Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetëepestë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Qershor 28, 2019, 12:34 a.m.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit... Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) mbi familjen e tij tërësisht të pastër.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Imzot jemi në pjesën e gjashtëdhjetëepestë të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Unë do të kaloj drejtpërdrejtë në çështje. Ju në programin e shkuar dhatë një mori sqarimesh në mënyrë të hollësishme mbi zinxhirin dhe argumentimin e Hadithit Thekalejn. Në shtesë ju vutë në dukje dhe metodën mbi të cilën u mbështetët në pikën e hulumtimit dhe argumentimit të këtij hadithi. Megjithatë drejtohet një pyetje e tillë: “Cila është dhe deri në cilën masë është rëndësia që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka dhënë këtij hadithi?” Për më tepër a është përcjellur rëndësia e këtij hadithi i cili bën veçanërisht të ditur sundimin, vendet dhe virtytet e tyre nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) tek imamët? Apo ky hadith ka qëndruar i fshehtë? Domethënë a mund të themi se as i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe as imamët pas tij nuk i kanë dhënë rëndësi këtij hadithi?

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!

Përpara se të kalojmë në këtë pyetje së cilës i duhet dhënë përgjigje duam që të cekim një parim dhe një rregull të cilët ka kanë të bëjnë me të nderuarin e dërguar (p.q.m.t.) dhe me Ehli Bejtin.

Parimiqë duam të shënjojmë është ky: “Kur shikojmë se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka nënvizuar një argument fetar të përcaktuar, një çështje të përcaktuar dhe kur ka filluar që ta përsërisë këtë në vende të larmishme si brenda xhamisë, në kohë të ndryshme dhe në mesin e palëve të ndryshme të bashkëkohësve, kuptojmë se kjo gjë të cilën ka dashur që ta theksojë, përbën njërën nga boshtet e urtësive fetare. Fjala vjen kur marrim parasysh se ai e ka kryer këtë në mjedise të mëdha si në namazin e xhumasë, në Gadir Hum, në Hutben e Lamtumirës, në ditën e Arafatit, në krye të Mesxhidu’l-Haramit dhe pranë Kabesë, pra në mjedise në të cilat nuk merrnin pjesë një ose dy muslimanë, por me qindra madje me mijra muslimanë, atëherë pohojmë se çështja që duam t’i vëmë theksin bëhet dhe më e qartë. E thënë ndryshe i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) kishte dëshirë që çështja të zinte vend në mendjen e bashkësisë muslimane, të mos mbetej asnjë pa e dëgjuar, gjë të cilën ai e përcakton dhe e thekson në mbledhjet brenda xhamisë në të cilat njerëzit janë të pranishëm në turma të mëdha.

Ky është një parim kuranor. Nëse ju do të shikoni ajetet në të cilat ceket njëshmëria në Kur’anin Famëlartë përpara jush do të shfaqen me dhjetra madje me qindra ajete. Këto ajete bëjnë fjalë për çështjen e njëshmërisë, emrat dhe mbiemrat. Kjo vlen dhe për çështjen e botës tjetër dhe ringjalljes. Bëjmë të ditur se gjenden me qindra ajetet të cilat flasin për botën tjetër sepse Kur’ani Fisnik synon që të na përftojë një këndvështrim themelor mbi pikën e renditjes së urtësive fetare.

Atëherë pohojmë se ky është parimi i parë për ata të cilët kërkojnë të vërtetën. Me fjalë të tjera nëse ata duan që të shohin rëndësinë e një gjëje në jetën e të dërguarit (p.q.m.t.), ata duhet të shikojnë nëse ai e ka thënë këtë një ose dy herë, apo e ka përsëritur këtë në kohë të larmishme, në mbledhje të ndryshme brenda xhamisë dhe në mesin e palëve të shumëllojshme të njerëzve, si dhe në veçanti brenda shoqërisë.

Citojmë se shembujt janë mjaft të shumtë. Me qindra ajete të Kur’anit Famëlartë bëjnë më shenjë tek pamja e jashtme e dyfytyrësisë, në një kohë kur shënjimi në një ose dy ajete do të ishte i mjaftueshëm. Përgjigjja: Kurrën e kurrës! Sepse shoqëritë njerëzore janë mësuar më shumë me pamjen e jashtme të dyfytyrësisë se sa me dyfytyrësinë e zbritur dhe dyfytyrësinë e interpretuar. Kështu që ne këtë çështje e kemi sqaruar në mënyrë të hollësishme në programin me titull: “Mutaharatun fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos).

Parimi i dytë: Gjendja është e njëjtë dhe në zbatimin e imamëve. Kur ne shikojmë se imamët kanë vënë theksin me këmbëngulje mbi një çështje kuptojmë se ata janë munduar të thonë se “kjo gjë është njëra nga boshtet e fesë”. Domethënë kur vëmë re se çdo lloj hadithi është përcjellur nga ana e Prijësit të Besimtarëve Imam Aliut, Fatime Betulit, Imam Hasanit dhe Imam Husejnit, Imam Sexhxhadit, Imam Bakirit, Imam Sadikut (p.m.t.) dhe të tjerëve kuptojmë se përmbajtja e këtij hadithi është shumë e rëndësishme. Nëse kjo gjë nuk do të kishte rëndësinë e kësaj shkalle atëherë imamët nuk do të kishin përse ta përmendnin në çdo rast. Duke përdorur këto dy parime mund të kuptohet rëndësia e një çështjeje.

