Muslimanja e verbër nga Malajzia hafize e Kur'anit

Publikuar në Qershor 15, 2017, 4:27 a.m.

Një bashkësi e vogël e nxënësve të verbër në Malajzi po përpiqet të mësojë të gjithë Kur'anin përmendësh, një detyrë e jashtëzakonshme që kërkon që ata të lexojnë çdo faqe të tekstit të shenjtë, Kur’anit, deri në 40 herë.

Është muaji i agjërimit të Ramazanit, por grupi prej tetë nxënësve në shtetin qendror të Selangorit nuk tregon  shenja të lodhjes, pasi gishtat e tyre garojnë nëpër kopje të trasha të librit fetar.

Nxënësit, të cilët të gjithë kanë lindur të verbër, janë në mesin e një grupi prej 1.000 nxënësve të Qendrës së Kur'anit ku mësojnë përmendësh tekstin e shenjtë të Islamit. Ata bazohen në kopjet e bëra në Malajzi të shkruara në alfabetin Braj (Braille), të cilat përbëjnë gjashtë vëllime të trasha.

"Ata duhet të përpiqen të mësojnë përmendësh një deri në dy faqe në ditë. Zakonisht duhet të lexoni një faqe 30 deri në 40 herë për t'iu ndihmuar të mësojnë përmendësh," tha mësuesi i Kur'anit, Ahmed Kusairi Mat Zizi, i cili është gjithashtu i verbër.  

Nxënësit e moshës 19-21 vjeç janë aktualisht në mes të një kursi katërvjeçar, duke mësuar përmendësh tekstin e shenjtë, Kur’anin, si dhe duke studiuar gjuhën arabe  dhe subjekte të tjera islame, raportoi  Agjencia e Lajmeve AFP.

"Motivi im për të ardhur këtu, para së gjithash, është familja ime dhe për veten time, dhe për shkak se më pëlqen për të mësuar përmendësh  Kur'anin dhe kjo është një nga ambiciet e mia", tha studentja e verbër Nur Basyirah Azhar.

Sapo të përfundojnë kursin e tyre, ata mund të zgjedhin për studime të mëtejshme islame në nivel universitar.

Mësuesit në shkollë thanë se kishte institucione të tjera malajziane që ofrojnë klasa të Kur’anit me alfabetin  Brajës, ndërsa kopje të ngjashme Braille mund të gjenden edhe në vende të tilla si Indonezia.

Zëvendëskryeministri i Malajzisë, Ahmed Zahid Hamidi u tha medias lokale këtë javë se shpreson që vendi, Malajzia, do të ketë  125,000  hafizë të Kur'anit  deri në vitin 2050, duke thënë se ky është çelësi për të ndërtuar harmoni dhe prosperitet.



Burimi : IQNA News