Përmbytja e Al-Aksa dhe Boshti i Rezistencës

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Nën. 9, 2023, 2:12 p.m.

Vendet që kanë shpallur qëllim të vëllimit tregtar prej 9 miliardë dollarësh me Izraelin, po bëjnë gjithçka që munden në rastet kur mbajnë tubime.

Fillimi i sulmeve tokësore gjithëpërfshirëse nga ana e regjimit izraelit në ditën e 24-të të operacionit Përmbytja e Al-Aksa shtron pyetjen se "A jemi në prag të një lufte rajonale?".

Ministri i Jashtëm iranian, Husein Emir Abdullahiyan filloi një kontakt intensiv rajonal në javën e parë të Përmbytjes Al-Aksa dhe në konferencën për shtyp në Bejrut u shpreh se komponentët e Boshtit të Rezistencës "i kanë duart në këmbëz".

Mesazhi që Irani dha si në nivel lideri revolucionar ashtu edhe në nivel qeveritar ishte ky:

- Përmbytja e Al-Aksa nuk është operacion i Iranit apo Boshtit të Rezistencës; por, Irani dhe Boshti i Rezistencës vazhdojnë të mbështesin rezistencën palestineze që kreu këtë operacion.

- Rezistenca palestineze është e përgatitur për pasoja të mundshme.

- Komponentët e tjerë të Boshtit të Rezistencës po monitorojnë zhvillimet “me duart në këmbëz”.

- Nëse regjimi izraelit zgjeron sulmet e tij në Gaza dhe mbijetesa e rezistencës palestineze hynë në rrezik, kjo situatë mund të kthehet në një luftë rajonale.

Regjimi izraelit zgjeroi shtrirjen e sulmeve të tij duke bombarduar spitale, duke vrarë më shumë se 500 njerëz në një sulm të vetëm dhe në fund duke nisur një sulm tokësor në Gaza.

Prandaj, pyetja që të gjithë bëjnë tani është: Pse Boshti i Rezistencës, i cili i ka 'duart në këmbëzë', ende nuk e tërheq këmbëzën? A do ta tërheqë apo kur do të tërheqë atë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve me siguri do t'i mësojmë në fjalimin që do të mbajë më 3 nëntor Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejjid Hasan Nasrullah.

Megjithatë, duke marrë parasysh zhvillimet nga 7 tetori deri më 31 tetor, kur u shkrua ky artikull, mund të bëjmë vlerësime në lidhje me pozicionin e Boshtit të Rezistencës dhe parashikime se çfarë vendimi mund të marrë pas 3 nëntorit.

Zemërim i pakufishëm ndaj përmbytjes së Al-Aksa, mbështetje e pakufishme për Izraelin

Përmbytja e Al-Aksa nuk ishte një operacion i zyrës politike të Hamasit, por vetëm i udhëheqjes së Gazës. Prandaj, 7 tetori ishte një surprizë e plotë jo vetëm për regjimin izraelit dhe aleatët e tij, por edhe për Boshtin e Rezistencës.

Edhe pse përmasat e goditjes që iu dhanë Izraelit krijoi kënaqësi në Boshtin e Rezistencës, natyra e befasishme e operacionit krijoi gjithashtu dyshime në fillim, me lidhjen e tij me 11 shtatorin.

Megjithatë, në orët në vijim u bë e qartë se operacioni u krye nga Hamasi dhe se aty ishin të përfshirë të gjithë përbërësit e rezistencës palestineze, duke larguar kështu dyshimet dhe paqartësitë e Boshtit të Rezistencës.

Natyrisht, edhe pse në këtë operacion morën pjesë të gjithë përbërësit e rezistencës palestineze, Boshti i Rezistencës mund të kishte mbajtur distancën me rezervat e mëposhtme:

- Duke marrë parasysh përmasat e pasojave të një operacioni të kësaj shkalle, ai nuk duhet të ishte bërë në mënyrë të njëanshme dhe do të duhej të ishte i koordinuar me Boshtin e Rezistencës.

- Ata që e morën vendimin në mënyrë të njëanshme, duhej ta kishin kufizuar hapësirën e operacionit.

​- Ai që mori vendim të njëanshëm, do të duhej ta kishte parasysh të përballojë i vetëm pasojat e këtij operacioni.

Me fjalë të tjera, përmbytja e Al-Aksa nuk ishte vendim madje as i Hamasit, por i udhëheqjes së Gazës. Plani ishte që të merreshin disa të burgosur me një njësi prej 60 burrash dhe të shkëmbeheshin të burgosur. Por, dobësia e sigurisë e regjimit izraelit e motivoi Hamasin që të zgjerojë fushën e operacionit me pjesëmarrjen e grupeve të tjera të rezistencës.