 

E thënë ndryshe me këto dy rregulla mund të kuptohet se nëse një çështje ka apo nuk ka rëndësi në renditjen e urtësive fetare ose se sa rëndësi ka ajo. Tani ejani dhe le të hetojmë plotësisht Hadithin Thekalejn. Vallë a e ka zbatuar i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) këtë rregull në Hadithin Thekalejn? Vallë a e ka thënë ai Hadithin Thekalejn në kohë të larmishme, në mbledhje të ndryshme brenda xhamisë dhe në mesin e palëve të shumëllojshme të njerëzve? Vallë a e kanë shqyrtuar imamët këtë hadith në të njëjtën mënyrë?

Prezantuesi: Imzot përpara se të kalojmë në këtë çështje metodike, fjala vjen nëse janë përcjellur përcjellje njëjës ose të vetme nga Imam Sadiku (p.m.t.) a tregon kjo gjendje nëse imami ka kumtuar më tepër hadithe në lidhje me çështjen por nuk kanë arritur tek ne apo nëse kjo është një çështje erëndësisë së dytë?

I ftuari: Nëse në duart tona nuk gjendet një numër i madh përcjelljesh për sa i përket çështjes mund të thuhet dhe se raporti i nënvizimit është i ulët. Për këtë arsye ne kemi në duart tona me dhjetra përcjellje të përcjellura nga Shkolla e Ehli Bejtit për sa i përket kotësisë së krahasimit.

Në fakt mbase mund të jetë një çështje mbi të cilën janë kumtuar një se dy hadithe megjithatë këto hadithe nuk kanë mundur që të na arrijnë tek ne. Mirëpo për një çështje mbi të cilën janë kumtuar njëqind hadithe të paktën dhjetë përcjellje na kanë arritur. Kjo gjendje vlen dhe për çështjen e virtyteve të Prijësit të Besimtarëve Imam Aliut (p.m.t.) dhe imamëve të tjerë. Tani ejani dhe la ta zabtojmë këtë rregull në Hadithin Thekalejn.

Tani do të shohim se çfarë kanë thënë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit dhe dijetarët shiitë për Hadithin Thekalejn. Në këtë mbrëmje më shumë do të hedhim dritë mbi sqarimet e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit. Citoj kështu sepse deri në këtë çast gjatë dhjetra programeve ne kemi dhënë sqarime nga trashëgimia e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit të cilat kanë të bëjnë me Hadithin Thekalejn.

Krahas kësaj ne do ilustrojmë një shembull duke përcjellur një fragment nga vepra me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) e Ibn Haxher Hejtemiut. Ky i fundit kumton kështu në veprën e tij: “Për më tepër dije se hadithi i lidhjes i cili ka ardhur nga këto udhë është përcjellur nga mbi njëzetë bashkëkohës... Një pjesë të atyre udhëve janë përcjellur duke na bërë të ditur se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka bërë të ditur këtë hadith në Arafat, kur ka qenë duke kryer Haxhxhin e Lamtumirës, në një pjesë kur ka qenë në Medinën e Ndriçuar i sëmurë dhe dhoma e tij ka qenë e mbushur me bashkësinë e bashkëkohësve, në disa në vendin e quajtur Gadir Hum, në disa të tjera kur ka qenë duke u kthyer nga Taifi duke mbajtur hutbe ashtu siç ceket ne veprën tonë. Megjithatë i dërguari më i nderuar (p.q.m.t.), në mënyrë që populli t’i kushtonte rëndësi famës së lartë së Kur’anit Famëlartë dhe Farefisit të Pastër të Ehli Bejtit, duke qenë se nuk ka asnjë pengesë kundrejt gjasës së citimit të këtij fisnik, në mënyrë të përsëritur në popull në vendet e lartpërmendura dhe në vendet e tjera, pohoj se nuk ka kundërshtim mes haditheve me kuptime të larmishme të cilat janë përcjellur mbi këtë çështje”. (1)

Ne kemi përcaktuar me dhjetra herë se dijetarët e Ehli Sunnetit e shprehin Hadithin Thekalejn si hadithi i “temeththukut” (lidhjes). Ata nuk e emërtojnë Hadithin Thekalejn si “meueddetu’l-Ehli’l-Bejti” (dashuria apo lidhja ndaj Ehli Bejtit) ose “muhabbetu’l-Ehli’l-Bejti” (dashuria ndaj Ehli Bejtit). Atëherë shokët e tjerë që dalin në programin tonë të mos thonë: “Edhe ne e duam Ehli Bejtin”. I nderuari im dijetarët e shprehin Hadithin Thekalejn si hadithi i “temeththukut” (lidhjes) i cili nënkupton lidhjen pas. Hadithi fisnik urdhëron: “Për sa kohë që do të lidheni fort pas të dyve nuk do të shmangeni kurrë pas meje”. E thënë ndryshe hadithi nuk shpreh: “Për sa kohë që do të doni Kur’anin dhe Ehli Bejtin tim”. Po dashuria është e detyrueshme; mirëpo nuk është e mjaftueshme. Hadithi Thekalejn na çon tek një pikë përtej dashurisë e cila është “temeththuku” lidhja pas tyre, përqafimi i tyre.

Për më tepër ky hadith i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) vë në dukje se ky i fundit e ka thënë këtë jo në një vend por në shumë vende. Arsyeja e përmendjes së tij në Haxhxhin e Lamtumirës është mbledhja së bashku e të tërë haxhxhinjve. Në atë çast shumica e muslimanëve gjendeshin në Arafat. Pra ne kuptojmë se përmbajtja e Hadithit Thekalejn bart një rëndësi jetike.

