Cilët Është Synimi i Shtetit Rus Në Shtetin Sirian?!

  • None
nga Tony Cartalucci | Publikuar në Tet. 23, 2015, mesnatë

“Sipas të përditshmes amerikane“Journal” (Gazeta)masmediat ndërkombëtare perëndimore, i cilësojnë ndërhyrjet, operacionet dhe sulmet e fundit ushtarake ajrore ruse, të luftës kundër terrorit, të bashkërenduara me shtetin sirian, si një mjet i përdorur, me synimin e rritjes së ndikimit rus, jashtë kufinjve të tij shtetërorë”.

“Sipas një artikullitë botuar së fundmi, në të përditshmen amerikane“CNN” (Rrjeti Kabllor i Lajmeve)  të titulluar: “David Petraeusi, akuzon presidentin rus Putin, se synon ringritjen e Perandorisë Ruse”.

“Artikulli në fjalë vijon: “Një nga ish gjeneralët, me grada më të larta të, ushtrisë amerikane në shtetin afgan, David Petraeusi e krahasoi gjendjen e së martës së shkuar, në shtetin sirian, si një fatkeqësi bërthamore historike, duke qortuar drejtpërdrejtë shtetin amerikan, i cili lejoi përkeqësimin e konfliktit sirian. Më tej ish gjenerali amerikan David Petraeusi, akuzoi presidentin rus Putin, se synon ringritjen e Perandorisë Ruse”.

“Gjithashtu, sipas së njëjtës së përditshme amerikane, ish gjenerali David Petrauesi shprehu se, lëvizjet e guximshmedhe të zgjuara ruse, në shtetin sirian, synojnë fuqizimin dhe ruajtjen e bazave ushtarake detare ruse, përgjatë brigjeve siriane të Detit Mesdhe. Ish gjenerali amerikan aludoi se, shteti rus synon mbështetjen e regjimit sirian, në udhëheqjen e Beshar Esedit dhe ruajtjen e ndikimit rus, në shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme. Më pas David Petrauesi shtoi: “Unë mendoj se presidenti rus Vladimir Putini, synon ringritjen e Perandorisë Ruse”.

“Me të vërtetë, fjalimi i ish gjeneralit amerikan David Petraues, është qesharak sepse Shtetet e Bashkuaratë Amerikës, kanë 800 baza ushtarake në mbarë rruzullin tokësor, të ndërtuara pas nisjes së pushtimit tështetit afgan, nëvitin 2001 dhe pas pushtimit të shtetit irakian, në vitin 2003 dhe kanë kryer ndërhyrje dhe operacione ushtarake, në të katër anët eglobit, duke nisur që nga shteti argjentinas, bolivian, ekuadorian, kolumbian, kuban, meksikan, salvadorian, venezuelian, boshnjak, kosovar, çeçen, etiopian, kenian, nigerian, somalez, maroken, algjerian, tunizian, libian, egjiptian, palestinez, libanez, sirian, irakian, bahrejnas, jemenas, afgan, gjeorgjian, ukrainas, pakistanez, indonezian, malajzian, mongolez, koreanoverior, madje deri në kufinjtë e shtetit filipinas”.

“Ish gjenerali amerikan David Petraues, bën kaq zhurmë të kotë, për të vetmen bazë ushtarake detare të Federatës Ruse, në Detin Mesdhe. Më pas David Petrauesi, nuk e ka çuar ndër mend dhe as e ka llogaritur ndonjëherë, dallimin e madh mes shtetit rus dhe atij amerikan. Duke u nisur që nga politikat e jashtme, për të cilat shteti rus akuzohet se, synon ringritjen e Perandorisë Ruse, ndërsa Shtetet e Bashkuara, dalin tërësisht “të pafajshme” dhe nuk akuzohen mbi asnjë krim”.

“Të tërë ne e kemi të qartë se, ndërhyrjet, operacionet dhe sulmet ushtarake ajrore ruse, të luftës së vërtetëkundër terrorit, të bashkërenduara me shtetin sirian, tregojnë aftësinë e madhe, të kryeqytetit rus të Moskës, në planifikimin e fuqisë së saj, jashtë kufinjve shtetërore. Ndërhyrja ushtarake e shtetit rus, ka nisur vetëm pas miratimit të dumës ruse dhe qeverisë së ligjshme, të shtetit sirian dhe pasi të tëra mundësitë mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, nga koalicioni i ashtuquajtur “i luftës kundër terrorit”ka dështuar”.

