Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me Fqinjët

Publikuar në Jan. 27, 2021, 2:23 a.m.

Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, Helge Braun, ka paralajmëruar se Gjermania mund të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Braun tha për televizionin “ARD” se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i Coronavirusit, shumë më i transmetueshëm.

“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha ai, duke shtuar se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme.

Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka vendosur masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve.



Burimi : Insajderi.com