SHBA-NATO kanë mbështetur revoltën e El Kaidës që në fillimet e Marsit të vitit 2011 (Pjesa e Tretë)

nga Stephen Gowans | Publikuar në Nën. 17, 2016, 1:16 a.m.

" Robert Dreyfus , i cili ka shkruar për marrëdhënien e bashkëpuimit të perëndimit me ekstremistët sunni është shprehur se burimet e mediave perëndimore kanë ekzagjëruar numrin e të vrarëve gjatë ngjarjeve në Hama qëllimisht për t'i treguar forcat qeveritare si të ashpra dhe djallëzore dhe për të nxitur konfliktin mes tyre me Vëllazërinë Myslimane."

A ishte brutaliteti në Deraa një nxitës?

A është e pranueshme për logjikën njerëzore të besojmë se përdorimi i dhunës nga qeveria siriane gjatë demostratave të para ishte shkaktare e fillimit  të një lufte guerrile, e cila i dha shkëndijat menjëherë pas këtyre ngjarjeve?

Pretendimi se reagimi i ashpër që kanë dhënë autoritetet e qeverisë siriane ndaj demostratave anti-qeveritare që kishin ndodhur në qytezën e Daraas (nëse vërtetë ka pasur një reagim kaq të ashpër) ka qënë arsyeja për fillimin e një lufte me përmasa të këtilla ku janë mobilizuar pothuajse të gjithë instancat e shtetit dhe ku janë mobilizuar xhihadistë nga i gjithë territori i shtetit është një pretendim që i tejkalon kufinjtë e logjikshmërisë. Për të besuar qoftë edhe një pjesë shumë të vogël të kësaj teori të sajuar duhet që të mohojmë një zinxhir të gjatë të të vërtetash që hedhin poshtë këtë pretendim.

Fillimisht, për të besuar këtë teori duhet që të injorojmë faktin e provuar se qeveria e Esadit është një qeveri e mbështetur nga populli. Pavarësisht se mund të ndërtojmë një teori të qëndrueshme nëse e marrim për të mirëqenë se kemi një qeveri jolegjitime dhe të papëlqyer  nga populli i saj se kjo qeveri do të kishte tregur një reagim kaq të ashpër sa për të filluar një luftë ndaj një demostrate të bërë kundër kësaj qeverie, megjithatë nuk  kemi asnjë provë objektive se në Mars të vitit 2011 na paraqitet një popullësi e cila priste reagimin më të vogël të qeverisë për t’iu vënë kundër asaj në një luftë të përmasave të këtilla, përveç pretendimeve të vazhdueshme të presidentit tashmë në ikje të Amerikës, Barak Obama për mungesën e legjitimitetit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Esad. Përkundrazi, në virgjile të demostratave të Daraas, Rania Abouzeid është shprehur për revistën Time se “Edhe kritikët e tij e pranojnë e Esadi është popullor” [44]  më pas vazhdon duke thënë se “Askush nuk pret të ndodhë një kryengritje popullore në Siri, edhe pse herë pas here ka disa demostrata të zbehta, numri i pjesëmarrësve nuk është i konsiderueshëm”. [45]

Së dyti, për të besuar këtë teori do të na duhet që të injorojmë edhe një fakt tjetër empirik të pjesmarrjes në protesta; protestuesit në Daraa ishin aq të pakët në numër sa në shifra mund të shprehemi si vetëm disa qindra, aq sa këto protesta nuk mund të konsiderohen si kryengritje popullore. Madje, edhe protestat e tjera që kanë ndjekur këto të parat nuk kanë mundur që të mbledhin aq shumë njerëz sa për t’u konsideruar një shifër kritike për demosrata popullore, informacion ky i përcjellë nga Nicholas Blanford për revistën Time. [46] po kështu, edhe Anthony Shadid ka përcjellë për gazetën  New York Times se edhe një muaj pas fillimit të demostratave në Daraa, ai nuk ka mundur që të gjejë prova konkrete që të vërtetojnë se në Siri po ndodhte një kryengritje popullore. [47] Ajo që ka ndodhur vërtetë është se, ndryshe nga retorika e përhapur nga Washingtoni se në Siri ka filluar të lindë Pranvera Arabe, xhihadistët që i kanë dalë kundër qeverisë siriane kishin filluar një fushatë për luftë guerrile dhe se që prej muajit tetor kishin vrarë më shumë se një mijë forca ushtarake dhe policore siriane.

Së treti, për të besuar këtë teori do të na duhet të mbyllim sytë edhe përpara faktit se në vitin 1956, qeveria amerikane dhe aleatja e saj angleze së bashku kanë ndihmuar Vëllazërinë Myslimane brenda territorit të Sirisë për të planifikuar një nxitje për luftë të brendshme. [48] Demostratat fillestare në Daraa dhe ato që kanë ardhur më pas, konfliktet e armatosura me forcat policore dhe ushtarake duken si planifikimet e ekspertit Kermit Rooseveltit për ndryshimin e regjimit. Kjo nuk do të thotë se, CIA pasi e hodhi në plehra planin e Rooseveltit vendosi që në vitin 2011 t'i rikthehet dhe të vendosë ta vërë në praktikë; megjithatë e gjithë kjo na lë të kuptojmë se Ëashingtoni dhe Londra mund të planifikojnë një operacion për të realizuar ndryshimin e regjimit në Siri duke ndihmuar Vëllazërinë Myslimane për të organizuar një kryengritje dhe duke krijuar paqëndrueshmëri brenda vendit.

Në të njëjtën kohë, për të besuar këtë teori do të na duhet të mbyllim sytë edhe përpara ngjarjeve të shkurtit të vitit 1982, kur Vëllezëra Myslimane morri nën kontroll Haman, qytetin e katërt më te madh në Siri. Hama është qendra kryesore e ekstremistëve islamikë sunni në Siri, si dhe një bazë e madhe e operacioneve të luftëtarëve xhihadistë. Vëllazëria Myslimane, e cila u vu në lëvizje duke u mbështetur në disa lajme të rrema sipas të cilave ishte rrëzuar qeveria e Esadit filloi një mori sulmesh të përgjakura në të gjithë qytetin duke sulmuar stacionet policore dhe duke vrarë udhëheqësit e Partisë Ba'ath së bashku me zyrtarë të qeverisë dhe ushtarëve si dhe familjet e tyre.  Në disa raste, viktimave u pre koka [49] një praktikë e cila siç e kemi parë do të ringjallej dekada më vonë nga luftëtarët e Shtetit Islamik. Çdo zyrtar Ba'athist që gjendej në Hama është vrarë gjatë këtyre sulmeve. [50]

Ngjarjet e Hamas të vitit 1982 zakonisht në Perëndim kujtohen (edhe në rastet fare të rradha që përmenden), jo për mizoritë e kryera nga ekstremistët islamikë, por për kundërpërgjigjen që pati dhënë ushtria siriane, e cili, ashtu sikurse pritet që çdo ushtri të reagojë, për përdorimiin e forcës për të rivendosur kontrollin sovran mbi territoret e pushtuara nga terroristët dhe rebelët. Në atë periudhë, me mijëra trupa u dërguan për të rimarrë kontrollin e Hamas nga Vëllezëria Myslimane. Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit William R. Polk i përshkruante pasojat e sulmit të ushtrisë siriane në Hama, si të përngjashëm me atë të sulmit amerikan në qytetin irakian të Falluxhës në vitin 2004, [51] (natyrisht, ndryshimi mes këtyre dy sulmeve qëndron në faktin se ushtria siriane ishte duke vepruar brenda juridiksionit të jan brenda territorit të saj sovran, ndërsa ushtria amerikane ishte duke vepruar në mënyrë të paligjshme si pushtuese duke sulmuar ata që nuk ishin dakord dhe që luftonin pushtimin e saj.) Megjithatë, akoma ka mbetur një çështje e pakonsoliduar fakti se sa të vdekur ka pasur në sulmin e Hamas. Shifrat e dhëna nuk përputhen me njëra-tjetrën. "Një lajm i hershëm i publikuar në atë kohë, na informon se numri i njerëzve të vrarë është 1,000. Shumica ë analistëve të ngjarjeve e ka vlerësuar si 5.000 numrin e njerëzve që kanë vdekur. Burimet izraelite dhe të Vëllazërisë Myslimane - armiq të përbetuar të nacionalistëve laikë arabe, që do të thotë se ishte në interes të tyre ta ekzagjeronin këtë shifër - janë shprehur se numri i të vdekurve ka kaluar 20.000." [52] Robert Dreyfus, i cili ka shkruar në lidhje me bashkëpunimin e Perëndimit me Islamizmin politik sunni argumenton se burimet perëndimore e kanë ekzagjeruar qëllimisht numrin e të vdekurve për të paraqitur si djallëzorë dhe keqbërës e Ba'athistët, si vrasës të pamëshirshme, dhe kështu edhe Ba'athistët me qëllim që të trembnin Vëllazërinë Myslimane nuk i mohuan këto shifra. [53]

Ushtria siriane, ndërsa po pastronte rrënojat e Hamasit të shkaktuara nga sulmet, ka gjetur prova se qeveritë e huaja kanë ndihmuar kryengritësit në Hama me para, armë, dhe pajisjet e komunikimit. Polku është shprehur se:

