Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëegjashtë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Korrik 24, 2018, 10:36 p.m.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Nga Ibn Abbasi është përcjellur se ai të ketë cituar: “Unë e kam dëgjuar Umerin të thotë kështu: “Betohem në Allahun se unë iu ndaloj që ju të bëni martesën e mutes. Nuk ka dyshim se martesa e mutes ceket në Librin e Allahut. Nuk ka dyshim se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka zbatuar këtë”. Përcjellja zotëron një zinxhir të vërtetë.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetëegjashtë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.  Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit. Ne në këtë programin tonë duam të plotësojmë çështjet e hetuara në programet e kaluara. Zotëri i nderuar them se natyrisht përpara se të kalojmë në çësthjen tonë si fillim duhet të paraqisim një përmbledhje të programit të kaluar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre”.

Ndjekësit tanë të nderuar u rikujtoj se në programin e shkuar ne hetuam një pikë të rëndësishme themelore që ka të bëjë me Hadithin Thekalejn. Kjo pikë kishte të bënte me disa gjëra të cilat janë të nevojshme mbi qëndrimin në drejtim të duhur dhe mosshmangien në të ardhmen e thirrjes dhe këtyre ligjeve madhështore hyjnore. Pra që thirrja të mos shmanget ajo mund të vihet në zbatim vetëm me praninë e një autoriteti fetar i cili do të ushtrojë detyrat të cilat u janë ngarkuar të Dërguarit më të Nderuar (p.q.m.t.). Them se në programin e mëparshëm ne përmendëm se njëra nga detyrat me të rëndësishme të të nderuarit të dërguar ishte sqarimi i fesë. “(Ne i patëm dërguar të dërguarit) Me argumente dhe me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta meditojnë mbi (Kur’anin)”. (Sure Nahl, Ajeti: 44). Në shtesë ne bëmë të ditur se sërish njëra nga përgjegjësitë më të rëndësishme të tij ishte paraqitja e zgjidhjeve dhe dhënia zgjidhje e problemeve në pikën e shfaqjes së kundërshtimeve të cilat do të dilnin në pikën e komentimit dhe kuptimit të fesë ne mesin e bashkëkohësve dhe bashkësisë muslimane. “O ju besimtarë! Binduni Allahut të dërguarit. Binduni dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë kundërshtim, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”. (Sure Nisa, Ajeti: 59)

Për më tepër për të ruajtur qëndrimin në drejtim të duhur të fesë ne bëmë fjalë dhe për domosdoshmërinë e pranisë së një autoriteti i cili do t’i jipte zgjidhje kundërshtimeve pas të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe për bërjen të qartë të fesë. Ne si Shkolla e Ehli Bejtit jemi të besimit se kjo detyrë dhe përgjegjësi e rëndësishme iu është ngarkuar Ehli Bejtit. Prova jonë në lidhje me këtë besim është Hadithi Thekalejn, i cili tanimë është vërtetuar në mënyrë të prerë se ka dalë nga goja e atij njeriu të bekuar, i cili nuk flet gjë sipas epshit të tij përveç asaj që iu është shpallur.

Megjithatë nënvizoj se ky hadith nuk është prova e vetme, sepse gjenden me dhjetra prova të tjera. Ky hadith është njëra nga provat më të rëndësishme, sepse dijetarët muslimanë në mesin e tyre kanë arritur njëzëshmërinë duke vërtetuar në mënyrë të prerë, se ai ka dalë nga gjuha e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.).

Them se kjo është metoda e vartësve të Shkollës së Ehli Bejtit.

Ndërsa ata të cilët kanë një mendim dhe një drejtim tjetër shprehen në këtë mënyrë: “Prania e një autoriteti i cili do të sqarojë fenë dhe do t’u japë zgjidhje problemeve në kontekstin e kuptimit të fesë të cilat do të dalin pas të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk i përket vetëm Farefisit të Pastër. Kjo gjë vlen dhe për njerëzit e tjerë. Madje të tjerët kalojnë përpara tyre. Pra ata nuk ua japin përparësinë Aliut dhe Ehli Bejtit të tij (p.m.t.). Ata thonë se gjenden njerëz më të ditur se sa Aliu. Ata në mënyrë të qartë aludojnë se Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani qëndrojnë më lart dhe janë më të ditur se sa Aliu!

Ne në programin e paraardhës bëmë të qartë se gjenden tri gjasa që autoriteti fetar t’u përkasë bashkëkohësve.

Gjasa e parë është se të tërë bashkëkohësit të jenë një autoritet fetar dhe një imam. Pra sipas kësaj secili nga bashkëkohësit është në zotërim të cilësive që t’u japë përgjigjie problemeve fetare.

Më falni por askush të mos marrë mundimin të na kundërshtojë duke na kumtuar se a ka njerëz të cilët ndajnë këtë mendim dhe thonë këto fjalë. Po pohoj se është e vërtetë se ka njerëz të cilët citojnë se secili nga bashkëkohësit është imam.

