A është afër një luftë Iran-Izrael?

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Shk. 16, 2018, 1:09 a.m.

Në fund të fundit, nëse do të marrim parasysh kërcënimet e njëpasnjëshme të gjeneralëve izraelitë dhe të politikanëve të niveleve të larta në Tel Aviv kuptohet se lufta që mund të nisë mes Izraelit dhe Iranit është vetëm një “çështje kohe”. Pyetja është cila do jetë fushëbeteja e kësaj lufte?

Lajmet e publikuara në televizionet izraelite dhe titujt e pafund të gazetave izraelite brenda këtyre dy ditëve indikojnë se çështja e hyrjes në luftë me Iranin është në fakt vetëm një “çështje kohe”. Sepse Izraeli nuk e pranon prezencën e forcave ushtarake iraniane në kufi. Madje, Ministri i Infastrukturës, Yoav Galant ka shkuar deri aty sa të shprehet se “Duhet ta prishim trinitetin e ligë mes Iranit, Sirisë dhe Hizbullahut.”

Këto tituj lajmesh nuk tregojnë asgjë për fuqinë e Izraelit, përkundrazi reflektojnë shqetësimin dhe frikën që ndihet. Një nga arsyet që veçanërisht ka kontribuar në arritjen e kësaj pike ka qënë rrëzimi i një ‘droni’ izraelit, i cili cilësohet si një avion me teknologji moderne që kishte hyrë në hapësirën ajrore të El-Xhelil, qëështë një zonë që gjendet nën pushtim nga një raaketë që zotëronte Siria, e cila mund të konsiderohej edhe e ‘papërdorshme’ duke qënë se ishte veçse një mbetje që prej viteve 1970...

Rrëzimi i avionit F-16 që i përkiste Izraelit përbën një pikë kthese në këndvështrimin ushtarak për shkak të nivelit të lartë të zhvillimit teknologjik të tij. Një ngjarje e këtillë na ka kujtuar majin e vitit 1960 kun ndërkohë që lufta e ftohtë mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik vazhdonte me shpejtësi dhe pa ndërprerje, një raketë e modelit që i përkiste Bashkimit Sovjetik rrëzoi një avion të sipunazhit amerikan të tipit “U2” që kishte hyrë në hapësirën ajërore të Sirisë. Në një periudhë të këtillë, kur në karriget e presidentëve repspektivë të SHBA-së dhe të Rusisë gjendeshin Duight Eisenhouer dhe Nikita Krushçev, rrëzimi i avionit të spiunazhit amerikan dhe marrja nën kontroll e sistemit të tij përbënin një goditje shumë të fuqishme kundër Amerikës dhe Amerika e pagoi shtrenjtë me miliarda dollarë këtë goditje duke qënë se e kishte të nevojshme që të prodhonte një tjetër avion spiun që nuk do të dallohej nga sistemi rus.

Për më tepër F-16 që u rrëzua ka dhe veçantësinë se është avioni i tretë F-16 që rrëzohet në hapësirat ajrore arabe. I pari i përkiste Marokut dhe ishte rrëzuar nga husit në Jemen. Avioni i dytë F-16 që u rrëzua drejtohej nga piloti jordanez Muaz El-Kesasibe,  përkiste Jordanisë dhe u rrëzua nga ISIS-i në zonën e hapësirës ajrore që i përket Irakut. I treti dhe më i rëndësishme avion që u rrëzua është F-16 që i përket Izraelit dhe u rrëzua nga një raketë që i përkiste Sirisë.