“Presidenti Esad ka arritur ta kuptojë se në mesin e popullit qarkullojnë të huaj që duan ta nxisin. Në fund të fundit, kjo metodologji është trashëgimia emocionale dhe politike e lënë nga sundimi kolonial - kjo është një trashëgimi që ka shkaktuar dhimbje të dukshme në pjesën më të madhe të botës post-koloniale, por që pothuajse nuk është vënë re në botën perëndimore. Dhe mbi të gjitha kjo trashëgimi nuk është një mit. Kjo trashëgimi është një realitet i ngjarjeve që kanë ndodhur vit pas viti dhe që shumë lehtë mund të vërtetohen me dokumente zyrtare. Hafiz al-Essad nuk e ndjeu nevojën që të preste publikimin e këtyre dokumentave vërtetuesë: ai nxorri në dritë me anë të shërbimeve e tij të inteligjencës dhe gazetarëve ndërkombëtarë dhjetëra përpjekjet e vendeve konservatore të pasura me naftë arabe, Shteteve të Bashkuara  të Amerikës dhe Izraelit për të përmbysur qeverinë e tij. Shumica e këtyre përpjekjeve konsiston në "mashtrimet e pista", propagandë dhe dërgimit të parave, megjithatë është dokumentuar fakti se në 1982 gjatë kryengritjes në Hama, janë sekuestruar më shumë se 15.000 mitralozë të huaj të mundësuar nga jashtë, së bashku me të burgosurit duke përfshirë edhe forcat paramilitare të trajnuara nga CIA dhe Jordania (shumë të ngjashëm me xhihadistët e Sirisë të vitit 2013 që përmenden aq shumë në media). Dhe të gjithë këto faktorë që ai pa të realizohen në Siri i ka konfirmuar atë që ai tashmë e kishte mësuar në lidhje me tentativat e vendeve perëndimore për ndryshimin e regjimeve të tjera. Esadi ishte shumë koshient për përpjekjet e CIA-s për të vrarë presidentin Naser të Egjiptit dhe për tentativat anglo-amerikane për përmbysjen e qeverisë së kryeministrit iranian Muhammad Mussaddik. "[54]

Në librin e tij "Nga Bejruti në Jeruzalem", shkrimtari i New York Times, Thomas Friedman ka shkuar se "masakra e ndodhur në Hama mund të kuptohet si reagimi i natyrshëm i një politikani moderne në një shtet relativisht i ri, të cilët si një shtet-komb po përpigjen të shmangin regresin e vendin nëpërmjet disa elementëve - që në këtë rast janë elemente fundamentaliste islame - që synojnë të shkatërrojnë çdo gjë që është arritur në rrugën e ndërtimit të një Sirie si një republikë laike e shekullit të 20. Friedman më tej vazhdon duke thënë se "Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse, në qoftë se dikush do të kishte qenë në gjendje të bënte një sondazh objektiv të opinionit popullor në Siri pas masakrës së Hamas, mënyra se si Esadi e përballojë këtë situatë rebelimi me shumë mundësi do të kishte fituar miratimin e konsiderueshëm të popullsisë, madje edhe në mesin e myslimanëve suni." [55]

Shpërthimi i një xhihadi të islamikëve sunni kundër qeverisë siriane në 1980 është një fakt empirik që hedh poshtë pikëpamjen se militantizmi i islamikëve sunni në Levant është një rezultat i pushtimit amerikan të vitit 2003 të Irakut dhe politikave pro-shiite sektare të autoriteteve amerikane pushtuese. Ky këndvështrim nga pikëpamja historike është dritëshkurtër, duke qënë se tregohet e verbër përsa i përket ekzistencëës prej dekadash të gjata tashmë të islamizmit politik suni si një forcë e konsiderueshme në politikën Levantine. Nga momenti kur Siria arriti të fitonte pavarësinë formale nga Franca, pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë gjithë dekadave që pasuan në shekullin e 20, dhe në shekullin e ardhshëm, forcat kryesore kundërshtare pretenduese për pushtet në Siri kanë qënë nacionalizmi shekullarist (laik) arab dhe Islamizmi politik. Siç ka shkruar edhe gazetari Patrick Cockburn në vitin 2016, "Opozita e armatosur siriane përbëhet nga ISIS, al-Nusra dhe Ahrar al-Sham." "E vetmja alternativë për të rrëzuar qeverinë (laike nacionaliste arabe) janë islamikët." [56] Kjo ka qënë zgjidhja e vetme për një kohë të gjatë.

