Irani ofron shërbime shëndetësore për Jemenin, Sirinë

Publikuar në Dhj. 15, 2018, 12:39 p.m.

Ministri i Shëndetësisë i Iranit tha se Irani është i gatshëm të ofrojë shërbime shëndetësore në rajonet e shkatërruara nga lufta e Jemenit dhe Sirisë.

Irani është i gatshëm të ofrojë shërbime shëndetësore për nënat dhe foshnjat në rajonet e shkatërruara nga lufta nëpër botë, në veçanti, në Jemen,  Siri, Irak, dhe Afganistan, tha Ministri i Shëndetësisë dhe Edukimi Mjekësor i Iranit,  Hassan Kazizadeh Hashemi.

Ai bëri këto komente në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetësisë, mbajtur në Hyderabad të Indisë.

Ministri iranian i referohet përparimeve të Iranit në promovimin e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin dhe vuri në dukje se Teherani është gati të transferojë përvojat e veta në vende të tjera.

Konferenca dy ditore e vitit  2018 mbi obstetrinë, gjinekologjinë, fertilitetin dhe neonatologjinë u përurua të shtunën.

Në këtë Konferencë janë duke marrë pjesë më shumë se 600 delegatë nga mbarë vendi dhe mbi 80 fakultete të njohura duke përfshirë ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Irani dhe Australia.



Burimi : IRNA