Kërkoj ndjesë por ju mund të thoni se ky është një aludim i madh të cilin askush nuk do që ta zërë në gojë. Megjithatë ja ku qëndron përpara nesh vepra me titull: “Ihkam” (Gjykimi) e Hafidh Ibn Hazm Endulusi Dhahiriut. Ibn Hazmi në veprën e tij shprehet si më poshtë: “Bashkëkohës është ai i cili ka qëndruar qoftë për një orë dhe ka marrë pjesë në një mbledhje me të nderuarin të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), ai i cili ka dëgjuar qoftë një fjalë të vetme, ai i cili ka parë dhe ka konceptuar një gjë që nuk është dyfytyrësh... Cilësitë e këtyre njerëzve të cilat ua kemi bërë qartë janë të tërë bashkëkohës, të drejtë dhe janë në zotërim të virtyteve dhe nga të cilët është arritur kënaqësia”. (1)

Prezantuesi: Si përfundim këta janë në zotërim të autoritetit.

I ftuari: Të tërë këta na qenkan autoritete. Unë nuk mund ta kuptoj nëse të tëra këta janë imamë atëherë si është e mundur që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) në mënyrë të qartë të ketë thënë se ata do të gabohen?

Prezantuesi: Madje ata kanë dalë nga feja...

I ftuari: Jo jo në këtë çast unë nuk po flas në kornizën e atyre të cilët kanë dalë nga feja dhe janë dyfytyrësh. Tekefundit dhe ai i ka mbajtur ata të cilët kanë dalë nga feja dhe dyfytyrëshit jashtë përfshirjes nga koncepti. Në këtë çast unë po flas në kornizën e atyre të cilët e kanë parë të nderuarin të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) në moshën pesë ose gjashtë vjeç dhe për këtë shkak ata janë bërë njerëz të drejtë, nga të cilët është arritur kënaqësia dhe kanë  qenë në zotërim të virtyteve.

Por pika për t’u çuditur është kjo në të cilën dhe vetë ai pohon si vijon: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka lajmëruar se disa herë bashkëkohësit janë gabuar në disa miratime të cilat i kanë dhënë. Si mund të jetë e lejuar për një musliman i cili i beson Allahut dhe ditës së fundit se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka urdhëruar që të ndjekim bashkëkohësit e tij, në një kohë kur ai na ka lajmëruar se ata kanë gabuar? Si mund të na ketë urdhëruar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ai që të ndjekim mendimet e tyre në një kohë kur ai vetë e ka ndaluar këtë? (2)

Atëherë theksoj se gjasa e parë, pra mendimi se tërë bashkëkohësit janë imamë nuk është logjike.

Gjasa e dytë është në shtruar në formën se jo secili nga bashkëkohësit është imam por bashkësia e bashkëkohësve është imam. Sipas këtij mendimi del se njëzëshmëria e bashkëkohsve të shërbejë si një argument për ne. E thënë ndryshe kur një bashkëohës ka dashur të bëjë një gjë si fillim ne duhet të hulumtojmë mendimet e të tërë bashkëkohësve. Ne jem në dijeni të faktit se pas të nderuat të dërguar (p.q.m.t.) është bërë e ndaluar mbledhja e sunnetit dhe e hadithit. Atëherë them sipas kësaj gjase, i bie se një përpara një pune një bashkëkohës t’i ketë rënë derës së bashkëkohësve të tjerë të cilët kanë jetuar në atë epokë dhe të jetë orvatur që të mësojë nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë ose nuk ka thënë ndonjë gjë që ka të bëjë me atë çështje! Unë po ua lë ndjekësve tanë gjykimin e kësaj gjase.

Ja pra kjo është çështja e dytë; çfarë do të bëjnë njerëzit në rastin kur bashkëkohësit të kenë patur kundërshtim?

Prezatuesi: Të cilët kanë patur dhe kundërshtim.

I ftuari: Goditje pikërisht në shenjë. Le të marrim si të mirëqenë se ne shtimë në dorë njëzëshmërinë e tyre në disa çështje. Mirë por kur ata të kenë patur kundërshtim kujt do t’i drejtohemi? Kur’anit? Rikujtoj se në fund të fundit ata kanë patur kundërshtim mbi Kur’anin dhe në kuptimin e tij. Ata kanë patur kundërshtim dhe në pikën e kuptimit të sunnetit. Atëherë ngrejmë pyetjen: “Kujt i përket autoriteti në pikën e sqarimit të fesë dhe të asgjësimit të kundërshtimeve pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?

Nëse mund të thuhet se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.), e ka lënë bashkësinë muslimane të vetme në gjendjen e saj në mënyrë që të të dalin trazira, duke qenë se ai nuk ka mundur që ta konceptojë të ardhmen e ligjve hyjnore islame pas tij atëherë vetëm sa dilet jashtë udhe. Unë nuk mund të mendoj se asnjë njeri i cili i beson Allahut dhe të dërguarit të ketë një besim të tillë.

Gjasa e tretë është sendërtuar kështu: “Ai ua ka lënë autoritetin dy njerëzve pas tij dhe këta janë Ebu Bekri dhe Umeri. Shprehem kështu sepse i nderuari i dërguari i Allahut (p.qm.t.) ka urdhëruar: “Binduni Ebu Bekrin dhe Umerin pas meje”. Ndëra disa njerëz duke u mbështetur në hadithin: “Binduni sunnetit tim dhe prjësve të drejtë të cilët janë përcjellur në udhën e drejtë pas meje”, kanë thënë se ai ua ka lënë autoritetin Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut.

Njëri nga ata të cilët na ka lajmëruar për këtë mendim është dhe autori i veprës me titull: “Mustasfa” (I Përzgjedhuri) Gazzaliu.

Ai ka kumtuar si më poshtë: “E dyta e fakteve të gabuara; Disa dijetarë kanë shprehur se doktrina e bashkëkohësve është një argument në kuptimin absolut... Disa të tjerë kanë shprehur duke marrë si shkak fjalën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.): “Binduni këtyre dy njerëvze pas meje, Ebu Bekrit dhe Umerit” kanë shprehur se në veçanti fjala e Ebu Bekrit dhe e Umerit është argument; ndërsa disa të tjerë kanë pretenduar duke shprehur se fjala e katër prijësve të drejtë është argument në rastet kur ata kanë arritur njëzëshmërinë, që të tërë këto mendime janë të kota sipas nesh”. (3)

Pyetje: “Le të pranojmë mendimin e dytë që gjendet në tekst. Pra le të pranojmë se mendimet e Ebu Bekrit dhe Umerit shërbejnë si argument, ose mendimet e katër prijësve të drejtë shërbejnë si argument në rastet kur ata kanë arritur njëzëshmërinë. Mirë por çfarë do të bëjmë kur ata kanë kundërshtim? Ku do të drejtohet bashkësia muslimane?

Çfarë do të bëjnë ata në çështjet e kundërshtuara?

Në këtë mbrëmje unë do të ndalem pakëz mbi enën intelektuale të disa prej tyre. Për shembull ne do të mundohemi që të hetojmë prijësin e dytë dhe të tretë. Deri sa të vëmë re sa këta kanë apo nuk kanë aftësinë që të marrin përsipër autoritetin fetar i cili do të zhdukë problemet në rast se bashkësia muslimane do të ketë kundërshtim. A janë këta në zotërim të një diturisë e cila do të mund të sigurojë lumturinë e njerëzimit në këtë botë dhe në botën tjetër, a mund t’i mësojnë ata urtësitë fetare, a mund t’i ndjekë ata populli?

Prezantuesi: Zotëriu im le të pranojmë se prijësi i parë dhe i dytë janë caktuar në epokën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Por prijësi i tretë dhe i katërt nuk janë përcaktuar. Në këtë bazë sinteza është një këndvështrim.

I ftuari: Ne cituam se donim që të shqyrtonim këto dy mendime, sepse mendimi i parë dhe i dytë nuk janë të saktë.

Le të vendosim një shenjë pikëpytejeje mbi gjasën e tretë. Le të kalojmë në çështjen e prijësit të dytë. Ai mori përsipër një rol të rëndësishëm në Beni Saide Thakifen. Gjatë prijësisë së tij ai kreu rregullime të ligjit hyjnor. Madje ai mori përsipër një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e prijësit të tretë. Vallë a kishte ai enën intelektuale të duhur që të merrte përsipër atë rol?

I ftuari: Goditje pikërisht në shenjë. Ne do ta shtjellojmë këtë çështje brenda kohës që na jep ky program. Nuk është se ne nuk do të shtrojmë këtu të tëra të dhënat në lidhje me çështjen.

Prezantuesi: Përpara se të kalojmë tek çësshtja dua të tërheq vëmendjen mbi një çështje. Çështja jonë është një çështje intelektuale dhe duhet të trajtohet në kornizën intelektuale. Pra nuk është se qëllimi i kësaj çështje është që të përulim prijësin e dytë dhe t’i nxjerrim të metat e tij në shesh.

I ftuari: Ne do të cekim dy ose tri argumente dhe më pas unë do t’i plotësoj fjalët e mia.

Argumenti i parë: kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbedhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit). Një burrë erdhi tek Umeri dhe i tha: “Unë jam bërë i papastër dhe nuk kam mundur që të gjej ujë” Umeri iu përgjigj: “Mos fal namazin”. Kur e dëgjoi këtë Ammari i tha: “A të kujtohet o prijësi i besimtarëve! Kur unë dhe ti ishim në një seriyye dhe që të dy ishim bërë të papastër dhe nuk kishim mundur që të gjenim ujë. Ti nuk e fale namazin por unë duke u rrotulluar nëpër dhe e fala namazin dhe i dërguari (p.q.m.t.) tha: “Do të ishte e mjaftueshme për ty që të godisje me duart e tua në dhe më pas duke i fryrë atyre t’i jepje “mes’h” (të prekje) fytyrës dhe krahëve të tu”. Kur e dëgjoi këtë Umeri tha: “Ki frikë Allahun o Ammar”. Ndërsa Ammari iu kthye: “Nëse do nuk po e përmend aspak këtë”. (4)

Umeri kur e dëgjoi këtë sqarim nga Ammari i  shtroi atij një kërkesë. Këtë vlerësim po ua lë lexuesit. Umeri ka kërkuar që ai të mos ta përcjelljë këtë hadith pranë tij. Vallë në themelin e kësaj kërkesë qëndron poshtërimi i Umerit? Unë nuk po them në asnjë vend se Umeri ka dhënë miratim duke qenë i paditur.

Ky është shembulli i dytë: “Një hadith i njëjtë me atë të lartpërmendurin kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Imam Ahmedit). Zinxhiri i hadithi është i vërtetë sipas Buhariut dhe Muslimit. (5) Nuk ka shtesë pas urdhrit të të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.): “Do të ishte e mjaftueshme për ty që të godisje me duart e tua në dhe më pas duke i fryrë atyre t’i jepje “mes’h” (të prekje) fytyrës dhe krahëve të tu”. Domethënë Ahmed Ibn Hanbeli e ka prerë hadithin përgjysmë.

Tani le të marrim si të mirëqenë se prijësit të dytë nuk iu është kujtuar ngjarja në fjalë. Mirë por as Kur’anin nuk e ka lexuar ai? Allahu i Madhëruar në ajetin 43 të Sures Nisa thotë kështu: “Dhe nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë, ose keni kryer nevojën natyrore, ose ju keni afruar grave dhe nuk keni gjetur ujë, atëherë synoni (pastrimin) me dhe të pastër dhe fërkoni (me duar) fytyrën tuaj dhe duart tuaja. Me të vërtetë Allahu është falës dhe shyles i madh”. Ku është dituria e prijësit ndaj Kur’anit?! Në Suren Maide bëhet fjalë për tejemmumin, gjithsesi le të mos e zgjasim.

Dua të cek një çështje. Sipas nevojës së pranimit të përgjithshëm përmbledhja më e rëndësishme e hadithit është vepra: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut). Buhariu kur ka parë një mangësi të madhe të prijësit në këtë hadith ka bërë një luajtje në hadith.

Le ta lexojmë ngjarjen nga vepra: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut). Kjo është e njëjta me përcjelljen e cila kalon në veprën e Muslimit. Përcjellja është si më poshtë: “Një burrë erdhi tek Umeri dhe i tha: “Unë jam bërë i papastër dhe nuk kam mundur që të gjej ujë”. Ammari i tha: “A të kujtohet...”. (6)

Fjalia në formën: “Umeri iu përgjigj: “Mos fal namazin”, është hequr nga ana e Buhariut.

Tani përfytyroni se si prijësi i dytë i cili lexon përcjelljen nuk i ka dhënë përgjigje atij njeriu i cili ka rrëfyer ngjarjen dhe ai i cili ka dhënë përgjigjie është Ammari. Ja pra ky është libri më i rëndësishëm! Unë nga ky minber i bekuar dua që t’u bëj një thirrje njerëzve të vërtetimit dhe atyre me gjykim të shëndoshë. Unë dua që ata të hulumtojnë të tëra përcjelljet që zënë vend tek vepra: “Sahihu’l-Buhari” dhe të shkruajnë një vepër e cila ka të bëjë me sasinë e haditheve që kanë pësuar luajtje. Besoj se ata do të nxjerrin një libër me shumë vëllime.

Nëse ti je i besueshëm në çështjen e përcjelljes atëherë përse nuk e ke përcjellur përcjelljen o Buhari? Atëherë mund të vijë një kundërshtim i tillë: “Përse iu është dhënë vend hadithit?”

Përgjgjia: “Buhariu e di shumë mirë se nëse ai nuk do t’i kishte marrë këto lloj çështjesh “musellem” në veprën e tij, atëherë librit të tij nuk do t’i mbeste asnjë vlerë dhe do të pësonte qortim. Si rrjedhojë ai është i detyruar që t’i përcjellë këto. Nëse ai nuk do të kishte përcjellur njërën nga të vërtetat njerëzit nuk do t’i besonin atij, si rrjedhojë ai e ka përcjellur përcjelljen duke mashtruar pra duke e shtuar ose duke e pakësuar atë”.

Prezantuesi: Populli i zakonshëm qëndron larg kësaj.

I ftuari: Sigurisht. Sqarimet tona janë të drejtuara njerëzve të dijes dhe të vërtetimit, njerëvze të veçantë dhe kërkuesve të së vërtetës.

Dëshmitari i dytë na tregon për fushën e diturisë për Kur’anin dhe sunnetin e të dërguarit të prijësit të dytë. Tani nëse gjendja e prijësitët të dytë është kështu qofsh ti që je dhe mendo për gjendjen e bashëkohësve të tjerë!

Prezantuesi: Çështja më e thjeshtë...

I ftuari: Në Kur’an gjendet një ajet i rëndësishëm. Ky është ajeti i Kelales i cili është cilësuar si njëri nga ajetet më të rëndësishëm në fushën e trashëgimisë dhe kalon në Suren Nisa: “Ata kërkojnë vendim nga ti. Thuaju (o Muhammed!): “Allahu u jep vendim për “kelalen” (njeriun i cili nuk lë për trashëgimtar as prindër e as fëmijë)”. (Sure Nisa, Ajeti: 176) Shikoni përcjelljet që zotërojnë zinxhir të vërtetë të cilat janë përcjellur në lidhje me çështjen.

Përcjellja e dytë zë vend në veprën: “Sahihu’l-Muslimi”.