Së fundi, për të besuar këtë teorinë e përmendur më lart do të na duhet të mbyllim sytë edhe përpara faktit se strategët amerikanë e kishin planifikuar që nga viti 2003, për të mos thënë ndoshta edhe më parë që në vitin 2001, të detyronin Esadin dhe ideologjinë e tij laike arabe nacionaliste që të largohej nga pushteti, se ata kanë financuar opozitën siriane, duke përfshirë grupet e lidhura me Vëllazërinë Myslimane që prej vitit 2005. Nisur nga ky kënvështrim na rezulton se Washingtoni kishte për objektiv rrëzimin e qeverisë së Esadit me qëllim të shpërbënte mendësinë baathiste në Siri. Kjo luftë guerile e udhëhequr nga islamikët kundër nacionalistëve laike arabe të Sirisë është zhvilluar në mënyrë tërësisht të pavarur nga reagimi i qeverisë siriane në Daraa, pa u nxitur nga fakti nëse ishte reagim i tepruar apo jo. Loja ishte e planifikuar dhe e organizuar dhe ishte duke kërkuar vetëm një pretekst për t'u vënë në skenë. Daraa u mundësoi këtë pretekst. Për këtë arsye, ideja se arrestimi i dy djemve në Daraa për zhgarravitjen me grafite të slloganeve anti-qeveritare në mur mund të provokojnë një konflikt të madh është një i besueshëm sa edhe pretendimi se Lufta e Parë Botërore është shkaktuar nga asgjë më shumë sesa vrasja e Archduke Franz Ferdinand.

Siria Socialiste

Socializmi mund të përkufizohet në shumë mënyra të ndryshme, megjithatë përkufizimi më i spikatur është se socializimi e sheh pronësinë publike si fuqinë më të lartë komanduese të ekonomisë të shoqëruar nga planifikimi ekonomik. Parë nga ky këndvështim, Siria nga viti 1973 deri më vitin 2012 e udhëhequr nga kushtetutat e saj plotësonte përkufizimin e socializmit në një mënyrë të përpiktë. Megjithatë, Republika Arabe Siriane kurrë nuk kishte qenë një shtet i klasës punëtore socialiste, sipas kategorizimit të përcaktuar nga marksistët. Në vend të këtij modeli, Siri ishte një shtet Arab socialist i frymëzuar nga qëllimi i arritjes së pavarësisë politike arabe dhe kapërcimit të prapambetjes së kombit arab. Hartuesit e kushtetutës e kanë parë socializmin si një mjet për të arritur çlirimin kombëtar dhe zhvillimin ekonomik. Hartuesit e Kushtetutës së vitit 1973 kanë shkruar se "Ndjekja e një rruge drejt krijimit të një rendi socialist  është një domosdoshmëri themelore për mobilizimin e potencialeve të masave arabe në betejën e tyre kundër sionizmit izraelit dhe imperializmit." 

Ndërsa socializmi marksist ishte më shumë i përqëndruar në luftën mes klasave e pronarëve shfrytëzues kundër klasës punëtore të shfrytëzuar, socializmi arab ishte më shumë i përqëndruar në luftën mes popujve shfrytëzues dhe popujve të shfrytëzuar. Pavarësisht faktit se këto dy lloje të ndryshme të socializimit operonin operuar në nivele të ndryshme të shfrytëzimit dhe kolonizimit, këto dallueshmëri nuk kishin asnjë rëndësi për bankat perëndimore, korporatat dhe investitorët e mëdhenj të cilët ia vinin syrin çdo territori në të gjithë globin në ndjekje të qëllimit të tyre për fitim. Qoftë socializmi, që kishte për qëllim t'i jepte fund shfrytëzimit të klasës punëtore, qoftë ai që kishte për qëllim t'i jepte fund shtypjes imperialiste nëpërmjet grupeve kombëtare, të dyja këta modeli dilnin kundër interesave fitimprurëse të kapitalizmit industrial dhe financiar të SHBA-së.

Prej një kohe të gjatë tashmë socializmi Ba'ath ka qënë një shqetësim për Washingtonin. Qeveria Ba'athiste kishte arritur të ushtronte një fuqi kontrolluese të konsiderueshme mbi ekonominë siriane, nëpërmjet ndërmarrjeve me pronësi shtetërore, subvencionet për pronësitë private të firmave vendase, kufizime në investimet e huaja si dhe kufizime mbi importet në vend. Qeveria Ba'athiste i konsideronte këto masa, si mjete të nevojshme ekonomike për një shteti post-kolonial duke u përpjekur për të rindërtuar jetën e saj ekonomike të pavarur nga ish-fuqitë koloniale dhe për të hartuar një kurs të zhvillimit të pavarur nga dominimi i interesave të huaja.

Megjithatë, qëllimet e Washingtonit ishin dukshëm në kundërshtim me këto qëllime. Ëashingtoni nuk ka aspiruar që Siria të ndërtojë industrinë e saj dhe të mund të ruajë me fanatizëm pavarësinë e saj, përkundrazi ka pasur për qëllim që ajo t'u shërbeja interesave të bankierëve dhe investitorëve të mëdhenj që me të vërtetë kanë rëndësi në Shtetet e Bashkuara, dhe kishte për qëllim ta arrinte këtë duke e kthyer klasën punëtore siriane në të shfrytëzuar nga investitorët dhe territorin e Sirisë në burimeve natyrore në pronësi të të huajve. Në vitin 2015, administrata Obama ka deklaruar se, " Politikat tona kryesore janë të përqendruara në uljen e tarifave për produktet amerikane, thyerjen e barrierave eksportimin e mallrave dhe shërbimeve amerikane, (...) dhe vendosjen e standardeve më të larta në mënyrë që të zgjerohet fusha e veprimit për Amerikën firmat e saj." [57] Në fakt ky nuk është ndonjë rimodelim i politikës amerikane, përkundrazi kjo ka qenë në agjendën e politikës së jashtme amerikane për dekada të tëra tashmë. Damasku nuk ishte pozicionuar në të njëjtën linjë prapa një Washingtoni që insiston se mund dhe do të marrë rolin e "liderit të ekonomisë globale." [58]

