu’l-Buhuthi’d-Dari’l-Hadithi” (Qendra e Çështjeve të Vendit të Hadithit).

15- Dijetar Mexhlisi, “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve), vëll. 3, fq. 212.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak