Belgjika kërkon falje për fëmijët e grabitur nga kolonitë e mëparshme

Publikuar në Prill 7, 2019, 3:26 a.m.

Belgjika ka kërkuar falje për rrëmbimin dhe vuajtjet e shkaktuara ndaj fëmijëve të lindur nga marrëdhëniet në mes të burrave belgë me gratë kongolase, gjatë periudhës koloniale.

"Belgjika ka bërë shkelje të të drejtave themelore të fëmijëve hibride dhe familjeve të tyre gjatë aktiviteteve të tyre koloniale në Afrikë", tha kryeministri belg, Charles Michel në një sesion në Parlamentin Federal të Belgjikës, ku anëtarët e parlamentarëve dhe dhjetra qytetarë hibride morën pjesë si vizitorë.

"Në emër të qeverisë federale, e pranojë se njerëzit hibridë janë viktima të diskriminimit dhe se këta njerëz janë grabitur me forcë pas fitimit të pavarësisë së vendeve të tyre", tha Michel duke kërkuar falje nga familjet afrikane për fëmijët që ua kishte rrëmbyer Belgjika.

Michel u shpreh se: “Në emër të qeverisë federale, u kërkoj falje popullit hibridë dhe familjeve të tyre për padrejtësitë dhe dhimbjet e shkaktuara ndaj tyre nga periudha koloniale belge”, duke shtuar se qeveria belge është e gatshme të ofrojë mbështetje financiare për një hulumtim më të thellë mbi këtë çështje.

Fakti që Micheli kërkon falje ndaj afrikanëve nënkupton që Belgjika për herë të parë, pranon përgjegjësinë e saj për shkeljet e të drejtave të njeriut në periudhën koloniale.

MË SHUMË SE 10 MIJË FËMIJË JANË DËRGUAR ME DHUNË NË BELGJIKË

Fëmijët, të cilët u lindën nga marrëdhëniet në mes të burrave belgë me gratë kongolase, gjatë periudhës së kolonializmit, u quajtën "Meteis", që do të thotë "hibrid" në frëngjisht. Po ashtu, dokumentet zyrtare, të bazuara në atë kohë, vunë në dukje se fëmijët hibridë në fjalë, në sytë e belgëve u konsideruan si "njerëz që kishin njollosur prestigjin e racës së bardhë".

Historianët deklaruan se fëmijët hibridë, numri i të cilëve vlerësohej të ishte nga 10 mijë në 20 mijë, u dërguan në Belgjikë me forcë në vitin 1960, pak para shpalljes së pavarësisë së Kongos dhe deklaruan se ato u morën nën mbrojtjen e jetimorëve dhe shkollave të kishës katolike romake ose u adoptuan nga familjet belge.

Kisha Katolike kishte kërkuar falje për të qenë një partner në rrëmbimin dhe politikat e diskriminimit ndaj fëmijëve hibridë, në vitin 2017.

Shumica e fëmijëve në fjalë nuk u bënë shtetas belg dhe mbetën pa shtetësi, sepse kujdesi i atësisë nuk u pranua.

Është vlerësuar se më shumë se 10 milionë njerëz të Kongos kanë humbur jetën në shtetin afrikan gjatë periudhës koloniale.



Burimi : Sputnik News