“Pra në këtë mënyrë, u rrëzua dhe aludimi i analistëve politikë euro-amerikanë, për ta shndërruar konfliktin sirian, në një “luftë të brendshme”, sepse nuk është aspak i tillë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, shtetet euro-amerikanë, i ndihmojnë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, organizatat terroriste si “ISIS-i” (Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë), “Elkaide” (Rendi) dhe “Ahraru’sh-Shami” (Çlirimtarët e Sirisë)”.

“Asgjësimi Rus i Operacioneve Euro-Amerikane Naziste të Rrufeshme”

“Në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunëtorët e tyre, të Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior (NATO-s), së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Pers (GCC) vendosën mbishkatërrimin e shtetit-komb afrikanoverior libian. Këta aleatëe cilësuan këtë operacion ushtarak, si një ndërhyrje të mbështetur, mbi doktrinën gjeopolitike të ashtuquajtur“përgjegjësia për mbrotjen” ose me fjalë të tjera,“një ndërhyrje njerëzore e supozuar”.

“Synimi i shtetit amerikan, ishte i qartë që në fillim, të nisjeve të sulmeve ajrore, kundër shtetit-komb libian. Synimi i shtetit amerikan,ishte shkatërrimi i regjimit libian dhe asgjësimi fizik i presidentit libian, Muammer Kadhafit. Shteti amerikan, përdori organizatate ndryshme terroriste, në përmbushjen e synimeve të tij dashakeqëse dhe djallëzore, duke shpërndarë armë dhe municione, duke përshirë në këtë listë dhe Organizatën Luftëtare të Libisë Islame (LIFG), të mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH-i).”

“Pak kohë pas rënies së regjimit, të presidentit libian të Muammer Kadhafit, në kryeqytetin libian të Tripolit, ubë shumë e qartë se, sulmet ajrore amerikane,kundër shtetin libian, nuk ishin aspak “ndërhyrjenjerëzore të supozuara”, ashtu siç u cilësua në masmedia. Menjëherë pas përfundimit të sulmeve ajrore amerikane, organizatat e ndryshme terroriste, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior, së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Pers, nisën dërgimin e armëve dhe municioneve, në bazën ushtarake të NATO-s, të Inxhirlikut (Fiqve) në shtetin turk. Synimi i ushtrisë amerikane, ishte pushtimi iqytetit më të madh sirian, pra qytetit të të Halibit”.

“Pushtimi i qytetit sirian të Halibit, bënte pjesë në një plan më gjithëpërfshirës së fushatës ushtarake, të nisur nga shteti amerikan, i cili kishte për synim përçarjen dhe shkatërrimin e kombit sirian, pikërisht siç shkatërruan shtetin libian. Lërmëni t’iu rikujtoj dhe pushtimin dhe shkatërrimin amerikan, të shtetit afgan, në vitin 2001 dhe pushtimin dhe shkatërrimin amerikan, të shtetit irakian në vitin 2003. Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se,ndërhyrjet, operacionet dhe sulmet euro-amerikane, u shndërruan nënjë fushatë ushtarake,kundër shteteve arabe tërajonit të Lindjes së Mesme.Por në të vërtetë doli se, ishte një pushtim euro-amerikan,i bashkësisë së shteteve muslimane, duke u nisur që nga shteti afrikanoverior maroken, duke vijuar deri nërajonin e Turkistanit, të republikave turke të Azisë Qendore. Ky pushtim gjigant euro-amerikan,po ushtron trysni të jashtëzakonshme, duke arritur deri në kufinjtë e shtetit rus dhe kinez”.

“Gjithashtu lërmëni t’iu rikujtoj se, e ashtuquajtura “Pranverë Arabe”, e nisur në vitin 2011, doli se ishte vetëm një masë paraprake, e Departamentit Amerikan të Shtetit, me synimin e përgatitjes së terrenit të duhur,me synimin e pushtimit të shteteve arabe. Departamenti Amerikan i Shtetit, nisi stërvitjen, armatosjen dhe vendosjen e terroristëve, në shtetin irakian dhe sirian,duke përmbushur kështusynimet e tij, të cilat i kishte planifikuar shumë kohë më parë se, të nisnin protestat e dhunshme dhe të përgjakshme”.