Gjithashtu nga teksti kuptojmë dhe se Hadithi Thekalejn është njëri nga testamentet e fundit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ndonëse përballë një ngjarjeje së cilës i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka dhënë kaq shumë rëndësi disa nga bashkëkohësit e mëdhenj kanë thënë: “Ne na mjafton Libri i Allahut”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë Hadithin Thekalejn në Gadir Hum, ndërsa ishte duke u larguar nga Haxhxhi i Lamtumirës në një kohë kur secili do të kthehej në vendin e tij. E thënë ndryshe i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka theksuar më këmbëngulje Hadithin Thekalejn dhe ka urdhëruar që bashkësia muslimane të lidhet fort pas Librit dhe farefisit. E ardhmja e shpalljes mbështet në mosndarjen e këtyre dy ndodhive nga njëra-tjetra.

Nga fragmenti përftojmë dhe një të dhënë tjetër. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë Hadithin Thekalejn në Taif në epokën e parë të thirrjes. Kjo është e jashtëzakonshme...

Prezantuesi: Pra përpara migrimit në Medinë...

I ftuari: Duke filluar që nga etapa e parë e thirrjes dhe deri në ditën e fundit kjo ndodhi është përhapur dhe është nënvizuar shpesh herë. Ky është një nënvizim hyjnor. Kjo ndodhi dhe ky urdhër duhet t’u përcillet mbarë muslimanëve.

Shejh Ibn Haxher Hejtemiu duke bërë të ditur dhe mendimin e tij mbi këto përcjellje vë theksin se hadithi i parë është i vërtetë, sepse mund të vijë një kundërshtim i llojit: “Një pjesë e këtyre haditheve është e vërtetë, ndërsa pjesa tjetër nuk është e vërtetë”. Ai jo vetëm që e hedh poshtë këtë këndvështrim, por bën të ditur se të tëra përcjelljet janë të vërteta. Me terminologjinë e racionalëve nuk bëhet fjalë për asnjë pengesë në pikën e bashkimit. Domethënë nuk ka asnjë pengesë mes thënies së këtij hadithit të të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) në vitin e parë dhe me përsëritjen e të të njëjtit hadith në vitin e dytë. Shkrimtari me fjalën e cekur më lart “Farefisi i Pastër”, ka për qëllim urdhrin: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju o Ehli Bejti dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (Sure Ahzab, Ajeti: 33) (2) Bëjmë të ditur se nuk ka dyshim se kjo pjesë e ajetit i përket të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), të nderuarit Ali (p.m.t.), të nderuarës Fatime (p.m.t.), të nderuarit Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarit Husejn (p.m.t.).

Prezantuesi: Megjithatë pika e çuditshme është se Ajeti i Pastrimit ka zbritur në Medinë. Ndërsa nga sa kuptohet nga fragmenti i sipërcituar i nderuarii dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka cituar këtë përcjellje dhe gjatë kthimit nga Taifi.

I ftuari: Shumë e saktë. Këto thënie i përkasin njërit nga dijetarët e Ehli Sunnetit. Tani ejani dhe le ta shikojmë çështjen nga dritarja e Shkollës së Ehli Bejtit. Sot dua që miqve të mi t’iu njoh me një libër. Unë jam i mendimit se kjo vepër do të jetë shumë e dobishme në rast se vërtetuesit do t’iu drejtohen asaj. Së fundmi kjo vepër është botuar nga ana e “Merkezu’l-Ebhathi’l-Akaidijje” (Qendra e Çështjeve të Kredos). Titulli i veprës është: “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn). Deri më tani në vëllimin e parë dhe të dytë të veprës së botuar me katër vëllime hetohet Hadithi Thekalejn në burimet imamite. Vëllimi i tretë iu është caktuar hetimit të Hadithit Thekalejn në burimet e dijetarëve zejditë dhe vëllimi i katërt iu është ndarë hetimi të Hadithit Thekalejn në burimet ismailite.

Vepra pasqyron të tëra shkrimet në lidhje me çështjen që nga shekulli i parë deri në shekullin e dhjetë të mërgimit islam. Menjëherë mund të na vijë një pyetje në formën: “Ku është Ehli Sunneti?” Ata shprehen se kjo vepër do të vazhdojë. Miqtë e mi të nderuar dua t’iu sqaroj se kjo është një vepër e cila ka disa veçori.

Veçoria e parë është paraqitja e gjendjes etike të autorit të çdo libri dhe argumentimi se vepra i përket autorit në fjalë. Kumtoj kështu sepse ndonëse ndonjëherë një vepër i adresohet një njeriu nuk gjendet asnjë lloj fakti se vepra i përket autorit.

Veçoria e dytë është paraqitja e burimeve të tërë dijetarëve muslimanë emrat e të cilëve kalojnë në vepër.

Unë dua që prek vetëm një pikë në këtë program e cila ka të bëjë me vendet në të cilat i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka shpallur Hadithin Thekalejn. Miqtë e mi të nderuar kjo çështje fillon në faqen 436 të vëllimit të dytë. Koha jonë është e kufizuar por unë dua që ndjekësit tanë të tregohen të duruar. Shkrimtari thotë si më poshtë: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka cituar Hadithin Thekalejn në shumë vende. Një pjesë e tyre është zënë në gojë në përcjellje të ndryshme. Në një përcjellje kalon se ai e ka thënë Hadithin Thekalejn në një hutbe në Gadir Hum, në një vend tjetër kalon se e ka thënë atë në Ditën e Arafatit, në një vend tjetër kalon se e ka thënë atë në çastet e fundit të jetës së tij. Në fund të fundit për këtë na ka lajmëruar dhe Shejh Ibn Haxher Hejtemiu. Por sipas nesh sipas një përcjelljeje të përcjellur nga i nderuari Prijësi i Besimtarëve (p.m.t.) i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë Hadithin Thekalejn në tetë vende të ndryshme. Ndërsa Ibn Haxher Hejtemiu bën me shenjë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë këtë në katër vende. Pra ai ka thënë dyfishin e numrit të dhënë nga Ibn Haxher Hejtemiu”. (3)

Shkrimtari vijon kështu: “Vendi i parë është në Medinën e Ndriçuar në vitet e para të mërgimit kur Imam Husejni (p.m.t.) ishte dy vjeç. (4)

Vendi i dytë është në një vend rreth të cilit ishin mbledhur njerëz dhe kur ai vetë mbajti një hutbe në minber”. (5)

Pohoj se shkrimtari i përmend hapur përcjelljet; mirëpo unë nuk po i paraqis përcjelljet që kanë të bëjnë me çështjen me qëllim që të mos marrin kohë.

