Vazhdimësia e axhendës: Shkatërrimi i Sirisë që prej vitit 1983

nga Tony Cartalucci | Publikuar në Mars 17, 2017, 1:24 a.m.

Megjithatë, kohët e fundit janë zbuluar dokumentet e CIA-s të nxjerra nga Arkivat Kombëtare të ShBA-së, të cilat paraqesin përpjekjet e fundit për të të përmbysur qeverinë siriane dhe marrëdhëniet e konfliktit sirian me fqinjin libanez me dhe me aleatin e saj, Iran si thjesht një prej mundësive më të fundit në një fushatë që ka zgjatu për dekada të gjatë për të destabilizuar dhe të përmbysur qeveritë rajonale që pengojnë interesat amerikane.

Konflikti aktual i Sirisë, i cili ka filluar në vitin 2011 ishte në fakt pika kulmore e gjitha përpjekjeve që kanë zgjatur për dekada të tëra nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shkatërruar dhe të përmbysur qeverinë në Damask. Nga zhvillimi i trajnimeve të fronteve opozitare vite më parë para shpërthimit të protestave “spontane” në të gjithë Sirinë, deri tek krijimi i një një force shumëkombëshe mercenare në mënyrë të fshehtë, të dyja këto gjëra kanë shkaktuarë rritjen e lartë të niveleve të dhunës dhe për më tepër Shtetet e Bashkuara programuan, ekzekutuan, dhe vunë në jetë pothuajse çdo aspekt të konfliktit shkatërruese Sirisë.

Ndihma që ShBA-ja ka marrë nga dhe për të cilën i ka detyruar aleatët e saj rajonalë, duke përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqinë, Jordaninë dhe Izraelin bëri që Siria ta gjente veten të rrethuar në kufijtë e saj dhe të varrosur brenda tyre nga kaosi.

“Sjellja e fuqisë së vërtetë për të shtrënguar Sirinë”

Megjithatë, kohët e fundit janë zbuluar dokumentet e CIA-s të nxjerra nga Arkivat Kombëtare të ShBA-së, të cilat paraqesin përpjekjet e fundit për të minuar dhe të përmbysur qeverinë siriane dhe marrëdhëniet e konfliktit sirian me fqinjin libanez me dhe me aleatin e saj, Iran si thjesht një prej mundësive më të fundit në një fushatë që ka zgjatu për dekada të gjatë për të destabilizuar dhe të përmbysur qeveritë rajonale që pengojnë interesat amerikane.

Sipas një dokumenti që daton në vitin 1983 të firmosur nga ish punonjësi i CIA-s, Graham Fuller, nën titullin “Për të shtrënguar Sirisë duhet përdorur fuqia e vërtetë” thuhet kështu:

Aktualisht, Siria ka shkaktuar një ngrirje të interesave amerikane si në Liban ashtu edhe në të Gjirin - përmes mbylljes së tubacionit të naftës së Irakut dhe në këtë mënyrë ka ngritur rrezikun ndërkombëtarizimit të luftës mes Iranit dhe Irak. SHBA duhet të marrë parasysh që të rrisë ashpër në mënyrë të përshkallëzuar presionet kundër Asadit [Hafizit] nëpërmjet organizimit fshehurazi të kërcënimeve të njëkohshme ushtarake kundër Sirisë nga tre shtetet kufitare armiqësore me Sirinë: Irakun, Izraelin dhe Turqinë.

Në të njëjtën kohë në raport vazhdohet kështu:

"Nëse Izraeli do të vijojë të rrisë tensionet kundër Sirisë në të njëjtën kohë edhe me një iniciativë të Irakut, presionet mbi Asadit do të rritet gradualisht me shpejtësi. Çdo veprim i ndërmarrë edhe nga Turqia, do të shkaktojë një preion edhe më të madh psikologjik.”