Së fundi, përmbytja e Al-Aksa; Ka fituar një dimension që mund të ketë pasoja që mund të prekin jo vetëm Hamasin, por edhe tërë rezistencën palestineze, popullin e Gazës, madje edhe të gjithë rajonin.

Pavarësisht të gjitha këtyre kushteve dhe rezervave, Boshti i Rezistencës nuk e tërhoqi mbështetjen e tij nga ky operacion, i cili u krye në mënyrë të njëanshme pa koordinim me të.

Kështu, ai tregoi se ishte i gatshëm të përballonte pasojat rajonale të këtij operacioni.

Meqenëse pasoja më e madhe rajonale e Përmbytjes së Al-Aksa do të ishte një luftë rajonale, Boshti i Rezistencës ishte i gatshëm të hynte në këtë luftë për të mbrojtur mbijetesën e rajonit dhe rezistencën palestineze.

Pas Përmbytjes së Al Aksa, Ministri i Jashtëm iranian Husein Emir Abdullahiyan filloi një diplomaci intensive për vendet islamike për të zhvilluar një diskurs të përbashkët për mbrojtjen e Gazës, kundër qëndrimit të vendeve perëndimore të cilat thanë se "Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten".

Duke vazhduar përpjekjet e tij për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët në Liban, Irak, Arabinë Saudite, Katar, Turqi dhe Egjipt, Ministri i Jashtëm iranian rriti koordinimin me udhëheqësit e grupeve të rezistencës libaneze, irakiane dhe palestineze.

Pavarësisht të gjitha këtyre përpjekjeve për zhvillimin e të paktën unitetit të diskursit rajonal, Organizata e Bashkëpunimit Islamik mundi të takohej më 18 tetor, 11 ditë pas Përmbytjes së Al-Aksa. Më pas, nuk mori asnjë vendim tjetër përveçse "të dënonte me termat më të ashpër masakrën e tmerrshme të Izraelit që synonte spitalin në Gaza".

Asnjë nga vendet islamike që kanë bashkëpunim diplomatik, ekonomik, ushtarak dhe inteligjent me Izraelin nuk i ftuan ambasadorët e tyre në Izrael as për qëllime konsultimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abu'l Geyt, iu referua rezistencës palestineze si "banda terroriste në Gaza".

Presidenti i Administratës Autonome Palestineze, Mahmud Abbas deklaroi se ata e njohin Izraelin me Marrëveshjen e Oslos dhe u shpreh se Hamasi nuk përfaqëson Palestinën.

Sipas anëtarit të Byrosë Politike të Hamasit, Musa Abu Marzouk, disa vende arabe i kërkuan Izraelit të përfundojë punën e Hamasit.

Për të penguar përpjekjet e Boshtit të Rezistencës, të gjitha regjimet perëndimore, veçanërisht regjimi amerikan, dërguan aeroplanmbajtëse në rajon me argumentin "Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje".

Ai furnizoi regjimin izraelit me armë, municion dhe madje edhe me ushtarë.

Ai kërcënoi Iranin, Libanin, Irakun dhe Jemenin me luftë nëse do të merrnin hapa për të parandaluar sulmet e Izraelit në Gaza.

Boshti i Rezistencës, pjesë e Përmbytjes së Al-Aksa

Boshti i Rezistencës, për të cilin Ministri i Jashtëm iranian Abdullahiyan tha se kishte "duart në këmbëz", filloi operacionet kundër Izraelit menjëherë pas Përmbytjes së Al-Aksa.

Hezbollahu po shkatërron bazat ushtarake izraelite në të gjitha zonat kufitare nga Fermat Sheba deri në Nakura.

Grupet irakiane të rezistencës po godasin bazat amerikane në Irak dhe Siri me raketa dhe avionë pa pilot.

Ushtria e Jemenit, e lidhur me qeverinë Sanaa, e dominuar nga Lëvizja Ansarullah, po kryen sulme me raketa balistike dhe me dron mbi Izraelin.

Ekziston një koalicion i gjerë që nuk i konsideron të mjaftueshme këto operacione të kufizuara të komponentëve të Boshtit të Rezistencës në kuadër të disa rregullave të angazhimit dhe kritikon faktin se Boshti i Rezistencës nuk ka filluar ende një luftë rajonale kundër Izraelit.

Anëtarët perëndimorë të këtij koalicioni të gjerë të humbësve të luftës me prokurë në Siri tashmë e mbështesin hapur Izraelin.

