Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëepestë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Qershor 8, 2018, 2:39 a.m.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Sepse ky hadith nuk citon duke na sqaruar se: “Ne duhet të ushqejmë dashuri dhe të madhërojmë Ehli Bejtin, ne duhet të mbikqyrim postet e tyre si pasojë e qenies së tyre të bijtë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ai hadith citon duke na urdhëruar për “temessukun” (kapjen) pas tyre. Disa njerëz duke na thënë se ne duhet të ushqejmë dashuri për Ehli Bejtin mundohen që të zbrazin brendësinë e hadithit, në një kohë kur tek vetë hadithi kalon thënia: “ma in ehadhtum” (për sa kohë që e merrni, për sa kohë që kapeni pas)”.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit. Ne në këtë programin tonë duam të plotësojmë çështjet e hetuara në programet e kaluara. Zotëri i nderuar në programin e shkuar ju bëtë të ditur se keni plotësuar pjesën e tretë të Hadithit Thekalejn. Tani duam t’iu pyesim se cilat janë ato që do të prekni në lidhje me pjesën e katërt të hulumtimit tonë?

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre”.

Kur e filluam këtë program ne bëmë të ditur se hulumtimi ynë do të përbëhej nga katër pjesë. Falenderimet i takojnë Allahut të Madhëruar - se ndonëse hulumtimi ynë mund të duket sikur është zgjatur - unë jam i mendimit se kur hymë në brendësinë dhe jurisprudencën e hadithit do të bëhet i qartë shkaku se përse në i hetuam tri pjesët e para në mënyrë të hollësishme.

Në etapën e parë ne kryem sqarime të imtësishme që kishin të bënin me zinxhirin e përcjelljes së hadithit.

Ndërsa në etapën e dytë ne shqyrtuam në mënyrë të hollësishme tekstet e Hadithit Thekalejn. Ne pamë nëse tekstet e Hadithit Thekalejn ishin një apo më më shumë se një. Ne vumë re se disa përcjellje të hadithit ishin të shkurtra, disa ishin të mesme dhe një pjesë ishin të gjata dhe të imtësishme.

Në etapën e tretë ishte një pikë e cila përbënte boshtin kryesor të Hadithit Thekalejn. Nga ana  e kujt është përdorur thënia “Farefisi im që është Ehli Bejti im” e të nderuarit të dërguarit të më të madh (p.q.m.t.)? Ose kush janë ata që janë nënkuptuar me “Farefisin”? Në etapën e tretë ne mësuam se kush ishin “Farefisi dhe Ehli Bejti”.

Nëse do Allahu (k.m.t.) me këtë program ne do të bëjmë hyrjen në pjesën e katërt, domethënë do të fillojmë që të shqyrtojmë brendësinë, argumentimin dhe jurispridencën e Hadithit Thekalejn. Cili është argumentimi i fjalëve që kanë dalë në mënyrë të prerë nga goja e bekuar e një njeriu për të cilin Kur’ani Famëlartë ka thënë: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sure Nexhm, Ajetet 3-4). Dijetarët muslimanë kanë arritur njëzëshmërinë se ky hadith është fjala e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Ndonëse disa kanë pretenduar se në vend të fjalës “Ehi Bejti im” ai ka thënë “Sunneti im”, askush nuk ka sjellur ndonjë mendim ndryshe, për sa i përket vërtetësisë së Hadithit Thekalejn të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Ndjekësit e mi të nderuar lërmëni t’iu vë në dijeni se në pjesën e katërt të hulumtimit tonë me titull: “Hadithi Thekalejn” do të trajtojmë pjesët bazë të hadithit, më pas do të mundohemi që këto t’i kalojmë në mënyrë të shkurtër dhe të shpejtë. Nëse do Allahu në do të nisim që t’i shqyrtojmë këto pjesë në programet vijuese.

Ndjekësit e mi të nderuar, pjesa e parë e Hadithit Thekalejn është në formën: “Sikur (unë do të thirrem në praninë e Zotit tim) dhe unë do t’i përgjigjem Atij”. Si rrjedhojë citojmë se kjo pjesë e hadithit është thënë në epokën e fundit të jetës së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Shtojmë se ndonëse ky hadith është përcjellur dhe më parë, së bashku me citimin e këtij hadithi duket se sikur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka dhënë fund jetës së tij. Ashtu siç do të bëhet e ditur dhe më vonë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë Hadithin Thekalejn në Gadir Hum. Nëse do Allahu (l.m.t.) këtë do ta cekim më vonë. Atëherë themi se çështja ka të bëjë me epokat e jetës së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Pjesa e dytë ka lidhje me ato që gjëra që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk i ka thënë duke qenë i kufizuar nga vetë jeta e tij. Ky i fundit këtë hadith e ka  thënë pas jetës së tij. Ai ka vendosur një vijë për sa i përket të ardhmes së thirrjes. Për sa kohë ishte gjallë ai e siguronte vetë mjedisin e sigurisë kundër shmangies, ndërsa në Hadithin Thekalejn ai flet pas udhëtimit të tij. Themi se këtë e bën të nevojshme logjika e jetës dhe e historisë. Në të ardhmen do të ndodhin sprova dhe do të dalin njerëz të cilët do të mundohen që të vjedhin fitoret e kësaj thirrjeje. Madje do të ketë njerëz që do përpiqen që të zbehin fitoret e revolucionit. Si rrjedhojë edhe fitoret e revolucioneve, që janë duke ndodhur në botën arabe, të cilat jemi duke i shikuar janë duke u vënë në zbatim nga ana e tjerëve. Edhe revolucionet me natyrë hyjnore janë ballë përballë me të njëjtat probleme. Kjo sprovë është një sunnet hyjnor.

Pjesa: “Unë po lë në mesin tuaj dy porosi të rënda: Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im”... është e qartë se ka të bëjë me të ardhmen e thirrjes islame pas jetës së kësaj bote.

Ndjekësit e mi të nderuar e dinë se hadithi në formën “Unë po iu lë në mesin tuaj” ka dy përcjellje dhe se të dyja këto thënie janë të vërteta. Shtoj se këto të dyja janë shprehur në formën: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy porosi të rënda” dhe “Unë po iu lë në mesin tuaj dy prijës”. Ndjekësit e mi të nderuar duhet ta dini se thënia “halifetejn” (dy prijës) është e rëndësishme. E shpalos këtë sepse janë të pranishme një mori përcjelljesh të cilat përmbajnë thënien: “Kapuni pas sunnetit tim dhe pas sunnetit të të prijësve të matur të cilët janë të përcjellur në udhën e drejtë”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka përcaktuar prijës pas vetes së tij. Atëherë ne nuk duhet të harrojmë lidhjen që gjendet mes Hadithit Thekalejn dhe mes hadithit “Kapuni pas sunnetit tim dhe pas sunnetit të prijësve të matur”.

Prezantuesi: Zotëriu im Sejjid Kemali do të citojë se kjo fjali e përfshirë përbën një pjesë të hadithit.

I ftuari: Shumë e saktë. Pikë së pari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka lënë Hadithin Thekalejn për ruajtjen e së ardhmes së thirrjes të cilin e ka zënë fill për këtë bashkësi muslimane.

Për sa i përket pikës së dytë, ne nuk duhet të harrojmë as lidhjen që ka kjo pjesë e Hadithit Thekalejn me hadithin: “Prijësit pas meje janë dymbëdhjetë”. Domethënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka sqaruar shumë mirë se kush janë këta prijës dhe na ka treguar se Farefisi është prijës duke na thënë: “Unë kam lënë dy prijës në mesin tuaj”. Atëherë kumtoj se Farefisi është prijës. Duke qenë se ka shprehur se prijësit janë dymbëdhjetë është bërë kusht që këta prijës të jenë nga Farefisi i tij dhe nuk është se ai ka komentuar të bijtë e Umejjes me hadithin: “Prijësit pas meje janë dymbëdhjetë”.

Prezantuesi: Them se nuk është e mundur që ai të na ketë lënë dy autoritete.

I ftuari: Shumë e saktë. Përse? Një pjesë e fjalëve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) komenton pjesën tjetër. Atëherë nënvizojmë se nuk është e mundur se këtu ai paska bërë me shenjë se me fjalën prijës nënkuptohet Farefisi, ndërsa në një vend tjetër paska kumtuar se Muauije, Jezidi dhe Abdulmelik Ibn Meruani dhe të bijtë e tij janë nga dymbëdhjetë prijësit, sepse thënia e qartë e Hadithit Thekalejn tregon se këta janë prijësit.

Shtoj se dhe pjesa e tretë: “Kini kujdes se si do të më bindeni mua në lidhje me këto dy gjëra” është shumë interesante. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka nënkuptuar se nëse do Allahu (f.m.t.) së shpejti ai do të jetë në lartësitë e botës engjëllore, kini kujdes se si do të silleni ndaj Farefisit dhe Kur’anit pas tij. Nga ana tjetër rikujtojmë se është e rëndësishme dhe lidhja që gjendet mes fjalisë: “Unë kam caktuar dy prijës për ju” dhe thënies: “Ata të cilët dolën nga feja pas teje, ata të cilët e ndryshuan pas teje” e cila kalon në veprën: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) të cilën e kemi lexuar në mësimet e shkuara.

Për më tepër në këtë pjesë ndodhet dhe një zgjuarsi e tillë. Kjo prijësi ka të bëjë me epokën pas tij. Citojmë se thënia: “Kejfe tehlufuni” (Si do të silleni, si do të më bindeni) është e lidhur me prijësinë.

Pjesa e katërt: Ai (p.q.m.t.) duke shpalosur: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im” na ka treguar dhe për këta dy prijës.

Ne kemi shqyrtuar në mënyrë të hollësishme identitetin e Farefisit dhe kemi përmendur se këta janë ata njerëz të cilët kalojnë në hadithin e Veshjes dhe ajetin e Sfidimit. Sërish bëjmë të ditur se këta janë nënkuptuar dhe në dhjetra raste. Pohoj se në lidhje me çështjen se cilët janë Farefisi janë të pranishme sqarimet këmbëngulëse të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ky i fundit e ka sqaruar identitetin e Farefisit, qoftë me anë të ajeteve të të Pastrimit dhe Sfidimit, qoftë me anë të Hadithit Thekalejn dhe të dhjetra haditheve.

Më pas i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka filluar që të sqarojë rolin e Hadithit Thekalejn (Dy të Rëndave) dhe Halifetejn (Dy Prijësve) të Kur’anit dhe të Farefisit.

Si fillim ai i ka dhënë dhe Farefisit cilësitë që i ka dhënë Kur’anit duke na rrëfyer: “Njëri është më i madh se tjetri”. Atëherë themi se ai i ka dhënë Kur’anit Famëlartë kryesinë dhe pjesën e të qenit i madh. Ndërsa Farefisi ose është më i vogël ose është një gjë tjetër nga ai që është i madh. Këto thënie tregojnë në mënyrë të hapur dhe të qartë se Kur’ani Fisnik nuk ka pësuar ndryshim. Shprehem kështu sepse në rast të kundërt, domethënë nëse Kur’ani Famëlartë do të kishte pësuar ndryshim nuk do të ishte e mundur që ai të jetë “Thiklu’l-Ekberi” (Porosia e Më e Madhe). Në këtë rast si do të ishte ai prijës? Vallë a është e mundur që Kur’ani do të ishte prijës, nëse do të ishte i mangët dhe i ndryshuar, a është kjo një gjë të cilën mund ta pranojë mendja?

