Peter Koenig: Shkatërrimi i Sirisë dhe Media e Pamoralshme e Perëndimit

nga Peter Koenig | Publikuar në Tet. 15, 2016, 1:40 p.m.

Megjithatë, Siria nuk është një gur, aq më pak një gurzë e vogël. Siria është një shkëmb. Siria, Rusia, Irani dhe Kina të gjitha së bashku janë aleanca më e fortë në botë që mund të imagjinoni. Kjo Aleancë e Paqes do të arrijë në fund të ketë sukses kundër aleancës terroriste dhe djallëzore të shkatërrimit dhe vrasjes së ShBA-NATO-Brukselit.

Shkatërrimi i Sirisë dhe Media e Pamoralshme e Perëndimit

Peter Koenig 

Global Research / The 4th Media

“Deri më tani, të paktën 5 milionë sirianë janë detyruar që të largohen nga vendi i tyre. Ata po zvarriten sa andej këndej në gjithë Lindjen e Mesme, nëpërmjet Libanit, Jordanisë, Irakut, Egjiptit dhe Turisë. Madje disa prej tyre kanë kaluar edhe më tij në Evropë, madje edhe në Kanada dhe Kili.

 Sa mund të durojë, dhe të qëndrojë në këmbë një shtet?

Dhe për më tepër, si mundet ndërkohë e gjithë bota të qëndrojë pa reaguar dhe të shoh se si një vend po përjeton ferrin?

Përgjigja është e qartë: pjesa tjetër e botës nuk e di; ajo nuk e kupton! Propaganda që paraqitet në masë nga mediat perëndimore dhe nga institucionet shpërndarës të indoktrinimit është kaq e plotësuar dhe në mënyrë profesionale, që për shumicën e njerëzve në të gjithë botë çdo gjë që lidhet me Sirinë duket të jetë e mjergullt, e errët, dhe tepër e ndërlikuar. Çdo ditë, në media presidenti al-Essad shfaqet si personazhi i djallëzuar.

Qëndrueshmëria heroike është emëruar si “veprimtari brutale e regjimit”, grupimet terroriste pro-perëndimore janë përshkruar si “opozitë e moderuarë”.”

Kjo është ajo që ka shkruar miku im i shtrenjtë Andre Vltchek në një ndër artikujt e tij, i cili mban titullin “Lufta Heroike e Sirisë Kundët Imperializmit Perëndimor”.  http://www.mediaelire.net/lajm/5630/lufta-heroike-e-sirise-kunder-imperializmit-perendimor/

Në fakt është një shkrim që deri diku e ka zbutur disi situatën. Është bërë e padurueshme të jetosh në Evropë, ku çdo ditë do të të duhet që të ekspozohesh ditë pas dite, apo orë pas ore ndaj një breshëri gënjeshtarash të tmerrshme me të cilat fillon dhe mbaron ditën dhe që zgjasin për javë të tëra pa fund.

Evropa dhe aleatët e Perëndimit janë infektuarë totalisht nga pavërtetësitë, gënjeshtrat, etja për fitim dhe më shumë përfitime dhe nga komforditetet personale dhe janë kthyer në një vatër të egocentrizmit dhe mungesës së respektit për vëllezërit dhe motrat e tyre, pra njerëzit e tyre aq sa as nuk ia vlen të shohim sjelljen kundrejt pjesës tjetër të botës - nuk ka asnjë vend tjetër në botë që mund të barazohet me krimin dhe horrorin që shpërndajnë, sigurisht përveç SHBA-së e cila është Mjeshtri i Mjeshtrave të Krimit.

Europa, duke marrë parasysh qindra vitet e saj të kolonizimit ka qënë gjithmonë kryesuese në mbartëjen e këtyre atributeve të poshtra, megjithatë tani, të gjitha skrupuj janë zhdukur; perdet janë hapur. Nuk ka mbetur edhe një grimzë sado e vogël turpi.

Le të jemi të sinqertë, gjashtë mediat më të mëdha anglo-sioniste që dominojnë botën perëndimore mund të shpenzojnë miliarda dollarë në propagandëë e tyre. Paraja nuk ka rëndësi kur vjen puna tej propaganda. Paraja është thjesht një letër. Edhe paratë që shpenzohen për luftërat nuk kanë rëndësi – edhe në këtë rast janë thjesht letra. Dollari prodhohet nga makina e prodhimit të parasë, që do të thotë sistemi bankar privat amerikan.

Sot për sot, 97% e totalit të parasë që prodhohet në ShBA, është e prodhuar nga bankat private në formën e një huaje (borxhi), përgjithësisht për Wall Street-in. Dhe epidoma e mashtrimit financiar në të gjithë globin është vetë Goldman Sachs, e njëjta Goldman Sachs që  bën politikat financiare dhe monetare të BE-së nëpërmjet Bankës Qendrore Evropiane e cila ka për guvernator një ish- antar ekzekutiv të Goldman Sachs.

Në këtë mënyrë, pjesa tjetër e botës,

Kështu pjesa tjetër e botës, e cila është duke blerë borxhin amerikan si një detyrim nga thesari në arkat e tyre rezervë, në të vërtetë çdo herë po financon të gjitha luftërat dhe shkatërrimet e kombeve që nuk pranojnë t’i përkulen ShBA-së si për shembull, Siria, Rusia, Kina, Irani, Venezuela – listë kjo që sapo vazhdno të rritet çdo ditë, sepse në fund të fundit njerëzit po tregohen rezistuesë.

Pjesa më e konsiderueshme e propagandës i dretohet po të njëjtave shtete të cilat po mbahen peng nga skema e bixhozit perëndimor të bazuar tek dollari. Që të shtojmë edhe një informacion tjetër: Çdo gjë është e kontrolluar nga banda Rothschild, duke ndjekur hapat e Rockefellers dhe shoqërive të tjera që duan të përmbushin oreksin e tyre.

Në të vërtetë Siria është heroike. Ajo po qëndron në këmbë pa u përkulur dhe po duron qindra mijëra vdekjet atje të shumë grave dhe fëmijëve – fëmijë të cilët një ditë do të ishin e ardhmja e Sirisë dhe do ta rindërtonin atë nga fillimi.

Tashmë të gjithë këta fëmijë janë të vdekur. Ata janë larguar nga kjo botë nga vdekje dhe tortura nga më të tmerrshmet, me bomba kimike, me raketa me përmbajtje fosfori me gas vdekjeprurës me përmbajtje sarini. Të gjitha këto armë i janë mundësuar terroristëve nga NATO, CIA dhe aleatët e tyre që gjenden në Lindjen e Mesme.

Shumë të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre duke qënë se vendi i tyre ndodhet në kushte të tmerrshme jetese, me sëmundje, diskriminim dhe dhunë.

Pavarësisht kësaj situate, Media Perëndimore ia ka shplarë trurin publikut të saj dhe i ka bërë ata të besojnë se e gjithë kjo është një vepër e Bashar Al-Esadit, presidentit të ligjshëm të Sirisë, i cili pavarësisht gjithë kësaj situate ende gëzon përafërsisht 80% të mbështetjes së popullit sirian, me ndihmën e Rusisë, dhe sigurisht si gjithmonë me mbështejen e Presidentit Putin.

Siç është thënë edhe më parë, dhe siç duhet thënë edhe tani – ne ndodhemi në mesin e Luftës së Tretë Botërore, por falë diplomatit numër një – strateg i shahut – Vladimir Putin, deri më tani i kemi kursyer vetes një luftë me armë bërthamore.

Siria jo vetëm që po lufton kundër armatimet më të pështira dhe të tmerrshme që Perëndimi ka shpikur ndonjëherë jo vetëm për të vrarë, por gjithashtu edhe për të shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme përpara vdekjes – dhe për më tepër për të shkaktuar deformime që në lindje për të gjithë ata që do të mund t’i shpëtojnë vdekjes nga këto armë – gjenerata të tëra të njëpasnjëshme njerëzish që nuk do të mund të jetojnë një jetë normale edhe nëse do të mbarojë lufta dhe do të ketë paqe.

Falluzha në Irak është vetëm një shembull. Ehde Aleppo mund të ktheht në një shembull po kaq të tmerrshëm nëse ushtria siriane dhe ajo ruse nuk arrijnë që ta çlirojnë sa më parë.

Çdokush që sheh foto nga këto krime të luftës, apo akoma më shumë që e sheh drejtpërdrejt këtë realitet, barbarizmin që po bëhet në Siri dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, të shoqëruar gjatë gjithë kohës me propagandën e mbushur me mashtrime të Perëndimit, nuk ka mundësi tjetër veçse të arrijë në konkluzionin se Perëndimi ka hequr dorë nga të qënit njerëzor.

Ky proces i çjerëzorizimit ka filluar qindra vite më parë, me përhapjen e kolonive, vrasjet masive, skllavërimin, torturimit të të gjithë botës nga Perëndimi dhe nga fetë e tyre monoteiste hebraiko-kristiane.

