Mundësia më e madhe e Iranit janë sauditët

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Dhj. 10, 2017, 2:11 a.m.

Me vrasjen e Ali Abdullah Salihut, sauditët nuk humbën terren vetëm në Jemen, mbi të gjitha humbën justifikimin e vetëm që mund të përdornin. Kështu u bë e mundur që Paria e Kongresit të bëhej aleat në kuptimin më të plotë të Ensarullahut.

Vrasja e ish presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Salihut dhe të gjithë atyre që ndodheshin përreth tij brenda 72 orëve pa hasur asnjë problem ka vërtetuar se justifikimi i përdorur dhe i mbajtur në aktualitet për vite të tëra ka qënë i pabazë.

Pretendimi ka qënë i këtillë: “Lëvizja Ensarullah, e cila ka qënë udhëheqëse e kryeqytetit Sana që prej vitit 2014 dhe i ka rezistuar kundër koalicionit të sauditëve që prej vitit 2015 është kukull që kontrollohet nga Irani në Jemen dhe se në të vërtetë në vetvete nuk përbën një forcë të pavarur. Fuqia e vërtetë që fshihet pas kësaj lëvizjeje është ish presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Salihu. Nëse prishet marrëveshja mes Salihut dhe Lëvizjes Ensarullah, jemenasit nuk mund të rezistojnë përballë koalicionit të sauditëve që përbëhet nga 10 shtete.”

Hedhja poshtë e këtij pretendimi me vënjen në jetë të një plani brenda dy ditësh e gjysëm ka vërtetuar se koalicioni saudit ka dështuar jo vetëm në aspektin ushtarak por gjithashtu edhe në luftën psikologjike. Kjo për arsye se:

Më datë 2 dhjetor, Ali Abdullah Salih ka ndryshuar qëndrimin e tij duke i theksuar sauditëve se është i gatshëm të hapë “një faqe të re” në marrëdhëniet e tyre dhe duke i urdhëruar husinjtë që të mos zbatojnë urdhrat e marra nga ushtria.

Më datë 3 dhjetor, milicitë e ndodhura nën udhëheqjen e nipit të Salihut, Tarik el-Affash  kanë marrë kontrollin e disa pikave kyçe në qytetin Sana. Në këtë mënyrë, Ali Abdullah Salih jo vetëm që ka prishur marrëveshjen me Husitë, por në të njëjtën kohë ka filluar një luftë kundër tyre.

Ndërsa më 4 dhjetor, Ali Abdullah Salih dhe ndjekësit e tij, pasi nuk kishin më shpresa se mund të merrnin kontrollin e Sanas, dështuan edhe në planin e tyre për t’u arratisur me një varg prej 9 mjetesh në qytetin e kontrolluar nga koalicioni saudit, qyteti Marib.

Salihu dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar, Arif Zavka kanë mbetur të vrarë, sipas një burimi gjatë konfliktit ndërsa kanë refuzuar që të dorëzohen, dhe sipas një burimi tjetër janë vrarë pasi janë dorëzuar.

Vendosja e Ali Abdullah Salih në një luftë kundër Lëvizjes Ensarullah ishte vetëm hapi i parë i një plani për të ndryshuar të gjitha balancat në Jemen dhe nëse ky plan do të kishte funksionuar koalicioni saudit do të kishte mundur të korrte një fitore në Jemen dhe do të kishte mundur që të kishte argumenta për vërtetimin e pretendimit që përmendëm më sipër.

Megjithatë, ky plan që arriti të krijonte ndikueshmëri vetëm në një nivel mesatar sigurie të balancave në Jemen ka dështuar brenda 72 orëve. Duke përforcuar edhe më shumë pozicionin e Lëvizjes Ensarullah, koalicioni saudit zhgënjeu edhe njëherë duke humbur justifikimin e tij më të madh në Jemen.

Problemi i Sauditëve në Jemen

Është historikisht e njohur se sauditët janë munduar gjithnjë që marrëdhnëiet me Jemenin t’i krijojnë në kuadrin e pronarit dhe shërbyesit të tij. Kanë ndërhyrë në çdo çështje në lidhje me Jemenin; megjithatë asnjëherë se kanë parë Jemenin si të mjaftueshëm për të bërë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit.