Prezantuesi: Pra kjo pjesë e Hadithit Thekalejn na tregon se ka dhe kuptime të tjera. Citojmë se nuk është e mundur që prijësi të jetë një gjë e ndryshuar dhe e mangët.

I ftuari: Tani këtë çështje që e përmendëm do ta shtjellojmë në mënyrë të imtësishme në të ardhmen.

Pikë së dyti nënvizojmë se disa përcjellje tregojnë për një pikë të rëndësishme. Njëri nga këta është ky hadithi i përcjellur në veprën me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi” (......) e Hafidh Sehauiut (v.v. 902 m.i.): “Nuk ka dyshim se unë po iu lë dy gjëra që nëse kapeni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë: Librin e Allahut një majë e të cilit është në dorën e Tij, ndërsa maja tjetër është në dorën tuaj. Librin e Allahut i cili është një litar i sigurtë i zgjatur mes tokës dhe qiellit ose mes qiellit dhe tokës dhe Ehli Bejtin tim. Këta të dy prijës nuk do të ndahen nga njëri-tjetri derisa të vijnë pranë Lumit (në Ditën e Kijametit)”. (1)

“Kapuni fort pas litarit të Allahut”. Domethënë një majë e litarit është në dorën e Allahut të Madhëruar, ndërsa maja tjetër është në duart tuaja. Këtë çështje do ta trajtojmë më vonë. Cila është arsyeja e zgjatjes së litarit ndaj njeriut? Njeriu kur bie në një pus atij i zgjatet një litar që të kapet dhe dhe të dalë. “Atij i ngjitet fjala më e pastër”. Atëherë “suud ile’ll-llahi” (ngjitja për tek Allahu i Madhëruar) bëhet me anë të Kur’anit. Kush do të tregojë kapjen pas këtij litarit të vërtetë i cili bart mundësinë e ngatërrimit me litarin e rremë?

Prezantuesi: Ndonjëherë mund të të vijë me tepër se sa litari.

I ftuari: Si do t’i ndani këta? Nëse do Allahu (k.m.t.) ne do të qëndrojmë në mënyrë të imtësishme mbi këtë çështje në të ardhmen. Hadithi na tregon haptazi tek ky kuptim.

Pjesa e gjashtë është mbase njëra nga pjesët më të rëndësishme të hadithit. Ajo përbën pikën thelbësore të hadithit: “Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të Lumit”. Njëri e ka të nevojshme tjetrin. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri as në këtë botë, as në botën e varrezave dhe as në ringjalljen e madhe. Ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të të çojnë ty në krye të Lumit.

Prezantuesi: As në “sirat” (udhë) dhe as në të tëra etapat.

I ftuari: Nëse do Allahu (l.m.t.) shqyrtimi i këtyre pjesëve do të bëhet më vonë. Lërnani t’ua sqarojmë këtë me nje thënie më të hapur. Ky argument fetar shpreh se njëri rrotullohet në orbitën e tjetrit dhe se nuk ndahet kurrë nga ai. Pra duke përdorur një thënie më të qartë Farefisi rrotullohet në orbitën e Kur’anit. Kudo që të trrotullohet Kur’ani dhe Farefisi rrotullohet së bashku me të. Nëse Kur’ani do të rrotullohej në një anë ndërsa Farefisi në një anë tjetër atëherë këta do të ndaheshin nga njëri-tjetri. Si rrjedhojë kur kapemi pas Farefisit vetvetiu jemi kapur dhe pas Kur’anit Famëlartë.

Prezantuesi: Kjo është e prerë. Farefisi nuk ndahet në asnjë mënyrë nga Kur’ani, ai vahdimisht lëviz së bashku me të.

I ftuari: Allahu i Madhëruar iu dhëntë mirësi. Ndërsa pjesa e shtatë është sërish njëra nga pjesët më të rëndësishme të këtij hadithi. Ajo sqaron qëllimin e sheriatit (ligjit hyjnor): “Nuk do të shmangeni kurrë pas meje”. Besoj se dhe ju e dini shumë mirë se sheriatet (ligjet hyjnore) janë dërguar për t’i përcjellur njerëzit në “Siratu’l-Mustekimi” (Udhën më të Drejtë). Për këtë arsye Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar njerëzit që të falin pesë kohërat e namazit në ditë dhe që në çdo namaz të lexojnë ajetin: “Ihdina’s-Sirata’l-Mustekimi” (Udhëzona në Udhën më të Drejtë). Ja pra udha e shpëtimit nga kjo shmangie është e lidhur me kapjen pas Kur’anit dhe Farefisit. Gjithashtu dhe këtë çështje do ta shtjellojmë në mënyrë të hollësishme.

Pjesa e tetë ka të bëjë me përcjelljen e Hadithit Thekalejn në përfshirjen e Hadithit të Gadir Humit. Pyesim se nëse ka një çështje të cilin e ka treguar apo është plotësisht një vepër e rastësisë? Sigurisht se është  thënë duke patur një qëllim. Sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka përmendur Hadithin Thekalejn përpara Hadithit të Gadir Humit ose e ka thënë Hadithin Thekalejn pas Hadithit të Gadir Humit. Cila është lidhja mes të dyve? Besoj se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne e kemi trajtuar gjërë e gjatë Hadithin e Gadir Humit në programet me titull: “Mutaharat Fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos).

Nëse do Allahu ne do të përpiqemi që ta paraqisim çështjen në tetë - mund të jetë pakëz më tepër ose pakëz më pak. Sërish ne do të qëndrojmë mbi disa çështje të cilat mund të cilësohen si të lidhura më çështjen në fjalë. Këto hollësi do t’i paraqisim nën kreun e pjesës së tetë.

Prezantuesi: Sot po paraqisim pjesën e 55 të Hadithit Thekalejn. Nse do Allahu nuk i shqyrtojmë më në pjesët 50-60.

I ftuari: Mendoj se ndjekësit tanë të nderuar do ta shikojnë se hadithi e ka merituar tërësisht që të trajtohet në mënyrë kaq të imtësishme.

Prezantuesi: Shkurtimisht pyesim se a mund ta mësojmë se cili është mesazhi që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka dashur të japë me këto hadithe?

I ftuari: Përpara se t’i jap përgjigjie pyetjes së Mjeshtrit të Madh dua t’iu tërheq vëmendjen tek një sunnet kuranor dhe profetik. Kur’ani Fisnik i ka dhënë rëndësi një çështjeje dhe e ka theksuar këtë mendim në çdo rast dhe lidhje. Si për shembull rendi djallëzor dhe firaunik është në një gjendje mbizotëruese në logjikën dhe autoritetin e njeriut dhe ne jemi duke e dëshmuar këtë. Kur’ani Famëlartë kur e cek Musain (p.m.t.) menjëherë përballë tij cek dhe firaunin. Fjalëza firaun kalon në dhjetra vende në Kur’anin Fisnik. Madje për të është bërë fjalë mbi 150 vende në Kur’an. Sepse mendimi dhe ndodhia firaunike dhe ka të bëjë shumë drejtpërdrejtë me historinë e njeriut.

Rishtas shikojmë se Kur’ani na ka bërë me shenjë në çdo rast dhe për ndodhinë e dyfytyrësisë, sepse dyfytyrësia është një dukuri në të cilën kanë rënë pre të tëra bashkësitë.

Ndjekësit e mi të nderuar, nëse ne duam që të shpalosim rëndësinë e një ngjarjeje, fjale ose të një mendimi, ne duhet të shikojmë se sa rëndësi i ka dhënë Kur’ani dhe i dërguari (p.q.m.t.) këtij mendimi. Ejani dhe le të shikojmë le të përpiqemi që ta zbatojmë këtë rregull në Hadithin Thekalejn. Vallë a e ka përmendur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) Hadithin Thekalejn vetëm në një vend apo në vende të ndryshme dhe në çdo rast?

Në duart tona kemi një argument të fortë. Nëse i dërguari (p.q.m.t.) do ta kishte thënë Hadithin Thekalejn vetëm njëherë këtë do ta përcillnin tre, katër, ose pesë vetë të cilët ishin të pranishëm në atë mbledhje. Nëse i dërguari e ka përmendur këtë hadith në dhjetë ose njëzetë vende atëherë do të shtohet dhe më tepër numri i përcjellësve që e kanë përcjellur. Për këtë arsye me dhjetra bashkëkohës e kanë përcjellur urdhrin profetik: “Cilido që më ka mua zotëri dhe Aliu (p.m.t.) është zotëriu i tij”, sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka përmendur këtë hadith në një mjedis të përgjithshëm. Pra dhe Hadithi Thekalejn është nga ky lloj. Unë në këtë pikë do të mjaftohem duke cituar fjalët e njërit nga dijetarët e mëdhenj.

Njekës të nderuar ky hadith ka emër. Vallë çfarë emri i kanë dhënë ata këtij hadithi? Ibn Haxheri nuk është nga djetarët shiitë. Shikoni se si Ibn Haxheri e ka emërtuar këtë hadith? Hadithi “Temessuk” (i Kapjes).

Ai ia ka vënë emrin kështu sepse hadithi nuk citon duke na sqaruar se: “Ne duhet të ushqejmë dashuri dhe të madhërojmë Ehli Bejtin, ne duhet të mbikqyrim postet e tyre si pasojë e qenies së tyre të bijtë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ai hadith citon duke na urdhëruar për “temessukun” (kapjen) pas tyre. Disa njerëz duke na thënë se ne duhet të ushqejmë dashuri për Ehli Bejtin mundohen që të zbrazin brendësinë e hadithit, në një kohë kur tek vetë hadithi kalon thënia: “ma in ehadhtum” (për sa kohë që e merrni, për sa kohë që lidheni pas)”.

Prezantuesi: Hadithi i “Nexhatit” (Shpëtimit)...

I ftuari: Hadithi i shpëtimit nga shmangia.

Në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) Ibn Haxheri citon si më poshtë: “Dije se janë të shumta udhët e ardhjes së hadithit të “temessukut” (kapjes, lidhjes fort). Për më tepër dije se hadithi i kapjes i përcjellur nga këto udhë është përcjellur më tepër se nga njëzetë bashkëkohës... Në disa versione të hadithit është thënë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka shprehur këtë urdhër profetik në Arafat gjatë Haxhxhit të Lamtumirës, në një pjesë në dhomën e tij të tejmbushur nga bashkëkohësit në kohën kur e përfshiu sëmundja e vdekjes në Medinë, në disa pjesë të tjera në Gadir Hum, në një pjesë tjetër në pasi ishte larguar nga Taifi. Kjo larmi e përcjelljeve nuk mund të pranohet si një kundërshtim. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ua ka përsëritur këtë çështje atyre me dhjetra herë në ato vende të cilave iu cekën emrat dhe në mjedise të tjera, duke u mbështetur në rëndësinë e Librit të Nderuar dhe Farefisit të Pastër”. (2)

Prezantuesi: Cila është arsyeja e dhënies kaq shumë rëndësi të kësaj çështjeje?

I ftuari: Nëse do ta themi këtë me terminologjinë e ditëve të sotme i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) me këtë hadith ka dashur që të na japë një mesazh. Mesazhi që ka dashur të jipet nuk është ushqimi i dashurisë ndaj Ehli Bejtit sepse tekefundit Kur’ani e ka thënë këtë më parë: “Thuaj: “Unë nuk kërkoj ndonjë pasuri për vete vetëm se dashurinë ndaj familjes sime”. (Sure Shura, Ajeti 23). E të paktën e ai e ka përmendur këtë dhe në vende të tjera: “Ai që do Aliun më do dhe mua”. Atëherë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) me këtë hadith ka dashur që ta na përfytyrojë të ardhmen e thirrjes islame. Ai (p.q.m.t.) ka shpalosur shqetësimin e tij në lidhje me ruajtjen e thirrjes.

