Operacioni ndaj bandave të armatosura në Nigeri: Vriten 55 anëtar të bandave, shpëtohen 760 pengje

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:27 a.m.

Në operacionet e zhvilluara nga ushtria nigeriane ndaj grupeve të armatosura në veri të vendit, janë vrarë 55 anëtar të bandave, ndërsa janë shpëtuar 760 persona që ishin marrur peng.

Major Clement Abiade tha në një deklaratë, se në 5 fshatra në provincën Zamfara, janë organizuar operacione ajrore dhe tokësore.

Abiade njoftoi se janë vrarë 55 anëtarë të bandave, duke shtuar se janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municioneve.

Major Abiade gjithashtu tha se operacione, janë shpëtuar 760 persona të cilit ishin marrur peng nga persona të armatosur.

Herë pas here, rajoni është skenë e konflikteve të dhunshme mes barinjve dhe fermerëve. Fulaniler, i cili emigroi në jug të vendit për të kullotur kafshët, tha se fermerët e kanë sulmuar dhe kanë tentuar  t’ia vjedhin kafshët.

Bandat e armatosura po i përdorin këto konflikte, duke organizuar sulme dhe duke marrë peng njerëzit e rajonit.



Burimi : Sputnik News