Ekstremistët që ndodheshin në Washington e shihnin Hafiz al-Esadin si një komunist arab, [59] dhe rrjedhimisht zyrtarët amerikanë e konsiderojnë djalin e tij, Basharin si një idealist i cili nuk mund t'ia mbushë mmendjen vetes për të arritur të braktisë shtyllën e tretë të programit të Partisë Socialiste Arabe Ba'ath: socializmin. Departamenti Amerikan i Shtetit ka shrehur shqetësimin e tij për faktin se "Siria kishte dështuar për t'iu bashkuar ekonomisë gjithnjë e më të ndërlidhur në rang global", që e cila nënkupton se Siria nuk kishte arritur t'i braktiste ndërmarrjet e veta shtetërore për t'ia kaluar investitorëve privatë, ku në mesin e këtij fenomeni qëndrojnë interesat financiare të Wall Street-it. Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu shprehu pakënaqësinë se "arsyet ideologjike" përbënin një pengesë për Esadin që të arrinte liberalizimin e ekonomisë Sirisë, se " ende nuk ishte përhapur fenomeni i privatizimit të ndërmarrjeve që deri më tani ishin pronësi shtetrore", dhe se ekonomia "ishte ende shumë e kontrolluar nga qeveria." [60] Duket shumë qartë se Esadi nuk e kishte mësuar ende atë që Ëashingtoni e kishte përkufizuar si "mësimet e historisë", që domethënë se "ekonomitë janë më të mira , jo kur janë të komanduara dhe të kontrolluara dora e rëndë e qeverisë, por kur ekziston tregu i lirë" [61] Duke hartuar një Kushtetutë e cila parashikon që qeveria është ajo që do të mbajë rolin kryesor në drejtimin e ekonomisë në emër të interesave siriane, dhe se qeveria siriane nuk do të lejojë sirianët që të punojë për interesat e bankave perëndimore, korporatave dhe investitorëve të huaj, Esad arriti të riafirmonte pavarësinë siriane kundër axhendës së Ëashingtonit "për hapjen e tregjeve dhe krijimin e një fushe të re loje për sipërmarrësit dhe bizneset e  Amerikës jashtë territoreve të saj." [62] 

Si rezultat i drejtimit kah këtyre politikave, Esadi edhe njëherë theksoi besnikërinë e tij ndaj vlerave socialiste kundër asaj që Washingtoni e kishte përkufizuar dikur si "imperativi moral" i "lirisë ekonomike," [63] duke siguruar mbrojtjen në kushtetutë të të drejtave sociale: sigurimin social ndaj sëmundjeve, invaliditetit dhe pleqërisë; akses falas në kujdesin shëndetësor; dhe edukimi falas në të gjitha nivelet. Këto të drejta do të vazhdonin të kishin një rëndësi më primare sesa mundësitë më të lehta të ligjvënësve dhe të politikanëve të cilët mund t'i jepin krijimit të një programi për uljen e taksave të investimeve të huaja, duke krijuar një klimë miqësore ndaj biznesit të huaj. Po ashtu një tjetër devijim i mëtejshëme kundër ortodoksisë pro-biznesit të taksimit të Washingtonit, kushtetuta e re ishte angazhuar për të sanksionuar taksimin progresiv të detyruar.

Për ta përmyllur në fund, lideri Ba'athist ka shtuar në Kushtetutën e përditësuar të qeverisë së tijnjë dispozitë që ishte parashtruar fillimish nga babai i tij në vitin 1973, një hap reale drejt  demokracisë - një dispozitë e cila vështirë se mund të tolerohej vendimmarrësit në Washington, me lidhjet e tyre të panumërta me pronarët e bankave dhe korporatave ndërkombëtare. Kushtetuta parashikon se minimalisht gjysma e anëtarëve të Kuvendit Popullor të përzgjidhen nga radhët e fshatarëve dhe punëtorëve.

Nëse Esadi do të kishte qënë një neo-liberal, atëherë me siguri, do të  kishte qenë njëri prej njerëzve më të çuditshëm në botën e ideologjisë neo-liberale.

Thatësirat?

