Përditësohet paralajmërimi për udhëtim: Mund të arrestoheni nëse shpreheni në Turqi ashtu si në Gjermani

Publikuar në Mars 13, 2019, 1:08 a.m.

Pas deklaratës së ministrit të brendshëm, Suleyman Soylu, se: “Kemi marrë masa për ata të cilët marrin pjesë në takimet e organizatave terroriste në Gjermani, e pastaj bëjnë pushime në Turqi”, Gjermania ka përditësuar paralajmërimin e saj të udhëtimeve.

Në përditësimin e bërë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, qytetarët gjerman u paralajmëruan se disa mendime që ata i shprehin lirshëm në Gjermani, në Turqi mund të mos priten mirë dhe se mund të rezultojnë në arrest:

“Disa deklarata të silat sipas ligjit gjerman konsiderohen në kuadër të lirisë së shprehjes, në Turqi mund të qojnë deri në vendosjen e disa kufizimeve dhe fillimin e hetimeve.”

Në paralajmërim u tha se: “Nuk përjashtohet mundësia që qeveria turke të marrë masa të reja kundër përfaqësuesve të mediave gjermane dhe organizatave joqeveritare.”

Në paralajmërim u rikujtua se në dy vitet e fundit, janë arrestuar 'në mënyrë arbitrare’ një numër i madh i shtetasve gjermanë, dhe u tha se “Disa prej arrestimeve bazohen në faktin se personat në fjalë në Turqi konsiderohen si terrorist, dhe kanë lidhje me organizata të tilla si lëvizja Gylen, e njohur si FETO në gjuhën zyrtare turke.”

U vu në dukje se: “Deklaratat të silat sipas ligjit gjerman konsiderohen në kuadër të lirisë së shprehjes, mund të shkaktojnë vendosje të masave parandaluese dhe procese penale në Turqi . Ende duhet të merret parasysh rreziku i paraburgimit.”

Në përditësimin e Gjermanisë u fol edhe për deklaratën e ministrit të brendshëm, Suleyman Soylu të bërë me 3 mars.

Soylu kishte thënë se: “Kemi marrë masa për ata të cilët marrin pjesë në takimin e organizatave terroriste në Gjermani, e pastaj bëjnë pushime në Antalya, Bogrum, Mugla. Le të vijnë e të hyjnë brenda nga aeroporti. Nuk do ta kenë të lehtë që jashtë vendit të bëjnë tradhëti e pastaj të vijnë këtu e të bëjnë qejf.”

U paralajmërua edhe për faktin se qytetarët gjerman  arresohen edhe për shkak të deklaratave të tyre anti qeveritare në rrjetet sociale.  Madje u vu në dukje se për arrestim, do të mjaftoj edhe vetëm një “pëlqim” i bërë në postimin e dikuj.

U tha se: “Duhet të merret parasysh edhe fakti se madje edhe komentet që nuk janë të hapura për të gjithë në mediat sociale, do të transmetohen tek institucionet turke të sigurisë me anë të lajmërimeve anonime.”

Gjithashtu u njoftua se nga kjo situatë, më së shumti do të ndikohen qytetarët gjerman të cilë kanë lidhje të ngushta të veçanta dhe personale me Turqinë, si dhe personalitetet me dy shtetësi; gjermane dhe turke.

Në lidhje me përditësimin e paralajmërimit të udhëtimit, zëdhënësi i ministrisë vuri në dukje se kërkesa e tre gazetarëve gjerman për zgjatjen e kartës së shtypit, u refuzua pa asnjë arsye.

Edhe ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas kritikoi Turqinë për mos dhënie të akreditimit për gazetarët e huaj. Në një deklaratë të bërë për gazetën Tagespiegel dhe në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Maas u shpreh se: “Ne nuk mund ta pranojmë faktin se gazetarët gjerman nuk mund ta kryejn lirshëm punën e tyre në Turqi. Këtë e di edhe homologu im turk.”

Maas u shpreh se pengimi i punës së gazetarëve nuk është në përputhje me lirinë e shtypit në Gjermani, dhe se qeveria gjermane po pëpiqet që gazetarët të vazhdojnë punën e tyre në Turqi pa ndonjë kufizim. Ai u shpreh se për të diskutuar këtë, duhet t’i jepet rëndësi vazhdimit të dialogut me Turqinë.



Burimi : Sputnik News