Mendoni për metodat e torturave si mbytja në ujë etj, të shpikura nga Mbretërit Katolikë të Francës dhe Spanjës, inkuizitorin e famsëm i cili ka filluar në shekullin e 12 dhe që ka zgjatur prej 800 vitesh tashmë.

Metodat e tij të padurueshme të torturave u përvetësuan menjëherë nga forcat speciale të botës moderne perëndimore dhe nga shërbimet sekrete të inteligjencës si CIA, MI6, Musadi dhe të gjithë ata që i shërbejnë Perandorisë – e cila në vetvete nuk është asgjë më shumë apo më pak veçse një mbetje e skaduar e çnjerëzorizuar evropiane.

Siria ndodhet në një situatë ku i ka dalë kundër të gjithë kulturës perëndimore, e cila përbrenda ka vdekur, megjithatë vazhdon të mbahet në jetë me zemër artificiale, me makinën e tmerrshme prodhuese të dollarit për sa kohë do të jetë e mundur duke marrë parasysh piramidën perëndimore apo skemën monetare Ponzi.

Ne, që arrijmë ta shohim këtë terror, duhet në çdo mënyrë të ngremë krye dhe të bërtasim në ndihmë të njerëzve, t’i zgjojmë ata nga kjo gjendje zobike e shpëlarjes së trurit ku janë futur; t’iu ndezim atyre atë shkëndijë të vogël të ndërgjegjes me të cilën kemi lindur të gjithë. A do të kemi sukses në këtë gjë?

Të keni një qartë gjë, Washingtoni nuk do të largohet kurrë nga pozita e tij, të paktën jo vullnetarisht. Objektiva e tij është hegjemonia e botës – gjë e cila është e përfshirë në implikimin e PNAC – Plani për Shekullin e Ri Amerikan. Dhe për të arritur këtë qëllim, plani për të shkatërruar dhe rrëzuar Sirinë ka qënë planifikuar kohë më parë se të vihej në zbatim, në në fillimet e viteve 1990. ‘Rrëzimi i Regjimeve’ është metodologjia që po ndiqet. (për më tepër ndiqni Wesley Clark at në Commonwealth Club of California, më datë 3 Tetor 2007 – ‘7 shtetet që duhet të rrëzohen brenda pesë viteve’.

https://www.youtube.com/watch?v=nUCwCgthp_E)

Bashkëngjitur me qëllimin e ballkanizimit dhe përhapjes së kaosit të pafundëm në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, një tjetër arsye pse Presidenti Essad duhet të rrëzohet nga detyra është gazsjellësi i famshëm i Katarit që gjigandët e ShBA-së duan të ndërtojnë duke kaluar nga Siria dhe Turqia, projekt të cilin Essadi e ka refuzuar tashmë. Fillimisht e refuzoi në vitin 2000, më pas e përforcoi sërisht në vitin 2007.

Pikërisht në këtë moment, CIA filloi të rekrutonte dhe trajnonte grupe terroriste të cilat në një moment herët a vonë do të vinin në zbatim ‘Pranverën Arabe’ siç ndodhi në vitin 2011 në Siri – që me një eufori të madhe mundohet të paraqitet si një luftë civile – gjë e cila padiskutim është thjesht një gënjeshtër.

Kjo është një luftë e mirfilltë, e udhëhequr nga Washingtoni nëpërmjet NATO-s dhe aleatët e tij evropianë dhe të Lindjes së Mesme – dhe nga ushtarët e tyre të paguarë dhe mercenarët që Perëndimi i ka rekrutuar për të krijuar këto ushtri terroriste.

Ky gazsjellës ka për qëllim që ndërpresë tregun e gazit me Rusisë dhe vendeve evropiane dhe çfarë është më e rëndësishme ka për qëllim të ruajë hegjemoninë e dolloarit. Kjo gjë e justifikon faktin se po printohen triliona dollarë në formën e huasë, për të ruajtur sado pak mbizotërimin e dollarit.

Ky projekt alternativë i gazsjellësit për në Evropë që ndjek rrugën Iran-Irak-Siri është i disfavorshëm për Amerikën sepse ky favorizon Iranin, Rusinë dhe Sirinë dhe kështu do të favorizonte edhe të gjithë shtetet evropiane që do të ishin klientë të ardhshëm – duke i shpëtuar kështu edhe ata nga sistemi mbytës i dollarit. 

