Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetëekatërt

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Jan. 14, 2019, 12:29 a.m.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit... Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen e tij tërësisht të pastër.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Zotëriu im jemi në pjesën e 64 të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Në programin paraardhës ju përmendët hadithin: “Bashkësia ime nuk mund të bashkohet mbi shmangie”. Me sa kuptohet ju keni një interes të veçantë kundrejt këtij hadithi. Mendimet tuaja që kanë të bëjnë me këtë hadith paraqisin mendime të ndryshme me ato të dijetarëve të lidhur me Shkollën e Ehli Bejtit. Çfarë doni që të thoni mbi këtë çështje?

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!

Më parë kemi bërë të ditur se njëra nga themelet tona më të rëndësishme të pikës sonë të lëvizjes është kjo: “Që një argument fetar i të dërguarit të pranohet ose të mund të përdoret si një argument, ai argument fetar duhet të jetë në zotërim të këtyre veçorive: ai duhet të jetë i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit, duhet të jetë i hapur, i qartë dhe i kthjellët në këndvështrimin e përmbajtjes. Gjithashtu ky hadith duhet të ketë jetë i njëzëshëm në mes të dijetarëve muslimanë”.

Atëherë pohojmë se që një hadith të jetë i pranuar në mënyrë të përbashkët në praninë e dijetarëve muslimanë kjo dukuri nënkupton se ai është argument për të tërë. Kur themi dijetarët muslimanë nuk kemi për qëllim dijetarët të cilët flasin dhe veprojnë aty këtu në mënyrë të gabuar dhe jashtë rregullave (shazz). Ne nuk kemi për qëllim këtë apo dijetar i cili nuk është i pranuar nga të tjerët. Ne po bëjmë fjalë për njëzëshmërinë e përgjithshme. Ashtu siç dihet në çfarë do lloj përmasë të jetës qoftë, patjetër që gjendet një mendim i cili bie ndesh me çdo njëzëshmëri të përgjithshme...

Nëse mbi një hadith të vërtetë dhe të qartë gjendet një njëzëshmëri tanimë ky hadith është një argument lidhës për të tërë. Kjo është një pikë kryesore. Megjithatë një hadith mund të jetë i vërtetë sipas shkollës “A”. Ndërsa shkolla “B” sa do që të mos e pranojë hadithin në fjalë ajo mund ta përdorë këtë hadith në udhën e argumentimit kundrejt shkollës “A” e cila e ka pranuar këtë hadith si të vërtetë, sepse këtu është zbatuar rregulli: “Lidhuni me atë gjë me të cilën ata kanë lidhur veten e tyre”.

Nëse ne e zbatojmë këtë parim thelbësor si në shembullin: “Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im” në Hadithin Thekalejn atëherë kumtojmë se forma e hadithit: “Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit” është nyjëzuar me formën e hadithit: “Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im” dhe nëse pranohet se që të dyja hadithet janë të barabarta në këndvështrimin e zinxhirit atëherë natyrshëm lind pyetja cila nga këto dy hadithe do të jetë lidhës për mbarë muslimanët? Sigurisht se është e qartë se mbi cilin hadithi është arritur njëzëshmëria. Ashtu siç do të sqarojmë pak më tej është se në këndvështrimin e shiitëve nuk është e pranuar forma e këtij hadithi në formën: “Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit” por është pranuar forma e këtij hadithi: “Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im” dhe duke qenë se dhe Ehli Sunneti e ka përcjellur hadithin në këtë version atëherë del në dukje se versioni i dytë është i parapëlqyeri. Por gjithashtu nëse shiitët do ta kishin përcjellur këtë hadith në formën: “Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit” atëherë ky version do të ishte i parapëlqyeri. Sepse nëse njëzëshmëria do të ishte jetësuar në këtë gjendje dhe se është e padiskutueshme se njëzëshmëria është lidhëse.

U bëj thirrje ekspertëve të vërtetimit dhe diturisë se hadithi në formën: “Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit” është argument sipas jush dhe jo sipash nesh.

Atëherë le të përsërisim rregullin themelor sipas të cilit lëvizim në në këto lloj çështjesh bazike e cila prek më të rëndësishmet e renditjes së diturive fetare: “Që një argument fetar i të dërguarit të pranohet ose të mund të përdoret si një argument, ai argument fetar duhet të jetë në zotërim të këtyre veçorive: ai duhet të jetë i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit, duhet të jetë i hapur, i qartë dhe i kthjellët në këndvështrimin e përmbajtjes. Gjithashtu ky hadith duhet të ketë arritur njëzëshmërinë në mes të dijetarëve muslimanë”.

Një njeri mund të shprehet kështu: “Zotëriu im. Cila është mbështetja juaj në lidhje me këtë rregull?” Domethënë nëse gjendet një njëzëshmëri dhe pajtueshmëri mbi një hadith ai hadith është argument dhe shpalos një të vërtetë. Ai hadith zotëron një veçori lidhëse për të tërë, askush nuk ka mundësi që të paraqisë një mendim në kundërshtim me këtë hadith.

Prezantuesi: Pra veçorinë e qenies argument të njëzëshmërisë...

I ftuari: Qenia argument e njëzëshmërisë së përbashkët e vënë në zbatim nga ana e muslimanëve... Jo qenia argument e njëzëshmërisë së vënë në jetë në sytë e doktrinës. E thënë ndryshe le të marrim si shembull se doktrina hanefite, esharite, mutezilite apo imamite ose dhahirite ose uehhabite ka arritur një njëzëshmëri brenda tyre. Kjo njëzëshmëri është argument vetëm në këndvështrimin e tyre dhe nuk i lidh të tjerët. Por nëse njëzëshmëria arrihet në mesin e mbarë muslimanëve, domethënë nëse mbarë muslimanët të cilët zotërojnë prirje të ndryshme përcjellin një argument fetar, ky i fundit shndërrohet në një argument i cili është lidhës për të tërë.

