ERBAINI: Kjo Veprimtari Fetare Është Çelësi Për Mposhtjen E ISIS-it

nga Seyid Muhammed el-Müderrisi | Publikuar në Tet. 27, 2018, 11:53 p.m.

Shiitët janë shumë të mësuar me kërcënimet e llojit si prerja e kokave, vrasja e fëmijëve, therja e fyteve dhe marrja rob e grave. Kjo është ajo dukuri e cila i bën shiitët që të jenë të gatshëm që të luftojnë kundër terrorit me shenjën dhe thirrjen më të vogël të udhëheqësve tanë fetarë, duke e bërë atë një shoqëri globale të përbërë nga njerëz të përkushtuar dhe të sigurtë të cilët u qëndrojnë larg pajtimit.

Revolucionet të cilat janë përbërjet në formën më radikale, kërkojnë zhvillimin e ndryshimeve në rrënjët e sistemit të vlerave të një shoqërie.Si pasojë e regjimit të vjetër baathist të Irakut, degjenerimit politik i cili ka marrë në kthetrat e tij shtetin, sulmet e papërshkrueshme me fjalë të gjenocidit të ISIS-it, si pasojë e shndërrimit në rrënojë në çdo shkallë, kërkon një tjetërsim moral me qëllimin e zëvendësimit të tërë dëmit të shkaktuar.

Për këtë arsye, ka filluar një revolucion më autentik, i cili është larg objektivit të mediave mbështetëse të tabloidit të jashtëzakonshëm. Ky është një revolucion i cili do të ndreqë nga e para vlerat të cilat janë varrosur nën rrënojat e djegura të shkaktuara nga ligësia dhe imoraliteti për një kohë të gjatë. Ky revolucion i quajtur Erbain, krijon një ndikim valëzues të jashtëzakonshëm në korridoret e pushtetit dhe në jetën e miliona njerëzve në shkallën e rruzullit tokësor.

Ndikimi politik i afërt i Erbainit, mund të matet me përfaqësimin e jetësimit të sfidimit më të madh kundër ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste. Në vitin e kaluar 24 milionë vizitues gjatë një epoke dyjavore duke vërshuar në Kerbela vunë në jetë vizitën e shenjtë më të madhe vjetore të botës. Ky ishte një vërshim njerëzor i cili i shndërroi analistët në të çuditur dhe qeveritë në të paralizuara.

Në kundërshtim me besimin e përhapur, Erbaini nuk nisi pas rënies së Saddam Husejnit. Ky ritual madhështor në të vërtetë ishte që para disa shekujve dhe në epokën pas pas Luftës së Parë të Gjirit, regjimi i dobët erdhi duke e rritur zbutjen e tij ndaj shtypjes mbi ritualet shiite, me synim që të përqendrohej mbi çështjet të cilat i shkaktonin trysni. Brenda një kohe shumë të shkurtër miliona irakianë e gjallëruan praktikën e lashtë dhe për të përshëndetur komandantët shpirtërore e mbushën horizontin duke ecur për qindra milje të tëra. Pas një kohe shumë të shkurtër diktatori e kuptoi se kishte bërë gabim. Saddam Husejni duke hequr ndalesën, i kishte hapur udhën një lëvizjeje të fuqishme e cila nuk mund të mbahej nën kontroll. Pas kësaj duke përdorur një grusht të hekurt ai zuri fill që të ndalonte secilin që shihej duke ecur dhe që të hapte zjarr ndaj atyre njerëzve të cilët përpiqeshin që të merrnin pjesë në udhëtimin e fshehtë. Pavarësisht këtij grushti të hekurt, vërshimi njerëzor nuk u ndal dhe vazhdoi në formën e një sfidimi të sigurtë dhe me në fund, përpara goditjes përfundimtare e cila do të vinte nga lufta e vitit 2003 e gjymtoi dhe e dobësoi ish regjimin. Pushtimi nën kryesimin e Sh.B.A.-së rrëzoi një strukturë, brendësia e së cilës ishte aktualisht në gjendje të zbrazur, brendësinë e së cilës qëndresa e popullit e kishte zbrazur ndër vite.

Tani kur terrori e ka marrë botën nën kthetrat e tij dhe kur në tryezë janë shtruar një numër i madh “zgjedhjesh”, unë pretendoj se ka vetëm një kundërhelm të vërtetë dhe të vazhdueshëm për këtë helm: Injektimi i rrëfimit të Husejnit dhe Erbainit. Më poshtë janë radhitur disa veçori të këtij udhëtimi madhështor të shenjtë, të cilat janë gjëja e vetme e cila mund ta bëjë këtë udhëtim të pashoq:

1. Erbaini i shkatërron të tëra pengesat shoqërore dhe etnike. Në asnjë shtet tjetër të të botës nuk ndihet aq shumë ndjenja e harmonisë dhe përputhjes, ndjenja e vëllazërisë e cila është kaq e qartë në këtë udhëtim të shenjtë. Asnjë mbledhje tjetër nuk është në këtë harmoni dhe në këtë përputhje. Ndonëse nuk gjenden mjedisi i duhur dhe shërbimet themelore për të nderuar miqtë, ndjenja mbizotëruese e cila vjen në Kerbela është dashuria pa kushte. Kjo lloj dashurie e cila iu siguron shërbim njerëzve plotësisht të huaj iu ofrohet vetëm mbretërve.

