Faza e katërt në çështjen Palestinë-Izrael

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Dhj. 21, 2017, 12:21 a.m.

Ajo që zotëron administrata e Trumpit të vitit 2017 dhe që nuk e kishin neo-republikanët në qeveritë të mëparshme të George W. Bush nuk  është simpatia e Izraelit, por janë kushtet e krijuara në rajon.

Reagimet që kanë ardhur nga rajoni në lidhje me vendiminn e Washingtonit për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit tregojnë që kemi hyrë në fazën e katërt të zgjidhjes së problematikës së çështjes Palestinë-Izrael.

Hapi i parë në zgjidhjen e problemit Palestinë-Izrael konsiston në vendimin 242 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe formula shkëmbimi “territoreve për paqe”.

Formula shkëmbimi “territoreve për paqe” është një formulë e krijuar për të stabilizuar ekzistencën e Izraelit në rajon. Sipas kësaj formule, Izraeli duke ‘dhënë’ disa nga territoret që kishte pushtuar në luftën e vitit 1967 dhe në këmbim shtet e rajonit duke e njohur atë si një shtet të ligjshëmdo të arrihej në një zgjidhje “paqësore” të problemit.

Kur e analizojmë në kohët e sotme këtë vendim shohim sesa e vogël ka qënë mbështetja e “shoqërisë ndërkombëtare” ndaj qëllimeve të Izraelit dhe sesa të mëdha janë pretendimet e Izraelit duke marrë parasysh se nuk ka pranuar që t’i bindet një vendimi të këtillë.

Mashtrimet diplomatiike janë lojëra të Izraelit

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB, Lord Caradon, që ka shkruar tekstin e vendimit 242 të OKB-së i ka dhënë Izraelit mundësinë që në momente të ndryshme të mund ta komentojë këtë vendim në mënyra dhe forma të ndryshme për shkak të shprehjeve të përgjithshme të përdorura në vendim.

Ka qënë vetë përfaqësuesi i Amerikës për OKB-në, Arthur Goldberg i cili në vitin 1973 është shprehur se “vendimi 242, kur flet për tëheqjen e izraelitëve nga tokat e pushtuara nuk e ka fjalën për tëreqjen fizike në kuptimin e parë të fjalës”[1] duke i lënë të kuptojë Izraelit sesa të gjërë e ka kufirin sesi mund ta interpretojë në favorin e tij këtë vendim.

Ndërkohë, kryeministri i asaj kohe i Izraelit, Menahem Begin  duke qënë i vetëdijshëm për mbështetjen e pakufijshme të ndërkombëtarëve ka folur haptazi: “As marrëveshja e armëpushimit e bërë me Jordaninë në vitin 1949 dhe as vendimi 242 i OKB-së nuk do të mund ta pengojnë dëshirën e hebrenjve të cilët i shohin territoret e Izraelit si një të drejtë të tyren.”[2]

Megjithatë çdokush përveç Izraelit, duke futur këtu edhe vetë shkrimtarin e tekstit Lord Caradon kanë qënë të të njëjtit mendim se vendimi 242 i KOB-së nënkuptonte se Izraeli duhet të tërhiqej nga gadishulli Sina, Rripi i Gazës, Bregu Perëndimor dhe Jeruzalemi.

Pyetja është nëse “shoqëria ndërkombëtare”, kur i kërkonte Izraelit që tëtërhiqej nga territoret që i kishte pushtuar në vitin 1967, a ishte duke mbajtur anën e Palestinës?

Krejt e kundërta, po mundoheshin t’i bënin arabët që ta shihnin Izraelin jo si një shtet pushtues që duhet të pushojë së ekzistuar, por si në shtet fqinj i tyre.

Paqe në këmbim të territoreve

Parë në këndvështrimin e sotëm, pavarësisht se duket sikur është kërkuar një sakrificë e madhe nga Izraeli, me anë të këtij propozimi “shoqëria ndërkombëtare” i ka mundësuar Izraelit alternativën me dëmin më të të vogël të mundshëm për të mundësuar ekzistencën në rajon.