Vendi i tretë është se në veprën e tij me titull: “Emali” (Veprat) Shejh Saduku përcjell nga Imam Sadiku (p.m.t.) se i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka cekur Hadithin Thekalejn dhe në një hutbe tjetër.

Vendi i katërt është kur i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), e ka prekur Hadithin Thekalejn në një hutbe, pasi u kishte prirë në namaz dhe iu kishte drejtuar bashkëkohësve të tij. Ai ka folur me këta të fundit dhe ua ka përmendur Hadithin Thekalejn. (6)

Vendi i pestë është kur i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), e ka cituar Hadithin Thekalejn në një hutbe, pasi ka mbledhur bashkëkohësit e tij, pasi ka thënë: “salatu xhamiatun” (namazi me xhemat) dhe pasi u ka prirë atyre në namaz. (7)I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kur sqaronte çështjet e rëndësishme i drejtohej Bilalit duke i thënë: “Çohu thirr ezanin” dhe kur Bilali këndonte fjalën: “salat” (namaz) muslimanët mblidheshin. Sërish në një nga këto thirrje kur muslimanët e pyetën: “Çfarë ka ndodhur o i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?”, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) u tha: “Unë po ua lë Thekalejnin”.

Vendi i gjashtë është në Haxhxhin e Lamtumirës... Vërtetuesit të cilët hetojnë këtë çështje lë ta dinë se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka shënjuar Hadithin Thekalejn në ditën e Arafatit në Haxhxhin e Lamtumirës. Nga kjo kuptohet se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka bërë me shenjë tek Hadithi Thekalejn vetëm në një vend në Haxhxhin e Lamtumirës. Ashtu siç na ka lajmëruar Ibn Haxher Hejtemiu hadithi nuk është thënë vetëm nje herë në Haxhxhin e Lamtumirës.

Prezantuesi: Pra është thënë në dy vende në Haxhxhin e Lamtumirës?

I ftuari: Jo jo më tepër... Vendi i dytë është në Mina në Haxhxhin e Lamtumirës. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka kumtuar këtë hadith në çdo vend mbledhjeje të përgjithshme. Për këtë arsye ne vëmë re se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka përmendur këtë hadith në Arafat dhe Mina. Vendi i tretë është pranë Zemzemit gjatë kthimit nga Minaja. Të tëra këto janë argumente fetare. Ka gjasa që e katërta të jetë më e rëndësishmja e këtyre. Autori thotë kështu: “Vendi i radhës është kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kishte kapur hallkën e derës së Kabesë, në çastin kur ia kishte drejtuar fytyrën muslimanëve dhe kur kishte zënë në gojë shenjat e Kijametit”. (8)

E thënë ndryshe ai e ka zënë në gojë dhe Hadithin Thekalejn teksa ka bërë fjalë për shenjat e Kijametit. Çfarë ka dashur të thotë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) në një vend kaq të shenjtë?

Vendi i shtatë kur ai e ka thënë Hadithin Thekalejn është në Gadir Hum. Vendi i tetë, nëntë dhe të tjerët... kur ai ka folur me ensarët dhe ua ka lënë atyre testament Hadithin Thekalejn.

Ndërsa në fund të çështjes ai shprehet kështu: “Ai e ka zënë në gojë Hadithin Thekalejn dhe në faljen e namazit gjatë sëmundjes e cila ishte bërë shkak për ndërrimin jetë të tij”. (9)

Për hir të Allahut cili është ai njeri i mençur, i cili mund të thotë se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), ka lënë si testament vetëm ushqimin e dashurisë ndaj tyre! Këta janë njerëz të mirë, duajini ata!

Vendi i njëmbëdhjetë është në një hutbe të mbajtur në ditën e fundit të jetës së tij. (10) Domethënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka theksuar Hadithin Thekalejn dhe në ditën kur ka ndërruar jetë.

Prezantuesi: Ky theksim i përsëriturkaq shumë deri në vitin fundit, deri në çastet e fundit të jetës së tij tregon se ai ishte frikësuar nga një gjë.

I ftuari: Nuk është vetëm se ishte frikësuar. Pikë së pari ai e ka nënvizuar kaq shumë këtë derisa kjo çështje të zinte plotësisht vend. Ai ka dashur që shpalljen e tij t’ua përçonte historisë. Ai është munduar të thotë: “Dijeni se unë nuk kam kryer asnjë lloj të mete në pikën e përcjelljes së shpalljes”, sepse Allahu i Madhëruar e kishte urdhëruar atë: “Përcill atë që tëështë zbritur”. Pra dhe ai i përgjigjet duke thënë se unë kam përcjellur si në Kur’anin Famëlartë ashtu dhe në Hadithin Thekalejn. Këto janë të dhënat që kanë lidhje me parimin e parë. Këto janë sqarimet që kanë të bëjnë me rëndësinë që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka dhënë Hadithit Thekalejn.

Prezantuesi: Le të kalojmë tek imamët...

I ftuari: Parimi i dytë është rëndësia që imamët i kanë kushtuar hadithit. Miqtë e mi të nderuar ky hadith është përcjellur shumë herë dhe në udhët tona. Ne kemi paraqitur në dhjetra programe përcjelljen e përcjelljes nga udhët e Ehli Sunnetit.

Shkrimtari në kreun me titull: “Imamët dhe bahkëkohësit të cilët kanë përcjellur hadithin” përcjell përcjellje nga Imami Prijës i Besimtarëve, e nderuara Zehra, i nderuari Hasan, i nderuari Husejn, i nderuari Sexhxhad, i nderuari Bakir, i nderuari Sadik, i nderuari Kazim, i nderuari Rida, i nderuari Xheuad, i nderuari Hadi dhe i nderuari Askeriu”. Të tërë këta kanë përcjellur përcjellje në lidhje me çështjen. Këto përcjellje nuk kanë ardhur vetëm nga një udhë por nga udhë të ndryshme. Ne mund të themi se këto hadithe janë hadithe të cilat rastisin jashtë mase rrallë nga gjuha e imamëve të Ehli Bejtit”; sepse është tej mase e rrallë që të ketë kaq shumë njëzëshmëri mbi të njëjtën fjalëz.

Imzot a janë të tëra këto përcjellje me zinxhir përcjelljeje dhe të vërteta?

Përgjigjja: Duke qenë se përcjelljet janë të pashkëputura dhe pasi është arritur njëzëshmëria tanimë nuk ka më nevojë për zinxhir përcjelljeje. Nëse do Allahu do t’i cekim më vonë. Miqtë e mi të nderuar ne vëmë re se të tërë njëmbëdhjetë imamët me këmbëngulje kanë vënë theksin mbi Hadithin Thekalejn. Nëse do të shtojmë dhe të nderuarën Zehra (p.m.t.) bëhen dymbëdhjetë.

Le të shtojmë këtu dhe të dërguarin më të nderuar (p.q.m.t.). Ashtu siç ka bërë të qartë dhe Ibn Haxher Hejtemiu këtë hadith e kanë përcjellur mbi njëzetë bashkëkohës. Në veprën e tij me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi” (Përmirësimi në Dashurinë e Njerëzve të Mirë). Hafidh Sehauiu citon si më poshtë: “Këta janë Xhabir Ensariu, Hudhejfe Ibn Usejdi, Hudhejme Ibn Thabiti, Zejd Ibn Thabiti, Sehl Ibn Sadi, Dumejre, Amir Ibn Lejla, Abdurrahman Ibn Aufi, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Umeri, Adi Ibn Hatemi, Ukbe Ibn Amiri, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Ebu Dheri, Ebu Rafiiu, Ebu Shurejh Hudaiu, Ebu Kudame Ensariu, Ebu Hurejre, Ebu Hejthem Ibn Tejjihani, Ummu Seleme, Ummu Hani Bint Ebi Talibi”.(11)

Prezantuesi: Atëherë numri i kalon njëzetë.

I ftuari: Ashtu siç e shikoni lista është e gjatë. Kjo është një listë e gjatë në të cilën zënë vend mbi njëzetë përcjellës. Tekefundit Shejh Ibn Haxher Hejtemiu e kishte cekur numrin duke thënë se janë “mbi njëzetë”.

Tani ejani dhe le të shohim nëse ky hadith është përcjellur apo nuk është përcjellur nga udhët tona, sepse disa njerëz i akuzojnë shiitët për mospërcjellje të haditheve nga bashkëkohësit.

Miqtë e mi të nderuar unë do të paraqis vetëm një nga burimet e imamitëve. Titulli kësaj vepre e cila u cek dhe më lart është si vijon: “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejn” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn). Shkrimtari citon kështu në kreun me titull: “Bashkëkohësit dhe ndjekësit të cilët e kanë përcjellur këtë përcjellje”.

Kjo përcjellje është përcjellur nga bashkëkohësit dhe ndjekësit të cilët janë: “Ebu Dher Gifariu, Ibn Abbasi, Xhabir Ibn Abdilah Ensariu, Hudhejfe Ibn Jemani, Hudhejfe Ibn Usejdi, Bera Ibn Azibi, Zejd Ibn Thabiti, Ebu Said Hudriu, Zejd Ibn Erkami, Umer Ibn Hattabi, Amr Ibn Asi, Ebu Hurejre”.(12)

Të tërë këta janë ata të cilët kanë përcjellur përcjelljen në burimet tona. Atëherë shpalosim se ne nuk jemi nga ata njerëz të cilët nuk përcjellin përcjellje nga bashkëkohësit. Megjithatë ne përcjellim sipas nevojës së metodës që kemi bërë të ditur. Shtoj se sipas metodës sonë një përcjellje nuk është dëshmi nëse është përcjellur vetëm nga ana e një qasjeje të vetme, sepse arritja e njëzëshmërisë është kusht që një përcjellje të mund të jetë dëshmi. Sërish përsëris se kjo përcjellje e cila është një çështje hulumtimi është një përcjellje mbi të cilën është arritur njëzëshmëria dhe ne e kemi pranuar këtë përcjellje për këtë arsye.