Husët dëshironin t’i jepnin fund kësaj natyre të marrëdhnieve, ndërkohë që sauditët ende pretendojnë ta vazhdojnë gjë që u bë edhe kryefjala e problematikës mes këtyre dy palëve. Megjithatë, kjo problematikëështë kompleksuar duke e përzierë me prapambetjet dhe sesitivitetin karakteristik të këtij rajoni.

Në këtë mënyrë, duke e kompleksuar me elemetë sektaristë dhe gjeopolitikë e kanë shndërruar këtë problem të brendshëm politik në një krizë rajonale madje edhe në nivele ndërkombëtare. Jemeni është një panoramë konkrete e këtij shembulli.

A është problemi një përplasje sektariste?

Sauditët, të cilët e kanë detyruar Ali Abdullah Salihun që të japë dorëheqjen nga presidenca në vitin 2011 kur sapo kishin filluar protestat arabe, e kanë mbështetur me ushtrinë e tyre Salihin në luftën që filloi kundër Husëve në vitin 2007.

Vetë Ali Abdullah Salih, i cili i ka akuzuar Husitë se po mundohen marrin në dorë kontrollin e Jemenit dhe të krijojnë një “Shtet të Imamëve” me mbështetjen e Iranit dhe duke u nisur nga kjo akuzë ka nisur një luftë kundër tyre, edhe vetë i përket medhhebit (sektit) Zeidi. Gjë që vërteton se konflikti mes Salihut dhe Husëve nuk është konflikt sektarist.

Sauditët që kanë mbështetur udhëheqjen e Imamëve Zeidi, e cila përfundoi me mbështetjen e Xhemal Abdunnasirit në vitin 1962 nuk e kanë mësuar më vonë se Husët i përkasin Shias Zeidi. Kjo konfirmon se konflikti i sauditëve kundër Husëve nuk ka të bëjë me përkatësinë sektariste.

Ngjashmëritë e sektit Zeidi me medhhebin sunni janë më të shumta se ngjashmëritë që ky sekt ka me Shiizmin e 12 Imamëve në Iran; megjithatë ka prej atyre që mendojnë se është e rëndësishme që konfliktin në Jemen ta paraqesin si një konfikt religjos mes “shiizimit dhe sunnizmit.”[1]

Lufta e deleguarë e kujt është kjo?

2015’e gelindiğinde Al Abdullah Salih, kendisini cumhurbaşkanlığından indiren Suudilere karşı Husilerle ittifak yaparken, Suudiler ise Salih’in argümanları ile Husilere karşı savaş başlattı.

Në fillimiet e vitit 2015, Al Abdullah Salih kishte krijuar një aleancë me Husitë kundër sauditëve që e detyruan atë të largohej nga pozicioni i presidentit të vendit, ndërkohë sauditët duke përdorur justifikimin ndaj Salihut filluan një luftë kundër Husëve.

Sipas sauditëve, themeli i problematikës në Jemen është Irani, i cili nëpërmjet Husëve është duke u përpjekur që të marrë në kontroll Jemenin. Koalicioni saudit i përbërë përafërsisht nga 10 shtete ishte duke mbrojtur në fakt Jemenin kundër ‘sulmit iranian’.

Ky argumentim i sauditëve i ka përfshirë të gjithë ara që kanë një problem me Iranin apo me Shiizimin, apo që kanë një marrëdhënie ‘shpirtërore’ me sauditët.

Klientët e përhershëm e tezave të sauditëve: Turqia dhe Izraeli

Ndërkohë që Izraeli nën lidhjen me sauditët nga ngushtica Babu’l Mendeb[2] kanë lidhur marrëveshje të fshehta ushtarake me sauditët, Turqia shprehej se “Irani duhet të tërhiqet nga Jemeni” dhe se do t’i ofrojë sauditëve “mbështetje logjistike dhe të shërbimeve të inteigjecës”[3] në luftën e Jemenit.