Sepse në atë kohë, në sytë e vendeve të rajonit Izraeli nuk ishte gjë tjetër veçse një entitet i paligjshëm, terrorist dhe pushtues i krijuar nga hebrenjtë e sjellë në Palestinë të mbledhur në gjithë botën nën mandatit e Amglisë duke nga themeli që hodhi Deklarata e Lord Balfourit, ministri i punëve të jashtme britanik i asaj kohe.

Pavarësisht se edhe lufta e vitit 1948 edhe lufta e vitit 1967 kanë përfunduar të dyja në favor të Izraelit, gjithësesi Izraeli nuk munda ta ndjente veten përjetësisht të sigurt në një rajon shtetet e të cilit e konsiderojnë atë si një enitet pushtues që duhet shkatërruar. 

Shkurtimisht, vendimi 242 i OKB-së i parashtron Izraelit një alternativë për të jetuar në paqe në rajon në këmbim të lënies së territoreve që realisht nuk i përkisnin asnjëherë; pra po shpëtonite ekzistencën e Izraelit duke paguar çmimin më të vogël të mundshëm.

Siguri në këmbim të territoreve

Faza e dytë e zgjidhjes së çështjes palestineze filloi me marrëveshjen e Oslo-s dhe u krijua formula “siguri në këmbim të territoreve”

Duke pasur parasysh mbështetjen e pakufinjshme nga ndërkombëtarët, Izraeli zgjodhi të mos i përmbahej vendimit 242 të OKB-së; megjithatë nuk ngurroi që ta përdorte si një mundësi në favorin e tij formulën “paqe në këmbim të territoreve.”

Në këtë mënyrë edhe nuk e ka braktisur inciativën e OKB-së për “procesin e paqes” edhe ka mundur të kontrollojë vetë se kujt do t’i japë territore dhe kushtet që do të vendosë për paqe.

Sekretari i Jashtëm i asaj kohe i SHBA-së, vitit Henry Kissinger krijoi themelet e nevojshme për Izraelin që të hynte në bisedime me të gjithë shtet arabe territoret e së cilëve kishte pushtuar me anë të fomulës së tij të famshme të “diplomacisë anasjelltëse” që krijoi pas luftës së 1973.

Camp David: Të bëhesh pronar i ruajtësit duke i dhënë shkretëtirë

Puna që i kishte mbetur të bënte Izraelit ishte të zgjidhte shtetin me të cilin do të zbatonte formulën “paqe në këmbim të territoreve”. Ishte një lëvizje e zgjuar që t’i jepej përparësi Egjiptit me anë të marrëveshjes Camp David. Sepse përsa i përket ndikueshmërisë dhe potencialit të tij, Egjipti përbënte shtetin më të madh arab.

Xhemal Abdulnnasiri, i cili e shihte Izraelin si një enitet pushtues që duhet shkatërruar dhe që kishte ndikueshmëri në gjithë botën arabe kishte ndërruar jetë. Presidenti i ri i Egjiptit, Enver Sedati i kishte dërguar Kissingerit mesazhe pozitive se do ta pranonte propozimin e Izraelit për “paqe në këmbim të territoreve”.

Me Egjiptin njohës të shtetit të Izraelit, do të eleminohej rreziku i armikut më të madh, bashkimi dhe uniteti i shteteve arabe do të pësonte një goditje vdekjeprurëse dhe arabët do të humbnin shpresën se do të mund të fitonin një luftë kundër Izraelit.

Dhe më e rëndësishme, në këmbim të gjithë këtyre fitoreve që do të siguronte Izraeli në këmbim do të hiqte dorë vetëm nga nga gadishulli Sina, pjesë më e madhe e të cilit është thjesht shkretëtirë.