*

Avionët e rrëzuar që i përkisnin Jordanisë dhe Marokut ishin në fakt avionë të tipeve të vjetra që nuk përdoreshin, ndërkohë që avioni Izraelit ishte avion modern dhe i zhvilluar teknologjikisht. Për këtë arsye, vlera e këtij avioni të Izraelit dhe madhështia e tij në tregun ndërkombëtar u shkatërruan me rënien e avionit. Një situatë e këtillë ishte përjetuar edhe në kohën kur raketat që i përkasin Hizbullahut, të cilat mund të barazvlerësohen me raketat “Leopard” të Gjermanisë dhe me raketat “Abrams” të Amerikës shkatërruan plotësisht tankun e Izraelit, “Merkava”. Deri në atë periudhë fama e tankut “Merkava” ishte zgjeruar aq shumë sa për “Merkava” e Indisë ishte arritur të bihej dakord për një marrëveshje që kapte vlerat e 2 miliardë dollarëve.

Irani nuk është tërhequr nga Siria. Sepse Irani gjendet aty pikërishme me ftesën e vetë qeverisë siriane dhe vazhdon të luftojë përafërsisht prej 6 vite tashmë në Siri. Gjatë kësaj periudhe kohore përtej dimensionit financiar, Irani ka humbur edhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh në Siri duke dhënë një kontribut të madhe në ardhjen në këtë situatë të Shtetit Sirian dhe Preasidentit Sirian që shënon një ngjarje të paprecedentë të të bërit ballë të një komploti të këtillë të Amerikës, siç nuk është parë më parë. Po kështu të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe krahu ushtarak i Asit të Rezistencës, Hizbullahu i cili qendrën e tij e ka në Liban. Parë në këtë këndvështrim, kërkesa e ministrit izraelit për shpërpërjen e këtij trekëndëshi dh largimin e trupave ushtarake iraniane nga zona kufitare me izraelin janë thjeshtë kërkesa që vijnë si pasojë e një analize të thjeshtë politike.

Në fund të fundit, nëse do të marrim parasysh kërcënimet e njëpasnjëshme të gjeneralëve izraelitë dhe të politikanëve të niveleve të larta në Tel Aviv kuptohet se lufta që mund të nisë mes Izraelit dhe Iranit është vetëm një “çështje kohe”. Pyetja është cila do jetë fushëbeteja e kësaj lufte?

Ekzistojnë dy mundësi që duhet të merren parasysh në një situatë të këtillë:

E para: Izraeli do të vërë në lëvizje avionët e tij ushtarakë për të bombarduar Iranin dhe kjo do të kthehet në një luftë e cila do të zhvillohet mbi centralet bërthamore dhe infrastrukturën ekonomike dhe ushtarake.

E dyta: kjo luftë do të kalohet dhe do të zhvillohet në territoret e Libanin dhe në territoret e Sirisë.

Mundësia e parë duket më larg së vënies në jetë. Sepse Irani ndodhet përafërsisht 2000 mile larg territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli... Kjo largësi është pothuajse sa gjysma e një kontinenti... Nëse qeverisja izraelite do të kishte ehe shpresën më të vogël se do të mund të kishte sukses nuk do të vazhdonte të mjaftohej vetëm me kërcënime kundrejt Iranit se do të bombardonte dhe shkatërronte të gjithë centralët bëthamore për më shumë se tetë vite, do të kishte ndërmarrë veprime konkrete pa asnjë mëdyshje. Edhe pse mundësia e dytë duke si më e realizueshme, përsëri edhe kjo mundësi mbart risqe të mëdha.

Risku më i madh në këtë mundësi është prezenca e fuqisë ushtarake dhe politike e Rusisë. Nuk mund të mendohet se presidenti i shtetit rus, Vladimir Putin do të lejojë që Izraeli të shkatërrojë në Siri suksesin më të madh strategjik që ai ka arritur deri më tani. Kërcënimi i dytë qëndron në faktin se qindra mijëra raketat që do të godasin Izraelin në një sitatë të këtillë do të shkaktojnë shkatërrimin e qyteteve më të mëdha... Nëse hyrja e dronëve iranianë që kap vlerat e 350 dollarëve hynë në hapësirën ajrore të Izraelit shkakton mbylljen për orë të tëra të aeroportit Ben Gurion dhe hapjen e tunelëve mbrojtës në Haifa dhe në Tel Aviv si dhe rrëzimin e një avioni izraelit, çfarë mund të ndodhë më pas? Kur raketat e lëshuara nga Siria, Libani, Irani dhe Gazza të fillojnë të bien nga qielli izraelit si shiu çfarë situate do të krijohet? Një kërcënim i tretëështë edhe shndërrimi i ushtrisë siriane pas eksperiencës që fitoi gjatë kësaj lufte... A nuk është parapërgatitja e ushtrisë siriane me fuqinë ushtarake dhe teknike që ka zhvilluar edhe më e mirë se një përgatitje e mëparshme?

Irani nuk ka nevojë që të ndërtojë baza ushtarake ajrore dhe detare në Siri. Tokat siriane janë gjithnjë të hapura për Sirinë... po kështu, këto territore janë të hapura veçanërisht për të gjitha grupet e armatosura të cilar vijnë nga Afganistani dhe Pakistani dhe që janë të gatshëm të luftojnë deri në vdekje kur bëhet fjalë për një luftë kundër Izraelit që mban të pushtuar veçanërisht Jeruzalemin dhe Mesxhidin Aksa...

Rrëzimi i avionit izraelit me një raketë të dalë nga funksioni ka qënë një zhvillim që ka rezultuar në një surprizë të paparashikuar. Nuk përjashtohet as fakti se ekziston mundësia që raketa S 200 e përdorur për të rrëzuar këtë avion ka qënë një verion i përpunuar në mënyrë moderne nga specialistër sirianë, iranianë dhe libanezë për t’i dërguar Izraelit mesazhin se “Po fshehim edhe më shumë se kaq. Ejani dhe provojini. Do t’ju kthejmë në epokën e gurit.”

*

Izraeli mund të ketë një strukturë të madhe dhe të fuqishme ushtakake, megjithatë në shumë raste të ndryshme ka dështuar të shkatërrojë Irani që pretendon qëështë më i fuqishëm. Përkundër kësaj, Irani dhe aleatët e tij e kanë mundur herë pas here me rradhë Izraelin. Ka kaluar koha kur Izraeli i mundte arabët për shkak të përparësisë ajrore që ka. Tashmë termat e fituesit të luftës, apo të të pamposhtruve janë shndërruar në termat “rezistencë” dhe “zgjatja e periudhës së luftës”. Aleanca Siri-Iran-Liban-Palestinë që deri më tani nuk ka pasur nevojë për mbështetje edhe pas kësaj periudhe nuk nevojë për mbështetje në këtë luftë në të cilën do të hyjë e përgatitur si nga këndvështrimi psikologjik edhe nga këndvështrimi ushtarak.

Rreziku me i madh për Izraelin në suksesin e arritur me rrëzimin e këtij avioni ka qënë humbja e prestigjit ushtarak që Izraeli zotëronte, ringjallja e besimit në fuqinë e aksit të rezistencës dhe vetvetes në mesin e popujve arabë si dhe prishja e balancave të fuqive ajrore dhe tokësore. Në fund të fundit të gjitha këto kërcënime të Izraelit dhe goditja e 12 objektivave në Siri janë bërë vetëm për qetësimin e situatës brenda shoqërisë izraelite, ngritjen e moralit dhe minimizimin e dozës së humbjes.

Në të vërtetë, nëse zhvillohet një luftë mes shtetit izraelit pushtues dhe aksit të rezistencës – pra, nuk shprehemi vetëm Irani – kjo do të jetë eksperienca e fundit që do të përjetojë Izraeli. Nuk besojmë se këtë herë Izraeli do të mund të fitojë në një luftë kundër Iranit, Sirisë, Libanit dhe Palestinës që kanë zënë rrënjë që prej nijëra viteve në këto territore.



Burimi : İslami Analiz