Përcjellja është si vijon: “Muslimi ka përcjellur nga Ma’dan Ibn Ebi Talhaja se Umer Ibn Hattabi duke mbajtur një hutbe në ditën e xhuma kishte përkujtuar të dërguarin (p.q.m.t.) dhe Ebu Bekrin; më pas ai kishte shprehur kështu: “Betohem në Allahun se unë nuk kam lënë asgjë më të rëndësishme se sa çështja e kelales. Unë i kam drejtuar një pyetje të dërguarit (p.q.m.t.) në lidhje me të, ashpërsia të cilën ai më ka treguar në këtë çështje nuk ma ka treguar në asnjë çështje tjetër. Ajo arriti deri në atë pikë sa me gishtin e tij më shpoi në fytin ose në kraharorin tim dhe më citoi si vijon: “O Umer a nuk është i mjaftueshëm për ty ajeti i verës i cili ka zbritur në fund të Sures Nisa?”. (7)

Këtu kuptohet se Umeri e ka mbajtur këtë hutbe në epokën e prijësisë së tij. Një tjetër çështje kuptohet se ai iu është drejtuar shumë herë të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) mbi çështjen e kelales. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) i ka thënë që ai t’i drejtohet ajetit sepse ajeti është i qartë. Megjithatë prijësi nuk ka mundur që ta kuptojë këtë ajetin e qartë!

Prezantuesi: Sipas fjalës së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ai nuk e ka kuptuar këtë ajet.

E njëjta përcjellje ceket dhe në veprën: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Imam Ahmedit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. (8)

Një tjetër burim është vepra: “Musannef” (Klasifikimi) e Ibn Ebi Shejbes. (9)

Ndërsa burimi i katërt është vepra: “Sahihu’s-Suneni’l-Ibni Maxhe” (Përmbledhja e Sunneteve të Ibn Maxhes) e Ibn Maxhes. (10)

Gjëja që është për t’u çuditur me të vërtëtë është se ai iu është drejtuar me dhjetra herë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Madje ai nuk e ka kuptuar ajetin jo vetëm sa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka qenë në këtë jetë por dhe pas ndërrimit jetë të tij.

Prezantuesi: Ka provë.

I ftuari: Për këtë njeri është pretenduar se është i dyti pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Pra për këtë njeri është pretenduar se është më i larti i njerëzve në absolut pas Ebu Bekrit. Madje është pranuar se është më i virtytshëm se Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.).

Prezantuesi: Madje disa thonë se ai qëndron më lart se sa Ebu Bekri. Sepse sipas disa haditheve ai është shpërblyer me “muhaddethin” (të qenit i frymëzuar) e cila është një gjë e barasvlefshme me profetësinë.

I ftuari: Unë dua që të flas në korninën e njohur dhe dua të citoj një fragment të marrë nga vepra: “Ilamu’l-Muuakkiini” (Lajmërimi i Ndodhive) e Ibn Kajjim Xheuzijjes. Ai kumton kështu: “Gjatë çastit të vdekjes së Umer Ibn Hattabit përsëritja e tij se ai nuk kishte mundur që të arrinte në një gjykim mbi çështjen e kelales e mbështet këtë. Ai ka kallëzuar se nuk e ka kuptuar këtë çështje”. (11)

Ai nuk ka mundur që ta kuptojë këtë çështje pavarësisht tërësisë së drejtimeve të tij ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ndonëse ai kishte jetuar që nga fillimi deri në fund në epokën e prijësisë së Ebu Bekrit dhe prijësisë së tij. Ja pra ky njeri për të cilin është pretenduar se është autoriteti fetar pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk e ka kuptuar këtë ajet të Kur’anit Famëlartë.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Sherhu’s-Sahihi’l-Imami’l-Muslimi” (Sqarimi i Përmbledhjeve të Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit) e Muhammed Taki Uthmanit.

Ai në këtë vepër citon si më poshtë: “Umeri nuk ka mundur që të japë një vendim të plotë mbi çështjen e kelales. Pranë tij ishte Ibn Umeri dhe Sa’di. Ai kumtoi kështu: “Dijeni se unë nuk mund të them asgjë mbi çështjen e kelales. Unë nuk kam lënë asnjë prijës pas meje”.

Edhe ky pohim shërben si argument se Umeri deri në çastet e fundit të jetës së tij nuk kishte mundur që të arrinte një mendim të qartë mbi çështjen e kelales. (12)

Disa dijetarë bashkëkohorë kanë bërë çudi mbi çështjen, se si Umeri nuk ka mundur që ta kuptojë këtë ajet, duke shikuar tek ato që janë thënë rreth kuptimit, madhështisë dhe diturisë së tij. Ja tek keni komentimin me titull: “Aduau’l-Bejani” (Armiqtë e Sqarimit) e Alame Shenkitit (v.v. 1393 m.i.).

Ai thotë si vijon: “Njëra nga gjërat që më ka çuditur jashtë mase është ashtu siç është përcjellur nga Umer Ibn Hattabi, se ky i fundit nuk ka mundur që të konceptojë kuptimin e kelales, pavarësisht faktit se i dërguari i (p.q.m.t.) ia ka sqaruar atij në mënyrë shumë të hapur dhe të qartë, se cili është kuptimi i kelales dhe ndonëse ai ishte në zotërim të konceptimit të përsosur dhe të diturisë’. (13)

E thënë ndryshe Dijetar Shenkiti ka bërë të ditur se dhe një njeri i cili është në zotërim të konceptimit më të ulët mund ta konceptojë çështjen. Unë nuk mund ta di se cila është prova e cila tregon se kuptimi dhe dituria e tij ishte në shkallën e përsosur.

Tani mund të vijë një kundërshtim i llojit: Zotëriu im dy dëshmitarë mund të mos jenë të mjaftueshëm për të vërtetuar paditurinë e një njeriu prandaj duhen më shumë shembuj.