Oslo: Të fitosh siguri duke shitur shpresë

Izraeli, i cili në vitin 1978 kishte arritur të neutralizonte rrezikun që vinte nga armiku më i madh, në vitin 1992 filloi negociatat në vitin 1992 me hakën më të dobët të problemit të tij Organzatën Çlirimtare të Palestinës.

Arsyeja pse marrëveshja e Oslos është formuluar si “siguri në këmbim të territoreve” ishte që të ndërpritej Intifada që kishte filluar në vitin 1987 në këmbim të krijimit tëAutoriteti Autonom Palestnez brenda kufinjve të mbetur si rezultat i luftës së vitit 1967/

Autoriteti Autonom Palestnez, pasi e kishte humbur shpresën tek vendet arabe pas Camp David, e firmosi marrëveshjen e Oslos me ëndrrën për të shpëtuar nga persekutimi në Tunizi dhe krijimin e një shteti në kufinjtë e vitit 1967.

Megjithatë, 7 vite pas “bisedimeve dhe negociatave për paqe” Jaser Arafati nuk u gjend përpara një shteti Palestinez të pavarur por përpara ushtarëve izraelitë që kontrollonin ka Ramallahu duke rrethuar gjithë vendin.

Formula “siguri në këmbim të territoreve” i dha Izraelit edhe territoret edhe sigurinë që i duhej.  Sepse gjatë gjithë kësaj periudhe Izraeli vazhdonte të zgjeronte pushtimin e tij duke krijuar qendra të shumta të vendbanimeve hebreje dhe kështu nuk ishte mbetur tashmë asnjë zonë e sigurtë për palestinezët.

Shkurtimisht, Organizata Çlirimtare Palestineze i dhuroi Izraelit siguri duke hequr dorë nga mundësitë e rezistencës pa përfituar asnjë territor dhe me një “qeveri autonome” të mbetur vetëm në letra

Faza e Tretë: Likuidimi i Palestinës në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me arabët

Ndryshe nga dy fazat e mpërashme të propozuara nga aleatë të Izraelit të këtillë si Amerika dhe Britania e Madhe, likuidimi i Palestinës në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me arabëtështë propozuar nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj.

Plani saudit i paqes, që u prezantua si pjesë e axhendës së mbledhjes së arabëve të zhvillluar në Liban në vitin 2002 nga mbreti i asaj kohe Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, parashikonte njohjen nga Izraeli të një shteti palestinez brenda kufinjve të vendosur në vitin 1967 dhe kështu edhe shtetet arabe do të normalizonin marrëdhëniet e tyre me Izraelin.

Ndryshimi më i madh i këtyre propozimeve qëndron në faktin se ata i mundësojnë Izraelit edhe paqe, edhe siguri edhe normalizim të marrëdhënieve me shtet arabe.

Parë nga këndvështrimi i kohës në të cilin u parashtrua dhe qëllimet që prashikonte për paqen, plani saudit ishte i kundërt simetrikisht me marrëveshjen e Oslos.

Para marrëveshjes së Oslos ishte krijuar Intifada e Parë. Izraeli, duke e pasur të pamundur që ta shtypte Intifadënndjeu nevojën që ta ‘rriste në detyrë’ nga ‘terrorizmi’ në ‘diplomaci’ Organizatën Çlirimtare Palestineze të persekutuar në Tunizi për hir të sigurisë dhe stabilitetit të tij.

Propozimi për bisedime erdhi nga Izraeli; Amerika krijoi ambjentin e nevojshëm, Organizata Çlirimtare Palestineze u ul në tryezë.

Përpara propzimit të planit saudit ishte ngritur Intifada e Dytë. Megjithatë këtë rradhë Izraeli nuk ishte pala që kërkonte bisedimet, por pala që i dha fund atyre; sepse kryetari i partisë opozitare, Partisë Likud, Ariel Sharon me një hap nxitës që ndërmorri në Haremi-i Sherif i vuri dinamitin procesit të Oslos.

