Hizbullahu mori fund..fund!

nga Yahya Dbouk | Publikuar në Nën. 1, 2013, 1 a.m.

src=http://mediaelire.net/images/hizbullah.jpg

Nga Yehya Dbouk

Çfarë është në posedim të mediave kundërshtare të Hizbullahut, brenda dhe jashtë vendit, është e e kotë dhe boshe, por mbi të gjitha i mungon profesionalizmi . Të raportosh lajmet “ashtu siç janë” apo media trushpëlarëse apo politikat shkatërruese si dhe dërdëllitjet nëpër rradhët e partive apo të aleatëve të tyre, të gjitha këto kanë dështuar dhe janë të predispozuar të dështojnë dita ditës. Ç’ka ka ngjarë më parë dhe që vazhdon, tregon shumë qartë se këto nuk janë të kualifikuar për këtë profesion.

Pak ditë më parë, mediat e militantëve sirianë transmetuan një pjesë të një video nga internet që  qarkullonte prej kohësh në mediat brenda dhe jashtë Libanit. Videoja  tregon një shpërthim të një ndërtese në Siri, e cila thuhet se gjendet në Sayyeda rajon i Zainab një fshat në Damask, duke theksuar se ajo është ndërtesa më e rëndësishme për Hizbullahun, dhe pika e grumbullimit të elementeve të tij, duke lënë të vrarë me dhjetra dhe me qindra të plagosur.”

Dihet që elementët e Hizbullahut në Siri, dhe në rajonin Sayyeda Zainab veçanërisht, mësuan në lidhje me shpërthimin dhe vrasjen e tyre përmes mediave, por lajmi në lidhje me shpërthimin pushtoi titujt e gazetave dhe lajmeve dhe ishte temë e diskutimit dhe analizave në kanalet e mediave të shquararabe: Cila është rëndësia e gjithë kësaj? Cila është vlera kësaj ç’ka ndodhi dhe efektet mbi betejën? Si do trajtojë Hizbullahu familjet e viktimave kur kufomat e tyre të mbërrijnë në Liban?

Lajmi rreth shpërthimit filloi të qarkullonte gjithashtu edhe në mediat ndërkombëtare, derisa ajo arriti dy ditë më parë në Izrael. U bë lajmi kryesor në edicionet e lajmeve, sikur Tel Avivi donte të thoshte: Le të luajmë me lojtarët, dhe le t’a promovojmë goditjen, e cila është e pashembullt për Hizbullahun, dhe gjithsesi askush nuk do t’i kërkojë dikujt llogari në Izrael për aq kohë sa bëhet fjalë për dështimin e Hizbullahut”

Në përgjithësi , kushdo që ndjek median e militantëve dhe  mediat arabe ”të moderuara mund të numërojë mijëra viktima të Hizbullahut gjatë këtij viti dhe viteve të kaluara, përfshi këtu qindra të burgosur dhe të rrembyerit. Përveç kësaj, kushdo që lexon faqet e ëebfaqeve të militantëve e kupton se çdo ditë ose ç’do dy ditë numërohen me dhjetëra  elementeve të rënë nga ana e Hizbullahut dhe dështime operacionesh të ndryshme edhe pse në realitet askush nuk është në djeni të këtyre ngjarjeve.

Në tre vitet e fundit, mediat e militantëve e kanë vrarë Sekretarin e Përgjithshëm të  Hizbullahut Sayyed Hasan Nasrallah dy herë, zëvendësi i tij Sheikh Naim Qassem dy herë,ndërsa kushërinjtë e Sejjid Nasrallah dhe nipërit dhe mbesat e tij më shumë se një herë, sikur të kishin vrarë komandantët e një ushtrie të madhe”. Sikur të mos mjaftonte kjo nga ana tjetër nuk kanë lënë asnjë zyrtar të Hizbullahut gjallë.