Ky dokument ekspozon shkallën e ndikueshmërisë që SHBA-ja ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut si atëherë dhe tani. Në të njëjtën kohë, ky raport shenjon edhe agjencinë e perceptimeve të shteteve duke përfshirë ato të Izraelit dhe Turqisë, si antare e NATO-s, duke zbuluar nënshtrimin e tyre për të përmbushur interesat e SHBA-së dhe sesi veprimet e ndërmarra nga këto shtete janë bërë shpesh në emër të Wall Street-it dhe Washingtonit jo në emër të interesave të tyre të brendshme kombëtare.

Gjithashtu, në dokument është përmendur e një shumëllojshmëri e madhe e preteksteve të prodhuara dhe të listuara për të justifikuar një sulm të njëanshëm ushtarak në veri të Sirisë me anë të Turqisë. Dokumenti shpehet se:

“Turqia kishte menduar që të sulmonte Sirinë me anë të një sulmi të njanshëm ushtarak duke duke marrë në objektivë kampet e terroristëve në veri të Sirisë dhe nuk do të stepet aspak për të përdorur një gjuhë diplomatike kërcënuese kundrejt Sirisë.

Duke krahasuar këtë dokument të pëgatitur dhe nënshkruar që në vitin 1983  nga CIA, me dokumentet më të fundit të politikës amerikane nxirret në dritë një vazhdimësi shumë e qartë e ruajtjes së rendit të ditës së asaj kohe.

Rendi i ditës që po zgjat prej dhjetra viteve

Në vitin 2012 fondacioni i mendimit, Instituti i Brookings i financuar nga ndërrmarrjet ekonomike ka publikuar një dokument nën titullin “Të shpëtojmë Sirinë: “Vlerësimi i mundësive potenciale për ndryshimin e regjimit”. Në dokument gjendeshin të shkruarë këto:

“Disa zëra në Washington dhe në Jeruzalem po shqyrtojnë mundësitë nëse elitat seriane mund ta ndihmojnë Izraelin që të detyrojë Asadin që të rrëzohet nga pushteti.”

Në vazhdimësi të raportit i është dhënë vend këtyre shpjegimeve:

“Izraeli mund dërgojë forcat etij deri në ose në afërsi të Kodrinave Golan dhe duke bërë këtë gjë, mund të largojnë forcat e regjimit nga presioni që mund t’i shkaktojnë opozitës. Ndërmmarja e një veprimi të këtillë mund t’i sjellë në mendje regjimit të Asadit frikën për një luftë të mundshme me fronte të shumta, veçanërisht në qoftë se Turqia tregohet e gatshme të bëjë të njëjtën gjë në kufirin e saj, dhe në qoftë se në të njëjtën kohë vazhdohet që opozita siriane të ushqehet me një dietë të qëndrueshme të armëve dhe trajnimit të tyre. Një mobilizim i këtillë ndoshta mund të bindë udhëheqjen ushtarake të Sirisë që të pranojë të largojë Asadin në mënyrë që të ruajë veten.”

Ashtu si CIA kërkoi të fshehte presionin që kishte ushtruar mbi Sirinë me anë Irakut, Izraelit dhe Turqisë në vitin 1983, të njëjtën gjë kërkon ta bëjë këtë sot. Megjithatë, tashmë qëllimi nuk  thjesht si ai i vitit 1980 për të rihapur një gazsjellës jetik për Irakun me anë përpjekjeve për të nxitur luftë mes Irakut dhe Iranit, qëllimi i tanishëm është që të ndryshojë regjimit krejtësisht.

Bashkëngjitur edhe me dokumentin e CIA-s të vitit 1983, duhet të theksohet edhe fakti se, mbështetja amerikane për përmbysjen e dhunshme të pustetit në Siri, gjatë luftës së  viteve 1980-1988 mes Iranit dhe Irakut, përfshin gjithashtu edhe mbështetjen e kryengritjeve në vitin 1982 të Vëllazërisë Myslimane, të cilët më pas pësuan humbjen kohë më vonë nga forcat siriane brenda në Siri – një ngjarje analoge pothuajse e njëjtë u pa në vitin 2011 gjatë trazirave që çuan në konfliktin aktual sirian - të organizuar dhe të realizuar nga elementë të Vëllazërisë Myslimane të mbështeturë nga Shtetet e Bashkuara.

