Diskursi i ‘problemit të regjimit’ dhe synimi i paraqitjes së Iranit si i dobët
Nëse lufta që mendohet se mund të fillojë brenda pak ditësh vërtet fillon, kjo nuk do të jetë vetëm nga këndvështrimi i Iranit, por duket se do të jetë një luftë ekzistenciale edhe për praninë e SHBA-së në rajon dhe për Izraelin.
Instituti i Kërkimeve të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS) publikoi një raport lidhur me opsionet ushtarake të Amerikës ndaj Iranit dhe reagimet e mundshme të Iranit.
Në raport tërhiqet vëmendja te protestat popullore që filluan në Iran për shkak të problemeve ekonomike dhe më pas te aktet e dhunës të krijuara nga grupe të armatosura nga MOSSAD.
Reagimi i popullit iranian ndaj menaxhimit të ekonomisë dhe veprimet e dhunshme të militantëve të armatosur të mbështetur nga SHBA dhe Izraeli paraqiten sikur të ishin një e tërë.
Në këto protesta pretendohet se synimi është ndryshimi i regjimit në Iran dhe se shteti në Iran është shumë i dobët dhe i brishtë.
Pika më tërheqëse e raportit të INSS, që drejtohet nga ish zyrtarë ushtarakë dhe të inteligjencës si dhe diplomatë të regjimit, është gjuha nxitëse që përdoret për ta inkurajuar SHBA-në të sulmojë Iranin.
Raporti i paraqet problemet e brendshme politike në Iran si një “mundësi”.
Pretendon se një sulm i SHBA-së ndaj Iranit do të ishte një operacion me “rrezik të ulët” dhe “fitim të lartë” dhe zhvillon argumente strategjike që e mbështesin këtë pretendim.
Tema e shkrimit është kjo: “Irani tashmë është i dobët dhe i ngushtuar, nëse bëhet një sulm gjithëpërfshirës, kostoja e këtij sulmi për Amerikën nuk do të jetë e rëndë.”
Bazat e skenarit të “sulmit pa rrezik për SHBA-në”
1. Pretendimi për dobësinë e brendshme të Iranit:
Në raport përsëritet vazhdimisht se Irani ndodhet në një “dobësi kronike” për shkak të protestave dhe krizës ekonomike. Ky përshkrim i dërgon SHBA-së mesazhin “tani është momenti i duhur”. Pretendimi se Irani ka “vetëm opsione të këqija” përforcon perceptimin se ai nuk mund të tregojë rezistencë efektive përballë një sulmi.
Në fakt, nga këndvështrimi i Izraelit, vërtet është “koha e duhur” që Amerika të sulmojë Iranin; sepse SHBA-ja drejtohet nga një president që mund të hyjë në luftë si forcë përfaqësuese e Izraelit.
Trumpi, që thuhet se është nën ndikimin e MOSSAD-it për shkak të lidhjes me Epstein, ka edhe shumicën në Kongres; prandaj është momenti i përshtatshëm për një luftë që do ta përmbyste marrëdhënien e përfaqësimit mes Izraelit dhe SHBA-së.
2. Pretendimi se reagimet e Iranit do të mbeten “të kufizuara dhe joefektive”:
Raporti, duke renditur katër kundërsulme të mundshme të Iranit, pohon se secili prej tyre do të ishte “i pamjaftueshëm ose i dëmshëm për Iranin”. Në raportin e INSS thuhet se një sulm i Iranit ndaj bazave amerikane në rajon do të shkaktonte humbje jete për amerikanët dhe do të nxiste një kundërpërgjigje edhe më të ashpër nga SHBA-ja, gjë nga e cila Irani do të frikësohej. Me fjalë të tjera, nënkuptohet se Irani në të vërtetë nuk do të guxonte të jepte një përgjigje serioze.
Megjithatë, nuk sqarohet pse gjatë luftës 12-ditore Irani nuk u frikësua të godiste bazën më të madhe amerikane në rajon, el-Udeid në Katar, dhe pse Amerika, në vend që të bënte një kundërpërgjigje më të madhe, kërkoi armëpushim.
Pretendohet se një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të nxitë një kundërpërgjigje edhe më të madhe nga Izraeli, duke goditur objektivat e Iranit, dhe për këtë arsye Irani, po të zgjidhte këtë rrugë, do t’i sillte vetes më shumë dëm. Gjithashtu, nënkuptohet se aleati i Iranit, Hezbollah-u, nuk është më mjaftueshëm i fortë dhe se edhe ky “as” i Iranit është dobësuar.
Ndërkohë dihet se në luftën 12-ditore, të nisur me të njëjtin motivim dhe entuziazëm, që nga dita e gjashtë pala që kërkoi armëpushim ishte Izraeli. Edhe zgjatimi i regjimit izraelit në SHBA, JINSA, e kishte shpjeguar prapavijën e kësaj kërkese për armëpushim.
SHBA-ja dhe regjimi izraelit i lypën Iranit armëpushim, sepse sipas raportit të JINSA-s të datës 21 korrik 2025, Izraeli arriti të ndalonte vetëm 201 nga 574 raketat e Iranit me sistemet Arrow-2 dhe Arrow-3. Nga ana tjetër, stoku amerikan i raketave antibalistike u pakësua në mënyrë që brenda 12 ditësh krijoi një rrezik strategjik. Rinovimi i plotë i këtyre stokëve mund të zgjasë nga tre deri në tetë vjet.
Edhe pse gjatë luftës 12-ditore nuk i përdori shumicën e raketave të gjeneratës së re Irani arriti ta detyrojë Izraelin dhe SHBA-në të pranojnë armëpushimin prandaj të thuash se në një luftë ekzistenciale Irani do të përmbahej nga kundërpërgjigjja dhe nuk do ta sulmonte Izraelin nuk është një konstatim por vetëm një pritshmëri.
Thuhet se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani është një veprim me një "shansë të ulët suksesi" dhe do të "ftonte ndërhyrje të mëtejshme ndërkombëtare". Me fjalë të tjera, edhe karta më e madhe e Iranit paraqitet si një veprim "joefektiv dhe që do të sillte dëm".
Megjithatë, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani është një mjet që mund të përdoret vetëm në një luftë ekzistenciale, duke marrë parasysh nevojat e aleatëve si Kina. Prandaj, në një luftë të tillë, nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, nuk ka garanci se ndërhyrja ndërkombëtare nuk do të drejtohet ndaj agresorëve që kërcënojnë interesat strategjike të Kinës, në kundërshtim me pritjet e Izraelit.
3. Mundësitë e sulmit të sigurt dhe me faza të SHBA-së: Raporti i ofron SHBA-së mundësi fleksibile duke filluar nga një sulm "simbolik" deri në një sulm "që synon përmbysjen e regjimit". Madje sugjeron që nëse protestat vazhdojnë, SHBA-të mund të blejnë kohë dhe të "ndërtojnë forca ushtarake", duke vënë në dukje se kjo tashmë ka filluar.
Kështu, mesazhi i përcjellë është se SHBA-të mund të veprojnë duke minimizuar më tej rrezikun. Duke iu referuar modelit venezuelian, po promovohet ideja se "një ndryshim i udhëheqjes pa gjakderdhje mund të jetë i mundur", duke e mbajtur kështu të ulët koston humanitare të operacionit.
Përfundimi
Vlen të përmendet se INSS, një nga grupet më me ndikim të mendimit të regjimit, përdor gjuhë jashtëzakonisht provokuese dhe inkurajuese në lidhje me një sulm të SHBA-së ndaj Iranit.
Argumenti kryesor i raportit të INSS është ky: "SHBA-të mund të arrijnë përfitime të mëdha me një sulm të fazave dhe të kontrolluar ndaj Iranit në momentin e tij më të dobët. Meqenëse Iranit nuk i ka mbetur asnjë levë për t'u hakmarrë në mënyrë efektive; çdo përgjigje ose do të dëmtojë veten ose do të jetë e pamjaftueshme."
Kjo retorikë shet një skenar 'gjuetie pa rrezik', jo një konflikt. Instituti i sigurisë i regjimit po përpiqet ta portretizojë Iranin në Amerikë si një kundërshtar 'të mposhtshëm' në një veprim strategjik dhe ta bëjë idenë e një sulmi tërheqës.
Izraeli, duke përdorur narrativën se "Iranit i mungon mbështetja popullore dhe regjimi është gati të shembet", arriti ta bënte Trump të bënte deklarata që do ta tërhiqnin SHBA-në në luftë me Iranin.
Ndërsa Trump, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, premtoi luftë me Iranin duke thënë "merrni kontrollin e institucioneve qeveritare, ndihma po vjen", regjimi amerikan po përgatitet gjithashtu për luftë me vendosjen e transportuesve të avionëve në Jordani, Kretë, Diego Garcia dhe në rajon.
Nëse lufta, e cila vlerësohet të fillojë brenda pak javësh ose edhe disa ditësh, fillon vërtet, duket se do të jetë një luftë ekzistenciale jo vetëm për Iranin, por edhe për praninë e SHBA-së në rajon dhe për Izraelin.
[1] JINSA, 21 Korrik 2025, Burn Rate: Missile and Interceptor Cost Estimates During the U.S.-Israel-Iran War
Burimi : Yakın Doğu Haber