Një pikë e fundit që vlen të elaburohet në lidhje me rrënjët e kryengritjes së dhunshme në vitin 2011: Disa shkencëtarë dhe analistë socialë kanë përdorur një studim të publikuar në Konferencat e Akademisë Kombëtare të Shkencave për të hedhur hipotezën se "thatësirat kanë luajtur një rol në kryengritjet në Siri." Sipas këtij këndvështrimi, "thatësirat kanë shkaktuar dështime kulture të përmasave të këtilla duke i hapur rrugë migrimit të më shumë se 1.5 milion njerëz nga zonat rurale në ato urbane." Duke i shtuar kësaj situate edhe elementin e një flukst të refugjatëve nga ardhur Iraku është intensifikuar konkurrenca për vendet e pakta të punës në zonat urbane, duke e shndërruar Sirinë në një kazan të tensionit social dhe ekonomik të gatshëm për të vluar për një kohë të gjatë. [64] Në pamje të parë argumenti të jep përshtypjen se është i arsyeshëm, madje mund të konsiderohet edhe "shkencor", megjithatë ky fenomen tenton të shpjegojë si justifikonhen trazirat masive popullore, gjë që nuk ndodhi kurrë në Siri. Siç edhe e kemi argumentuar deri më tani, nëse rishikojmë raportimet e shtypit perëndimor nuk mund të gjejmë asnjë referencë për të vërtetuar se ka pasur kryengritje masive popullore. Përkudrazi, gazetarët të cilët ishin nisur për të gjetur një rrëmujë masive në Siri, kanë mbetur të befasuar kur kanë parë se një situatë e këtillë nuk ekzistonte. Në vend të kësaj situate, gazetarët perëndimorë janë përballur në shkallë të habitshme me një Siri të qetë ... Demonstratat e nxitura nga organizatorët e një faqeje në Facebook të që mban emrin Revolution i Sirisë 2011 kanë dështuar. Kritikët e pranojnë fatin se Esadi ishte popullor. Gazetarët investigativë nuk kanë mundur të gjejnë asnjë person që të besonte se po përgatitej një revoltë e përmasave masive. Edhe një muaj pas ngjarjeve në Daraa, në të cilën ishin përfshirë vetëm qindra protestues, ndryshe nga dhjetëra mijëra sirianë të cilët demonstruan në Damask në mbështetje të qeverisë - gazetari investigativ i New York Times në terren, Anthony Shadid nuk ka mundur të gjejë asnjë shenjë që tregonte se në Siria kishte apo do të kishte trazira masive si ato të Tunizisë dhe Egjiptit. Në fillim të shkurtit të vitit 2011, Omar Nashabe, gazetari investigativ, i cili kishte vëzhguar dhe analizuar për një kohë të gjatë Sirinë, korrespondent me qendër në Beirut për të përditshmen arabe "Al-Ahkbar" është shprehur se për revistën Time se "sirianët po vuajnë nga varfëria e shpërndarë në 14% të popullsisë së Sirisë, e shoqëruar me rreth 20% shkalla e papunësisë, megjithatë Esadi ende gëzon besueshmërinë ndaj tij." [65]

Fakti se qeveria siriane gëzon mbështetje të gjërë popullore u vërtetua kur firma britanike e sondazheve YouGov publikoi një sondazh në fund të vitit 2011, në të cilin tregon se 55% e sirianëve dëshironin që Esadi të vazhdoi të qëndrojë në pushtet. Sondazhi pothuajse nuk zuri vend në asnjë lajm në median perëndimore, që gjë e nxiti gazetarin britanik Jonathan Steele të ngrinte pyetjen: "A nuk ishte një lajm me rëndësi të madhe fakti që një sondazh i respektuar ka konkluduar se shumica e sirianëve janë në favor të Bashar al-Esad për të vazhduar në postin e presidentit?" Steele përshkroi se konkluzionet e sondazhit shiheshin si "fakte të papërshtatshëm", për këtë arsye këto të vërteta "janë mbuluar", sepse mediat perëndimore kishin hequr dorë nga raportimi i ngjarjeve në Siri "në mënyrë të drejtë" dhe e kishte kthyer në "një armë propagandistike." [66]

Propaganda në vend të politikës dhe analizës

Draitser mund të fajësohet jo vetëm që nuk ka parashtruar qoftë edhe një argument apo një provë të vetme për të mbështetur pohimin e tij, por gjithashtu mund të kritikohet se në vend që të bëjë politikë dhe analizë i ka zëvendësuar ato me slogane. Në artikullin e tij të publikuar më 20 Tetor në CounterPunch, "Siria dhe Të majtët: Koha për të thyer heshtjen" ai argumenton se qëllimet përcaktuese të filozofisë politike të majtë duhet të jenë ndjekja e paqes dhe drejtësisë, duke qënë se këto janë dy virtyte të pandashme, të cilat nuk mund të bien kurrë ndesh me njëri-tjetrin. Kur në fakt paqja dhe drejtësia mund herë pas here të jenë antitezë e njëra-tjetrës. Le ta ilustrojmë këtë pohim me anë të një bisede të konsumuar mes gazetarit Australian Richard Carleton dhe Ghassan Kanafani, një shkrimtari novelisti dhe revolucionari palestinez. [67]

C: Përse organizata juaj nuk hyn në bisedime për paqe me izraelitës?