Ka gjasa që për këtë arsye duhet të jetë se Imam Hasan Askeriu (p.m.t.) ka kumtuar kështu: “Lajmi i cili është më i vërteti është ai lajm i cili dihet duke u vërtetuar nga Libri. Ky lajm është si lajmi i përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) duke arritur njëzëshmërinë. Kështu që ai (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës: Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im. Për sa kohë që lidheni fort pas këtyre të dyve nuk do të shmangeni kurrë pas meje. Këta nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua në krye të bazenit”. (13)

Ja pra dhe ne në programin paraardhës u kishim premtuar miqve tanë të nderuar se do ta paraqisnim Hadithin Thekalejn ndaj Librit të Allahut. Pra kur t’ia paraqisim këtë hadith Librit të Allahut do të vëmë re nëse Kur’ani Fisnik e ka vërtetuar apo nuk e ka vërtetuar vërtetësinë e këtij hadithi. Nëse do Allahu kjo çështje do të dalë në dritë në të ardhmen.

Imam Hasan Askeriu (p.m.t.) është duke na e paraqitur këtë përcjellje si një lajm i cili është vërtetuar nga Kur’ani Fisnik. Pika e dytë është se imami (p.m.t.) e ka pranuar këtë përcjellje si një përcjellje mbi të cilën muslimanët kanë arritur njëzëshmërinë. Domethënë ai prek të dyja metodat bashkërisht. Ne në programin e shkuar përkufizuam kështu duke dhënë fjalën se do të trajtonim në këtë mënyrë hadithin: “Nëse duam që të mësojmë se një hadith është apo nuk është i vërtetë atëherë ne duhet që të përdorim këto dy rregulla dalluese. Rregulli i parë është paraqitja e hadithit Librit të Allahut. Nëse hadithi është i përshtatshëm me Librin e Allahut kjo nënkupton se zotëron veçorinë e dëshmisë për të tërë. Nëse do të mund të gjeni një ose dy dëshmitarë dijeni se këtë hadith e kemi thënë ne. Nëse nuk keni mundur që të gjeni çdo lloj dëshmitari në Librin e Allahut atëherë dijeni se kjo është një fjalë e kotë të cilën nuk e kemi thënë ne”.

Ndonëse një hadith i tillë mund të ketë një zinxhir të vërtetë përcjelljeje sërish ai nuk ka asnjë lloj vlere. Për këtë arsye ne nuk themi: “Sahihu’l-Kafi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Mjaftuesit). Kjo është e meta e parë për sa i përket veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit). Madje dhe veprat me titull: “Sunen” (Sunnetet) të cilat vijnë pas tyre gjithashtu kanë të njëjtën të metë. Me kalimin dhe shënimin e një përcjelljeje në veprën e Buhariut merret si të jetë në vendin e ajetit dhe të ketë vlerën e tij. Pyetja e parë që do të pyesim për çdo lloj hadithi i cili ka të bëjë me renditjen e diturive fetare çdo lloj hadithi qoftë ai është kjo: A është ky hadith në përputhje me Librin e Allahut? Nëse bie ndesh me Librin e Allahut atëherë është një fjalë e kotë e cila nuk ka asnjë lloj vlere. Mirëpo ne nuk t’ua paraqisim Librit të Allahut vetëm ato përcjellje të cilat kalojnë në veprat tona me titull si: “Kafi” (Mjaftuesi), “Bihar” (Lulishtja), “Besair” (Largapmësitë), por dhe përcjelljet të cilat zënë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit).

Përsërisim se nuk ka rëndësi se në cilën vepër kalon në atë me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) dhe se nuk ka rëndësi se sa përcjellje bart ajo vepër, sepse ne pranojmë vetëm atë përcjellje e cila është në përputhje me Librin e Allahut kur ia paraqisim atë Librit të Zotit tonë. Po e themi që tani se kjo fjalë është dëshmi. Pikë së dyti: Le ta marrim si të mirëqenë se nuk gjetëm asnjë të dhënë rreth këtij hadithi në Librin e Allahut. Në fakt nuk mund ta pranojmë këtë si të mirëqenë. Kumtojmë kështu sepse për çdo dijetar që kemi patur nevojë ne kemi argumetuar se gjendet një parim në Librin e Allahut. Ne e kemi mësuar këtë nga imamët tanë.

Imamët tanë na kanë urdhëruar kështu: “Kur t’iu themi për një gjë pyesni se në cilin vendtë Librit të Allahut ceket kjo gjë”. Ky është një edukim jashtë mase interesant... Kjo është një metodë shumë e shëndoshë në sytë e imamëve të Ehli Bejtit. Fjalët e tyre janë dëshmi sipas nesh. Sërish sipas nesh fjalët e tyre janë të vërteta dhe janë në përputhje me të vërtetën. Megjithatë ata duan që të na mësojnë disa gjëra dhe kumtojnë kështu: “Kur t’iu themi një gjë mos u mjaftoni duke thënë: “Ai na e ka thënë këtë!” Na pyesni se ku kalon kjo gjë në Librin e Allahut. Kështu që dhe ne do t’iu themi se ku kalon kjo gjë në Librin e Allahut.

Po iu japim fjalën ndjekësve tanë të nderuar se do t’i lexojmë pikërisht këto fragmente në programet vijuese nëse do Allahu.

Ne e kemi kuptuar në mënyrë të hapur dhe të qartë se cila është metoda e cila duhet ndjekur mbi Hadithin Thekalejn.

Pikë së pari duhet të ketë njëzëshmëri në gjirin e muslimanëve. Ne ua kemi vërtetuar këtë.

Pika e dytë është paraqitja e këtij hadithi ndaj Librit të Allahut për të mund të parë nëse Kur’ani Famëlartë e ka nënvizuar apo nuk e ka nënvizuar këtë hadith. Domethënë a është i pranishëm ndonjë dëshmitar i cili ka të bëjë me vërtetësinë e këtij hadithi në Librin e Allahut?

Prezantuesi: Krahas të tëra këtyre çështjeve të cilat i zutë në gojë në lidhje me Hadithin Thekalejn vallë a ka nevojë ky lloj hadithi për vërtetim ose dokumentim?