Ndjekësit e mi të nderuar them se kreu me titull: “Çështjet e Mbetura të Fshehta Për Umerin” e veprës me titull: “Ilamu’l-Muuakkiini” (Lajmërimi i Ndodhive) e Ibn Kajjim Xheuziut na sjell këto lloj shembujsh. Ibn Kajjimi nuk do të thotë se ai nuk i di këto çështje. Por ç’është e vërteta pohoj se shembujt e pasqyruar në këtë krye tregojnë se ai nuk i ka ditur këto çështje.

Ibn Kajjimi në këtë vepër më parë ka shënuar dhe kreun me titull: “Çështjet e Mbetura të Fshehta Për Ebu Bekrin” dhe më pas ka shënuar dhe kreun me titull: “Çështjet e Mbetura të Fshehta Për Uthmanin”.

Prezantuesi: Vallë a gjendet në këtë vepër ndonjë krye si: “Çështjet e Mbetura të Fshehta Për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)”?

I ftuari: Jo nuk gjendet. Më pas ai ka shënuar kreun me titull: “Çështjet e Mbetura të Fshehta Ebu Musain, Ibn Abbasin dhe Ibn Mesudin”. Më tej ai ka kumtuar: “Çësthjet e mbetura të fshehta për të tjerët përveç bashkëkohësve janë më të tepërta se sa çështjet e mbetura të fshehta për bashkëkohësit. (14) Megjithatë ne duhet të bëjmë hulumtime me qëllim që të japim gjykimin se ata janë të paditur”.

Çështjet e Mbetura të Fshehta Për Umerin

Gjithashtu ka mbetur e fshehtë dhe fjalia që iu është thënë Umerit se një njeriu i papastër duhet të marrë tejemmum. Umeri ka thënë kështu: “Ndonëse njeriu mund të mos lahet për një muaj nuk mund të falë namaz”. (15) Natyrisht se Buhariu e ka hequr këtë thënie.

Në vijim Ibn Kajjimi ka thënë kështu: “Atij i ka mbetur e fshehtë dhe shpagimi i gishtave. Ai ka gjykuar 25 dinarë për gishtin e madh dhe për gishtin tregues. Më në fund kur atij iu është bërë e ditur në veprën e Amr Ibn Hizamit se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka gjykuar për 10 dinarë ka hequr dorë nga mendimi i tij dhe ka zbatuar gjykimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Natyra e të kërkuarit leje i ka mbetur e fshehtë, më pas këtë e ka përcjellur Ebu Musai. Ai në fillim nuk e ka ditur se bashkëshortja mund të marrë trashëgimi nga shpagimi i të bashkëshortit njëri nga banorët e shkretërirës Dahhak Ibn Sufjani Kilabi i ka shkruar atij një letër dhe ia ka bërë atij të ditur se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) bashkëshorten e Eshshem Debbabiut e ka bërë trashëgimtare të shpagimit. Për më tepër atij i kanë mbetur të fshehta çështja e rënies së fëmijës, gjendja e mexhusitëve mbi çështjen e xhizjes, të qenit e barabartë e shpagimit të gishtave, lirimi nga përgjegjësia e bërjes së tauafit të lamtumirës për gruan me të përmuajshmet. Ai besnte se shpagimi i gishtave është i ndryshëm nga njëri-tjetri. Ai nuk ishte në dijeni të martesës së mutes dhe e ka ndaluar këtë. Ndonëse përpara syve të tij gjendej një njeri si Ebu Ejjub Ensariu ai ka ndaluar të varurit e emrave të të dërguarve dhe nuk e ka ditur se mehri mund të jetë më i tepërt. Më në fund ai ka cituar: “Të tërë janë më të ditur se sa Umeri...”” (16)

E thënë ndryshe një beduin që jeton në shkretëtirë e di se për çfarë bëhet fjalë por Umeri që qëndron pranë të dërguarit të Allahut nuk mund ta dijë.

Unë nuk dua të flas në kornizën time politike. Tani për tani ne po flasim në konizën e autoritetit fetar. Ne po flasim se kujt i përket autoriteti pas të dërguarit të Allahut në gjendjen e komentimit të fesë dhe në zgjidhjen e problemeve të saj.

Një njeri mund të sjellë këtë arsyetim për Umerin: Askush nuk pretendon se prijësi i parë dhe i dytë i kanë ditur të tërë diturinë, çështjet fetare dhe intelektuale dhe se të tëra këto janë disa çështje të cilat ai nuk i ka ditur gjykimin e të cilave e ka dhënë Allah i Madhëruar ose i dërguari  Allahut (p.q.m.t.).

Për hir të Allahut nëse kundërshtimi i prijësit të dytë do të kishte mbetur vetëm më ketë ne nuk do të kishim thënë gjë. Ne thjesht do të kishim shprehur se këto kundërshtimet e tij kanë rrjedhur si pasojë e paditurisë së tij dhe do t’i kalonim. Por puna nuk mbetet me kaq. Ai në mënyrë të hapur ka thënë: “Unë jam duke e kundërshtuar këtë veprim dhe këtë gjykim, i cili ndonëse është një çështje e cila kalon në Kur’an dhe ndonëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka vepruar kështu”.

Prezantuesi: A është e pranishme kjo lloj gjendjeje? Pra se ai ka bërë ixhtihad.

