8 Militantë vriten në Bastisjen e Policisë në Sinai të Egjiptit

Publikuar në Maj 14, 2020, 2:04 a.m.

Forcat e policisë egjiptiane vranë 18 militantë në një bastisje në pjesën veriore të gadishullit Sinai, tha të dielën Ministria e Brendshme.

Ministria tha se forcat e sigurisë shkëmbyen zjarr me militantët ndërsa ata sulmuan një strehhimore në qytetin e vogël te Sinai, Bir al-Abed, njoftoi AP.

Nuk u raportua për viktima në polici. Ministria, e cila nuk tha kur ndodhi bastisja, tha se policia gjeti armë, tri pajisje eksplozive dhe dy rripa eksplozivi.

Detajet nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur pasi autoritetet egjiptiane kufizojnë rëndë hyrjen në atë pjesë të Sinajit.

Të enjten, një shpërthim goditi një kolonë të blinduar ushtarake duke shkaktuar të paktën 10 viktima midis ushtarëve egjiptianë që po merrnin pjesë në një fushatë kundër një kryengritjeje në rajonin e paqëndrueshëm.

Zëdhënësi ushtarak, Tamer el-Refai, nuk specifikoi numrin e ushtarëve të vrarë nga pajisja shpërthyese e improvizuar. Por zyrtarë të tjerë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se 10 ushtarë vdiqën, duke përfshirë një oficer, dhe tre të tjerë pësuan plagë. .

Një bashkëpunëtor i grupit terrorist Daesh me seli në veri të Sinai mori përgjegjësinë për sulmin e së enjtes, i cili u zhvillua gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pas perëndimit të diellit kur besimtarët fillojne fillojne iftarin e tyre.

El-Refai tha të Premten se ushtria vrau dy militantë të cilët ishin fshehur në një fermë në veri të Sinai.

Egjipti ka luftuar me militantët në pjesën veriore të Gadishullit të Sinait për vite me radhë, por kryengritja u bë shumë më vdekjeprurëse pas rrëzimit ushtarak të vitit 2013 të Muhammed Mursi, një president i zgjedhur por përçarës në mes të protestave mbarëkombëtare kundër sundimit të tij të shkurtër.

Një bashkëpunëtor i Daeshit  me seli në Sinai ka kryer sulme të profilit të lartë vitet e fundit, duke synuar kryesisht forcat e sigurisë dhe pakicën kristiane të Egjiptit.