Atëherë ne duhet të ndalemi pakëz mbi këtë bazë. Ne duhet që të ndalemi pakëz në mënyrë gjithëpërfshirëse mbi këtë përgjegjësi të ngarkuar mbi supet e të dërguarit (p.q.m.t.) që ne ta kuptojmë se përse kjo përgjegjësi është ngarkuar mbi supet e Farefisit.

Pikë së pari, ne duhet të dimë se Kur’ani Fisnik ka qenë i pranishëm në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe nuk do të ndryshonte as pas tij. Pohoj se Kur’ani i epokës së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është i njëjtë me epokën pas tij. Çështja ka të bëjë me “Halifen” (Prijësin) e dytë ose me “Thekalejn” (Peshën e Dytë të Rëndë).

Ejani dhe shkurtimisht le të ndalemi mbi përgjegjësinë e ngarkuar në mënyrë të përgjithshme mbi supet e të tërë të dërguarve (p.q.m.t.) dhe në mënyrë të veçantë dhe më të rëndë dhe më të vështirë në supet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Përgjegjësia e parë është marrja e frymëzimit hyjnor. Kjo është përgjegjësia e parë e profetësisë. Kjo përkthehet marrja e frymëzimit të të dërguarit (p.q.m.t.) nga Allahu i Madhëruar dhe përcjellja e saj ndaj bashkësisë muslimane. “(I dërguari im). Atë e ka sjellur Shpirti Besnik (Xhebrili). Në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë, në gjuhën e qartë arabe”. (Sure Shuara, Ajetet: 193-5) dhe  “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sure Nexhm, Ajetet: 3-4).

Njëri nga detyrat e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është përcjellja dhe lajmërimi. Unë jam i mendimit se kjo është e hapur dhe se nuk ka nevojë për sqarim.

Përgjegjësia e dytë e ngarkuar të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është sqarimi i frymëzimit hyjnor: “(Ne i patëm dërguar të dërguarit) Me argumente dhe me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta meditojnë mbi (Kur’anin)”. (Sure Nahl, Ajeti: 44).

Tani ejani dhe le të ndalemi pakëz mbi përgjegjësinë e dytë. Për shembull Kur’ani Famëlartë thotë: “Falni namazin”. Por për të gjetur përgjigjien e pyetjes se si do ta faim namazin ne shkojmë tek i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Citoj se Allahu (f.m.t.) na ka urdhëruar që ne të falemi, ndërsa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka sqaruar se si falet namazi. “Allahu ua ka bërë detyrim njerëzve, ata të cilët kanë mundësi që ta përballojnë udhën, që të kryejnë haxhxhin në të”. (Sure Ali Imran, Ajeti: 97)Sërish i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka sqaruar se si kryhet haxhxhi. Ai ka thënë: “Falni namazin ashtu siç më keni parë mua duke e falur” dhe si për haxhxhin ashtu edhe për agjërimin vlen e njëjta gjë. Madje kjo vlen dhe për adhurimet e tjera dhe urtësitë hyjnore. Nëse sqarimi dhe imtësitë e një çështje gjenden në Kur’an ne veprojmë me të, por kur ndihet nevoja për sqarim atëherë detyra për ta zbatuar këtë i përket të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Kjo detyrë nuk i përket askujt tjetër. Për sa kohë që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ishte në jetë kjo detyrë i përkiste vetëm atij.

Tani për sa ka të bëjë me çështjen e tretë... Theksojmë se bashkësia muslimane ose bashkëkohësit nuk përbëhen nga disa vetë. Mbase gjendeshin me dhjetra mijra bashkëkohës. Kur në gjirin e bashkëkohësve shfaqej një ndasi mendimi ose mosmarrëveshje - dhe në veçanti kur kjo mosmarrëveshje buronte nga cilësimi i një bashkëkohësi të një ajeti kuranor dhe një tjetër bashkëkohës cilësonte një tjetër ajet, ose nga cilësimi i një bashkëkohësi i një përcjellje dhe një tjetër cilësonte një tjetër përcjellje - detyra e asgjësimit të kësaj mosmarëveshje iu është ngarkuar të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Këtu duam të bëjmë të ditur se deri në atë çast nuk gjendej domosdoshmëria e diturisë së të tëra parimeve të rendit të ligjeve hyjnore dhe të urtësisë hyjnore nga të tërë bashkëkohësit.

Si pasojë e pamundësisë së përfshirjes së të tëra urtësive hyjnore nga ana e bashkëkohësve në mesin e tyre shfaqeshin mosmarrëveshje. Historia është e mbushur me shembuj të cilat tregojnë se ata ia paraqisnin mosmarrëveshjet e shfaqura që kishin në mesin e tyre për t’ia zgjidhur të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Këto diskutime nuk ishin në pikën e të drejtës dhe jurisprudencës, por ishin në pikën e kuptimit dhe komentimit të fesë.

Prezantuesi: Si rrjedhojë u shfaqën diskutime në gjirin e prijësit të parë dhe prijësit të dytë si pasojë e një ngjarjeje.

I ftuari: Ju lumtë. Atëherë vëmë në pah se Kur’ani Fisnik në ajete të ndryshme na ka tërhequr vëmendjen mbi këtë çështje në mënyrë të hapur dhe të qartë. Unë do të prek vetëm dy nga ajetet e Sures Nisa:

Ajeti i parë është ajeti 59 i Sures Nisa citon si më poshtë:  “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”. Ky ajet nuk vjen në këtë kuptim: njëri është kjo pasuria ime, ndërsa tjetri janë këto mosmarrëveshje për të cilat ka thënë se janë të miat...

