Klerikët serbë në Mal të Zi provokojnë shqiptarët musliman

Publikuar në Korrik 11, 2018, 12:12 a.m.

Klerikët serbë provokojnë shqiptarët duke  planifikuar që liturgjinë e tyre fetare ta bëjnë mbi rrënojat në rrënojat e qytetit ilir arbëror të Shasit dke pretenduar se shqiptarët janë musliman ndersa rrënojat e kishes në Shas i përkasin kishis serbe.

Për këtë njohuri të përpjekses së klerikëve të Kishës Serbe të cilën e hulumtoi Lëvizja Vetëvendosje si dhe më pas edhe bëri denoncimin e këtij aktiviteti të planifikuar me prapavijë nacionaliste.

 “Ky esencializim i shqiptarëve është si provokativ ashtu edhe i papranueshëm. Pjesë e identitetit historik dhe aktual shqiptar janë edhe trashëgimitë materiale e shpirtërore të tre religjioneve që kanë patur dhe ende kanë shqiptarët, pra katolicizmit, ortodoksisë dhe myslimanizmit, përfshi këtu edhe vëllazëritë sufiste, si bektashinjtë etj. Xhamitë, teqet, kishat, tempujt, qofshin ato ende në përdorim, apo rrënoja të lashtësisë, janë ndërtuar nga shqiptarët e paraardhësit e tyre, dhe i kanë shërbyer po atyre. Andaj çdo pretendim për t’i paraqitur ato si pronë a trashëgimi e një kombi tjetër, është e papranueshme dhe anti-historike. Është veçse një tentativë për t’i paraqitur shqiptarët si ardhacakë, pa trashëgimi e kontribut historik vetjak”.

“Ne i bashkangjitemi protestave të banorëve të Shasit, Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit, dhe kërkojmë që qeveria e Malit të Zi, por edhe ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë të mos lejojnë provokime e përvetësime të tilla të trashëgimisë sonë kombëtare”, thuhet në reagimin e VV-së.