“Ky plan i hollësishëm i shtetit amerikan, u vërtetua nga përditshmja amerikane “The New York Times”(Kohërat e Nju Jorkut) në vitin 2011 në artikullin me titull: “Grupet amerikane ndihmuan në lulëzimin e “Pranverës Arabe”, e cila mes të tjerash shkruante: “Një numër i madh njerëzish dhe organizatash, u përfshinë drejtpërdrejtë në reformat dhe protestat, të cilat shkundën nga themelet, shtetet afrikanoveriore arabe dhe shtetet arabe të rajonit të Lindjes së Mesme. Në këto protesta u përfshinë dhe mbështetësit e “Lëvizjes Rinore Egjiptiane”, më datën 6 prill 2015, “Qendra Bahrejnase Për Të Drejtat e Njeriut” dhe Ensar Kadiu, njëudhëheqës i Lëvizjes Rinore Jemenase, i cili është stërvitur dhe financuar, nga organizatat amerikane si Instituti Republikan Ndërkombëtar, Instituti Demokratik Kombëtar dhe Shtëpia e Lirisë, një organizatë jo fitimprurëse, me seli në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit”.

“Gjithashtu sipas së njëjtës së përditshme amerikane shkruhej: “Tërësia e këtyre organizatave, me seli në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit, janë të krijuara, të financuara dhe të drejtuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Instituti Republikan Ndërkombëtar dhe Instituti DemokratikNdërkombëtar, janë shumë të lidhura, me Partinë Republikane dhe Partinë Demokratike. Këta institute u krijuan nga Kongresi Amerikan dhe finacohen nga Ndihma Kombëtare Për Demokraci, e cila u themelua në vitin 1983, me synimin e mbledhjes së të ardhurave, për zhvillimin e “demokracive” të brishta, në shtetet e rruzullit tokësor. Organizata e Ndihmës Kombëtare Për Demokraci, përfiton çdo vit 100.000.000 dollarë nga Kongresi Amerikan. Shtëpia e Lirisë, gjithashtu merr pjesën e saj, nga qeveria amerikane, kryesisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit”.

“Tërësia e këtyre organizatave ka kryer ndërhyrje, operacione dhe sulme të ndryshme, me synimin e rrëzimit të pushteteve, në kufinjtë jugorë rusë, përkatësisht në shtetin gjeorgjian dhenë kufinjtë perëndimorë rusë, përkatësisht në shtetin ukrainas. Në këtë të fundit, terroristët racistë neonazistë, të mbështetur nga shteti amerikan, rrëzuan me dhunë qeverinë e ligjshme, të kryeqytetit ukrainas të Kievit, të zgjedhur nga populli ukrainas. Pas grushtittë shtetit, regjimi ushtarak ukrainas, që drejtonte shtetin vendosi, shtypjen me dhunë, të të tëra lëvizjeve opozitare, duke u nisur që nga partitë politike ukrainase, deri në organizatat atdhetare ukrainase, të cilat luftonin organizatat e paligjshme terroriste neonaziste, të mbështetura nga shteti amerikan”.

“Pra ishte pikërisht,Departamenti Amerikan i Shtetit, ai i cili nisi tërë këtë valë çrregullimi botëror, luftra të pafund, lojëra për ndryshim pushteti, e cila fshiu nga faqja e dheut, kombe, shtete, regjime dhe sisteme”.

“Sipas të përditshmes amerikane “Atlantic” (Atlantiku) në vitin 2011 në një artikull me titull: “Pranvera Arabe”, është një virus i cili do të sulmojë Moskën dhe Pekinin” parashikoi në mënyrën më të saktë, fundin e lojës amerikane. Artikulli në fjalë vijoi: “Senatori amerikan John Mc Cain citoi: “Para një viti tuniziani Ibn Ali dhe libiani Kadhafi, nuk ishin në pushtet, ndërsa vitin vijues siriani Beshar Esedi, nuk do të jetë mënë pushtet. E ashtuquajtura “Pranvera Arabe”, është një virus, i cili do të sulmojë Moskën dhe Pekinin”. Më pas John Mc Caini, u largua nga mbledhja e shtypit me gazetarët”.

“Krahasimi i së ashtuquajturës “Pranverë Arabe” me një virus, nuk është diçka e re, për senatorin amerikan John Mc Cain, por citimi i tij se,ky virus do të sulmojë Moskën dhe Pekinin është një risi. Ai padashje ceku dhe “triumfin amerikan” në përmbushjen e synimeve amerikane. Senatori amerikan John Mc Cain, e cilësoi të ashtuquajturën“Pranverë Arabe” një potencial të mundshëm, në luftën kundër regjimeve dhe sistemeve “jo demokratike”.