I ftuari: Jo ai nuk ka bërë ixhtihad. Ai ka thënë se e ka bërë këtë. Unë nuk dua që të them ndonjë gjë dhe të gjykoj, këtë po ua lë ndjekësve të nderuar. Por në këtë kornizë dua të përmend një burim në të cilin është cekur fjala e Umerit.

Nga Ibn Abbasi është përcjellur se ai të ketë cituar: “Unë e kam dëgjuar Umerin të thotë si më poshtë: “Betohem në Allahun se unë iu ndaloj që ju të bëni martesën e mutes. Nuk ka dyshim se martesa e mutes kalon në Librin e Allahut. Nuk ka dyshim se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka zbatuar këtë”. Përcjellja zotëron një zinxhir të vërtetë. (17)

Ja pra Umeri në mënyrë të hapur do që të hapë një front kundër Librit të Allahut dhe të dërguarit të Allahut.

Prezantuesi: Krahas tërë këtyre unë po iu ndaloj martesën e mutes.

I ftuari: Shikoni se si e kanë lexuar këtë dijetarët? Tani mund të na vijë një kundërshtim: “Zotëriu im mbase Alame Albani ka një problem me prijësin e dytë”.

Le të shikojmë veprën me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) e Ibn Kethirit: Përcjellja është si më poshtë: “Nga Umeri është përcjellur se ai vetë të ketë cituar si vijon: “Unë e kam dëgjuar Umerin të thotë kështu: “Betohem në Allahun se unë iu ndaloj që ju të bëni martesën e mutes. Nuk ka dyshim se martesa e mutes kalon në Librin e Allahut. Nuk ka dyshim se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka zbatuar këtë”. Përcjellja zotëron një zinxhir të mirë. (18)

Alame Uadiiu njëri nga dijetarët selefistë të Jemenit thotë si vijon mbi këtë çështje: “Istihsani Ndaj Kur’anit dhe Sunnetit”.

Kreu i çështjes është këtu: “Të Ndaluarit e Umerit e Martesës së Mutes Mbështetet në Istihsanin e Tij”

Hadithi është i vërtetë, edhe muhaddithët e tij janë muhaddithë të vërtetë. (19)

Domethënë Umeri e shfaq këtë kundër veprimit të të dërguarit dhe Kur’anit.

Ndjekësit e mi të nderuar problemi është më i madh se sa kjo.

Prezantuesi: A ka një gjendje më të rrezikshme se sa kjo?

I ftuari: Sigurisht se jo. Ata vetë e shpalosin këtë.

Ata të cilët kanë përcjellur përcjelljen çfarë kanë kuptuar me ndalimin e prijësit të mutes? Dije se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka bërë bashkë haxhxhin dhe umren. Më pas nuk ka zbritur ndonjë ajet i cili ndalon haxhxhin e mutes. As i dërguari i Allahut nuk e ndaloi këtë. Por më pas erdhi një njeri dhe tha ato që dëshironte me mendimin e tij”.

Kjo përcjellje është e vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Sindiu thotë se: “Thënia “një burrë” që kalon në hadith është një lloj nënkuptimi për Umerin”. (20)

Pra kjo ndalesë e Umerit është mendimi i tij kundër veprimit të Kur’anit dhe të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Por ka dhe më shumë sepse ne nuk e përvetësojmë botëkuptimin fetar emeuist. Shumë çësthje që kemi përcjellur janë si ato të Ibn Kajjimit dhe Ibn Kethirit.

Shikoni se çfarë thotë Ibn Kajjimi në veprën e tij me titull: “Zadu’l-Meadi” (Shtimi i Rikthimit): “Fjalëza e hadithit i përket Buhariut. Ne së bashku me të dërguarin e Allahut bëmë haxhxhin temettu’. Më pas një njeri tha ato që dëshiroi me mendimin e tij. Ndërsa teksti tek Muslimi është si më poshtë: “Ashtu siç shihet Ebu Musai është në të një mendim me Umerin se nuk gjendet ndonjë përcjellje nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) në të cilin Umeri e ka shndërruar haxhxhin temettu’ dhe ka ndaluar veshjen nga e para e ihramit në çështjen e adhurimit të haxhxhit dhe se ky është një mendim i shpikur nga i Umerit. Nuk ka rëndësi se çfarë prove do të tregojë Umeri le të tregojë Ebu Musai gjatë kohës së prijësisë së Ebu Bekrit dhe në kohrat e para të prijësisë së Umerit ka dhënë fetuanë se haxhxhi mund të shndërrohet në umre. Më në fund Umeri u takua me të në çështjen e ndalimit të saj dhe që të dy u bashkuan se ky ishte një mendim i Umerit i hedhur në çësthjen e adhurimit të haxhxhit”. (21)

Pyetje: “Cili është gjykimi i shpikjes?”

Çdo shpikje është një risi, çdo risi është shmangie dhe çdo shmangie është në zjarr.

Ejani le të shohim këtë përcjellje. Përpara nesh qëndron vepra: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut): “Do të më sjellin disa nga bashkëkohësit e mi në krye të lumit. Ata do të pengohen nga lumi. Kur unë të them: “O Zoti im! Ata janë bashkëkohësit e mi ata...” Mua do të më thuhet: “Ti nuk e di se si vepruan ata pas teje. Ata u kthyen pas e më pas me thembrat e tyre”. (22)

Unë mendoj se nuk ka mbetur asnjë dyshim mbi këtë çështje.