K: Ju, në të vërtetë nuk e keni fjalën "për bisedime paqësore". Ju nënkuptoni kapitullimi dhe dorëzimin tonë

C: Pse nuk zgjidhni vetëm të flisni?

K: Me kë të flasim?

C: Me udhëheqësit izraelitë.

K: E keni fjalën për bisedime të llojit me shpata dhe shkopinj?

C: Ju mund të flisni edhe në mungesë të shpatave dhe armëve.

K: Jo. Unë nuk kam parë kurrë në histori që të ulen për bisedime një pushtues dhe një lëvizje e bashkimit kombëtar.

C: Megjithatë, pavarësisht kësaj pse nuk uleni për bisedime?

K: Për çfarë të bisedojmë?

C: Për mundshmërinë për të mos luftuar.

K: Për çfarë të mos luftojmë?

C: Të mos luftoni për asgjë. Nuk ka rëndësi se për çfarë.

K: Në përgjithësi, njerëzit luftojnë për një gjë të caktuar. Më pas, po për një gjë të caktuar i japin fund luftimeve. Ju nuk mund as të më thoni se për çfarë duhet të ulemi për bisedime. Pse të flasim për t'i dhënë fud luftës?

C: Të uleni për bisedime për t'i dhënë fund vrasjeve dhe mizorisë, shkatërrimit dhe vuajtjes.

K: Vrasjet, mizoritë, shkatërrimi dhe vuajtjet e kujt?

C: Palestinezëve, izraelitëve, arabëve.

K: E keni fjalën për popullin palestinez që është dëbuar nga origjina, është përplasur nëpër kampe, jeton në varfëri dhe është vrarë për njëzet vite rresht, duke iu ndaluar madje që të quhen "palestinezë?"

C: Gjithsesi kjo është më mirë sesa të vdesin.

K: Ndoshta për ju është më mirë kështu, por për ne jo. Për ne pavarësia e shtetit tonë, të pasurit nder, respekt të pasurit të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë në thelb më të rëndësishme se vetë jeta.

Draitser nuk na thotë se cilat vlerave duhet t'i përmbahet e majta amerikane kur paqja dhe drejtësia janë në konflikt. Përmbajtja e sloganin të tij "për paqe dhe drejtësi", si misioni më i rëndësishëm i përkushtimit të së Majtës amerikane nuk duket të jetë asgjë më shumë se një ftesë për të majtët për të braktisur politikën, dhe të ndërmarrin një mision të shndërrimit në shpirtra të bukur dhe të pastër, përtej konflikteve të pistë të njerëzve - në një status ku mund të marrin pjesë vetëm engjëj. Pretendimi i tij se "asnjë shtet ose grup nuk ka si prioritet interesin më të lartë të sirianve" është një pretendim aq i palogjikshëm sa pothuajse nuk ka nevojë për koment. Si mund të arrihet në këtë konkluzion? është e pamundur të mos arrijmë në konkluzionin se ai mundohet të lërë përshtypjen se ai dhe e majta amerikane janë të vetmit në mesin e të gjithë grupeve dhe shteteve të botës, që e di se çfarë është më mirë për të "popullin sirian".

Me shumë mundësi kjo mund të jetë edhe arsyeja pse ai mendon se përgjegjësia e së majtës amerikane, "populli i Sirisë", sikur populli i Sirisë të ishin një masë e padiferencuar me interesa agjenda uniforme të pandryshueshme. Kur në të vërtetë, shoqëria siriane si e tërë përfshin grupime të ndryshme politike laikët dhe islamikët, të cilët kanë pikëpamje të papajtueshme me njëra-tjetrën se si shteti duhet organizohet, grupime të cilët kanë qenë të angazhuara në një grindje së bashku me pasoja vdekjeje të vazhdueshme për më shumë se gjysmë shekulli, si në anën islamike, ashtu edhe nga vetë qeveria. Shoqëria siriane përfshin brenda saj ata që favorizojnë integrimin në Perandorinë e SHBA-së, po ashtu dhe ata që janë kundër tij; ata që bashkëpunojnë me SHBA-imperialiste dhe ata që refuzojnë të. Në këtë perspektivë, çfarë do të nënkuptojmë, kur themi se majtistët e SHBA-së kanë përgjegjësi për popullin e Sirisë? Për cilën pjesë të popullit të Sirisë bëhet fjalë?