“Duke u mbështetur në komentet e politikanëve amerikanë dhe fakteve të vërtetuara, të strukturës së stërhollësishme të së ashtuquajturës “Pranverë Arabe” dhe operacioneve ushtarake amerikane, me synimin e ndryshimit të pushtetin në shtetin ukrainas, arrijmë në përfundimin se “Pranvera Arabe” është në të vërtetë, një prodhim i planeve euro-amerikane dhe një “mjet” i dobishëm në duart e shtetit amerikan, i cili synon përdorimin e saj, në pjesën e mbetur të planetit,duke përfshirë këtu dhe regjimet e Moskës dhe të Pekinit”.

“Në vitin 2011, përdorimi i fuqisë ushtarake, me synimin e përmbushjes së synimeve, të politikës së jashtme amerikane, me synimin e çrregullimit të rendit botëror, nuk u kuptua ashtu siç duhet. Por tanimë në muajin tetor të vitit 2015, shtetet e globit e kuptuan se, shteti amerikan pasi shkatërroi shtetin etiopian, kenian, nigerian, somalez, maroken, algjerian, tunizian, libian, egjiptian, palestinez, libanez, sirian, irakian, bahrejnas, jemenas, afgan, gjeorgjian, ukrainas dhe pakistanez me anë tëushtrisë euro-amerikane, ose me anë të lojërave për pushtet, duket shumë qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zbatojnë operacionet e rrufeshme, të brezit të katërt të ushtrisë naziste, por me lëvizje të ngadalësuara. Këto operacione të rrufeshme, të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga Gjermania Naziste, me synimin e pushtimit të shteteve europiane lindore, perëndimore, afrikanoveriore dhe Bashkimit Sovietik nga vitet 1930-1940”.

“Të tërë ne e dimë shumë mirë të vërtetën se, në ditët e sotme Federata Ruse, nuk ka asnjësynim mbiringritjen e “Perandorie Ruse”, por ka për synim ndalimin e kësaj vale gjigante euro-amerikane, e cila rrezikon të përhapet së fundmi dhe në kryeqytetin rus të Moskës!”

“Shteti Rus Synon Vendosjen e Baraspeshës”

“Marrëdhëniet e shtetit rus me shtetin sirian, janë tërësisht të ndryshme, nga marrëdhëniet tripalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Sh.B.A.-së) dhe bashkëpunëtorët e tyre, Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior (NATO-s), së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Pers (GCC) me regjimin ushtarake, që ka pushtuar kryeqytetin ukrainas të Kievit. Shteti sirian, është një shtet i pavarur dhe ka një traditë të lashtë të institucioneve dhe politikave të tij shtetërore. Regjimi ushtarak i kryeqytetit ukrainas të Kievit, përfshin drejtpërdrejtë të huajt, të cilët vendosin mbi fatin dhe kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit dhe popullit ukrainas”.

“Ky është dallimi rrënjësor mes shtetit rus, i cili kërkon partnerë dhe shtetit amerikan, i cili kërkon ushtarë të bindur. Ky pra është ndryshimi i madh, mes botës njëpolare euro-amerikane perëndimore, e cila synon përjetësimin e marrëdhënieve të saj skllavopronare dhe botës shumëpolare ruse, e cila me shtetet e tjera të botës, synon zëvendësimin e sistemin skllavopronar, shfrytëzues, kapitalist dhe materialist perëndimor”.

“Ndërhyrjet, operacionet dhe sulmet e shtetit rus, në shtetin sirian, pikë së pari synon, ndalimin e valëve gjigante çrregulluese, të fuqisë ushtarake euro-amerikane, e cila në mënyrë të pashmangshme do të përhapej dhe në kryeqytetin rus të Moskës. Pikësë dyti shteti rus, synon vendosjen e një baraspeshe politike, mes shteteve të botës, ku në të ardhmen, krijimi i valëve gjigante, të jetë tërësisht i pamundur”.