Për këtë arsye, në vitin 2002 kur sauditët propozuan planin e paqes, as Izraeli që kishte ndërmend të përfitonte nga klima politike që shkaktoi sulmi i 11 shtatorit në Amerika dhe as Palestina e lodhur nga tetë vite negociata pa asnjëpërmisim nuk e kishin vullnetin për të hyrë në negociata të reja.

Saudtët ishin të vetmit që bënin thirrje për negociata në vitin 2002; sepse bisedimet e ndërprera që prej vitit 2000 e kishin bërë të pamundur normalizmin e marrëdhnieve të arabëve me Izraelin në këmbim të krijimit të shtetit palestinez.

Megjithatë, Izraeli duket se kishte arritur me sukses që të impononte ligjshmërinë e tij tek Egjipri, Jordania dhe Organizata Çlirimtare Palestineze gjatë dy fazave të para saqë nuk shprehu asnjë entuziazëm për ‘normalizimin’ e marrëdhënieve me sauditët dhe vendet e tjera.

Izraeli, i cili kishte propzuar që çështjet e “statusit të Jeruzalemit” dhe “kthimit të refugjatëve” të diskutoheshin të fundit në mënyrë që bisedimet për negociata të kishin një ritëm sa më të shpejtë tashmë e shihte të panevojshme që t’i futej bisedimeve në lidhje me këto dy çështje.

Për këtë arsye, në vitit 2002 kur flitej për projekte të Amerikës si “Lindja e Mesme e Madhe” dhe “Linsja ë Mesme e Re”, i vetmi propozim që mund ta bënte ndonjëherë Izraelin të gatshëm për të rifilluar negociatat do të ishte plan që nuk përfshinte tërheqjen nga Jeruzalemi dhe nuk kërkonte të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë.

Faza e Katërt: Dorëzim në këmbim të marrëveshjes kundër Rezistencës

Shpresat në lidhje me bisedime të reja për negociata janë shuar gjatë periudhës dhjetë vjeçare nga viti 2000 deri në 2010, ndërkohë që Rezistenca ka filluar të duket si një alternativë më realiste.

Fitorja që shënoi Hamas në zgjedhje ishte një provë konkrete se Al-Fetih, që mbështet negociatat për paqe e ka humbur mbështetjen e popullit dhe se është rritur besueshmëria ndaj alternativës së rezistencës.

Izraeli i cili nuk është tërhequr nga asnjë territor që ka pushtuar që prej vitit 1948, ose qëështë tërhequr vetëm kur ka mundur të sigurojë një fitore shumë më të madhe është tërhequr vetëm në dy raste pa marrë në këmbim asgjë. Në vitin 2000, Izraeli është tërhequr nga Libani Jugor dhe në vitin 2005 është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Gazza.

Personi në Izrael që mendoi se rëndësia strategjike e Gazzës është e barazvlefshme me rëndësinë strategjike të Gazzas dhe që morri vendimin për t’u tërhequr nga Gazza është i famshmi që mban titullin “Kasapi i Beirutit”, Ariel Sharoni.

Çlirimi i Gazzës nga pushtimi izraelit pas çlirimit të Libanit Jugor ishte një provë konkrete se alternativa e rezistencës nuk ishte thjesht një sllogan por ishte një alternativë e vërtetë.

Në periudhën e Xhemal Abdulnassirit, teza e rezistencës ishte e fortë në nivel të qeverive dhe ishte e dobët në nivel të organizatave vendore. Ndërsa pas viteve 2000 ndodhi tërësisht e kundërta. Organizatat e rezistencës, që nuk kishin shtete mbështetëse të tjera përpos Iranit dhe Sirisë ishin vendimtare dhe përcaktuese në arenën ushtarake dhe bindëse në arenën politike.