I ftuari: Pyetja që ju shtruat është jashtë tej mase e rëndësishme.Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se në programet e mëhershme ne kemi zënë në gojë me dhjetra burime të cilat e kanë quajtur Hadithin Thekalejn si një hadith të vërtetë në sytë e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Kjo përkthehet se nuk ka asnjë lloj dyshimi se Hadithi Thekalejn është i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Këtë e ka bërë të ditur hapur Shejh Albani i cili është njëri nga dijetarët e epokës sonë. Shejh Albani e ka vendosur këtë hadith në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadisi’s-Sahiha” (Vargu i Haditheve të Vërteta). Ky i fundit rrëfen kështu në këtë veprën e tij:“O ju njerëz! Unë iu kam lënë një gjë që për sa kohë do të lidheni pas saj nuk do të shmangeni: “Librin e Allahut dhe farefisin tim që është Ehli Bejti im”. (14)

Ai pasi ka përpiluar një vepër mbi zinxhirin e përcjelljes e Hadithit Thekalejn dhe pasi ka qortuar fjalët e disa shkrimtarëve bashkëkohorë të cilët e kanë quajtur këtë hadith të dobët kumton si më poshtë: “Një pjesë e madhe e muhaddithëve e kanë hedhur pas krahëve shumicën e zinxhirëve të përcjelljes dhe udhëve të ardhjes të një hadithi i cili është i vërtetë apo i mirë në vetvete”. (15)

Atëherë Hadithi Thekalejn është njëri nga ato hadithe të cilat kanë shumë zinxhirë përcjellje të cilat nuk mund të kufizohen me disa zinxhirë në sytë e dijetarëve të Ehli Sunnetit.

Prezantuesi: Ata të cilët e kanë quajtur hadithin e dobët i kanë hedhur pas krahëve këto zinxhirë përcjelljeje.

I ftuari: Edhe ai thotë të njëjtën gjë. Shejh Albani është njëri nga dijetarët më të mëdhenj të fushës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve. Për sa i përket udhëve tona themi se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne programet e mëhershme ne iu kemi bërë të ditur ato hadithe të cilat zotërojnë zinxhirë të vërtetë përcjelljeje. Unë do të përmend njërën nga këto zinxhirë me qëllim që të mos thuhet se Sejjid Kemal Hajdari po shmanget nga argumentimi i qenies së vërtetë i vetë udhëve të hadithit. Unë në programin paraardhës kam përcjellur dy nga këto dhe kam shpalosur se janë të vërteta. Ndërsa tani do të përcjell të tretën nga vepra me titull: “Hisal” (Virtytet) e Shejh Sadukut (v.v. 381 m.i.).

Përcjellja është si vijon: “Ne ishim se bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) ndërsa po ktheheshim bashkë nga Haxhxhi i Lamtumirës... “Tregohuni të kujdesshëm. Unë do t’iu pyes nesër, kur të arrini në krye të bazenit të Keutherit, sot teksa kam Allahun si dëshmitar mbi këtë çështje: “Si jeni sjellur mbi “Thekalejnin” (Dy Porositë e Rënda) pas meje?” Për këtë arsye shikoni se si do të silleni mbi këto dy gjëra të cilat i keni marrë nga unë”.

Bashkëkohësit pyetën: “O i dërguari i Allahut! Cilat janë këto dy porosi?”

I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Porosia e Madhe është Libri i Allahut. Ky është një litar i zgjatur nga ana e Allahut dhe imja. Një majë e tij është në dorën tuaj tjetra është në dorën e Allahut të Madhëruar. Në të gjenden të dhëna mbi diturinë e gjërave të shkuara dhe mbi gjërat të cilat do të ndodhin deri në Ditën e Kijametit... Për sa i përket porosisë së vogël ai është i barabartë de i barasvlefshëm me Kur’anin. Ai është Ali Ibn Ebi Talibi dhe farefisi i tij”. (16)

“Ndalojini ata, ata do të merren në pyetje”. (17)

I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) thotë: “Unë isha dëshmitar”.

Domethënë unë iu quajta si dëshmitarë. Nesër të mos dalë një njeri dhe të thotë se unë nuk e dija, nuk dëgjova, nuk e pashë. “Dëshmia e hapur dhe e prerë i përket Allahut”.

Për këtë arsye është se askush nuk do të mund të thotë: “nuk ishte argument për ne” në Ditën e Kijametit. Jo vetëm mbi Farefisin... Atëherë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) si fillim do t’i pyesë ata nëse kanë punuar apo nuk kanë punuar me Kur’anin Famëlartë.

Pyetje: Për hir të Allahut tregomëni vallë a e pranon mendja e shëndoshë një pyetje të mosshtruar në formën: “O i dërguari i Allahut vallë cili është qëllimi juaj me farefisin tuaj i cili do të na shpëtojë nga shmangia në rast se lidhemi pas tij?”, në një kohë kur askush nuk u ngrit në një rast si Haxhxhi i Latumirës, kur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kishte dalë përpara bashkësive muslimane dhe këta të fundit e dinin shumë mirë se ai do të ndahej nga ata.

Prezantuesi: Me sa duket koncepti i Ehli Bejtit dihej.

I ftuari: Ose dihej ose muslimanët e kishin pyetur këtë pyetje dhe i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i kishte dhënë këtë përgjigje kësaj pyetjeje. Por duart mëkatare dhe tradhtare kanë luajtur me këtë përcjellje kur kanë kryer ndalimin e mbledhjes së hadithi pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Ata kanë luajtur me renditjen e haditheve. Për shembull nëse një prijës është në shtratin e vdekjes edhe nëse ju e doni atë dhe ai t’iu thotë kështu: “Unë po iu lë një dekret. Le të kalojë dhe një thënie e tillë brenda këtij sllogani: Nëse do të lidheni pas një njeriu nga Ehli Bejti im atëherë ky atdhe do të jetë i sigurtë”.

