Përgëzime shiitëve!

nga Hasan Ferhan El Malikij | Publikuar në Korrik 27, 2023, 7:17 p.m.

Çfarë i bën ata (shiitët) të durueshëm nga ky lëndim i vazhdueshëm për më shimë se katërmbëdhjetë shekuj? A nuk është dashuria tyre e sinqertë për Muhamedin dhe familjen e tij që i bën ata të durueshëm? 

Ata janë të përulur e modestë. Sa e shtrembëruar është paraqitja dhe prezantimi i tyre! Është e vërtetë që disa nga simbolet e tyre unë i njihja më parë, por t'i shohësh nga afër ata është edhe më mirë.

Përgëzime shiitëve për këtë vetpërmbajtje e durim ndaj lëndimit, shpifjes ndaj nderit dhe lumit të ofendimeve me të cilat ata përballen për shkak të dashurisë së tyre për familjen e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) që me të vërtetë është një nder i madh.

Thashë me vete: Pse do ta duronin këtë lëndim që ka zgjatur më shumë se katërmbëdhjetë shekuj? A nuk është dashuria tyre e sinqertë për Muhamedin dhe familjen e tij që i bën ata të durueshëm? 

Çdo ditë ata presin me gjokset dhe fytyrat e tyre shigjetat e padrejta orej akuzave ndaj tyre siç janë thëniet se ata janë mexhusë, bij të mut’asë (martesës së përkohshme), janë të ndytë, e të tjera akuza. E kjo për shkak të dashurisë së tyre për familjen e Muhamedit. 

A nuk kanë të drejtë të thonë në Ditën e Kijametit: Na vranë, na akuzuan në nderin tonë, na përbuzën gjatë këtyre shekujve…, vetëm e vetëm se ne e donim familjen e Muhamedit?!

Kundërshtarët e shiitëve nuk mjaftohen me kritikën e gabimeve të tyre, apo të anomalive të disave prej tyre, përkundrazi, ata i akuzojnë të gjithë dhe shpifin për nderin e tyre në përgjithësi. Kjo është vetëm për shkak të dashurinë për familjen e Muhamedit.

Shiitët janë ortakët e profetëve në këtë ndotje të reputacionit të tyre. Ata sakrifikuan dinjitetin e tyre dhe e shpenzuan reputacionin e tyre për hir të Allahut, i Cili thotë:

(لَن تَنَالُواْ الْبِرَّ حَتَّى تُنفِقُواْ مِمَّا تُحِبُّونَ)

“Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni…”

Vërtet, durimi i shiitëve ndaj çdo persekutimi, vrasjeje, shpërnguljeje, fyerjeje, risie dhe heretizmi gjatë këtyre shekujve është i mahnitshëm dhe mbresëlënës! Çfarë zemrash mbartin ata?!

Si mundën t’i ruanin moralet e mira megjithë këto fyerjeve, padrejtësi dhe provokime?! Sigurisht, ato janë zemra plot dashuri për Aliun, ndaj janë të sigurta!

Dy grupe do të vijnë në Ditën e Kijametit të cilët janë ortakë në shpenzimin e reputacionit dhe të pozitës së të tyre për Allahun. Ato dy grupe janë: Profetët dhe pasuesit e tyre si dhe Ehli Bejti dhe ndjekësit (shiitët) e tyre. Ata me të vërtetë janë triumfuesit!

Është e drejta e shiitëve që në Ditën e Kijametit  të krenohen dhe t'i thonë Imam Aliut dhe Zahrasë: Për hir të dashurisë suaj na persekutuan, na dëbuan, na akuzuan për nderin tonë dhe na bënë të shijojmë hidhësinë.

Ata (shiitët) kurrë nuk do të turpërohen në Ditën e Kijametit, sepse ata nuk i donin hipokritët, tiranët dhe thirrësit në Xhehenem! Në librin e veprave të tyre nuk mund mund të gjesh dashurinë e tyre për të padrejtët. 

Sa për ne, do të dalim në Ditën e Kijametit dhe në librat e veprave tona gjendet dashuria për hipokritët dhe zullumqarët si Muaviu, Haxhxhaxhi Jezidi dhe Muteuekeli!  Kush do të diskutojë me Allahun në emër të tyre (shiitëve) në Ditën e Kijametit?

Tani është koha për të kuptuar shiitët. Të kuptohet se gjitha mallkimet, sharjet, ofendimet dhe frikësimet kurrë nuk sjellin dobi. 

Ah sikur ne  të mësojmë prej tyre këtë durim, moral dhe shpirt!

Tani është koha për të kuptuar shiitët. Të kuptohdt se gjitha mallkimet, sharjet, ofendimet dhe frikësimet kurrë nuk sjellin dobi. 