Koreja e Jugut ka 200.000 muslimanë, duke përfshirë 2000 vendas

  • None
Publikuar në Shk. 5, 2016, 1 a.m.

Rreth 2.000 shtetas të Koresë së Jugut janë muslimanë dhe duke marrë parasysh pasuesit e Islamit të cilët kanë ardhur në këtë vend të Azisë Lindore nga vende të tjera, aktualisht rreth 200,000 muslimanë jetojnë në Korenë e Jugut.

Kjo është sipas Kim Kwang,  sekretar i përgjithshëm i Konferencës Koreane të Feve për Paqen, adresuar në raundin e 5-të të dialogut në mes Organizatës për Kulturën Islame dhe Marrëdhënie (ICRO),  Qendra për Dialogun Ndërfetar (CID) dhe Konferenca  Koreane e Feve për Paqe (KCRP).

Ne në  Konferencën Koreane të Feve për Paqe (KCRP) bëjmë përpjekje për të rritur njohuritë tona në lidhje me muslimanët në mënyrë që të parandalohet keqkuptim në lidhje me pasuesit e fesë Islame në shoqëri, tha ai. 

Konferenca  Koreane e Feve për Paqe (KCRP), e cila merr parasysh fetë e  ndryshme të pranishme në Kore, duke përfshirë Budizmin, Islamin, Krishterimin  dhe Konfucianizmin promovon mesazhin e paqes, theksoi ai.

Ai shtoi se Konferenca  Koreane e Feve për Paqe (KCRP), planifikon të mbajë një seminar mbi Islamin që synon promovimin e mirëkuptimit për Islamin dhe muslimanët.

Sipas Kim Kwang-jun, misioni kryesor i Konferencës Koreane të Feve për Paqen është për të luftuar ekstremizmin fetar.

Konferenca Koreane përpiqet për të identifikuar dhe për të parandaluar çështjet që çojnë në ekstremizëm, ai vazhdoi duke thënë.

Dialogu dy-ditor midis  Organizatës për Kulturën Islame dhe Marrëdhënie (ICRO),  Konferencës  Koreane të Feve për Paqe (KCRP), filloi në Teheran, Iran, të martën, 26 janar 2016.

Udheqësit e Organizatës për Kulturë Islame, Ibrahimi Torkaman,  Abdul Rahim Gavahi, dhe zyrtarë të ndryshëm të qendrave fetare nga Irani, si dhe mendimtarë të krishterë nga Koreja e Jugut janë të pranishëm në këtë takim ndërfetar.

Ata mbajtën fjalime dhe me kumtesat shkencore ishin të pranishëm me tema fetare si mësimet fetare për vendosjen e paqes, dialogut fetar për promovimin e paqes globale dhe sigurisë, roli i familjes dhe i të rinjve në respektimin e paqes, dhe Kujdesi fetar për mbrojtjen e mjedisit.

Edicioni i 4 i dialogut Ndërfetar Iran-Korea e Jugut  u mbajt në janar të vitit 2015, në kryeqytetin e Koresë së Jugut, në Seul.



Burimi : IQNA News