Përbërësit e këtij koalicioni në vendet islamike akuzojnë Iranin, Hezbollahun, Forcat e Mobilizimit Popullor irakian (Hashd Shaabi) dhe Lëvizjen Ansarullah se nuk kanë bërë asgjë për Gazën.

Sot ky koalicion i cili thotë: "Ku është Boshti i Rezistencës? Çfarë po bën ai për Gazën?", në vitin 2011, imponoi një luftë dhjetëvjeçare për të shkatërruar Sirinë, mikun e vetëm arab të Hamasit dhe rezistencës palestineze.

Objektivi i parë i grupeve të armatosura të mbështetura nga ky koalicion ishte baza e radarit Merc es-Sultan e Sirisë, e cila monitoron Izraelin.

Ata akuzuan Iranin, i cili nuk lejoi shkatërrimin e Sirisë, bastionit më të fortë dhe të vetëm arab të Boshtit të Rezistencës, për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve arabe.

Ata e fyen si "Hizbushejtan", Hezbollahun, i cili hyri në luftë për të parandaluar shkatërrimin e Sirisë në 2013; Thanë se ishte më i rrezikshëm se Izraeli.

Në vitin 2014, ata i përshkruan si "terroristë" Forcat e Mobilizimit Popullor, të cilat mbrojtën Irakun kundër ISIS-it. Në vitin 2015, ata bënë luftë kundër Lëvizjes Ansarullah së bashku me bazën e saj sociale dhe u përpoqën ta shkatërrojnë atë.

Anëtarët e këtij koalicioni kundër Boshtit të Rezistencës në rajon nënshkruan marrëveshje normalizimi me Izraelin menjëherë pasi pranuan humbjen në luftën e Sirisë.

Jo vetëm që nuk dëbuan ambasadorët izraelitë nga vendet e tyre, por as nuk i tërhoqën ambasadorët e tyre nga Izraeli për qëllime konsultimi.

Njerëzit e thjeshtë, të cilët lavdërojnë mitingun e mbajtur nga udhëheqësit e tyre si "bëjnë gjithçka munden për Gazën", pyesin: "Po Boshti i Rezistencës çfarë bëri ?"

Më palestinezë se palestinezët dhe arabët

Akuza e kundërshtarëve të Boshtit të Rezistencës jashtë Iranit, Irakut, Sirisë, Libanit dhe Jemenit, në formën se: "Nuk po bëni asgjë për Gazën?", po kthehet nga kundërshtarët iranianë, irakianë, sirianë, libanezë dhe jemenas, në një akuzë të tipit “Po na rrezikoni neve për Gazën”.

Kundërshtarët iranianë na kujtojnë se edhe arabët dhe palestinezët janë dakord me Izraelin: "Pse jemi më palestinezë se Palestina dhe Arabët?" pyet ai. Akuzon Teheranin për “shpërdorim të parave të popullit iranian në Gaza, Liban, Siri dhe Irak”.

Opozita siriane thotë: "A nuk na goditi Hamasi pas shpine? Çfarë na intereson Gaza neve?"

Opozita irakiane pyet: "Pse duhet të hyjmë ne në luftë me Amerikën kur vendi ynë është nën pushtimin e SHBA-së dhe madje edhe paratë tona të naftës vijnë prej andej?", dhe thotë se lufta e Gazës nuk është lufta e Irakut.

Ndërsa, libanezët që kundërshtojnë Hezbollahun thonë: "Ti je vetëm një parti që përfaqëson vetëm disa nga shiitët në vend. Nuk ke të drejtë të na sakrifikosh për luftën e dikujt tjetër."  Ata përcjellin paralajmërimet e SHBA-së, Francës dhe vendeve arabe kundër hyrjes në luftë dhe thonë: “Nuk mund ta hidhni Libanin në zjarr për luftën e Hamasit”.

Përfundimi

Infrastruktura ushtarake e rezistencës palestineze u krijua nga Irani dhe Siria. Dora e Boshtit të Rezistencës në Irak po sulmon bazat e Amerikës në Siri dhe Irak.

Duke goditur bazat e tij ushtarake përgjatë kufirit libanez, Hezbollahu e detyron Izraelin të mbajë tre brigadat e tij në frontin verior dhe i pengon ato të dërgohen në Gaza.

Jemeni, i cili kohëve të fundit është përfshirë në luftë, hap një front të ri për mbrojtjen ajrore të Izraelit kundër raketave të lëshuara nga Gaza.

Por Boshti i Rezistencës nuk ka bërë asgjë për Gazën.

Vendet që kanë shpallur qëllim të vëllimit tregtar prej 9 miliardë dollarësh me Izraelin, po bëjnë gjithçka që munden në rastet kur mbajnë tubime.



Burimi : Yakın Doğu Haber