Kualitetet të cilat stolisin liderin e vërtetë mysliman

nga Zafar Bangash | Publikuar në Shta. 29, 2018, 12:40 a.m.

Gjithmonë ka pas njerëz të cilët flisnin gjërat sikur ”nuk mund të bëjmë këtë”, ”armiku ynë është tepër i fuqishëm”, ”ne nuk kemi këtë”, ”ne nuk kemi atë”.  Republika Islame është bekimi i cili na ka treguar se ”Ne mundemi”.

                                                          Udhëheqësi Imam Sayyed Ali Khamenei

Në sistemin islam, udhëheqja është jashtëzakonisht e rëndësishme, sikurse është e rëndësishme edhe në çfarëdo sistem tjetër. Kjo vlen edhe për sektorin e industrisë dhe organizatat tjera. Ekzistojnë kualitetet e caktuara unike për udhëheqjen islame, të cilat shpesh mungojnë në sisteme tjera. Ngjashëm me këtë, sundimtarët shpesh po identifikohen me liderët. A ekziston ndryshimi? Sundimtari është personi i cili merr pozitë të caktuar në qeveri, sikurse që është presidenti apo kryeministri. Bile edhe nëse personi ka ardhur në pozitë të tillë me fitore  në zgjedhje, atë ( e ndonjëherë  edhe “ate”) nuk mund ta thërrasim lider.

Sot Donald Trumpi është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë a e bënë atë edhe lider? E vërtetë, ka fituar në zgjedhjet e vitit 2016, por shumica e amerikanëve do të pajtoheshin se nuk gëzon shumë besim, e edhe më pak po tregon çfarëdo aftësie për udhëheqje. Sundimtari thjeshtë merr pozitën. Në momentin kur bien nga ai vend, personi praktikisht shkon në harresë. Sundimtari përcjell gjërat rutinore edhe nëse është në gjendje që të kryejë me sukses, atëherë konsiderohet sundimtari i mirë.

Liderët nga ana tjetër janë krijuar nga materialet të ndryshme. E para dhe më e rëndësishmja është fakti se kanë vizion. E dyta, ata janë në gjendje të japin udhëzime njerëzve të cilët i përcjellin. Pastaj inspirojnë njerëzit me shembullin e tyre. Liderët kanë kualitete të caktuara sikurse që është modestia, thjeshtësia, sinqeriteti, guximi dhe vetëbesimi. Kjo është ajo që Islami e quan takva, zbatimi i të gjithë asaj që Allahu xh.sh. ka urdhëruar, ndërsa duke u përmbajtur prej asaj që ka ndaluar. Ata nuk ndjekin kurrfarë interesat personale apo të dyshimta. Në vend të kësaj, ata janë të motivuar me dëshirë që të shërbejnë njerëzve dhe synimit të realizimit të kërkesave të tyre legjitime.

Liderët janë në gjendje të përballojnë presionin, sikurse që janë kërcënimet, mashtrimet dhe pengesa tjera në kërkim të qëllimit të tyre. Grupet e caktuara të interesit në shoqëri së pari përpiqen t’i përqeshin, e në rast se nuk arrijnë, ndërmarrin frikësimin. Në rast se frikësimi nuk funksionon, i ofrojnë mundësinë që të pamundësohen nga rruga e përcaktuar. “çdo njeri ka çmim”, thotë fjala e urtë popullore. Por, liderët nuk janë në shitje, pa marrë parasysh se për çfarë shume është fjala. Ata nuk mund të frikësohen e as të blihen. Këto janë vetitë të cilat i dallojnë sundimtarët  nga liderët.

Të hedhim një shikim të shpejtë botës sot dhe shohim se sa sundimtarët me të vërtetë kualifikohen si lider? Ne nuk do të lodhemi tepër me Perëndimin,botën në të cilin ekzistojnë institucione të shumta të cilët sigurojnë se sistemi mirë funksionon, bile edhe në rast se personi budalla vjen në krye. Megjithatë, çka është me botën myslimane dhe çfarë paraqet lideri ideal tek myslimanët? Myslimanët e përkushtuar dinë se askush përveç profetit fisnik nuk mund të jetë model për ta, duke përfshirë edhe disa mysliman,të  cilët theksojnë se ai është i Dërguari i Allahut xh. sh. në tokë, ndërsa ne jemi qenie njerëzore të thjeshtë. E vërtetë, por pikërisht Muhamedi a.s na ka treguar shembullin ideal, dhe prej neve kërkohet që të tregojmë aftësitë tona më të mira.

Në botën myslimane sot, vetëm disa personalitete, sikur lideri  suprem i Iranit, imam Ali Hamenei dhe lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrullahu, mund të kualifikohen me këtë virtyt.Padyshim se të dytë kanë dal nga rrënjët e traditës islame, dhe jo prej formave sekulare të arsimimit apo institucioneve perëndimore. Ky është reflektim dëshpërues  të Ummetit(bashkësisë), të  afro 1,8  miliard mysliman, nuk mundemi të gjejmë ndonjë shembull tjetër më shumë.