Humbja e dytë ushtarake që pësoi në Liban Izraeli në vitin 2006, mos ndërhyrja ushtarake në Gazza në vitin 2009 pavarësisht gjithë njësive ushtarake që zotëron. Rritja e ndikueshmërisë së Iranit dhe Sirisë në rajon, është bërë e pamundur që Izraelit t’i ofrohet një plan që nuk përfshin negociata për heqjen dorë nga Jeruzalemi dhe njohjen e së drejtës së refugjatëve palestinezë për t’u kthyer.

Siria e shkatërruar, Irani armik, Hizbullahu dhe Hamasi terroristë; ndërsa Izraeli aleat

Njohja e Jeruzalemit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump si kryeqytet të Izraelit është përkufizuar si njëdeklaratë e dytëBalfour. Fakti që një vendim i këtillë mbështetet në vendimin e marrë nga Kongresi në vitin 1995 vërteton se ky vendim nuk ka qënë personal, por është një vendim shtetëror i marrë duke përllogaritur rëndësinë e kohës.

Nuk dihet nëse fakti që ky vendim është marrë pikërisht në 100 vjetorin e deklaratës së Balfourit mbart një rëndësi të veçantë apo jo; megjithatëështë mëse e qartë se vendimi për zbatimin në vitin 2017 të një vendimi të marrë në vitin 1995 nuk mund të jetë kurrësesi i pavarur nga kushtet rajonale aktuale.

Ajo që zotëron administrata e Trumpit të vitit 2017 dhe që nuk e kishin “neo-republikanët” në qeveritë të mëparshme të George W. Bush nuk  është simpatia e Izraelit, por janë kushtet e krijuara në rajon.

Shtetet rajonale që kanë qënë kundër ndërhyrjes së Amerikës në vitin 2003 për rrësimin e qeverisësë partisëBaas në Iraki janë lutur Amerikës që nga viti 2011 deri në vitin 2017 që të rrëzojnë qeverinë e partisëBaas në Siri.

Popujt e rajonit që kanë reaguar kundër hartave që tregojnë kufinjtë e ri të shteteve nga kufinjtë e ndryshuar nga “Projekti i Lindjes së Mesme të Madhe” të Bushit janë shëndërrur në ‘aktivistë’ apo edhe militantë të armatosur të ‘Pranverës Arabe’ që i ka ndarë fizikisht këto shtete.

Ulema-ja (këshilli i dijetarëve islamikë) që nuk e kanë përmendur xhihadin kundër Izraelit që prej vitit 1948 u bashkuan në rastin e Sirisë. Edhe diejtarët më ‘të modernizuarë’ duke u shprehur se “Nëse në mesin e tyre do të ketë të pafajshëm, Allahu i Madhëruar do t’i falë ata. Ai do ta marrëhakun e tyre.”[3] Kanë dhënëfetva(urdhër fetar) sipas të cilave kanë përligjur vrasjen e civilëve në Siri.

Shtetet e rajonit, të cilat që nga viti 1948 dhe deri në tani nuk e kishin menduar që të krijonin Grupe Mbrojtëse Palestineze, brenda tre javëve arritën të krijonin Grupin e Mbrojtësve të Sirisë kundër Damaskut dhe në mbështetje të rezistencës palestineze.

Shtetet e rajonit që mbështesin zgjidhjen politike të çështjes Palestinë-Izrael janë shtetet që kanë dhënëarmë në vlerën e miliarda dollarëve për grupet e armatosura në Siri.

Shtetet e rajonit, të cilat edhe gjatë periudhave të krizave më të mëdha i kanë vazhduar pa ndërpreje marrëdhëniet tregtare me Izraelin,[4] pavarësisht gjithëçka që mund të thuhet kundër Izraelit,[5] në ditën kur flitej qëishte dita të jepej jeta për Gazzën[6] u filluan udhëtimet me anije tregtare në portin Haifa[7] dhe Hizbullahu u shpall “Hizbu-shejtan” pse zgjodhi të mbronte Sirinë. Si dhe iu bë presion Hamasit që ta njihte Izraelin si shtet.[8]

Liderët e rajonit qëëndërronin të ishin superfuqi në rajon më në fund kishin arritur qëllimin e tyre, me ndihmën e aleatëve jashtë rajonit u shkatërrua në rrënoja Libia, Siria, Iraku dhe Jemeni.