“Kjo nuk është vetëm politika shtetërore ruse, por gjithashtu është një shfaqje e duhur në arenën ndërkombëtare politike, në lëvizjen gjeopolitike ruse. Tanimë shteti rus, ka përgatitur themelet e duhura, me synimin e rritjes së ndikimit të tij politik dhe pjesëmarrjes së tij ushtarake, në arenën ndërkombëtare politike, veçanërisht drejt ruajtjes, sëpavarësisë së tij kombëtare dhe planit të të ardhmes së tij shumëpolare. Nëse Federata Ruse, i tradhton parimet e saj të ndershme, do të humbë besimin, ligjshmërinë dhe ndikimin e saj në botë dhe si rrjedhojë deyrimisht, do t’i nënshtrohet sistemit skllavopronar, shfrytëzues, kapitalist, materialist njëpolar euroamerikan, duke ndihmuar këtë të fundit, në izolimin dhe ndarjen e mëtejshëm të shteteve të globit”.

“Ndërsa përsa i përket shteteve perëndimorë, si qarqet politike dhe qarqet mediatike, kanë tejkaluar të tërë kufinjtëe tyre etikë dhe moralë, si fillim duke lënë qëllimisht në hije, planet shumëpolare ruse mbi të ardhmen, e cila “synuaka ringritjen e Perandorisë Ruse” dhe shndërrimin e shtetit rus“në një fuqi neo-imperialiste”,  sipas skenarit fantastiko-shkencor holliudian amerikan”.

“Pas shkatërrimit amerikan të shtetit afgan, libian, irakian, në ditët e sotme, rënia e shtetit sirian, do të nënkuptojë, në mënyrë të pashmangshme dhe pushtimin amerikan të Republikës Islame Iraniane, sipas kancelarisē dhe planeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Duke i hedhur një vështrim hartës së botës, vërejmë se ushtria amerikane, kërkon me ngulm ndërtimin e një baze “të re” ushtarake dhe për përmbushjen e këtij qëllimi, synon pikërisht pushtimin e Republikës Islame Iraniane. Më pas kancelaria e shtetit amerikan, synon nisjen e valëve gjigante të terroristëve, duke sulmuar drejtpërdrejtë kufinjtë jugorë rusë. Sipas planit amerikan, të hartuar me mjeshtëri djallëzore, kryeqyteti rus i Mokës, duhet të lihej në pritje atje ku ishte, duarlidhur dhe këmbëkryq, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikësdhe bashkëpunëtorët e tyre, të Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior (NATO-s), të nisnin te qetë pushtimin e shtetit rus. Sipas gjasave ky vend shumë i dëshiruar nga shteti amerikan, është pikërisht shteti sirian”.

“Por nëse me të vërtetë, vështrojmë hartën e botës, shohim një Federatë Ruse, e cila jo vetëmqë nuk synon ringritjen e Perandorisë Ruse, përkundrazi orvatet mbiruajtjen nga çregullimet botërore, luftrat e pafund, lojërat për pushtet,komplotet, planet, rrëmujat dhe trazirat euro-amerikane, të cilat po ndodhin rreth e rrotull kufinjve të saj dhe po orvatet fuqishëm, mbi ruajtjen e tërësisë dhe kufinjve të saj tokësorë. Pyetjes se:“Cili është synimi i shteti rus, në shtetin sirian?!”i përgjigjemi se synimii shteti rus,është pikërisht synimi i tërë shteteve tëtjerë, pra“vetëmbrojtja!”

“Shteti rus as nuk ndërton dhe as synon ringritjen e Perandorisë Ruse! Shteti rus, thjesht dhe vetëm kërkon, ndalimin e kërcënimeve globale euro-amerikane, të cilat ngadalë-ngadalë, po arrijnë deri në cënimin e tërësisë dhe kufinjve të tij tokësore. Shteti rus po i bën ballë, sfidon, lufton dhe fiton kundër “mjeteve” euro-amerikane, siç janë organizatat esktremiste, neonaziste, radikale, terroriste, madje dhe vetë forcave shumëkombëshe të të NATO-s!”

“Autori i këtij shkrimi, ështëamerikani i njohur Tony Cartalucci, i cili është analist,gazetar, studiues dhe shkrimtar, me seli në kryeqytetin tajlandez të Bangkokut. Ai boton artikuj veçanërisht,në revistën në internet “New Eastern Outlook” (Këndvështrimi i Ri i Lindjes).



Burimi : www.journal-neo.org

Tony Cartalucci

Tony Cartalucci, i cili është analist,gazetar, studiues dhe shkrimtar, me seli në kryeqytetin tajlandez të ...