Ndërkohë që e vërteta qëndron se gjatë presidencës sëAli Abdullah Salih nu kishte as fluturim të drejtpërdrejtë që lidh Iranin me Jemenin. Avioni i parë i ardhur nga Irani ka zbritur në Jemen pas 25 viteve më datë 1 mars të vitit 2015 dhe përmbante ndihma humanitare dhe këto fluturime kanë zgjatur vetëm 20 ditë duke përfunduar më 24 Mars për shkak të sulmeve ajërore të sauditëve[4].

Që nga dita që kanë filluar sulmet e koalicionit saudit kundër Jemenit më24 Mars të vitit 2015 dhe deri më tani, aleatët sauditë nuk janë përgjegjësit zyrtarë dhe sipas shtypit dhe një pjese të madhe të botës akademike[5] besohet se problemi i Jemenit është një luftë e deleguarë mes Iranit dhe Arabisë Saudite.[6]

Nëse veprimi i Iranit konsiderohet ndërhyrje në Jemen si konsiderohet veprimi i sauditëve?

Në fund të fundit ishin sauditët ata që e detyruan Ali Abdullah Salihun që të hiqte dorë nga presidenca në vitin 2011, për ta zëvedësuar atë më pas me Mansur Hadin.

Deri në vitin 2014, të gjitha proceset politike në Jemen janë udhëhequr nga Organizata e Bashkëpunimit të Gjirit nën udhëheqjen e sauditëve. Konferencat për dialog kombëtar janë udhëhequr prej vitesh nga OKB-ja dhe Oranizatë për Bashkëpunimin e Gjirit.

Pas zhvillimit të konferencave për dialog kombëtar janë hartuar “Marrëveshje të Paqes dhe Përfshirjes Kombëtare” të firmosura nga të gjitha palët pjesëmarrëse politike.

Plani i presidentit Mansur Hadi, të mbështetur nga Arabia Saudite për ta shndërruar vendin në  një qeverisje të ndarë në 6 rajone federative ishte fitili i ndezjes së krizës që po përjetohet aktualisht,[7] për arsye se Husitë i dolën kundër këtij plani me arsyetimin se do të çonte në përçarjen e shtetit dhe se quajtën këtë plan ‘të mbështetur nga sauditët’ si shkelje të “Marrëveshjes së Paqes dhe Përfshirjes Kombëtare.”

Diskutimet që u zhvilluan në lidhje me ndarjen e vendit në 6 rajone federative u shndërruan më pas në demostrata dhe më pas degraduan në konflikte. Sauditët, ashtu siç vepruan edhe me kryeministrin aktual të Libanit, Saad Haririt vetëm pak kohë më parë, patën vepruar edhe me Mansur Hadin në shkurt të vitit 2015 dhe e detyruan atë të hiqte dorë nga presidenca.

Ndërkohë që Husitë dhe partitë e tjera politike po arrinin në përfundimin e krijimit të këshillit të përbashkët presidencial, përsëri me urdhrin e saudite po në shkurt të vitit 2015, Menusr Hadi e tërhoqi dorëheqjen e tij; dhe në mars duke i kauzuar Husitë se kishin bërë grusht shteti kundër qeverisë së tij, i bëri thirrje sauditëve për ndërhyrje.

Në Jemenin ku ndërhyrja e sauditëve und të provohet drejtpërsëdrejti që prej vitit 2011 deri më tani, e vetja provë e ndërhyrjes së Iranit mbetet mbështetja politike që Teherani i ka dhënë Husëve.

Ata që dështuan bashkë me planin e sauditëve

Propozimi i aleatit të kolaicionit saudit, Emirateve të Bashkuara Arabe për Ali Abdullah Salihun se do ta bënin djalin e tyre Ahmedin presidentin e ardhshëm të vendit nëse ai do të ndërronte qëndrimin e tij ka qënë një plan i projekuar muaj më parë.

Nëse ky plan do të kishte rezultuar i suksesshëm, Paria e Kongresit do të kishte arritur suksesin që koalicion saudit nuk ka mundur ta arrijë që prej vitit 2011. Fuqitë që luftonin kundër sauditëve, do të luftonin kundër njëra-tjetrës dhe nëse nuk do arrinin të shkatërroheshin të paktën do të dobësoheshin.

Ensarullahu do të shkatërrohej, Salihu që do të merrte kontrollin e kryeqytetit Sana do të mbetej i vetëm brenda Partisë së Kongresit dhe do të detyrohej që të firmoste çdo marrëveshje nën çdolloj kushti për të fituar mbështetjen e sauditëve dhe në këtë mënyrë sauditët do të mund të kishin dalë fitimtarë nga koj luftë.

Ky plan i organizuar me mund të madh për një periudhë kohore të gjatë disa mujore dështoi brenda 72 orëve dhe nuk u ndikua as nga Irani dhe as nga Husitë të mbeturë të vetëm.

Kjo ishte një aventurë që forcoi pozicionin e husëve në Jemen dhe që rriti prestigjin e Iranit pavarësisht se nuk iu desh të bënte asnjë gjë; kjo është një vepër e përbashkët e sauditëve, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Ali Abdullah Salihut.

Sepse Ali Abdullah Salih arriti t’i mbushte mendjen për luftë të brendshme vetëm një grupi të vogël që e kishte blerë me para.

Partia e Kongresit të cilën Ali Abdullah Salih e ka kryesuar për 3 vite rresht dhe elita qëndrore e fisit të tij që janë pjesë e ushtrisë nuk pranuan t’i bashkoheshin Salihut jo pse i përkasin besimit shia, apo se ndodhen nën ndikimin e Iranit por për shkak se nuk duan t’i dorëzohen sauditëve.

Tërheqja e dorëheqjes së Saad Haririt, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në Riad, menjëherë sapo u kthye në Liban ishte një goditje e fortë ndaj reputacionit të sauditëve të cilët e mbajtën Haririn nën arrest për ta gjunjëzuar para tyre.

Me vrasjen e Ali Abdullah Salihut, sauditët nuk humbën terren vetëm në Jemen, mbi të gjitha humbën justifikimin e vetëm që mund të përdornin. Kështu u bë e mundur që Paria e Kongresit të bëhej aleat në kuptimin më të plotë të Ensarullahut.

Irani është me shumë fat që ka armiq të këtillë si sauditët.


[1] Yeni Şafak. Cemile Bayraktar, 12 Maj 2016. “Bota shia po bashkohet, bota sunni po përçahet” http://www.yenisafak.com/yazarlar/cemilebayraktar/ii-dunya-birleiyor-sunni-dunya-ayriiyor-2028980

[2] YDH. 29 Prill 2016. “Marrëveshja saudito-izraelite nuk fshihet më në errësirë” http://www.ydh.com.tr/HD14607_suudi-israil-anlasmasi-karanlik-daglarin-ardinda-degil-.html

[3] Vatan, 26 Mars 2015. “Irani duhet të tërheqë nga Jemeni forcat, fuqinë dhe çdo gjë që ka aty” http://www.gazetevatan.com/-iran-in-yemen-den-kuvveti-gucu-neyi-varsa-cekmesi-lazim--754346-gundem/

[4] AL XhaziraTurke 1 Mars 2015. “Fluturimi i parë pas 25 viteve nga Irani në Jemen” http://www.aljazeera.com.tr/haber/25-yil-sonra-irandan-yemene-ilk-ucus

[5] Haber7; 10 Prill 2015. “Kush janë husitë në Jemen?” http://www.haber7.com/ortadogu/haber/1342179-yemendeki-husiler-kimdir  

[6] BBC Turke. 20 Mars 2015. “Kriza e Jemenit në 6 pyetje” http://www.bbc.com/turkce/haberler/2015/02/150226_yemen_analiz

[7] Hürriyet. 7 Shkurt 2015. “Husitë Shia në Jemen kanë marrë pushtetin” http://www.hurriyet.com.tr/yemende-sii-husiler-yonetimi-devraldi-28139651



Burimi : Yakın Doğu Haber