Prezantuesi: Atdheu do të jetë i sigurtë...

I ftuari: Vallë a është e arsyeshme se asnjëri nga të pranishmit nuk ngriti një pyetje në formën: “O mbret, cili është qëllimi juaj me anëtarët e Ehli Bejtit tuaj?” Mosshtrimi i një pyetje të tillë mund të bëhet i mundur me kuptimin e duhur të qartë dhe të kulluar të kuptimit të konceptit të “Ehli Bejtit”.

Prezantuesi:Edhe kjo është përcaktuar me sqarimin e të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.qm.t.).

I ftuari: Shumë e saktë! Kjo është dëshmia më e bukur në diskutimin  cili është shfaqur me pyetjen “Cili është Farefisi?” Në duart tona kemi dëshmi se cili është farefisi. Për këtë arsye duhet të jetë se Ikrime është bërë i njohur falë fjalëve të tij të thëna kështu në udhët e Medinës: “Ajeti i Pastrimit nuk ka zbritur për Aliun, Fatimenë Hasanin dhe Husejnin, unë jam i gatshëm që të hyj në debat me atë njeri i cili thotë të kundërtën”. Nëse ky ajet do të kishte përfshirë bashkëshortet e të dërguarit vallë a do të kishte ftuar ndonjëherë Ikrimeja në sfidim? Ky është kuptimi i përgjithshëm. Në këtë mënyrë është kuptimi i përgjithshëm në mesin e muslimanëve. Sepse ajeti fisnik urdhëron si më poshtë: “O ju besimtarë! Mos pyesni për gjëra të cilat nuk do t’iu pëlqejnë”. (18) Kështu që dhe muslimanët kryenin pyetje brenda kornizës së gjërave të duhura. Duke qenë se gjendja është në këtë mënyrë vallë si nuk është bërë asnjë pyetje mbi një çështje e cila i intereson të ardhmes së bashkësisë muslimane?

Ose do të lëvizësh me llogarinë e gjasës, ose do të thuash se bashkësia muslimane ka pyetur ndërsa i nderuari i dërguar (p.q.m.t) është treguar dorështrënguar duke thënë se e ardhmja e bashkësisë muslimane nuk është e rëndësishme dhe nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes! Ky pretendim bie ndesh me argumentin fetar kuranor i cili shpalos: “Përcill atë që të është zbritur nga Zoti yt”, “Ai nuk është dorështrënguar mbi çështjen e së fshehtës”.

Në veprën me titull: “Ujunu’l-Ahbari’r-Rida” (Burimi i Lajmeve të Ridait) e Shejh Sadukut ceket kështu: “I nderuari i dërguar  Allahut (p.q.m.t.) i ka thënë kështu në kornizën e këtij urdhri Prijësit të Besimtarëve Imam Aliut (p.m.t.): “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi të rënda: Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Ndërsa ai i ktheu këtë pëgjigje duke thënë: “Nëntë imami nga brezi im, i Hasanit, i Husejnit dhe i Imam Husejnit. I nëntë është Mehdiu. Ashtu siç nuk do të ndahen nga Libri i Allahut derisa të vijnë në krye të bazenit as Libri i Allahut nuk do të ndahet nga ata”. (19)

Ashtu siç shihet argumentet tona fetare janë të qarta.

Për këtë arsye vëmë re se njerëzit mbi të cilët është zbatuar Hadithi Thekalejn janë të qartë. Sipas nesh hadithi në formën: “Ai i cili vdes pa njohur imamin e kohës së tij ka vdekur si në epokën e paditurisë”. Sepse i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka caktuar dhe imamin e dymbëdhjetë. Mgjithatë ata të cilët nuk e pranojnë këtë mendim dhe ata të cilët thonë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka caktuar asnjë njeri i japin zotimin një njeriu për çdo shekull. Në programet e mëvonshme ne do ta plotësojmë hetimin e hadithit.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), Vërtetimi nga Abdurrahman Ibn  Abdullah Turkiu dhe Kamil Muhammed Harrati, vëll. 2, fq. 440.

2-Sure Ahzab, Ajeti: 6.

3- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 436.

4- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 438.

5- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 440.

6- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 440.

7- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 446.

8- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 446.

9- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 462, 463.

10- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 462, 463.

11- Hafidh Shemsuddin Ibn Muhammed Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi në Dashurinë e Njerëzve të Mirë në Dashurinë e Farefisit të Dërguarit dhe Njerëzve të Nderuar), vëll.1, fq. 346, Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Beshairi’l-Islamijje” (Vendi i Njerëzve Muslimanë).

12- “Meusuatu’l-Hadithi’th-Thekalejni” (Enciklopedia e Hadithit Thekalejn), vëll. 2, fq. 388.

13- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Argumentimi i Njerëzve të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 252.

14- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 355-358,  Hadithi Nr: 1761.

15- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 358,  Hadithi Nr: 1761.

16- Shejh Saduk Ebu Xhafer Muhammed Ibn Ali Ibn Husejn Ibn Babeuejh Kummiu, “Hisal” (Virtytet), vëll. 1, fq. 65.

17- Sure Saffat, Ajeti: 24.

18- Sure Maide, Ajeti: 101.

19- Shejh Saduku, “Ujunu’l-Ahbari’r-Rida” (Burimi i Lajmeve të Ridait).

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak