Gazetarët e Egjiptit kërkojnë lirimin e djalit të redaktorit të gazetës kontraverse

Publikuar në Shta. 26, 2019, 9:27 p.m.

Gazetarët  egjiptianë po ngrejnë zerin për një veprim "të pashembullt" nga autoritetet  qe kane arrestuar djalin e një redaktori që ata pretendojnë se është një sulm "hakmarrje" për botimin e tij të diskutueshëm.

Sindikata e Gazetave Egjiptiane të Mërkurën dënoi arrestimin e Omar Magdy Shendi, djalit të Magdy Shendi, një gazetar dhe redaktor i shquar i gazetës Al-Mashhad.

Forcat e sigurimit  egjiptian sulmuan shtëpinë e Shendit në sabah  të martën në një përpjekje për të arrestuar Z. Shendy nuk ishte në shtëpi në atë kohë. Në vend të tij, ata arrestuan djalin e tij Omerin.

Magdy Shendi u kthye menjëherë dhe shkoi në Drejtorinë e Sigurisë Giza për të dorëzuar veten dhe për të kërkuar lirimin e djalit të tij, megjithatë ai u tha se djali i tij ishte dërguar në Selinë e Sigurisë Kombëtare në Sheikh Zayed. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar vendndodhjen e tij që nga ajo kohë.