Në mesin e kualiteteve të liderit të madh është  edhe aftësia e tij që saktësisht të analizon situatën e tanishme dhe të ofron udhëzime. Për të ardhur gjer te bashkimi i fjalëve dhe veprave,  është e nevojshme të sigurohet se zyrtarët dhe njerëzit të pozitës të mendojnë ngjashëm. Kjo është përgjegjësi e liderit i cili do të udhëheq nëpunësit dhe njerëzit tjerë që së bashku të punojnë drejt qëllimit të përbashkët. Vetëm lideri me vendosmëri të çeliktë dhe me kualitetet të lartë  të guximit dhe urtësisë mund të udhëheq vendin sikurse që është Republika Islame e Iranit, e cila po përballet me aq shumë sfida serioze.

Ngjashëm është edhe në Liban, ku sejid Hasan Nasrullahu   udhëheq në rrugën e fitores kundër armikut, Izraelit sionist, shumë herë më i “fuqishëm” dhe shumë më i pajisur. Është e sigurt se liderët me më pak kualitete në vende tjera do të ishin të stër ngarkuar nën trusninë e tillë të armiqve të tyre. Por jo edhe udhëheqësi i revolucionit të Republikës Islamike të Iranit apo Hasan Nasrullahut, udhëheqës  të  Lëvizjes së rezistencës të Hezbollahut të Libanit.

Të mbesim me Republikën Islame pakëz. Asnjë vend në historinë bashkëkohore me siguri nuk është përballur me aq presione të mëdha sikurse Republika Islame e Iranit. Është nënshtrua me dekada me sanksione ilegale dhe agresione e cila ka pas mbështetjen e tërë botës. Irani islamik ka luftuar i vetmuar, pa askënd, dhe trimërisht e ka mbrojt krenarinë dhe integritetin e tij, Njëkohësisht, ka ekzistuar fushata e pamëshirshme e sabotimeve dhe atentateve të cilët e kryenin mynafikët( tradhtarët). Udhëheqja e Iranit, së bashku me njerëzit të cilët inspirojnë, kanë duruar këto testet me trimëri dhe vendosmëri të pashoqë. Kjo ishte e mundshme vetëm se udhëheqja i ka udhëhequr njerëzit në drejtim të duhur dhe i ka mbajt të motivuar.

Republika Islame është larg nga”shpërthimi”apo dorëzimi dhunës taktike, ajo ka rritur ndikimin global në rajon. Sot, Republika Islame ka ndikim në vendet sikur Libani, Iraku, Siria, Palestina dhe Jemeni. Ky ndikim nuk ka ardhur në formë të detyrimit, sikurse veprojnë SHBA-ja dhe BE-ja, por nëpërmjet ofrimit të ndihmës së sinqertë. Kjo njihet si”thellësia strategjike e Iranit islamik”. Në fjalimin e mbajtur me 23 maj 2018 imam Hamenei ka cek edhe këtë:” Një element i fuqisë sonë është aftësia mbrojtëse: saktësisht mbrojtja në distancë. Edhe një element i fuqisë sonë është thellësia strategjike . Prezenca në shtetet e rajonit dhe mbështetja popujve të rajonit është thellësia strategjike e Republikës Islame: Republika Islame këtë kurrë nuk do të braktis. Asnjë qeveri e mençur këtë nuk do të bënte”.

Duke u thirrur në kërkesat e fuqive hegjemoniste perëndimore të cilët i udhëheqin SHBA-të, posaçërisht lidhur me gamën e raketave iraniane, Hamenei është përgjigjur fuqishëm:” Prodhimi i raketave të ndryshme dhe fuqive tona raketore  është burimi i sigurisë së shtetit”. Duke  iu drejtuar shkencëtarëve dhe akademikëve, ai ka treguar se gjenerata e re nuk i kujton ditët kur Teherani ishte i ekspozuar breshërive të sulmeve raketore ditë e natë.”Shtëpitë janë shkatërruar, kanë humbur shumë jetë të pafajshme në Teheran. Raketat armiqësore lehtë arrinin qytetet në afërsi të fushëbetejave, sikur Dezfuli, Ahvazi, Susea dhe tjerë, ndërsa pranë  tyre edhe shumë qytete tjera të cilët ishin edhe më larg! Ne nuk kemi pasur raketa apo mjete tjera për vetëmbrojtje, thjesht kemi qenë të detyruar vetëm të vështrojmë këtë vuajtje gjersa duar i kishim të lidhura”, ka thënë Hamenei në fjalimin e dytë të mbajtur me 4 qershor 2018.