Aleanca e Rusisë, Kinës dhe SCO-së (Organizatës Korporative e Shangait) e kanë çliruar veten prej vitesh tashmë nga kontrolli i dollarit duke përdorur monedhën e tyre në shkëmbimet tregtare, përfshirë këtu edhe tregun e hidrokarboneve.

E vetmja mënyrë për të mposhtur një përbindësh është duke i tërhequr qilimin poshtë çizmeve të tij të përgjakura – ky qilim është pa diskutim vlera monetare. Kjo që është duke ndodhur edhe tani, dhe mund të ndodhë edhe shumë më shpejt nga sa e kishim menduar ne.

“Kriza” që filloi artificialisht nga vetë Washingtoni në vitet 2007/2008 – nën urdhrat e një grupi të përzgjedhur të një elite e cila kontrollon këdo përfshirë Obamën, Merkelin, May dhe Co. Drejt qëllimit të krijimit të Rendit të Ri Botëror  nuk po mbaron dhe është e destinuar që të vazhdojë supermacinë e dollarit dhe nënprodukteve të tij si Euro. Megjithatë, ne, populli mund t’i ndalojmë që të arrijnë këtë qëllim të tmerrshëm.

Përsa kohë bota vazhdon të qëndrojë e verbër ndaj këtij fakti dhe analistët vazhdojnë të diskutojnë rreth detajeve të ‘krizës’dhe mundohen të gjejnë fajtorin për krizën (kur në fakt fajtorët e vërtetë të drejtpërdrejtë janë kjo elitë e padukshme e cila kontrollon sistemin monetar), apo për sa kohë që politikanët janë të friksuar nga konsekuencat e tregimit të të vërtetës, po aq kohë edhe hegjemonia do të përhapet dhe zgjerohet duke përfshirë të gjithë botën, si një oktapod i cili gradualisht por në mënyrë të qëndrueshme arrin që të thithë të gjithë lëngjet e jashtme dhe të brendshme. Kjo gjë ka filluar që të ndodhë tashmë. Mjafton që të shihni agresionet e NATO-s kundrejt Moskës propagandën e madhe dhe absurde të ShBA-së që kërcënon sovranitetin e Kinës në Detin e Kinës Jugore të cilat janë shenja mëse të qarta se Washingtoni nuk ka pasur për qëllim dhe nuk ka për të negociuar kurrë; as për përfundimin e luftës në Siris; as për të ulur sasinë e platiumit në armë; as për të përfunduar luftën në Ukrainë dhe as për asgjë tjetër.

Çdo përpjekje për tq arritur një zgjidhje diplomatike është një dështim i sigurtë duke qënë se të gjitha këto përpjekje kundërshtohen me ofendime verbale ndaj OKB-së, me gënjeshtra, me akuza dhe me degradime nga të gjitha mediat perëndimore. Siria për ta është thjesht një gur më tepër në rrugën që Washingtoni po shtron për të arritur Spektruimin e Plotë të Dominimit të Botës – një qëllim ky i bërë i qartë në PNAC (Planiin për Shekullin e Ri Amerikan).

Megjithatë, Siria nuk është një gur, aq më pak një gurzë e vogël. Siria është një shkëmb. Siria, Rusia, Irani dhe Kina të gjitha së bashku janë aleanca më e fortë në botë që mund të imagjinoni. Kjo Aleancë e Paqes do të arrijë në fund të ketë sukses kundër aleancës terroriste dhe djallëzore të shkatërrimit dhe vrasjes së ShBA-NATO-Brukselit.

Peter Koenig është një ekonomist dhe një specialist i burimeve ujore si dhe ambjentalist. Ai ka punuar për më shumë se 30 vite me WB (Bankën Botërore), WHO (Organizatën Botërore të Shëndetit) dhe Koorporatën Zviceriane të Zhvillimit, në Afrikë, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore, në Azinë Qëndrore, Lindore dhe në atë Jug-lindore si dhe në Amerikën Latine. Peter është gjithashtu një analist i gjeopolitikës për Global Research, Information Clearing House, RT, PressTV, Sputnik, TeleSUR dhe The 4th Media të Kinës. Ai është gjithashtu autor i librit Implosion – Një Thriller rreth Luftës, Shkatërrimit Ambjentalist dhe Lakmisë së Korporatave. Një libër fiction i bazuar në një eksperiencë 30 vjeçare në Bankën Botërore rreth e rrotull botës. Ai është gjithashtu bashkë-autor në Esetë e Rezistencës – Rendi Botëror dhe Revolucioni.



Burimi : Medya Şafak