Sërisht, pavarësisht faktit se ndërsa konflikti i vitit 2011 ka filluar gjatë kohës së administratës së presidentit amerikan, Barak Obama, në shkrimin e tij nën titullin “Udhëheqja e Re: A po përfiton politika e re e udhëheqjes nga armiqtë tanë në luftën kundër terrorizmit”, gazetari fitues i çmimit Pulitzer Prize, Seymour Hersh shprehet se - planifikimi, trajnimit, dhe vënia në zbatueshmëri e planeve ka filluar të paktën që prej vitit 2007, nën administrimin e presidentit amerikan Xhorxh Bush. (Artikulli mund të aksesohet në turqisht në linkun http://medyasafak.net/haber/552/yeni-yonelim-redirection )

Një gje e përbashkët që shihet rëndomë në konspiracionin e vazhdueshëm për të manipuluar ngjarjet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut dhe në projektet hegjemonisë amerikane në të gjithë rajonin ka përfshirë deri më tanj shtatë presidencave amerikane dhe kjo gjë ndoshta duhet të pranohet si provë për të vërtetuarë sesa thellë janë rrënjosurë këto interesa të veçanta - një shtet më vetë - jo përfaqësuesit e zgjedhurë të Amerikës, por një grup i profesionalizuar në politikë për të nxjerrë intersat e tyre.

Pushteti gjendet në duartë e përfaqësuesve të disa interesave të grupeve të veçanta dhe jo nga pëfaqsuesit e zgjedhur nga populli

Nocioni se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, mund, është i gatshëm për të, apo është në gjendje që në mënyrë të papriturë të dalë kundër interesave të pafundme t korporatave-financiare të përshira në një komplot të përbashkët që ka një kohëzgjatje të paktën prej tre dekadave nuk mund të bazohet në asnjë fakt konkret. Në të vërtetë, personat me të cilët Presidenti Trump rrethuar veten si gjatë fushatës së tij për presidencën po kështu edhe at me të cilët ka formësuar kabinetin e tij, qëndrojnë në mes të komplotistëve që mbartin në të vërtetë këtë rend ditor të zgjatu për dekada të gjatë.

Për të gjithë ata që e gjejnë veten si objektivë e përmbysjes dhe agresionit amerikan, si në mënyrë të hapur ashtu edhe të fshehtë, është e rëndësishme të kuptojnë në thelb se në të vërtetë këto janë interesat e korporatave-fianancuese që përbëjnë pjesën kryesorë që është thelbësore për të arritur qëllimet e tyre. Hartimi i një mjeti për të ekspozuar, për të izoluarë, dhe për të penguar fuqinë e pajustifikuara dhe ndikimin që ata ushtrojnë - në vend që të merret me proxit e tyre politike në Washington - është e vetmja mënyrë për të balancuar ekuacionin aktualisht asimetrik të fuqisë globale.

Për popullin amerikan dhe qytetarëve të kombeve mirënjohëse për interesat amerikane, duhet ta kuptojnë se ndryshimi që ata kërkojnë  do të vijnë vetëm kur interesat e korporatave-financuese që përbëjnë shtetin e vërtetë përballen dhe të decentraliohen, e jo nëpërmjet zgjedhjeve të cilat përfshijnë pikërisht mbështetësit e fuqisë së këtij shteti të krijuarë, do të jetë hapi i parë drejt mundësisë oër të rimarrë institucioneve kombëtare dhe burimet e rrëmbyera nga këto që kanë këto interesa të veçanta. 



Burimi : New Eastern Outlook / Medya Şafak

Tony Cartalucci

Tony Cartalucci, i cili është analist,gazetar, studiues dhe shkrimtar, me seli në kryeqytetin tajlandez të ...