Prezantuesi: Domethënë mosmarrëveshjet e këtushme nuk kanë të bëjnë me diskutimet “kadai” (e gjykimit).

I ftuari: Goditët në shenjë. Më këtë nënkuptohet ndasia e mendimeve në pikën e kuptimit dhe komentimit të fesë. Kjo nënkupton se nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është i pranishëm drejtohuni atij, nëse nuk është drejtohuni hadithit të tij.

Ajeti i dytë është kështu: “Jo. Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për gjykatës, për ato mosmarrëveshje që kanë në mesin e tyre; e më pas të mos ndjejnë asnjë lloj shqetësimi ndaj gjykimit tënd dhe të të dorëzohen ty plotësisht”. (Sure Nisa, Ajeti: 65).

Disa komentues më fjalën “mosmarrëveshje” që kalon në ajet kanë kuptuar diskutimin juridik. Ky komentim është i gabuar. Ndonjëherë mosmarrëveshjet mund të jenë mbi një çështje fetare, por mund të jenë dhe mbi kuptimin e fesë.

Ajeti i tretë është si më poshtë: “Dhe besimtari dhe besimtareja nuk kanë të drejtë, që të bëjnë zgjedhje për një punë, të cilën Allahu dhe i dërguari i Tij e kanë gjykuar. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin Tij, ai me siguri është shmangur në një shmangie të qartë”. (Sure Ahzab, Ajeti: 36). Ju lutemi që mendja juaj të mos rrëshqasë tek vendimet juridike si pasojë e prekjes së fjalës “kada” (gjykim) në ajet.

Me këtë kuptojmë se ajetet krahas bërjes së ditur të marrjes dhe sqarimit të frymëzimit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), na bëjnë të ditur dhe për një përgjegjësi të tretë, atë të qenies së autoritet të të dërguarit (p.q.m.t.) domethënë në rastet kur njerëzit kishin momarrëveshje në kuptimin e një çështjeje. Kumtoj se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është autoriteti fetar në mosmarrëveshjet e kuptimit dhe komentimit të urtësisë fetare. Pavarësisht kësaj i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka patur dhe përgjegjësi të tjera. Por tani ne nuk po hyjmë në këto.

Pyetje: Vallë a i ka bartur ai (p.q.m.t.) të tëra këto përgjegjësi dhe pas tij?

Përgjigjie: Pohojmë se nuk ka dyshim se përgjegjësia ka marrë fund pas ndërrimit jetë të të dërguarit (p.q.m.t.). Këtë e vërteton ajeti i mëposhtëm kuranor: “Muhammedi nuk është babai i askujt nga burrat tuaj (fëmijve) tuaj, por është i dërguari i Allahut  dhe vula e lajmëtarëve. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë”. (Sure Ahzab, Ajeti: 40). Ndërsa ajo e sqarimit të fesë ka vijuar. Kjo përkthehet se çështja e sqarimit të fesë nuk ishte një nevojë që zgjati vetëm në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ajo ishte një nevojë dhe pas tij dhe kjo nevojë do të zgjasë vazhdimisht.

Tani për sa i përket përgjegjësisë së tretë... Drejtojmë pyetjen: “Kujt i përkiste autoriteti i zgjidhjes së diskutimit fetar, kur bashkëkohësit kishin mosmarrëveshje në gjirin e tyre?!” Nëse do të thuhet: “Zotëriu im ata ishin bashkëkohës” ne përgjigjemi: “Po dhe ne besojmë se ata ishin bashkëkohës. Ndjekës të nderuar nëse ne duam që ta përmbledhim Hadithin Thekalejn me një fjali mund të shprehemi kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) - ia ka lënë prijësit të tij - përgjegjësinë e dytë dhe të tretë - sqarimin e fesë dhe zgjidhjen e diskutimeve dhe mosmarrëveshjeve të mendimit dhe kredos. Ne jemi të mendimit se kjo është një çësthje e domosdoshme. Shtojmë se nuk ka ndonjë mendim ndryshe në pikën themelore të sendërtuar në formën e pranisë së një autoriteti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shikoni ligjet e shkruara në botë, për komentimin e këtyre ligjeve gjithmonë është një bashkësi e cila përbëhet nga disa vetë të cilët janë të pranuar si autoritet.

Prezantuesi: Ligji vetë, përcakton autoritetin i cili do ta sqarojë dhe komentojë atë vetë.

I ftuari: Në rast të kundërt kaosi merr kryesinë. Duam që miqve tanë të nderuar t’u vëmë në dijeni mbi faktin se Hadithi “Thekalejn” ose Hadithi “Halifetejn”, ose me thënien e Ibn Haxherit Hadithi “Temessuk”  është përcjellur me qëllimin e sqarimit të autoritetit fetar pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ky autoritet është i ngarkuar me sqarimin e fesë pas tij, me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që shfaqeshin në mesin e bashkëkohësve dhe njerëzve.

Prezantuesi: Tani unë dua që të bëj të qartë një çështje që më ka ardhur në mendje. Përgjigjia e shumë pyetjeve që i kemi të fiksuara në kokë kalojnë në Kur’an Fisnik. Për shembull në lidhje me këtë çështje le të shtjellojmë çështjen e bashkëkohësve. Kur’ani Famëlartë në shumë raste e ka mohuar qenien autoritet të mendjes së shumicës. Ja pra kjo është e pranishme në Kur’anin Fisnik. Pra nëse njeriu e lexon Kur’an Famëlartë duke menduar e shikon këtë.

“Ata të cilët u thanë njerëzve: “Me të vërtetë armiqtë janë përgatitur kundër jush, frikësohuni!” Kjo përkundrazi ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai!” (Sure Ali Imran, Ajeti: 173).

