Mianmari po kryen gjenocid të gjerë kundër myslimanëve në vend

Publikuar në Shta. 7, 2017, 1:39 a.m.

Myslimanët e Mianmarit nga dhuna dhe reprezaljet e budistëve janë detyruar të evakuohen. Trupat e 20 myslimanëve “Rohingya” janë nxjerrë këtë të enjte nga një lumë përgjatë kufirit të Mianmarit me Bangladeshin, përmes të cilit kanë marrë arratinë me mijëra vetë gjatë kësaj jave. Të paktën 18.500 myslimanë, nga popullsia kryesisht indo-ariane, janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre në shtetin Rakhine të Mianmarit që prej së premtes së kaluar, një statistikë e publikuar nga

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Eksodi masiv nisi fundjavën e kaluar pasi qeveria e Mianmarit intensifikoi “operacionet e spastrimit” pas një sulmi nga militantët “Rohingya” ndaj një postblloku kufitar, që la 12 oficerë sigurie të vdekur. “Rohingya”, një minoritet myslimanësh në Mianmarin e dominuar kryesisht nga budistët, konsiderohen si njerëzit më të persekutuar të botës. Mianmari, i njohur më parë edhe si Burma, i konsideron ata si të ardhur nga Bangladeshi, ndërsa vet Bangladeshi thotë se ata janë burmezë. Myslimanët e provincës Rakhin në Mianmar, përballen me spastrim etnik, dhunë dhe masakra që kryhen nga budistët që prej vitit 2012.