Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënon sulmin mbi Shtabin e OKB-së në Somali

  • None
Publikuar në Maj 4, 2015, mesnatë

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC), ka dënuar sulmin me bombë më 20 prill 2015 në Garowe, në rajonin Puntland të Somalisë, në të cilin gjashtë persona të stafit të UNICEF-it u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Z. Ijad Amin Madani, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së  Bashkëpunimit Islamik, shprehu ngushëllime dhe ankthin  e tij për  sulmet e vazhdueshme të pakuptimta nga ana e grupit militant Al-Shabab, i cili e kishte marrë përgjegjësinë për këtë incident, kundër civilëve të pafajshëm dhe të personelit të OKB-së të cilët janë atje për të kontribuar në ndërtimin e i një Somali të re larg nga e kaluara e saj e dhunshme.

Ijad Madani i bëri thirrje të gjithë stafin ndërkombëtar në Somali dhe autoriteteve somaleze që të mos frikësohen nga aktet e armiqve të paqes dhe progresit, raportoi faqja e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, OIC website.

Ai përsëriti rëndësinë e bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur angazhimin e tyre për ndërtimin e paqes në Somali.



Burimi : IQNA News