“Në burg!” dhe me pranga, ja si priten politikanët e korruptuar në Rumani

Publikuar në Tet. 7, 2017, 12:33 a.m.

Kreu i partisë Social Demokrate në Rumani, Liviu Dragnea, i cili është në gjyq i akuzuar për korrupsion, u prit me pranga nga protestuesit në Bukuresht.

Liviu Dragnea u përball me një protestë të pazakontë të martën pasdite kur një grup aktivistësh i tundën pranga ndërsa ai mbërriti në Gjykatën e Lartë për një gjyq ku akuzohet se ka nxitur abuzim me detyrën dhe falsifikim.

Ish-gruaja e tij Bombonica Prodana dhe disa punonjës të Autoritetit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Teleorman, ku Dragnea ka shërbyer si kreu i këshillit të qarkut për vite, priten të akuzohen gjithashtu për të njëjtën çështje.

Protestuesit thirrën: “Në burg!”

Sipas prokurorëve anti-korrupsion, në periudhën 2006-2012, Dragnea, si kreu i Këshillit të Qarkut Teleorman dhe kreu i Degës Teleorman të Partisë Social Demokrate, thuhet se i ka bërë presion Autoritetit rajonal të Mbrojtjes së Fëmijëve për të punësuar dhe paguar dy punonjës që i përkisnin partisë.