Unë jam i mendimit se përgjegjësia e së Majtës amerikane është për njerëzit që përfshihen në kalsën puntore të Shteteve të Bashkuara, jo për popullin e Sirisë. Dhe gjithashtu kam përshtypjes se, të majtët e SHBA-së duhet të shohin si përgjegjësi të saj edhe përfshirjen në shpërndarjen e një analizë të mirëpërgatitur, të bazuar në dëshmi politike se si elita ekonomike amerikane përdor aparatin e shtetit të SHBA për të avancuar interesat e saj në kurriz popullsive si vendase ashtu edhe të huaja. Si po ndikon tek klasa punëtore e Amerikës lufta e gjatë e Washingtonit në Siri? Kjo është ajo për të cilën Draitser duhej të ishte duke folur.

SHËNIME

44) Rania Abouzeid, “Sitting pretty in Syria: Why few go backing Bashar,” Time, 6 Mars 2011.

(Qëndrimi i ëmbël në Siri: Pse pak i dalin kundër Basharit)

45) Rania Abouzeid, “The youth of Syria: the rebels are on pause,” Time, 6 Mars 2011.

(Të rinjtë sirianë: rebelët kanë ndaluar)

46) “Can the Syrian regime divide and conquer its opposition?” Time, 9 Prill 2011.

(A mundet qeveria siriane ta përçajë dhe ta marrë nën kontroll opozitën?)

47) Anthony Shadid, “Security forces kill dozens in uprisings around Syria”, The New York Times, 22 Prill 2011.

(Forcat e Sigurisë vrasin dhjetëra njerëz në kryengritjet rreth Sirisë)

48) Ben Fenton, “Macmillan backed Syria assassination plot,” The Guardian, 27 Shtator 2003.

(Macmillan mbështeti komplotin e vrasjes së Sirisë )

49) Robert Fisk, “Conspiracy of silence in the Arab world,” The Independent, 9 Shkurt 2007.

(Komploti i heshtur në botën arabe)

50) Robert Dreyfus, Devil's Game: How the United States Helped Fundamentalist Islam, Holt, 2005, f. 205.

(Loja e Djallit: SI Shtetet e Bashkuara ndihmuan Islamin fondamentalist)

51) William R. Polk, “Understanding Syria: From pre-civil war to post-Assad,” The Atlantic, 10 Dhjetor 2013.

(Të kuptojmë Sirinë: Nga lufta pre-civile në past-Esadin)

52) Dreyfus.

53) Dreyfus.

54) William R. Polk, “Understanding Syria: From pre-civil war to post-Assad,” The Atlantic, 10 Dhjetor 2013.

(Të kuptojmë Sirinë: Nga lufta pre-civile në past-Esadin)

55) Aktaran: Nikolas Van Dam, The Struggle for Power in Syria: Politics and Society under Asad and the Ba'ath Party, I.B. Taurus, 2011

(Lufta për pushtet në Siri: Politika dhe Shoqëria nën kontrollin e Esadit dhe Partisë Ba'athe)

56) Patrick Cockburn, “Confused about the US response to Isis in Syria? Look to the CIA's relationship with Saudi Arabia,” The Independent, 17 Qershor 2016.

(Jeni të paqartë ndaj përgjigjes së ShBA-së në lidhje me ISIS-in? Shikoni marrëdhënien e CIA-s me Arabinë Saudite)

57) Strategjia Kombëtare e Sigurisë, Shkurt 2015.

58) I njëjti burim.

59) Robert Baer, Sleeping with the Devil: How Washington Sold Our Soul for Saudi Crude, Three Rivers Press, 2003, f. 123

(Duke Fjetur me Djallin: Si Ëashingtoni na shiti shpirtin për Arabinë Primitive)

60) Faqja zyrtare e Departamentit të shtetit të SHBA-sw. http://www.state.gov/r/pa/ei/bgn/3580.htm#econ. 8 Shkurt 2012.

61) Strategjia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shtator 2002.

62) Strategjia Kombëtare e Sigurisë, Shkurt 2015.

63) Strategjia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mars 2006.

64) Henry Fountain, “Researchers link Syrian conflict to drought made worse by climate change,” The New York Times, 2 Mars 2015

(Specialistët e lidhin konfliktin e Sirisë me gjendjen e thatësirës së përkeqësuar nga ndryshimet klimatike)

65) Aryn Baker, “Syria is not Egypt, but might it one day be Tunisia?,” Time, 4 Shkurt 2011.

(Siria nuk është Egjipt, por a mund një ditë të jetë Tunizi)

66) Jonathan Steele, “Most Syrians back President Assad, but you'd never know from western media,” The Guardian, 17 Janar 2012.

(Shumica e sirianëve mbështesin Presidentin Esad, por ju nuk mund ta mësoni këtë kurrë nga mediat perëndimore)

67) FHKC, 17 Tetor 2016, http://pflp.ps/english/2016/10/17/full-transcript-classic-video-interview-with-comrade-ghassan-kanafani-re-surfaces/

 



Burimi : Global Research/ Medya Şafak