Tani mund të ngrihet një pyetje e tillë në lidhje me çështjen: “Zotëriu im: “A është një hadith mbi të cilin është arritur njëzëshmëria hadithi: “Bashkësia ime nuk mund të bashkohet mbi shmangie?” Nëse ky është një hadith mbi të cilin është arritur njëzëshmëria këtij argumentit fetar i bindet këtij hadithi. Sepse bashkësia muslimane, është e njëzëri mbi çështjen se bashkësia muslimane nuk mund të bashkohet mbi shmangie. Nëse do të mund të vërtetonim se hadithi në formën: “Bashkësia muslimane nuk mund të bashkohet mbi shmangie” nuk kalon vetëm në burimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit por zë vend dhe në burimet tona çështja do të bëhej e qartë.

Duke marrë shtysë nga kjo nëse Allahu do në këtë program për aq kohë sa do të kemi mundësi ne do të shqyrtojmë pasojat e rëndësishme të lindura me argumentimin e këtij argumentimi thelbësor.

Ne do të paraqisim një burim të cilin e kemi bërë të ditur me dhjetra herë për sa ka të bëjë me dijetarët e Ehli Sunnetit. Në veprën e tij me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës Në Hadithet e Pashkëputura) Kettaniu citon kështu: “(Kreu) Hadithet Mbi Të Cilat Pafajësia e Bashkësisë Muslimane Nuk Mund Të Bashkohet Mbi Shmangie Dhe Gabim”... Nga Ibn Umeri, nga Ebu Basra Gaffariu, nga Ebu Malik Eshariu, nga Enesi, nga Ibn Abbasi dhe nga të tjerët është shënuar... Shkurtimisht pohoj se ky është një hadith i cili zotëron një numër të madh zinxhirësh, i cili ka dëshmitarë të ndryshëm dhe është një hadith i njohur në këndvështrimin e zinxhirit... (1)

Le t’i kushtojmë kujdes kreut. E thënë ndryshe nëse bashkësia muslimane është e njëzëri është e pafajshme. Kettaniu bën me shenjë tek hadithi i Ibn Umerit shënuar nga Tirmidhiu dhe të tjerët. Hadithi nuk zotëron vetëm katër ose pesë zinxhirë të shënuar tek vepra por zotëron një sërë zinxhirësh.

Domethënë në këndvështrimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit ky hadith pranohet si i njohur madje i pashkëputur. Sepse Kettaniu hadithin në fjalë e përmend në veprën e tij me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës Në Hadithet e Pashkëputura). Atëherë shkrimtari beson se hadithet me këtë përmbajtje janë të pashkëputura nuk ka rëndësi se si është versioni.

Tani nuk dua që të hyj në çështjen nëse ky hadith është “meshhur” i njohur apo është “mustefid” (i dobishëm) duke u mbështetur në kornizën e kritereve shkencore.

Të tëra mendimet që kanë të bëjnë me këtë çështje duam që t’i shtjellojmë sipas dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit. Një palë e dijetarëve të epokë së fundit - nuk ka nevojë që t’ua përmend emrat - shprehen si më poshtë: “Ky hadith nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë në Shkollën e Ehli Bejtit. Si rrjedhojë sa do që ky hadith të jetë i pranishëm në Shkollën e Ehli Sunnetit nuk është e mundur që të merret si mbështetje. Sipas shkollës sonë ky hadith nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë përcjelljeje”. Madje disa dijetarë janë orvatur që ta diskutojnë këtë hadith dhe sipas mbështetjeve të Ehli Bejtit. Madje ata kanë thënë se ky hadith nuk ka një zinxhir të vërtetë as në këndvështrimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit.

Por unë në këtë program dua të cek disa vlerësime të cilat kalojnë në burimet tona në lidhje me këtë hadith.

Fragmenti i parë që do të hetojmë është vepra me titull: “Ihtixhaxh” (Arsyetimi) Tabersiut. Në këtë fragment e kemi lexuar në javën e mëparshme. Në një pjesë të hadithit ceken këto thënie: “Mbarë bashkësia muslimane, është njëzëri mbi çështjen se Kur’ani është i vërtetë dhe se në nuk ka asnjë dyshim në këtë çështje, në mesin e tyre nuk ka asnjë lloj mosmarrëveshje. Ata janë të saktë në këta mendimet e tyre të përbashkëta dhe janë në udhën e drejtë për të cilën ka bërë me shenjë hadithi i të dërguarit (p.q.m.t.) i cili ka vërtetuar ato që ka zbritur Allahu kur ka thënë: “Bashkësia ime nuk mund të bashkohet mbi shmangie”. I dërguari ynë (p.q.m.t.) në këtë hadith ka lajmëruar se mendimi të cilin e ka pranuar mbarë bashkësia muslimane në të cilin nuk kanë kundërshtuar njëri-tjetrin është i vërtetë. Ky është kuptimi i hadithit. Pra nuk është siç është interpretimi i të paditurve”. (2)

Këtij argumentimi i thonë: “istidlalu’s-sugra” (argumentimi i vogël). O i biri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), le të jetë gjendja ashtu siç thuhet. Cila është dobia e kësaj njëzëshmërie? Ai citon kështu: “Sepse bashkësia muslimane është e njëzëri dhe bashkësia muslimane nuk bashkohet mbi shmangie”. Sipas kësaj duke qenë se bashkësia muslimane është e njëzëri se Kur’ani është i vërtetë dhe duke qenë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.): “Bashkësia muslimane nuk bashkohet mbi shmangie” fjala në formën: “Kur’ani është i vërtetë” e bashkësisë muslimane nxjerr në dritë se Kur’ani është një burim pa gabime dhe nuk përmban të kotën.

