Reisi reformator boshnjak Xhemaludin Çausheviqi (1870-1938)

nga Asim Mahmić | Publikuar në Jan. 11, 2017, 1:24 a.m.

“Bota po lëviz përpara, po nuk vepruam sipas frymës së kohës, do të jemi të shkelur”. Reisi boshnjak Xhemaludin ef. Çaushevqi ishte njeri i akcionit, njeri i cili ka jetuar para kohës së tij, i vetëdijshëm se periudha e Osmane ka përfunduar dhe se boshnjakët duhet domosdoshëm  të orientohen drejt Evropës. U lind në fshatin Arapushë pranë Bosanska Krupës në vitin 1870, shkollimin fillestar fetar e kreu në Bihaq, si nxënës i shkëlqyeshëm dhe vazhdoi studimet në Stamboll të cilat  përfundoi në vitin 1903 me ç’rast specializoi drejtën fetare. Pas kthimit nga studimet u vendos në Sarajevë dhe u vu në dispozicion  Bashkësisë Fetare Islame. Bashkësia e atëhershme fetare e angazhoi në fushën e ngritjes edukativo arsimore në të cilin Çausheviqi fitoi rastin që të njihet më mire me gjendjen e vërtetë reale dhe pozitën e boshnjakëve mysliman në atë periudhë kohore. Pas zgjedhjes së tij në pozitën kryesore fetare të boshnjakëve, Reis ul Ulema ai aktivisht angazhohet në zgjidhjen e problemeve të shumta të popullit të tij.

Duke pare në shumë fusha të jetës prapa mbeturinë e popullit mysliman i cili shumë pak ose aspak nuk ishte i arsimuar, si dhe ndarjen e madhe shoqërore dhe ekonomike  në mes disa familjeve të mëdha aristokrate të pasura dhe shumicës së familjeve myslimane të varfra, Reisi Çausheviqi përpiqej me punën e tij në shkollimin e masës së thjeshtë popullore që të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të boshnjakëve .  Feja akoma ka pas ndikim të madh në shoqërinë myslimane, historia na tregon në shembullin e arsimimit, shumica e popullatës i ka ndjekur shkollat fetare, gjersa arsimimi laik ishte tek në fazën e zhvillimit dhe ajo ishte i rezervuar vetëm për meshkujt. Boshnjakët nëpunësit fetar(hoxhallarët dhe imamët) i kanë pas krerët shpirtëror, çdo fshat e ka pas një”bari” i cili është kujdes për jetën shpirtërore të besimtarëve të tyre. Këta “barinj” janë ngritur në shkollat fetare konservative të cilët kanë punuar sipas plan programeve shkollore të cilët kanë datuar qysh nga periudha osmane.

Ata ishin inert ndaj ndryshimeve dhe vendosnin”duart në sy” duke u shtirur se nuk shohin se periudha osmane ka përfunduar moti. Ata besimtarët mysliman i kanë bind se së shpejti prapë do të kthehet”ushtria osmane” e cila do t’i çlirojë nga “zgjedha jobesimtare”. Duke përcjell inercionin e tyre edhe në popullin e thjeshtë, e kanë sjell atë gjer te letargjia intelektuale, tek urrejtja ndaj çdo risie. Ngushëllimi i vetëm për popullin ishte” shpëtimi në botën tjetër”, të cilën e kanë prit dhe kanë punuar. Realisht, shumica e popullit ka jetuar me realizimin e ëndrrave në jetën e ardhshme, gjersa në këtë botë ” e cila është fushë e ahiretit” i rrëshqiste toka nën këmbët e tyre dhe i priste fati i pasigurt. Reisi Çausheviqi këtë me kohë e ka njoh dhe ka vendos të veprojë për të parandaluar këtë stuhi.

“Periudha e re, e krijuar në vitin 1918, na ka gjet neve myslimanëve të Bosnjës e Hercegovinës plotësisht të papërgatitur. Të prapambetur në arsim, ekonomikisht gati të rrënuar, gjersa në edukatë fetare të dobët dhe të pakujdesshëm. Në shkollat, të cilët janë para syve tanë, fëmijët tanë i ndjekin pak, me reformën agrare është shkatërruar ekzistenca e mijëra familjeve tona, ndërsa në fushën fetare pa institucionet e rregulluara moderne, dhe pa ulema të aftë dhe bashkëkohore. Kur i mendojmë mundësit dhe pa mundësit, dhe i kujtojmë pasojat, të cilët na presin në ardhmërinë e afërt, na shtrohet vetë vetiu çështja: çfarë neve si prindër, si udhëheqës dhe si anëtar të Bashkësisë Islame bëjmë dhe në cilën mënyrë këtë duhet parandaluar, larguar dhe përmirësuar.

Seriozisht të shqetësuar duhet pyetur vetveten: në këtë kohë dhe në këto ndryshime se çfarë breza do të risim”, ka shkruar, në mes tjerash Reisi Xhemaludin Çausheviqi në tekstin e tij të shkruar në numrin e pare të”Beharit të Ri” publikuar me 1 maj 1927, në të cilin ceke dhe këtë:” Jemi të obliguar të gjithë të dorëzojmë në amanet pasardhësve tanë çdo send që është me vlerë, që fisnikëron dhe ngrit, që formon  njerëz të plotë dhe mysliman të mirë .Askush nuk heq dorë nga feja e vet, as neve nuk do të heqim dorë”. Në një shkrim të publikuar në janar të vitit 1934 Reisi Çausheviqi përkujton bashkë kombasit e tij në problemin e tyre real, arsimimin: “Bota po lëviz përpara, po nuk vepruam sipas frymës së kohës, do të jemi të shkelur”. Në të kaluarën kemi fjetur, duhet njëherë e përgjithmonë të braktisim atë. Gjersa neve kërkonin ndihmë nga tyrbet, nga njerëz të vdekur, gjersa kemi prit që halifët dhe hilafeti të ruajnë fenë tone, të tjerët janë dhënë në ndërtimin e mjeteve praktike reale. Kanë shpuar malet, kanë hyrë në thellësitë e tokës, kanë nxjerr xehet, kanë përpunuar metalet dhe kanë fituar pasurinë. Shumica e tyre janë ngrit dhe kanë vendosur çdo gjë që duhet për ruajtjen e bashkësisë së vet. Dhe këtu është realizuar ajo vërteta e përhershme se” të dijshëm dhe të padijshëm nuk mund të jenë të njëjtë”. Ne lexojmë Kur’anin, ne dëgjojmë Kur’anin, por atë që “Kur’ani nga neve kërkon në aspektin e punës dhe përpjekjes, të tjerët i realizojnë”.

Reisi Çausheviqi ishte i njohur edhe për atë që në derset (ligjeratat) e t’ia ka shpreh pikëpamjet liberale dhe reformatore në traditën islame. Ishte përkrahës i flaktë i arsimimit të popullit të vet, promotor i merituar i tolerancës, pozitës së barabartë të gruas në shoqërinë njerëzore, pikësëpari me edukimin dhe arsimimin e tyre dhe pjesëmarrjen e saj në jetën publike. Vëzhguesit e huaj viteve njëzeta të shek. XX-të ishin të habitur me numrin e madh të myslimanëve të cilët kishin vendos të  studiojnë në shkollat të larta dhe fakultete në ish Jugosllavi. Ndërsa shumë femra myslimane kanë punuar në fabrikat e atëhershme në Sarajevë, gjë që ishte e paimagjinueshme në rrethet e atëhershme myslimane në atë periudhë. Të gjitha këto tendenca i ka mbështetur Reis ul Ulemaja Çaushevqi. Në vitin 1927 ka shkaktuar shqetësim në mesin e ulemasë konservative boshnjake myslimane, së pari me theksimin e tij se toka e vakëfit në zonat urbane në të cilin gjenden varrezat do të ishte më mire të shfrytëzohet ashtu që në to të ndërtohen shkollat, dhe se ka kundërshtuar bartjen e ferexhesë (velos) te femrat myslimane, i  cili ishte më tepër një traditë e jo parim fetar. Por nuk shkonte ashtu si kërkonte Reisi. Brenda Bashkësisë Islame sikurse edhe tek populli i rëndomtë kishte shumë kundërshtar të reformave të tij. Këta tradicionalistë nuk dëshironin ndryshime, ndërsa shpifnin ndaj  përkrahësve të reformës në mënyra të ndryshme, bile i kanë përjashtuar nga feja me vendime juridike. Arsyet janë të shumëfishta. Shtresës aristokrate të shoqërisë nuk i përgjigjej arsimimi dhe edukimi i popullit, pasi që me këtë do të rrezikohen pozita e tyre në shoqëri. Ulemaja tradicionale ka konsideruar se me modernizim rrënohet feja islame, postulatet dhe parimet e saja. Njashtu janë frikësuar nga mësimi i shkencave laike duke konsideruar se kjo do të jetë shumë e rrezikshme dhe e neveritshme për një mysliman.

Përkundër këtyre  Reisi Çausheviqi nuk është lëkundur. Duke vazhduar me ngritjen racionale të besimtarëve mysliman, ai gjithnjë më shumë i inkurajonte në zgjimin dhe pranimin e rrethanave të reja të sapokrijuara. Së shpejti reformat dhanë fryt. Lajmërohen shumë më tepër intelektual mysliman të cilët kanë përfunduar studimet dhe kanë fituar njohurit në universitetet me renome evropiane dhe ashtu që kanë sjell njohuri moderne dhe shkathtësi të reja në vendin e tyre. Reisi Çausheviqi ka punuar edhe në përkthimin e kuptimit të Kur’anit në gjuhën boshnjake së bashku me Muhamed Panxhën dhe me këtë e kanë përafruar edhe më tepër Kur’anin besimtarit të rëndomtë. Kjo punë e tij mund të konsiderohet si kurora e punës së tij intelektuale arsimore.

Presionet e ndryshme të ushtruara ndaj Reisit nga ana e pushtetarëve të atëhershëm jugosllav më në fund kanë dhënë fryt. Reisi Xhemaludin Çausheviqi vendosi të tërhiqet nga pozita e Reis ul Ulemasë së myslimanëve të ish Jugosllavisë, duke qëndruar stoik në idetë dhe qëndrimet e t’ia. Duke marrë parasysh periudhën në të cilin ka vepruar, idetë e tij, qëndrimet, mendimet dhe ndikimi që ka pas në shpirtin mysliman dhe boshnjakët, mund të themi pa vështirësi të mëdha të konkludojmë se Reisi Xhemaludin ef. Çausheviqi ishte njeriu para kohës së tij.

Reisi reformator boshnjak Xhemaludin ef. Çaushevqi ndërroi jetë në vitin 1938.



Burimi : Global cir