2. Pas rënies në duart e ISIS-it të Musulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut dhe me vendbanimet e sistemuara në një formë të dendur, në vend tjetër i çuditi vëzhguesit me pathyeshmërinë e tij. Vendbanimi në fjalë Amirli është një qytezë e vogël në veriperëndim të shtetit. Qyteza e Amirlit së cilës iu ishte ndërprerë lidhja me pjesën tjetër të shtetit nga forcat e ISIS-it qëndroi për një kohë më të gjatë se sa tre muaj. Burrat dhe gratë e kësaj qyteze luftuan dhe më në fund e zmbrapsën ISIS-in dhe fituan lirinë. Në një kohë kur Musuli ra brenda disa orësh si është e mundur që qyteza e vogël e Amirlit kishte qëndruar në këmbë dhe kishte mposhtur armikun? Dallimi mes tyre ishte se Amirli është i banuar nga turkmenët nga ana etnike dhe është një qytezë shiite nga ana fetare. Pra teksa Musuli në praktikë i kishte hapur dyert ISIS-it, ajo e cila i frymëzonte banorët e Amirlit ishte rrëfimi i Husejnit. Shiitët janë shumë të mësuar me kërcënimet e llojit si prerja e kokave, vrasja e fëmijëve, therja e fyteve dhe marrja rob e grave. Ne jemi të neveritur që nga koha kur Husejni dhe ata të cilët ishin pranë tij u ekspozuan ndaj këtyre veprimeve pra për një hark kohor i cili i tejkalon një mijë vitet. Kjo është ajo dukuri e cila i bën shiitët që të jenë të gatshëm që të luftojnë kundër terrorit me shenjën dhe thirrjen më të vogël të udhëheqësve tanë fetarë, duke e bërë atë një shoqëri globale të përbërë nga njerëz të përkushtuar dhe të sigurtë të cilët u qëndrojnë larg pajtimit.

3. Në një botë e cila është në kthetrën e rritjes së prerë të numrit të njerëzve të cilët janë arratisur nga luftrat si refugjatë, vizituesit e Erbainit dhe irakianët të cilët u shërbejnë si zotër shtëpie, janë duke shfaqur një bujari e cila duhet të jetë një shembull për Perëndimin. Teksa është duke u gjendur brenda kësaj krize bota le të shohë përfshirjen e treguar ndaj vizituesve të Erbainit dhe përqafimin e pashoq e treguar ndaj të huajve. Kjo është një sfidë e lirisë ndaj përhapjes së kapitalizmit dhe përballë flijimeve të militarizmit imperialist të cilët janë të paralizuar nga bota e Veriut.

A nuk është ironike dukuria e pjesëmarrjes dhe e dhënies së kontributit të krishterëve, sirianitëve, jeziditëve duke përfshirë këtu dhe mandeistët sabiitë si dhe anëtarët e pakicave të tjera jomuslimane për një kohë të gjatë në këtë ecje vjetore, të cilët janë ekspozuar në një formë të frikshme ndaj spastrimeve etnike të ISIS-it?

Lufta me ISIS-in nuk është një përleshje e brendshme. Ndonëse disa eskpertë dhe politikanë këtë kanë dëshirë por kjo nuk mund të shihet thjesht si një luftë civile. Kjo është një luftë mes Islamit të vërtetë themeluesit të tij dhe i cili është mishëruar në farefisin e përcaktuar nga ai dhe Islamit të rremë, i cili ka marrë formën e selefizmit militant. Ky i dyti është ai Islam cili ka marrë pamjen e vërtetë, ai i cili ka përvetësuar parrullat dhe simbolet, por të cilit i mungojnë vlerat origjinale. Ky është ai Islam i cili ndonëse duhet të vërë në zbatim ajetin më të madh dhe më të përsëritur të Kur’anit famëlartë i cili është: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit” nuk tregon asgjë e cila ka të bëjë me mëshirën.

Kjo është shfaqja më e vërtetë e një sëmundjeje të cilën vetë trupi e ka sulmuar, e cila është imune nga vetja: e cila është duke asgjësuar Islamin duke përdorur vetë Islamin. Sigurisht se kjo nuk i përket besimit tonë. Në duart e mashtruesve oportunistë, do të shfaqen në një mënyrë të pashmangshme mashtrimet e tyre dhe çdo gjë e cila ka vlerë. Por armiqtë në shembullin tonë kanë filluar që të shfaqen që në epokën e vetë të Nderuarit Muhammed (p.q.m.t.) - i dërguari (p.q.m.t.) na paralajmëronte për dyfytyrëshit të cilët dukeshin se kishin lidhje të vërteta të besimit, por brenda tyre nuk ushqenin lidhje të besimit të vërtetë - se kjo është një shenjë e Ditës së Kijametit. Një sure e tërë e Kur’anit, ka zbritur për të zbuluar rreziqet e fshehta të cilat shkaktoheshin nga ana e këtyre gënjeshtarëve dyfytyrësh të cilët kishin veshur petkun e muslimanit dhe që shkaktonin shumë dëm.

Por përse bota duhet t’i kushtojë rëndësi kësaj dukurie? Sepse ajo që ndodhi në Paris, është vetëm një shafqje e vogël se çfarë mund të bëjnë këta përbindësha. Nëse ata do t’iu gjejnë udhën, ata do t’iu vrasin fëmijtë tuaj dhe do t’i vendosin në shtizat e tyre kokat e tyre të vogla. Ata do t’iu therin burrat tuaj dhe do t’iu vrasin gratë tuaja. Tani nga e dimë ne këtë? Sepse etërit e tyre ideologjikë, kanë vërë në zbatim këto tmerre te frikshme pikërisht kundër familjes së të të nderuarit të dërguar. Ata kanë teksa ishin duke vrarë me gjakftohtësi nipin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) bërtitën “Allahu Ekber”; një parrullë islame u grabit për një çështje ogurzezë. Ata e prenë kokën e nipit të tij duke dhënë shfaqjen e një histerie të çmendur!

Luftëtari sunnit Salahuddin Ejjubi i lindur në shekullin e dymbëdhjetë në Tikrit, e çliroi Kudsin, por përpara se të ecte në qytetin i cili gjendej në duart e romakëve, si fatimitët në Egjipt edhe abbasitët në Siri kishin vrarë me qindra mijra shiitë. Në të njëjtën mënyrë dhe sot udha e cila shkon në Perëndimin e krishterë kalon nga gjaku i muslimanit.

Vizituesit e Erbainit të cilët e marrin parasysh rrezikun e vdekjes e bëjnë të ditur këtë kërcënim. Milionat e vizituesve, përsërisin thirrjet të cilat ne i kemi bërë për shekuj me radhë: Uehhabizmi është një shejtan ogurzi i cili përpiqet që t’i çlirojë dhe t’i marrë nën kontroll shtetet në emër të Islamit. Nëse do lihet i qetë ai do ta kthejë botën në hi e pluhur sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Ndonëse politikanët dinakë perëndimorë për ta thonë se “janë aleatët tanë” këta të fundit nuk janë gjë tjetër vetëm se ujqër sypërmbysur të cilët kanë veshur lëkurën e qingjit. Sërish ata duhet të merren në llogari derisa flamuri i Islamit të kalojë në duart e atyre të cilët e meritojnë dhe për këto mashtrime.

Fuqia tërheqëse e Husejnit i cili është vrarë para 1400 vitesh është aq e fuqishme sa boshti i botës udhëton rreth e rrotull tij. Duke filluar që nga qyteti Auckland i Zelandës së Re deri tek ai Vancouver i Kanadasë dhe deri tek shtetet që ndodhen në mesin e tyre... Turmat e njerëzve përkujtojnë tragjedinë e tij dhe duke rënë në kontakt me Husejnin ato udhëtojnë në njërin nga shtetet më të rrezikshme të botës për ta vizituar tyrben e tij.

Ata nuk e bëjën këtë për të vrarë shpresën e të shypurve për nëj koë të gjatë, por për të krijuar afrimitet e ta, nuk e bëjën këtë për t’u bërë shkak i traumës së humbjes së jetës, por duke veshur veshje të zeza ata duan të lehtësojnë.

Onlar bunu, uzun süre boyunca ezilenleri yıldırmak için değil, onlarla yakınlık kurmak için, can kaybı travmasına sebep olmak için değil bunu hafifletmek için giyilen siyah esvabı geri almak için yapıyor.  Ja pra për këtë arsye nuk ka rëndësi se sa i pamëshirshëm është kërcënimi i ISIS-it, aq më e madhe odo të jetë turma e njerëzve të cilët vërshojnë në udhët e Kerbelasë. Në një tabelë të vendosur nga ana e vizituesve lexohet thënia: “Edhe sikur DAISH-i (ISIS-i) të bjerë nga qielli ne do ta vizitojmë Husejnin”.

Vizituesit në turma milionëshe ecin në të njëjtën udhë, drejt të njëjtit qëllim, me shtysën që u jep e njëjta çështje: ndonëse ata mund të humbin jetën ata duhet të mposhtin imoralitetin dhe urrejtjen. Njëlloj siç ka bërë Husejni.

Ja pra nga e dimë se ISIS-i nuk do të mund të fitojë kurrë.



Burimi : Medya Şafak