Trillimet janë të pafundme kur bëhet fjalë për numrin e viktimave dhe për robërit. Kjo vlen edhe për operacione ushtarake dhe përleshjet. Mjafton të përmendim faktin se shumica e mediave të militantëve, faqet e internetit si dhe faqet e mediave sociale këmbënguli për më shumë se një muaj se qyteti Al- Qusayr nuk ka rënë dhe se beteja po vazhdonte, pavarësisht se elementët e Hizbullahut ishin tërhequr nga qyteti pasi kishin arritur qëllimet e tyre së bashku me ushtrinë siriane. Le të jetë kjo një lloj matje. Sa për disfatat e militantëve në fshatrat e Damaskut dhe në rajone të tjera, mediat fajësojnë Hizbillahun, sikur ushtria siriane qëndron neutrale dhe nuk ndërhyn fare në luftime. Në këtë mënyrë historia e disfatës e përcjellur në këtë llojë  forme bëhet qëllimisht për të shkatërruar moralisht  ushtarët sirian, duke i bërë të besojnë se në të vërtetë po arrijnë rezultate të kënaqshme në të mirën e regjimit dhe të partisë ( Hezbollah ), ndërsa në realitet po arrijnë të kundërtën por  militantët janë të paaftë për t’a kuptuar këtë .

Në të njëjtin kontekst vjen dhe seria e gjatë e masakrave kundër civilëve, e cila u krye nga Hizbullahu. Në ç’do fshat ose qytet që ushtria siriane rimerr, përballet me akuzën e ngjashme. Gjithkush mund të kujtojë “masakrën e thikave në el- Qusayri për shembull, faktet më vonë dëshmuan se nuk ka pasur asnjë civil present gjatë betejës në qytet. Ose çështja e aktivistit të mediave në Al - Qusayr, Hadi Abdallah, u shfaq në Al-Jazeera dhe filloi të flasi për fabrikimin e një masakre që Hezbollah kishte kryer kundër pleqve, grave, dhe fëmijëve në Al - Qusayr, dhe kur u pyet në lidhje me fotot që do të dokumentojë masakrën, ai u përgjigj me një përgjigje thjeshtë për të hutuar audiencën: i vodhi Hizbullahu të gjitha trupat!

Çfarë u përmend më lartë është vetëm maja e ajsbergut, dhe nëse do vazhdoja akoma me më shumë  shembuj dhe prova të mëtejshme do të zgjatesha shumë në shkrimin tim. Por ky është rasti i gjithkujt që zotëron një medium me informacione boshe; dhe kushdo që mendon se trillim dhe ekzagjerim në numërim dhe krijimin e humbjeve të armikut për të ngritur moralin e anëtarëve të saj dhe për të demoralizuar armikun, duhet të dijë se kjo gjë do të sjellë si rezultat efektin e kundërt. Përfitimet  afatshkurtëra janë shumë më pak kur krahasohen me humbjet afatgjata, dhe media, e cila është përkufizuar si një gënjeshtare apo një ekzagjeruese e ç’do gjëje, nuk mund ta rikthejë aq lehtë  pozitën dhe kredibilitetin e saj në mesin e shikuesve të saj, qoftë në mesin e përkrahësve apo kundërshtarëve.

Kjo vlen edhe për mediat libaneze, që gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përhapës të  armiqësisë, provokimit, dhe fabrikimit të politikave kundër Hizbullahut. Është e vërtetë se disa libaneze janë të kënaqur me shfaqjet e këtyre mediave, sepse ata e nxehin Hizbullahu dhe përkrahësit e tij, por pas një kohë të gjatë do të vij momenti që do të minohet totalisht kredibiliteti i këtyre mediave dhe të gjithë do të jenë të vetëdijshëm, si pasojë e ekspozimit të trillimeve të panumërta, për të vërtetën mbi këto mediume.

Vetëdija dhe vetëndërgjegjësimi paraprak i tanishëm, do të evitojë një humbje të madhe në të ardhmen, duke evituar edhe humbjen e plotë të kredibilitetit për ndryshe do të marrë fund si media.