Hoxha i madh i Bahreinit - Xhihadi i Imam Huseinit

Publikuar në Shta. 1, 2020, 2:06 a.m.

Kleriku më i shquar Shiit i Bahreinit, Ajetullah Shejh Isa Kassimi tha se Xhihadi  kundër koncesionit dhe normalizimit (i lidhjeve me regjimin sionist) është vazhdimi i Xhihadit të Imam Husseinit  (a.s.).

Duke folur në prag të së shtunës Ashura, kleriku i lartë tha se Imam Huseini (a.s.) refuzoi të pranonte padrejtësinë dhe shtypjen.

Kështu, të gjithë te përkushtuar ndaj Imam Huseinit (a.s.) duhet të veprojnë njësoj dhe sot duhet të ngrihen kundër normalizimit të lidhjeve me cionistët, njoftoi al-Alam.

Ai nënvizoi se kushdo që fton në drejtësi dhe njerëzim është pasues i Imam Huseinit (a.s.) dhe kushdo që ndihmon dhe kërkon padrejtësi dhe shtypje është pasuesi i Jezidit.

E Diela, 30 Gusht, shënon ditën e Ashures.

Myslimanët shiitë në të gjithë botën mbajnë zi për martirizimin e Imam Huseinit (a.s.), Sejjid-ul-Shuhada  Shembulli i Deshmorëve), në Muharrem, muajin e parë në kalendarin hënor hixhri.

Imami i tretë Shia  (a.s.) dhe një grup i vogël i ndjekësve dhe anëtarëve të familjes së tij u martirizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid Bin Muavija , në betejën e Qebelas  në ditën e dhjetë të Muharremit (e  njohur si Ashura) në vitin 680 .