Imam Askeriu (p.m.t.) e shpreh si saktësi njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane në të drejtë.

Imam Askeriu (p.m.t.) thotë se bashkësia muslimane është e njëzëri mbi një gjë. Kur themi bashkësia muslimane nuk kemi për qëllim jo çdo njeri të bashkësisë muslimane, sepse disa njerëz mund të kenë mendime të cilat nuk kanë asnjë lloj vlere, jashtëzakonisht kundërshtuese dhe jashtë rregullave (shazz).

Nëse do Allahu pas pak do të mundohemi që të sqarojmë një klauzolë të cilën e ka shënjuar Imam Askeriu (p.m.t.) dhe të hedhim dritë mbi një çështje e cila kalon në fjalët e tij. Ky është hadithi i parë.

Hadithi i dytë është nga vepra me titull: “Hisal” (Virtytet) e njërit nga dijetarët tanë të brezit të parë Shejh Sadukut (v.v. 481 m.i.). Kreu i çështjes është në formën: “Argumentimi dhe gjykimi me 43 virtyte të Prijësit të Besimtarëve Aliut (p.m.t.) ndaj Ebu Bekrit”.

Kur i nderuari Prijësi i Besimtarëve Aliu (p.m.t.) e kundërshtoi Ebu Bekrin me këto fjalë: “Ti duke u mbështetur në cilin argument u bëre prijësi i muslimanëve?” Ebu Bekri iu përgjigj kështu: “Unë u mbështeta në hadithin: “Bashkësia ime muslimane nuk bashkohet mbi shmangie” të cilin e kam dëgjuar nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Unë kur pashë se bashkësia muslimane ishte e njëzëri iu binda hadithit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Unë pashë se njëshmëria e mendimit të tyre ishte e pamundur që të ishte kundër udhëzimit dhe u dhashë të drejtë atyre. Nëse do të kisha parë se njëri nga ata nuk do të kishte marrë pjesë në këtë njëzëshmëri nuk ka dyshim se do t’ia ndaloja vetes këtë”.

Aliu (p.m.t.) dha këtë përgjigje: “Për sa i përket hadithit: “Bashkësia ime muslimane nuk bashkohet mbi shmangie” a jam apo nuk jam unë një njeri nga bashkësia muslimane? (3)

Imami (p.m.t.) numëron plot 43 virtyte. Në hadith gjenden disa çësthje të cilat do t’i vëmë në dukje. Ebu Bekri thotë: “Unë pashë se ata ishin të njëzëri në qenien time prijës”. Gjithashtu ashtu siç kam sqaruar arritja e njëzëshmërisë së tyre është e drejtë.

Me fjalë të tjera ai thotë: “Nëse nuk do të ishte arritur njëzëshmëria në pikën e prijësisë sime unë nuk do të pranoja që të bëhesha prijësi i muslimanëve”. Ashtu siç shihet nga fragmenti i nderuari Ali (p.m.t.) nuk thotë se hadithi i përcjellur nga Ebu Bekri nuk është i vërtetë. Sepse nëse ky hadith nuk do të ishte përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), atëherë Prijësi i Besimtarëve (p.m.t.) me qetësi do të kishte thënë: “Ti po e përcjell këtë hadith; por i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk e ka thënë këtë hadith”. Kështu që ne vëmë re se shumica e haditheve të cilat iu janë veshur të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk janë pranuar nga ana e Prijësit të Besimtarëve (p.m.t.). Megjithatë shohim se i nderuari Ali (p.m.t.) e pranon vërtetësinë e hadithit por ai sjell në rend të ditës një tjetër problem, problemin nëse bashkësia muslimane është apo nuk është e njëzëri.

Për këtë arsye në veprën me titull: “Mutaharatun fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos) ne kemi prekur çështjen e pafajësisë Ju mbështeteni në çështjen e njëzëshmërisë. Shikoni se çfarë thotë Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.): “Ju mbështeteni në çështjen e njëzëshmërisë. Shikoni se çfarë citon Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.): “Ty po të të vihen kundër një bashkësi e përbërë nga ensarët e cila është së bashku me Selmanin, Ammarin, Ebu Dherrin, Mikdadin dhe Ibn Ubaden. A nuk janë dhe këta nga bashkësia muslimane?” Ebu Bekri tha: “Që të tërë janë nga bashkësia muslimane”.

Pasi u shpreh kështu Aliu (p.m.t.) kumtoi si më poshtë: “Në një kohë kur këta njerëz nuk po të japin besën ty, për të cilët bashkësia muslimane nuk kanë thënë asnjë fjalë / mendim të keq dhe i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka thënë asgjë të keqe lart e poshtë për qenien e tyre bashkëkohës, si është e mundur që ti argumenton dhe gjykon kështu me këtë hadith?” (4)

Vetë Ebu Bekri rrëfen se këta janë nga njerëzit madje nga të parët e bashkësisë muslimane.

Prezantuesi: Imam Aliu thotë se udha e sjelljes së argumentimit është problematike.

I ftuari: Ky hadith tregon se Imam Aliu (p.m.t.) e ka pranuar hadithin në fjalë. Për këtë arsye duhet të jetë se Imam Saadiku (p.m.t.) ka cituar: “Ky është kuptimi i hadithit. Pra nuk është siç është interpretimi i të paditurve”.

E thënë ndryshe hadithi nuk përputhet me argumentimin që kanë sjellur disa njerëz që ka të bëjë me vërtetësinë e prijësisë së atij apo të këtij njeriu. Përmbajtja e hadithit është e qartë.

Kjo do të thotë se Imam Prijësi i Besimtarëve Aliu (p.m.t.) nuk e mohon hadithin.

Një njeri mund të thotë: “Zotëriu im, kjo është në kuptimin e lidhjes ndaj prijësit të parë”. Kjo është një çështje e veçantë. Tani për tani nuk dua që të hyj në hollësitë e asaj çështjeje.

Ndjekësit e mi të nderuar, sërish një tjetër njeri mund të thotë: “Zotëriu im, zinxhiri i haditheve që keni përcjellur për këtë hadith mund të mos jetë i plotë, i pranuar dhe i vërtetë. Ne duam një hadith i cili mbështetet në hadithin: “Bashkësia ime muslimane nuk bashkohet mbi shmangie” dhe ka të drejtë që ta kërkojë dhe këtë.

Tani do të paraqisim një hadith. Ky hadith ceket në veprën me titull: “Usul Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit) e Alame Kulejniut dhe hadithi është përcjellur nga Imam Rizai (p.m.t.). Këtë hadith e kemi lexuar dhe në javën e kaluar. Por duke qenë se koha jonë nuk na e lejoi nuk patëm mundësi që të bënim sqarimin.

Në lidhje me vërtetësinë e hadithit në veprën e tij me titull: “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve) Alame Mexhlisiu citon si vijon:

“Hadithi i dytë (pra hadithi i cili është çështja jonë) në kreun me titull: “Ibtalu’r-Rujeti” (Anullimi i Shikimit) është i vërtetë”. (5)

Atëherë ky hadith është i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit. Nga ana jonë as që bëhet fjalë për ndonjë problem.

Tani ejani dhe lë të shohim përcjelljen. Imam Ali Rizai (p.m.t.) vërteton se fjalët e thëna nga Ebu Karraja nuk janë të mundura që t’u vishen të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Andej nga fundi i përcjelljes zhvillohet ky dialog mes Imam Rizait (p.m.t.) dhe Ebu Karrasë:“Kur Ebu Karra tha: “A i përgënjeshtron ti përcjelljet?” Imam Rizai (p.m.t.) ia ktheu: “Unë i përgënjeshtroj përcjelljet kur bien ndesh me Kur’anin. Muslimanët janë të njëzëri mbi këtë çështje: “Allahu nuk mund të rrethohet në këndvështrimin e diturisë, sytë nuk mund ta shikojnë Atë dhe asgjë nuk është e ngjashme me Të”. (6)

E thënë ndryshe Ebu Karra do të thotë: “Nëse përcillet një përcjellje dhe nëse thuhet se Allahu i Madhëruar mund të shihet dhe nëse ajo zotëron një zinxhir të vërtetë përcjelleje sërish ti e përgënjshtron o i biri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)? Cila është metoda në çështjen e pranimit ose të hedhjes popshtë të një përcjelljeje?” Tani askush të mos na thotë: “Zotëriu im kjo përcjellje është e dobët”. Imami (p.m.t.) po na paraqit dy kritere. Kriteri i parë është një kriter mbi të cilin mbështeten imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe veçanërisht në fushën e diturisë fetare. Nëse do Allahu pak më tej për të mund të parë nëse Kur’ani Famëlartë ka thënë: “Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit” apo “Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im” do t’ia paraqisim Hadithin Thekalejn ndaj Kur’anit. Ndjekësit tanë të nderuar kanë të drejtë të pyesin këtë pyetje.

Prezantuesi: Ky është një kriter…

I ftuari: Si rrjedhojë dhe Imam Rizai (p.m.t.) e thotë këtë. Edhe ne duam që të mbështetemi në këtë kriter. Ky është kriteri i parë. Atëherë kriteri i parë për të mund të parë nëse një hadith është apo nuk është i vërtetë - edhe nëse përcjellja mund të jetë e njohur - është paraqitja e tij ndaj Librit të Allahut. Nëse përcjellja është në përputhje me Librin e Allahut dhe nëse ka një ose dy dëshmitarë në Libër në lidhje me përcjelljen, atëherë përcjellja është në zotërim të argumentit, nëse nuk është nuk mund të përdoret si argument.

Kriteri i dytë: “Muslimanët janë të njëzëri mbi këtë çështje”...Domethënë dhe nëse përcjellja bie ndesh me njëzëshmërinë e muslimanëve ajo përplaset në mur. Pra shikimi me sy i Allahut të Madhëruar është në kundërshtim me njëzëshmërinë e muslimanëve. Madje dhe nëse janë përcjellur përcjellje të vërteta mbi këtë çështje këto përcjellje nuk kanë vlerë. O i biri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) a është e drejtë gjëja mbi të cilën muslimanët janë të njëzëri? Imami (p.m.t.) nuk bëri me shenjë në pararojën e madhe dhe thelbin. Por nëse thelbi nuk është i vërtetë cila është vlera e njëzëshmërisë? Atëherë imami (p.m.t.) thotë se muslimanët janë të njëzëri mbi çështjen se “rujetullahi” (shikimi i Allahut) nuk mund të bëhet. Kjo njëzëshmëri është në zotërim të qenies argument. Përmbajtja pra pararoja e madhe, ashtu siç kanë thënë dhe dijetarët e mëdhenj është e vërtetë. Sipas kësaj mbarë njëzëshmëritë e muslimanëve janë të vërteta, të drejta dhe nuk janë të shmangura. Në rast të kundërt njëzëshmëria nuk ka asnjë vlerë.

Atëherë edhe sipas nesh gjendet një përcjellje e cila vërteton qenien argument të njëzëshmërisë muslimanëve. Mund të thuhet: “Zotëriu im, a ka njëri i cili e kupton në këtë mënyrë përcjelljen?”

Përgjigjja: Ja pra përpara nesh qëndron vepra me titull: “Sherhu’l-Usuli ue’r-Rauda” (Sqarimi i Metodologjisë dhe i Kopështit) e Alame Salih Mazenderanit. Ai në këtë veprën e tij kumton kështu në kontekstin e sqarimit të përcjelljes në fjalë:

Fjalët e imamit në formën: “Muslimanët janë të njëzëri mbi këtë çështje” janë një argument i cili vërteton se njëzëshmëria është në zotërim të qenies argument. (7)

Pra nëse një njeri thotë: “O i biri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ti thua se muslimanët janë të njëzëri mbi pikën se “rujetullahi” (ëndrra nga Allahu) nuk mund të ndodhë. Shumë mirë por kush të tha ty se njëzëshmëria është argument, dëshmi dhe është e vërtetë dhe nuk është e gabuar?” atëherë ne i përgjigjemi atij: “Imami (p.m.t.) citon se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Bashkësia ime muslimane nuk bashkohet mbi shmangie”.

Shkurtimisht shohim se një palë e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe imamitëve janë mbështetur në këtë hadith. Njëri nga këta dijetarë është dhe autori i enciklopedisë juridike me titull: “Xheuahiru’l-Kelami” (Gurët e Çmuar të Apologjetikës) Shejh Muhammed Hasan Nexhefi. Ky i fundit në lidhje me aktin e martesës së “muuakkatit” shprehet si më poshtë: “Kjo dukuri ishte një lloj akti i përhapur dhe i njohur në epokat e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe të Ebu Bekrit dhe në pjesën e parë të prijësisë së tij (Umerit). Për më tepër mendimi se ky akt është i ndaluar është në kundërshtim me njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane e cila nuk bashkohet mbi shmangie”. (8)

Ashtu siç shihet shkrimtari i veprës me titull: “Xheuahiru’l-Kelami” (Gurët e Çmuar të Apologjetikës) e nënvizon këtë hadith.

Një tjetër i cili e pranon vërtetësinë e këtij hadithi është dhe autori i veprës me titull: “Keshfu’l- Kenna An Uxhuhi Huxhijjeti’l-Ixhmai” (Zbulimi i Të Drejtës Në Drejtimet e Argumentimit Të Njëzëshmërisë) Alame Tusteriu. Ky i fundit në këtë veprën e tij kumton si vijon: “Hadithi më i fuqishëm në pikën e përcjelljes, të cilit iu janë mbështetur dhe mbi të cilin janë mbështetur një pjesë e madhe e shumicës, i cili ka argumentin e fuqishëm ai i cili ka gjetur famë në kuptimin e tij është hadithit: “Bashkësia muslimane nuk bashkohet mbi gabim”. (9)

Atëherë kjo çështje është e njohur në gjirin e dijetarëve të dy degëve.

Shumë mirë, por cili është përfundimi që duam që të arrijmë?

Pikë së pari; metoda qe ne zbatojmë është kjo: “Kur njëri nga pjesëmarrësit në programit dhe nga ndjekësit tanë të ditur dhe të nderuar do që të na përcjellë një hadith le të mos thotë: “Në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) kalon kështu dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) kalon ashtu.

Nëse ai na përcjell nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) atëherë dhe unë përcjell nga vepra me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), “Biharu’l-Enueri” (Lulishta e Dritave) dhe nga burimet e tjera. Në këtë gjendje nuk as burimi im ndaj tij dhe as libri i tij kundër meje nuk është argument.

Atëherë ndjekësit e nderuar të mos e lodhin veten duke thënë: “Çfarë nendon për këtë hadith i cili ceket në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit? Hadithi që kemi pranuar është një hadith i vërtetuar në mënyrë të përbashkët në këndvështrimin e dijetarëve muslimanë.

Prezantuesi: Ajo pyetje i drejtohet një njeriu i cili mbështetet tek vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit.

I ftuari: Shumë e saktë. Unë nuk po them se çdo hadith i cili kalon tek vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit është një argument për mua! Nga ana tjetër as ju nuk thoni se hadithet të cilat kalojnë në burimet tona janë argument për ju. Ju thoni: “Ky hadith është një argument për ju, por nuk është një argument për ne”. Sipas kësaj përse ju sillni argumentime nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) dhe “Musned” (Zinxhiri). Kjo është pika e parë që dua të cek...

Pikë së dyti; pretendimi i shtruar nga disa fëmijë, në formën se imamët nuk u kushtojnë rëndësi mendimeve të dijetarëve muslimanë nuk është i drejtë. Nëse imamët nuk do t’u kishin kushtuar rëndësi asnjërës nga sqarimeve të dijetarëve muslimanë ata nuk do të mbështeteshin në njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane për pranimin e një gjëje. Ata thonin: “Fjala që themi ne është e vërtetë, merreni dhe përplaseni në mur atë që është në kundërshtim me fjalën tonë”. Ky është përfundimi i dytë. Përfundimi i kësaj është kështu; Shumica dërrmuese e mendimeve të përmendura nga Shkolla e Ehli Bejtit është zënë me gojë dhe nga ana e dijetarëve muslimane. Megjithatë është shumë hidhërues drejtimi në një mendim të gabuar i muslimanëve të botëkuptimit fetar emeuist i cili thotë: “Shkolla e Ehli Bejtit është duke i kundërshtuar dijetarët muslimanë”. Për fat të keq kjo shpifje historike ka filluar që të gjejë mbështetje dhe në disa vërtetues të ditëve të sotme. Të jeni të sigurtë se imamët e Ehli Bejtit kanë përdorur këtë metodë në kornizën e çështjeve. Imami (p.m.t.) është duke folur në lidhje me njërën nga çështjet më të rëndësishme - e cila është “rujetullahi” (shikimi i Allahut). Edhe ne e dimë se kjo çështje është njëra nga çështjet kundërshtuese. Imami (p.m.t.) e argumenton këtë çështje me njëzëshmërinë e muslimanëve.

Prezantuesi: Imami (p.m.t.) mund të kishte shprehur kështu: “Unë mendoj kështu, mendimet e tjera përveç mendimit tim janë gabuara”.

I ftuari: Shumë e saktë. Por ai nuk shprehet kështu dhe thotë: “Ky mendim është në kundërshtim me njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane”.

Kjo çështje është jashtë mase e rëndësishme.

Për këtë arsye në veprën e tij me titull: “Ihtixhaxh” (Arsyetimi) Tabersiu përcjell se Imam Hasan Askeriu ka cituar kështu: “Lajmi më i vërtetë është lajmi i cili është bërë ditur duke u vërtetuar nga Kur’ani”. (10)

Shikoni ai për të argumentuar me Hadithin Thekalejn ia paraqit atë Kur’anit.

Paraqiteni Librit, Libri e vërteton këtë.

Prezantuesi: Qenien argument të paraqitjes ndaj Kur’anit...

I ftuari: Shumë e saktë. Ky është dhe kriteri i parë i përmendur nga Imam Rizai (p.m.t.). Kur iu tha: “O i biri i të dërguarit të Allahut, a mund të na sjellësh një shembull?” ai dha këtë përgjigje: “Ky lajm, është si lajmi i njëzëshëm i përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Si rrjedhojë ai (p.q.m.t.) ka kumtuar kështu: “Unë po lë dy prijës në mesin tuaj: “Librin e Allahut dhe farefisin tim. Për sa kohë që lidheni fort pas së cilëve nuk do të shmangeni kurrë pas meje. Këta nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. (11)

Atëherë Imam Hasan Askeriu (p.m.t.) bën me shenjë së bashku me dy kritere tek Hadithi Thekalejn. Pikë së pari paraqiteni Hadithin Thekalejn Librit të Allahut. Do të shihni se Kur’ani e vërteton këtë hadith. Pikë së dyti paraqiteni këtë hadith në njëzëshmërinë e muslimanëve. Do të shihni se të tërë muslimanët në mesin e tyre janë të njëzëri mbi këtë hadith.

Prezantuesi: “Zotëriu im përpara se të kalojmë në pyetjen e dytë dua që t’iu pyes një pyetje. Cili është argumenti i atyre në Shkollën e Ehli Bejtit të cilët i kthejnë supet shëndetit dhe zinxhirit të hadithit: “Bashkësia muslimane nuk bashkohet mbi gabim”.

I ftuari: Kur shohim sqarimet e dijetarëve të tyre vëmë re se ata nuk e përgëzojnë këtë hadith i cili kalon në veprën me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit) dhe i cili është cilësuar si i vërtetë nga ana e Alame Mexhlisiut. Të tëra ata mbështeten në veprën me titull: “Ihtixhaxh” (Arsyetimi) dhe në hadithin e Shejh Sadukut. Por ashtu siç shënjuam për sa i përket hadithit i cili zë vend në veprën me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit) (12) - hadith ky i cili zotëron një zinxhir të vërtetë përcjelljeje - asnjëri nga ata nuk e ka shënjuar. Unë nuk dua që të hyj në një diskutim shkencor dhe metodik në kornizën e kësaj çështjeje.

Prezantuesi: Atëherë ata kanë diskutuar vetëm zinxhirin pa diskutuar përmbajtjen e tij.

I ftuari: Përmbajtja e hadithit është e qartë. “Bashkësia muslimane nuk bashkohet mbi gabim”. Në fakt ndonëse disa janë orvatur që të diskutojnë dhe përmbajtjen kjo e fundit është e qartë. Sepse bashkësia muslimane është njëzëri mbi një çështje. Për këtë arsye ata nuk kanë diskutuar hadithin e përcjellur nga Imam Rizai dhe Imam Askeriu (p.m.t.) por ngjarjen e përshtatjes së hadithit nga ata.

Prezantuesi: Domethënë kuptimin e hadithit... Le të kthehemi në Hadithin Thekalejn. Ky i fundit është përcjellur nga dega e Ehli Sunnetit me një zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Vallë a është përcjellur ky hadith dhe nga udha e Ehli Bejtit në një mënyrë të hapur, të qartë dhe të vërtetë?

I ftuari: Kjo pyetje bart një rëndësi tej mase të rëndësishme, sepse ajo është e lidhur me thelbin që kemi shpalosur. Nëse ne themi se një hadith është një argument lidhës për mbarë muslimanët atëherë duhet të arrihet njëzëshmëria mbi atë hadith. Nëse ne nuk mund ta përftojmë njëzëshmërinë e cila ka të bëjë me Hadithin Thekalejn në formën: “Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejtim im” atëherë ky hadith bëhet një argument vetëm në këndvështrimin e atyre të cilët e pranojnë si të vërtetë.

Prezantuesi: Ajo e cila është e çuditshme është se ju e filluat nga ana tjetër.

I ftuari: Shumë e saktë. Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar se pas dhjetra programesh në programin e 64 qëndruam mbi zinxhirin e Hadithit Thekalejn në burimet e Ehli Sunnetit. Tanimë jam i mendimit se nuk ka mbetur më nevojë që të bëj sqarime. Për më tepër nuk ka më nevojë që të bëhen sqarime mbi thëniet: “Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im” dhe “Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit” të cilat janë pjesët më të rëndësishme të hadithit dhe të përcjelljes së tij. Këto dy pjesë përbëjnë boshtin kryesor të hadithit. Për më tepër ashtu siç është përcjellur dhe nga burimet e Ehli Sunnetit është e prerë se këto dy pjesë janë nga thelbi i hadithit. Tani mund të vijë një pyetje në formën: “A gjendet ky hadith dhe në veprat tuaja?” Tani do të kalojmë nëse ky hadith është apo nuk është përcjellur nga udhët tona.

Prezantuesi: Ky është një problem i madh.

I ftuari: Sigurisht. Mund të na drejtohet një kundërshtim në formën: “Ju mbështeteni në burimet tona, por vetë përcjellja nuk kalon në burimet dhe veprat tuaja më të vërteta”. Përgjigje: Ne do të qëndrojmë në kornizën e kësaj çështjeje në programin e kësaj mbrëmjeje dhe në programin e radhës në atë masë që na lejon koha e programit tonë. Unë do t’iu përcjell shumë përcjellje të cilat janë të vërteta në këndvështrimin e zinxhirit që kanë të bëjnë me çështjen. Sepse ne kemi pretenduar kushtin se përcjelljet të jenë të vërteta, të qarta dhe të jenë të njëzëshme. Ne kemi gjetur përcjellje me veçorinë e vërtetë dhe të qartë nga burimet e Ehli Sunnetit. Ndërsa tani do të shohim nëse gjenden apo nuk gjenden përcjellje të vërteta dhe të qarta në burimet e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit nga gjuha e imamëve të Ehli Bejtit.

Prezantuesi: Derisa të arrijmë në njëzëshmërinë...

I ftuari: Për të mund të përftuar njëzëshmërinë.

Përcjellja e parë është nga vepra me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit). Vëllezërit që duan t’i drejtohen mund të shohin se Alame Mexhlisiu e ka cilësuar si të vërtetë këtë hadith. (13)

Përcjellja është si më poshtë: “Unë pyeta për urdhrin: “Biunduni Allahut, binduni të dërguarit të Allahut dhe autoritetit tuaj shtetëror”. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) më tha kështu: “Cilido që më ka mua zotëri dhe ky Aliu (p.m.t.) është zotëriu i tij”.

Ndërsa një herë tha kështu: “Unë iu këshilloj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”. Sepse unë kërkova nga Allahu i Madhëruar që këta të dy të mos ndaheshin nga njëri-tjetri derisa të më ktheheshin mua në krye të bazenit dhe Ai e pranoi kërkesën time”.

Ndërsa një herë tjetër tha kështu: “Mos u mundoni që t’i mësoni ndonjë gjë Ehli Bejtit tim, ata janë më të ditur se sa ju”.

Ndërsa një tjetër herë tha kështu: “Ata nuk iu nxjerrin nga dera e udhëzimit dhe nuk iu fusin brenda derës së shmangies”. (14)

Pjesa: “Unë iu këshilloj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim”, kalon në mënyrë të përpiktë dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit). Megjithatë thëniet në formën se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka drejtuar një kërkesë të tillë nuk kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit). Pjesa e mbetur është hequr. Ne në programet e mëparshme kemi vërtetuar se është luajtur me përcjelljen në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit).

Në vazhdim të përcjelljes imami (p.m.t.) përdor këto thënie:

“Por Allahu i Madhëruar thotë kështu me qëllimin e vërtetimit të të dërguarit të tij (p.q.m.t.): ““Ancak ve ancak Allah, ey Ehl-i Beyt, sizden her çeşit pisliği, suçu gidermek ve sizi tertemiz bir hale getirmek ister”. (Ahzab 33)....” I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke i vendosur Aliun, Hasanin, Husejnin dhe Fatimen nën një mbulesë në shtëpinë e Ummu Selemesë urdhëroi kështu: “Allahu im çdo i dërguar ka një familje dhe të afërm. Famila dhe të afërmit e mi janë këta”. Ummu Selemeja pyeti: ‘A nuk jamë dhe unë nga familja jote?” (15)

Pika e rëndësishmë në këtë përcjellje është se imami (p.m.t.) ka krijuar një pikë mes Ajetit të Pastrimit dhe Hadithit Thekalejn.

Prezantuesi: Imami (p.m.t.) thotë se qëllimi i Hadithit Thekalejn është Ajeti i Pastrimit.

I ftuari: Hadithi Thekalejn është gjëja që do të sqarojë Ajeti i Pastrimit. Atëherë ata të Ehli Bejtit të cilët ceken në Ajetin e Pastrimit janë ata njerëz të cilët synohen në Hadithin Thekalejn. E thënë ndryshe ata të cilët përmenden në Hadithin Thekalejn janë ata të cilët synohen në Ajetin e Pastrimit.

I dërguari (p.q.m.t.) tha kështu duke iu drejtuar Ummu Selemesë:

“Patjetër se ti je në një post të mirë. Por njerëzit e mi ose të afërmit e mi janë këta”. (16)

Atëherë çështja është e qartë. Klazuolat të cilat gjenden në përcjelljet të cilat kalojnë në burimet tona nuk gjenden në burimet e Ehli Sunnetit.

Përcjellja e dytë gjithashtu është nga vepra me titull: “Furu Mine’l-Kafi” (Dega e Mjaftuesit) e Thikatu’l-Islam Kulejniut. Përcjellja është nga Muhammed Ibn Muslimi dhe është bërë e qartë se është e vërtetë nga ana e Alame Mexhlisiut. (17)

Atëherë dhe ky hadith të cilin do ta përcjellim është i vërtetë. Ky hadith kalon në pjesën: “Përgatitja e Imamit për në Xhuma” në kreun me titull: “Kitabu’s-Salati” (Libri i Namazit) e veprës me titull: “Furu Mine’l-Kafi” (Dega e Mjaftuesit). Imam Bakiri (p.m.t.) sqaron se çfarë duhen lexuar në dy hutbet e namazit të xhumasë.

Imami (p.m.t.) kumton kështu në pjesët vijuese të përcjelljes: “O ju robërit e Allahut! Unë iu këshilloj që të ruheni nga Allahu. Allahu i Madhëruar ka bërë argument për shkatërrimin me një argument të qartë të asaj e cila shkatërrohet dhe jetesën me një argument të qartë e asaj e cila jeton. Edhe i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka përcjellur këtë mesazh. Lidhuni fort pas Thekalejnit i cili përbëhet nga Libri i Allahut dhe nga Ehli Bejti im. Ai i cili lidhet fort pas këtyre të dyve nuk shmanget kurrë, ai i cili i larghet nga ata nuk mund gjejë udhëzim. Allahu im dërgo përshëndetje mbi robin dhe të dërguarin Tënd, imamin e të përkushtuarve dhe mbi të nderuarin Muhammed (p.q.m.t.) i cili është i dërguari i Zotit të tij të botërave”. (18)

Sipas përcjelljes i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ua ka sqaruar argumentin i cili do të kalojë në vendin e tij në mesin e njerëzve pas tij. Po i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) këshillon që të mos e duam por të lidhemi pas Thekalejnit.

Ashtu siç shihet edhe ky hadith shënjon Hadithin Thekalejn. Ky hadith përcillet me një zinxhir të vërtetë përcjelljeje në sqarimet e Imam Bakirit (p.m.t.)

Në linjë kemi motër Zejneben nga Palestina...

Zejnebeja: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju. Në një hadith të të dërguarit (p.q.m.t.) ceket se i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka këshilluar Ammar Ibn Jasirin që t’u bindet Imam Aliut edhe sikur mbarë bashkësia muslimane ta kundërshtojë atë (p.m.t.). A nuk e përfshin ky hadith dhe hadithin:“Bashkësia ime nuk mund të bashkohet mbi shmangie”.

Le t’u kthejmë përgjigje pyetjeve që na kanë ardhur: “Thuhet: “Si mund të vini si kusht njëzëshmërinë pavarësisht urdhrit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në formën: “Edhe sikur Aliu Prijësi i Besimtarëve (p.m.t.) të mbetet i vetëm, ai ka të drejtë”.

Ndjekësit e mi të nderuar ne nuk po sqarojmë çështjen se kush ka të drejtë! Megjithëse unë besoj se i nderuari Ali (p.m.t.) ka të drejtë dhe si rrjedhojë shkoj pas tij. Por në këtë çast çëshja jonë është çështja e metodologjisë së argumentimit në mesin e muslimanëve. Nëse ti beson se njeriu ose mendimi i “A”-së është i drejtë nuk është e mundur që t’ua vërtetosh se kjo është e drejtë një tjetër njeriu i cili nuk e pranon këtë si të vërtetë. Sepse dhe ai beson se njeriu ose mendimi i “B”-së është i drejtë. Nëse ti nuk e rrëfën këtë dhe ai kundrejt teje mund të thotë se përcjellja tjetër nuk është në zotërim të qenies argument. Shumë mirë në këtë gjendje me cilën udhë do të arrihet argumentimi? Në këtë gjendje argumentimi, mund të jetë me udhën e përcjelljeve mbi të cilat është arritur njëzëshmëria.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettaniu, “Nadhmu’l-Mutenasiri Mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës Në Hadithet e Pashkëputura), fq. 104, 105. Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Të Diturisë), Bejrut, Liban.

2- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve Të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 251.

3- Shejh Saduk Ebu Xhafer Muhammed Ibn Ali Ibn Husejn Ibn Babeuejh Kummiu, “Hisal” (Virtytet), vëll. 2, fq. 549.

4- Shejh Saduk Ebu Xhafer Muhammed Ibn Ali Ibn Husejn Ibn Babeuejh Kummiu, “Hisal” (Virtytet), vëll. 2, fq. 549.

5- Dijetar Mexhlisiu, “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve), vëll. 1, fq. 328.

6- Imam Kulejniu, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 238, Vërtetimi Nga Merkezu’l-Buhuthi’d-Dari’l-Hadithi” (Qendra e Çështjeve Të Vendit Të Hadithit).

7- Alame Salih Mazenderaniu, “Sherhu’l-Usuli ue’r-Rauda” (Sqarimi i Metodologjisë dhe i Kopështit), vëll. 3, fq. 221, Shënimi Nga Alame Ebu Hasan Sharaniu, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Islamijje” (Institucioni Islam).

8- Shejh Muhammed Hasan Nexhefiu, “Xheuahiru’l-Kelami” (Gurët e Çmuar Të Fjalës), vëll. 30, fq. 149.

9- Alame Tusteri Kazimiu, “Keshfu’l-Kenna An Uxhuhi’l-Huxhijjeti’l-Ixhmai” ((Zbulimi i Të Drejtës Në Drejtimet e Argumentimit Të Njëzëshmërisë), fq. 6.

10- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve Të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 252.

11- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Arsyetimi i Njerëzve Të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 252.

12- Imam Kulejniu, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 238, Vërtetimi Nga Merkezu’l-Buhuthi’d-Dari’l-Hadithi” (Qendra e Çështjeve Të Vendit Të Hadithit).

13- Dijetar Mexhlisiu, “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve), vëll. 3, fq. 213.

14- Thikatu’l-Islami Muhammed Ibn Jakub Ibn Ishak Kulejniu, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 287.

15- Thikatu’l-Islami Muhammed Ibn Jakub Ibn Ishak Kulejniu, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 287.

16- Thikatu’l-Islami Muhammed Ibn Jakub Ibn Ishak Kulejniu, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 287.

17- Dijetar Mexhlisiu, “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve), vëll. 15, fq. 356.

18- Imam Bakiri (p.m.t.) “Furu Mine’l-Kafi” (Dega e Mjaftuesit), vëll. 6, fq. 471.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak