Muslimanët në Rumani kanë të drejtë për një xhami

  • None
Publikuar në Korrik 18, 2015, mesnatë

Pas pretendimeve se një xhami e re në Bukuresht do të tërheqë ekstremistët islamikë, Myftiu i Rumanisë tha se komuniteti ka të drejtë për një xhami, një vend i adhurimit në kryeqytet, në Bukuresht.

Plani ynë është për të ndërtuar një xhami me kapacitet për rreth 1.000 njerëz, për një park të vogël për fëmijë, një fontanë,  një vend për abdes dhe një shkollë të vogël verore për mësimin e Kur'anit. Asgjë më shumë tha Myftiu Jusuf Murat, kryetari i Komunitetit Islamik në Rumani.  

Deklarata e tij mbrojtëse pason një debat të mprehtë në ditët e fundit në Rumani mbi planet e Turqisë për të financuar ndërtimin e një xhamie të madhe të re në Bukuresht.

Në fund të muajit maj, qeveria miratoi ndarjen e 13.000 metra katrorë në një nga rrethet qendrore të Bukureshtit për të ndërtuar xhaminë, një nga më të mëdhat  në Europën Lindore. Në këmbim, Rumania do të ndërtoi një kishë në Stamboll.

Njoftimet e mediave thanë se xhamia do të ndërtohet me paratë nga Kryesia për Çështjeve Fetare e Turqisë, një organizatë që ka ndihmuar në ndërtimin e më shumë se 100 xhamive anembanë  botës, me ndërtimet që  vazhdojnë në 38 shtete të ndryshme.

Por plani ka tërhequr shumë komente negative nga figurat publike të cilët thonë se kështu do të tërheqën ekstremistët.

Ish-presidenti Traian Bashesku tha se xhamia përbën një rrezik për sigurinë kombëtare, sepse ajo ka për të joshur mijëra muslimanë  në Rumani.

Myftiu Jusuf Murat të martën ka mohuar këto pohime dhe tha se muslimanët kanë të drejtë për një xhami në kryeqytet. 

Është e drejta jonë kushtetuese për të kërkuar një vend adhurimi për komunitetin tonë. Në Bukuresht nuk është qëllimi për të ndërtuar një xhami, por vetëm disa vende adhurimi për muslimanët, tha ai.

Ne dëshirojmë që Turqia të financojë ndërtimin, por nëse njerëzit dhe zyrtarët rumunë  e kundërshtojnë këtë ide, atëherë ne do të kërkojmë para nga shteti rumun. Kjo është e drejta jonë, shtoi Myftiu Jusuf Murati.

Kostoja e vlerësuar për ndërtimin e xhamisë është rreth 1 milion euro.

Muslimanët janë të paktë në numër në Rumani. Statistikat zyrtare thonë se ka vetëm 64,000 muslimanë nga një popullsi prej 19.5 milionë banorë . Shumica e  muslimanëve janë turq etnikë dhe tatarët jetojnë në rajonin Dobrogea të Rumanisë  Lindore. Rreth 10.000 deri në 20.000 janë emigrantë të kohës së fundit.    

Rumania është një shtet laik, por rreth 86 për qind e popullsisë i përkasin Kishës Ortodokse Rumune dhe shumica e pjesës tjetër janë katolikë dhe anëtarë të grupeve të tjera të krishtera.

Një total prej 15 komuniteteve të tjera fetare janë të njohura zyrtarisht, duke përfshirë edhe komunitetin islamik, i cili ka të drejtë të kërkojë para për financim të xhamisë nga qeveria dhe me tatime të kufizuara.

Xhamia më e madhe e Rumanisë mund të mbajë 800 besimtarë, por ajo është larg kryeqytetit, Bukureshtit. Xhamie ndodhet në portin e Konstancës, që është në lindje të vendit, pranë Detit të Zi.

Kjo zonë ka qenë për shekuj pjesë e Perandorisë Osmane dhe është ende zonë ku jetonë një komunitet i konsiderueshëm turk.

Ndërtesa, e njohur si Xhamia e Mbretit, është ndërtuar me para nga Caroli I, Mbreti i parë i Rumanisë, si shenjë respekti  për komunitetin musliman në Rumani.



Burimi : Balkan Insight