Prezantuesi: Në shumicën e rasteve ai na thërret të mendojmë në mënyrë individuale. Bindja ndaj shumicës nuk është logjike. Kjo është çështja e parë.

Ndërsa çështja e dytë është kjo: Rrëfimi në mënyrë këmbëngulëse i Kur’anit Famëlartë të tregimit të çifutëve sjell këtë pyetje drejtpërdrejtë në mendjen e njeriut: Vallë përse Kur’ani Famëlartë e ka rrëfyer kaq shpesh tregimin e bijve të Izraelit? Tregimi i të bijve të Izraelit zë një vend të gjërë në Kur’an. Kur’ani Fisnik është libri i mbarë kohërave dhe vendeve. Ndërsa çështja e çifutërisë është një çështje e pjesshme. Për më tepër çifutët përbëjnë diku rreth 12 milionë nga popullsia e botës. Megjithatë ne shikojmë se hollësitë e ngjarjes së bijve të Izraelit janë një sunnet hyjnor, i cili i ka ndodhur të tërë imamëve, prijësve dhe të dërguarve. Pra themi se kjo çështje meriton që të shqyrtohet në një mënyrë gjithëpërfshirëse.

Tani le t’i kthehemi çështjes. Kur’ani Famëlartë e ka cekur çështjen e autoritetit dhe ky autoritet e ka shfaqur veten tek bashkëkohësit. Kështu që disa i kanë cilësuar bashkëkohësit si njerëzit të cilët e kanë mbrojtur Kur’anin. Ata thonë: “Në një kohë kur të tërë bashkëkohësit ishin të pranishëm, në kuptimin e Kur’anit Fisnik, për se ju e cilësoni këtë si të veçantë për Ehli Bejtin?”

Në fakt një pjesë e bashkëkohësve i drejtoheshin Ehli Bejtit.

Goditje në shenjë. Ne mendojmë se ky problem jetik është përfolur kaq shumë. Ne cilësojmë vetëm Farefisin si autoritet në kuptimin e fesë. Ndërsa ata duke e zgjeruar këtë hallkë përfshijnë dhe bashkëkohësit. Ne nuk dua të hyj në imtësitë e kësaj çështjeje, por duam që ta sqarojmë në një mënyrë shumë të shkurtër.

Ndjekësit e mi të nderuar, tani ne do të paraqisim pikat kryesore të çështjes, ndërsa hollësitë do t’i lë në programin vijues.

Askush nuk mund të aludojë se të tërë bashkëkohësit ishin në të njëjtën shkallë për sa i përket pikës së diturisë. Madje disa bashkëkohës nuk na kanë përcjellur qoftë një hadith të vetëm. Në shtesë ka në mesin e tyre gjenden bashkëkohës vetëm si pasojë e shikimit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Ndërsa disa të tjerë ashtu siç është shembulli Ebu Hurejres kanë përcjellur më tepër se pesë mijë hadithe. Atëherë pohojmë se bashkëkohësit nuk ishin të njëjtën shkallë për sa ka të bëjë në këndvështrimin e diturisë.

Pyetja e parë; Nëse gjendja është kështu, cili është qëllimi juaj kur thoni bashkëkohësit ky apo ai tjetri? Vallë a mund ta pranojë mendja se çdo individ nga bashkëkohësit ishte autoritet në kuptimin e fesë? Nëse kjo do të pranohej atëherë themi se nuk mbetet me asgjë pas nga feja. Vëllezërit tanë të Ehli Sunnetit dhe ata që i binden atyre sigurisht që kanë të drejtë të thonë: “Jo. Qëllimi ynë është arritja e njëzëshmërisë së bashkëkohësve”. Ndërsa ne të gjendur përballë këtij pranimi dhe këndvështrimi duke i sfiduar ata, atëherë u themi që të sjellin një shembull mbi të cilin bashkëkohësit kanë arritur njëzëshmërinë. Ne nuk duam që të themi se bashkëkohësit ishin të ndarë në dhjetra grupe. Por kur i shikoni ata do të vini re se ata vazhdimisht ishin të ndarë dhe kishin mosmarrëveshje. Për shembull ju do të vini re se Uthmani dhe Aliu (p.m.t.) vazhdimisht ishin të ndarë në grupe të ndryshme në lidhje me çështjen e prijësisë pas prijësisë së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Për më tepër nënvizoj se ata nuk ka hasur në asnjë ngjarje dhe të mos jenë të ndarë në dy ose re. Në fakt të tëra përçarjet kanë zënë fill që nga shekulli i bashkëkohësve. Madje në programin e javës së kaluar ne lexuam se Ebu Bekri dhe Umeri kishin rënë në momarrëveshje në dhjetra pika. Atëherë përsëris se mendja nuk mund të pranojë ashtu siç citoni ju se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na paska lënë të tërë bashkëkohësit si autoritet. Në fakt kjo as nuk ka gjasa. Sepse numri i bashkëkohësve nuk i kalon 12.000 - 20.000. Madje ka dhe nga ata të cilët thonë se numri i tyre është shumë më i tepërt se sa ky. Atëherë theksoj se qenia e të tërë bashkëkohësve si autoritet është e pamundur. Ja kjo është dhe pika e dytë.

Pikë së treti: Ju mund të thoni jo ne nuk kemi për qëllim këtë, ne kemi për qëllim të mëdhenjtë dhe dijetarët nga bashkëkohësit sepse autoriteti u përket këtyre.

Themi se keni të drejtë sepse gjendet dhe një mundësi e tillë. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk i ka dhënë të tërë bashkëkohësve autoritetin fetar. Sipas kësaj ai i ka dhënë të qenit autoritet Ebu Bekrit dhe për shembull ka thënë kështu: “Pas meje binduni Ebu Bekrit dhe Umerit”. Por kjo përcjellje ashtu siç është shprehur Uadiu ka probleme, domethënë është problematike në këndvështrimin e zinxhirit.

Ndjekësit e mi të nderuar unë nuk dua që t’i jap përgjigjie kësaj. Përpara meje kam burime të cilat i kam sjellur për të bërë një hulumtim të hollësishëm. Por këtë sqarim të imtësishëm do ta bëj në programin që vjen nëse do Allahu (f.m.t.).

Përpara meje gjendet vepra me titull: “Ihkam Fi’l-Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi Në Metodologjinë e Gjykimeve) e Hafidh Ibn Hazm Endulusiut. Në këtë vepër ai ka cituar se nuk është e mundur që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) t’i ketë caktuar bashkëkohësit si autoritetet absolute. Po ai që e thotë këtë është vetë Ibn Hazmi. Ai në këtë veprën e tij ka kumtuar kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka lajmëruar se ndonjëherë bashkëkohësit e tij kanë gabuar në dhënien e miratimeve të tyre. Vallë si mund të jetë e lejuar për një musliman, i cili i beson Allahut (k.m.t.) dhe ditës së fundit, të besojë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), na ka urdhëruar që t’u bindemi bashkëkohësve për të cilët na ka lajmëruar se kanë gabuar? Si mund të urdhërojë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) që t’u bindemi mendimeve të tyre në një kohë kur vetë ai i ka ndaluar ata? Si është e mundur që ai (p.q.m.t.) ta na bëjë detyrë bindjen ndaj një njeriu i cili ka gabuar? Ai njeri i cili ia adreson këto lloj gjërash ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ose është “fasik” (i shthurur) ose “xhahil” (i paditur). Ky botëkuptim kërkon shkatërrimin e fesë dhe bindjen ndaj së kotës. Për më tepër kjo kërkon qenien në të njëjtin çast të një gjëje si të ndaluar ashtu dhe të lejuar. Kjo nuk është logjike dhe është një gënjeshtër e adresuar ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ai njeri i cili ia adreson një gënjeshtër ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), hyn në zjarrin e Xhehennemit Allahu na ruajttë”. (3)

Sipas fragmentit mësojmë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka lajmëruar se bashkëkohësit kanë gabuar në dhënien e miratimeve të tyre. Mirë por a është e mundur nga ana logjike që ai të na ketë urdhëruar që t’u bindemi bashkohësve për të cilët na ka lajmëruar se kanë gabuar? Nëse ai do të na kishte urdhëruar për një gjë të tillë atëherë ai do të kishte sjellur bashkë dy gjëra të cilat bien ndesh ose përplasen me njëra-tjetrën. Unë mendoj se pjesa në të cilën është prekur thënia “fasik” (i shthurur) dhe “xhahil” (i paditur) është shumë e rëndë. Fragmenti vë në pah se ai i cili thotë se i dërguari i Alllahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar që t’u bindemi bashkohësve është i shthurur ose i paditur. Ibn Hazmi mundohet që të ruajë madhështinë e të dërguarit (p.q.m.t.), sepse në gjirin e bashkëkohësve herë pas here, kishte dhe nga ata të cilët vepronin të kotën. Ndërsa një tjetër çështje është se në njërën anë disa bashkëkohës kanë thënë se një gjë është e ndaluar ndërsa nën anën tjetër disa kanë thënë se është e lejuar. Duke qenë se dhe bashkëkohësit kanë patur mosmarrëveshje, po bashkësia muslimane në këtë çast kur ka mosmarrëveshje kujt do t’i drejtohet? Ajo do t’i drejtohet bashkëkohësve. Mirë por kur bashkëkohësit kanë patur mosmarrëveshje kujt do t’i drejtohet? Të thuash drejtohuni vetes suaj nuk miratohet nga ana logjike.

Atëherë nënvizojmë se prania e një autoriteti fetar është e domosdoshme, sepse në rast të kundërt shfaqet një kuptim sikur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk i paska dhënë rëndësi të ardhmes së thirrjes islame.

Në javën pas kësaj ne do të hetojmë fjalinë: “Pas meje binduni Ebu Bekrit dhe Umerit” dhe do t’i drejtohemi burimeve të Ehli Sunnetit. Ne do të shqyrtojmë nëse këta të fundit ishin apo nuk ishin në zotërim të autoritetit fetar. Ne do ta kufizojmë çështjen me katër vetë dhe do t’i krahasojmë këta; përkatësisht Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun. Sepse një pjesë e vëllezërve tanë të Ehli Sunnetit besojnë se këta të katër janë bashkëkohësit më të nderuar. Ata thonë se këta janë bashkëkohësit më të nderuar, më të përkushtuar, më të ditur. Duke i krahasuar këta ne do të bëjmë vlerësimin nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka lënë apo nuk i ka lënë këta katër bashkëkohës së bashku si autoritete fetare dhe jo më katër mijë ose dyzetë mijë bashkohës.

Prezantuesi: Ne ju falenderojmë Zotëri Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

1- Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi  Bi-Hubbi’l-Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar), vëll. 1, fq. 357. Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese: “Veprat Islame”.

2- Ibn Haxher Hejtemiu, “Sauaiku’l-Muhrika Ala Ehli’r-Rafdi, ue’d-Dalali ue’z-Zandaka” (Rrufetë e Ndezura Mbi Kundërshtuesit, Të Shmangurit Dhe Të Pafetë), vëll. 2, fq. 440, Vërtetimi Nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turkiu Dhe Kamil Muhammed Harrati dhe, Shtëpia Botuese: “Shpallja”, Bejrut, Liban.

3- Hafidh Ebu Muhammed Ali Ibn Hazm Endulusiu, “Ihkam Fi’l-Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi Në Metodologjinë e Gjykimeve), vëll. 6, fq. 90. Saktësimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri, Shtëpia Botuese: “Imam Buhariu”.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

 

Vijon...



Burimi : Medya Şafak