Hordhitë e kolonëve pëdhosin Xhaminë Al-Aksa

Publikuar në Nën. 8, 2020, 12:26 a.m.

Shejh Najeh Bukairat, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Administratës Islamike Awqaf në Jerusalemin e Pushtuar, ka paralajmëruar se shkeljet e Izraelit kundër Xhamisë Aqsa kanë kapërcyer linjat e kuqe.

Në komentet për shtyp, Shejh Bukairat akuzoi shtetin pushtues izraelit se po punon për krijimin e një vakumi administrativ në Xhaminë Aksa përmes dëbimit të zyrtarëve dhe punonjësve të Vakefit nga vendi i shenjtë Islam dhe mbajtjen e gjyqeve kundër tyre.

"Pushtimi nuk dëshiron asnjë prani palestineze në Xhaminë Al -Aksa dhe po punon për zbrazjen e saj nga besimtarët,  punonjësit dhe shënjestrimi i identitetit të saj Palestinez dhe Islamik," pohoi zyrtari i Vakefit.

"Ne po përballemi me një sulm shumë të rrezikshëm nga pushtimi, i cili nuk respekton asgjë në Jerusalem," paralajmëroi ai më tej.

Të mërkurën e kaluar, policia izraelite dëboi Shejh Bukairat nga Xhamia Al - Aksa për një javë pasi e arrestoi atë dhe bastisi vendin e tij të punës në Drejtorinë e Edukimit Islam, Predikimit dhe Udhëzimit në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, Al-Kudsi.



Burimi : The PIC