Bota Muslimane duhet të shkojë drejt krijimit të qytetërimit të ri Islamik

  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei
Publikuar në Dhj. 30, 2015, 1 a.m.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik  të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i bëri thirrje Botës Muslimane për të lëvizur drejt krijimit të një qytetërimi të ri Islam.

Sot, është radha e Botës Muslimane për të përdorur njohurinë, intelektin, urtësinë, maturinë dhe të depërtojë drejt themelimit të qytetërimit të ri Islam, tha të martën Udhëheqësi i Revolucionit Islamik në një fjalim para një grupi të  pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare të Unitetit Islamik, si dhe ambasadorëve muslimanë dhe zyrtarët iranianë.

Ata u takuan me Udhëheqësin e Revolucionit me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit të Shenjtë , Muhammedit (a.s.) dhe Imam Sadikut (a.s.).

Udhëheqësi tha se ishte i zhgënjyer me politikanët muslimanë, u bëri thirrje mendimtarëve islamikë  për të ndihmuar në krijimin e qytetërimit të ri Islamik.

Ajetullah Hamenei theksoi kapacitetet dhe potencialet e Botës Muslimane, duke theksuar se në qoftë se ata udhëzohen sipas mësimeve të vërteta Islame, Ummeti Musliman mund t’i materializojë potencialet e tij.

Sot, qytetërimi perëndimor po i zbulon kontradiktat e veta. Tani është radha e Islamit dhe kjo varet nga muslimanët për të mobilizuar përpjekjet e tyre dhe për të krijuar një qytetërim të ri Islam.

Kjo i përket, megjithatë, dijetarëve dhe mendimtarëve muslimanë të botës që nuk e konsiderojnë Perëndimin si Kiblën e tyre. Nuk kam shumë shpresë në politikanët e Botës Islame, tha Ajetullah Sejjid Ali Hamenei.

Botës Islame i duhet një frymë e re dhe një ambient i freskët dhe të krijojë një qytetërim të ri Islam, shtoi Udhëheqësi  i Revolucionit.

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei më tej paralajmëroi se armiqtë janë duke u përpjekur për të shkaktuar luftimet në mes muslimanëve për të parandaluar vendet islamike për të themeluar qytetërimin e ri Islam.

Qëllimi i armiqtë sot është për të nxitur një luftë civile mes muslimanëve që ata, prë fat të keq, e kanë arritur në një farë mase.

Ata po i shkatërrojnë shtetet njëra pas tjetrës. Ata po shkatërrojnë Sirinë, Jemenin dhe Libinë. Ata i mbajnë muslimanët në Bahrejn nën presion, tha Ajetullah Hamenei. 

Konferenca e 29-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik filloi në Teheran të dielën me pjesëmarrjen e qindra dijetarëve, mendimtarëve muslimanë shiitë   dhe muslimanëve sunnitë. 



Burimi : IQNA News