Shtetet e rajonit që po konkurrojnë me njëri-tjetrin se cili do t’i normalizojë më shpejt marrëdhëniet me Izraelin; e kanë shpallur Iranin armik të përbashkët dhe Hizbullahun dhe Hamasin organizata terroriste. Ato i kanë dhënë Amerikës miliarda dollarë rrushfet për të krijuar NATO-n e Lindjes së Mesme kundër Iranit ku do të jetë aleat edhe Izraeli.[9]

Pra, këto janë gjithë kushtet që i janë mundësuar Trumpit të cilat nuk ekzistonin gjatë periudhës së presidencës së Bushit dhe për shkak të këtyre kushteve rajonale ishte fati i Trumpit dhe jo i Bushit që ta shpallte Jeruzalemnin kryeqytet të Izraelit.

Reagimi më i ashpër kundër vendimit të SHBA-së për ta shpallur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, me të cilin edhe mburren ka qënë “Fillimisht ne si Turqi jemi kundër sanksioneve” dhe “do të presim që SHBA-ja të përhiqet nga vendimi i saj.

Trumpi duhet të jetë duke u argëtuar shumë kur dëgjon sesi theksohet vetëm “Jeruzalemi Lindor” duke i dhuruar kështu Izraelit pjesën perëndimore të tij.


[1] Paul Findley, Deliberate Deceptions, Pjesa e Gjashtë

[2] Paul Findley, Deliberate Deceptions Pjesa e Gjashtë

[3] Time Türk, 22 Dhjetor 2012. Kardavi: Luftoni kundër çdokujt që mbështet Assadin! https://www.timeturk.com/tr/2012/12/22/kardavi-esad-a-destek-veren-herkesle-savasin.html

[4] Karel Valansi, Shalom, 4 Shkurt 2015. Tregtia Turqi-Izrael vazhdon me fuqi të plotë http://www.salom.com.tr/haber-93974-turkiyeIsrail_ticareti_tam_gaz_devam_ediyor.html   

[5] YDH. 13 Dhjetor 2017. Izraeli: Pavarësisht nga sa thuhet, nuk kemi probleme në marrëdhëniet me Turqinë http://www.ydh.com.tr/HD15503_israil--soylemlere-ragmen-turkiye-ile-iliskilerimizde-sorun-yok.html

[6] CNN Türk. 20 Nëntor 2012. “Nëse do të vdesim, të vdesim si burrat” http://www.cnnturk.com/2012/guncel/11/20/oleceksek.adam.gibi.olelim/685371.0/

[7] Vatan. 20 Nëntor 2012. Hataj ka lidhur marrëdhënie me Izraelin! http://www.gazetevatan.com/hatay-israil-e-baglandi--494122-ekonomi/

[8] AA. 12 Janar 2015. Hamasi do e njohë shtetin e Izraelit. http://www.aa.com.tr/tr/haberler/448716--dunyada-terorle-mucadelede-kararlilik-yok

[9] YDH. 22 Maj 2017. Ëndrra tregtare me vlerë 350 miliardë dollarë e NATO-s së Lindjes së Mesme http://www.ydh.com.tr/YD529_350-milyar-dolarlik-hayal-ticareti-ortadogu-natosu-.html

[10] Faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Reportazhi Special i Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Mevlut Çavushoglu për kanalin NTV, 12 dhjetor 2017. http://www.mfa.gov.tr/disisleri-bakani-sayin-mevlut-cavusoglu_nun-ntv-kanalina-verdigi-roportaj.tr.mfa



Burimi : Yakın Doğu Haber