Kështu punojnë armiqtë e Allahut dhe njerëzimit. I nënshtrojnë njerëzit, posaçërisht myslimanët e përkushtuar, krimeve të tmerrshme vetëm se guxojnë të ndajnë rrugën e veçanet të bazuar në drejtësi dhe ndershmëri. Rruga e tillë konsiderohet e dëmshme  për interesat e grabitqarëve, posaçërisht të SHBA-ve. Për t’u kundërvënë kërcënimeve të tilla imperialiste dhe cioniste vendi duhet të jetë i fuqishëm nga brenda. Duhet të ekzistojë uniteti i brendshëm dhe kohezioni si mjet për mbrojtje. Ajo është që Republika Islamike e ka arritur.

Hamenei pikërisht për këtë ka fol kur ka thënë:”Rinia jonë na ka bërë fuqinë raketore më të fuqishme në rajon. Armiku duhet të dijë se në rast se na sulmon vetëm njëherë, ne do t kthejmë dhjetë fish më shumë! Prandaj, raketat janë burimi i sigurisë dhe fuqisë së Iranit. Veni re, se si armiku është fokusuar në forcat tona, është fokusuar në programin tonë raketor. Për fat të keq, disa në mes nesh flasin me gjuhë të njëjtë sikurse armiku, duke përsëritur fjalët  e tyre kur shtrojnë pyetjen:”Cili është qëllimi i programit tonë raketor?”.

Buxheti ushtarak i SHBA-ve është 719 miliard dollar. Kanë ndarë 1,1 trilion dollar për modernizimin e armatimit nuklear. SHBA mban mbi 180 baza ushtarake në botë, shumë prej tyre janë të stacionuara në  shtetet të cilat kufizohen me Republikën Islame. Por, amerikanët dhe aleatët e tyre sionist insistojnë në atë që Irani nuk guxon të ketë kurrfarë raketa dhe duhet të tërheq këshilltarët e vet ushtarak nga Siria.

Amerika ka hyrë në Siri ilegalisht dhe në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare dhe pa lejen e qeverisë siriane. Këshilltarët iranian kanë ardhur me thirrjen konkrete të qeverisës siriane që të mbrojnë  atë kundër terroristëve tekfirist të mbështetur nga ana e imperialistëve, sionistëve dhe sauditëve, të cilët po mbjellin kaos anembanë Sirisë. Aftësitë raketore iraniane dhe prezenca e tyre në Siri irritojnë fuqitë e jashtme, e me këtë edhe propagandën e tyre të mallkuar kundër Republikës Islame. “Ata po kundërshtojnë fuqinë  tonë mbrojtëse ushtarake pasi që kjo është një nga elementet e pushtetit tonë dhe në këtë është e përmbledhur thellësia strategjike e vendit tonë. Armiqtë tanë po kundërshtojnë me të gjitha mjetet çdo element të fuqisë sonë kombëtare”, ka thënë Hamenei në prezantimin e tij para shkencëtareve iranian.

“Rini jonë inteligjente dhe e talentuar”, ka vazhduar ai, “sot arroganca po lufton kundër neve, pasi që fuqia jonë e ka kapluar rajonin. Kjo është fuqia e Republikës Islame. Sipas mendimit tonë, elementet e fuqisë tonë kombëtare konsiderohen element shqetësues në sytë e armiqve tanë dhe për këtë shkak po luftojnë kundër këtyre elementeve. Ata po kundërshtojnë ekspansionin e qeverisë së Republikës Islame në mes dhe jashtë vendit dhe rajonit. Ata po kundërshtojnë fuqinë tonë ushtarake dhe mbrojtëse, pasi që ky është element i pushtetit dhe thellësia strategjike e vendit tonë. Armiqtë ton po kundërvihen me të gjitha mjetet të fuqisë kundër çdo elementi të fuqisë sonë kombëtare”.

Duke siguruar udhëzime në formë pyetjes, Hamenei ka thënë:” Në çfarë mënyre të përballemi me këtë? Ai ka këshilluar shkencëtarët e rinj dhe rinin me fjalët:”Duhet të mbështeteni në elementet tona të pushtetit, përkundër dëshirave të kundërta të armiqve. Përpara kemi njoftuar, edhe një herë duam të paralajmërojmë se resurset tona mbrojtëse dhe fuqia ushtarake e vendit tonë nuk mund të vihen në pyetje dhe as që mund të bisedohet për këtë. A mund të vijnë dhe të na kritikojnë për shkak të këtyre pajisjeve mbrojtëse, për çka që kemi versionet e këtilla apo të atilla, pse i prodhojmë dhe pse i hulumtojmë?”.

Hamenei fuqishëm ka refuzuar çfarëdo marrëveshje me armikun për të gjitha çështjet kyçe:”Nuk do të bisedojmë me armiqtë për ato gjëra të cilat rrisin, ofrojnë dhe mbështesin fuqinë nacionale. Ne shkojmë përpara në rrugën e mirëmbajtjes së fuqisë sonë, dhe këtë barrë e ndajmë të gjithë”.



Burimi : ePogledi