Prezantuesi: Kemi dhe një pyetje të tretë. Por përpara dua që të sqaroj këtë: Ndonjëherë njerëzit ngarkohen më tepër se sa kanë fuqi. Edhe Umeri është nga ky lloj.

I ftuari: Ne nuk e dimë atë. Und dua që të vlerësoj fjalët e atyre të cilët kanë pranuar se ky autoritet fetar i përket vetëm Ebu Bekrit dhe Umerit ose katër prijësve. Unë dua që të tregoj postet intelektuale të Ebu Bekrit dhe Umerit. Vendimi i përket ndjekësit.

Prezantuesi: Vallë a i përket vetëm prijësit të dytë kundërshtimi i Librit dhe i Sunetit apo gjenden dhe kundërshtues të tjerë?

I ftuari: Goditje pikërisht në shenjë. Por ne nuk do të dalim jashtë çështjes së prijësve. Unë do të paraqis dy shembuj nga Uthman Ibn Affani.

Prova e parë: Bindja e tij me këmbëngulje ndaj Umerit në çështjen e martesës së mutes, ndonëse ai ishte në dijeni se ndalesa e haxhxhit temettu’ ishte në kundërshtim me veprimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe Kur’anit.

Prezantuesi: Haxhxhi temettu’ ishte i pranishëm në epokën e prijësit të parë.

I ftuari:I nderuari Ali (p.m.t.) erdhi së bashku me Uthmanin në Usfan, Uthmani kishte ndaluar muten ose umren. I nderuari Ali (p.m.t.) e pyeti: “Çfarë do të thuash me daljen kundër një pune të cilën e ka bërë nderuari i dërguar? Përse e ndalon atë?” Uthmani iu përgjigj: “Hiq dorë nga ne nga pyetja e kësaj”. I nderuari Ali (p.m.t.) i ktheu përgjigje: “Unë nuk mund të të lë ty!” Aliu duke parë të lejuar këtë bërë nijet që t’i bënte së bashku muten dhe umren”. (23)

Pohoj se i nderuari Ali (p.m.t.) ia rikujtoi atij se urdhri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.): “Bëni haxhxhin ashtu siç më keni parë mua” është njëra nga provat e veprimeve të të nderuarit (p.q.m.t.). Tani këta që i binden këtyre janë Ehli Sunneti, ndërsa ata që i binden Aliut janë Ehli Risia kështu është? Atyre nuk u pushon goja i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i dërguari i Allahut! Ndërsa kur Aliu (p.m.t.) ka dashur që t’i bindet sunnetit, vartësit e tij na u bëkan njerëz të risisë, ndërsa ata që i binden risisë na u bëkan Ehli Sunneti!

Burimi i dytë është vepra: “Sunenu’n-Nesai” (Sunnetet e Nesaiut).

Në përmbledhjen e tij kalon si vijon: “A nuk e kishe ndaluar ti?” Këtë fjalë e ka thënë Uthmani kundër Aliut (p.m.t.). Pra unë i kisha ndaluar të tërë njerëzit për të bërë haxhxhin temettu’ ashtu siç kishte bërë Umeri. Si e bën ti këtë dhe i del kundër urdhrit të prijësit? Aliu ia ka bërë të qartë atij se askush nuk mund të bindet në atë vend në të cilin kundërshtohet sunneti i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). (24)

Domethënë Uthmani përpiqet që të thotë se ti duhet të më bindesh mua.

Prijësi i tretë nuk e di urdhrin: “Nuk ka bindje për krijesën në ligesinë ndaj Krijuesit”.

I ftuari: Citoj se gjendet një sqarim i Imam Dhehebiut në kornizën e kësaj çështjeje në veprën me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj). Imam Dhehebiu pasi e ka përcjellur këtë shprehet kështu: “Këtë hadith e ka përcjellur Nesaiu. Nëse nga përcjellja kuptohet se ka nëse kundërshtimi i Imam Aliut (p.m.t.) ndaj kujdestarit të urdhrit ka qenë i nevojshëm për bindjen ndaj sunnetit, atëherë kuptohet se ai ka patur mendimin e bindjes ndaj sunnetit. Ky është qëndrimi i drejtë për atë njeri që ka fuqinë nëse imami nuk i shkakton vuajtje atij”. (25) Tani në ditët e sotme a i binden apo nuk i binden njerëzve dhunues, mëkatarë dhe që pinë pije alkoolike? Uthejmini thotë se - ti duhet t’i bindesh një njeriu që është kujdestari i urdhrit, ndonëse ky të godet pas shpine, të vjedh pasurinë dhe pi pije alkollike në Bejtu’l-Haram!

Sipas Dhehebiut kundërshtimi i lëvizjeve që bien ndesh të kujdestarit të urdhrit për atë njeri të cilit i mjafton fuqia është një sjellje e bukur. Ai ka përdorur fjlën “imam” për drejtuesin musliman...

Prova e dytë: Uthman Ibn Affani na fali me nga katër rekatë namazet të cilët ishin me katër rekatë në Mina. Kur kjo sjelje iu përcoll atij ai lexoi ajetin e istirxhasë dhe më pas pohoi kështu: “Unë së bashku me të dërguarin (p.q.m.t.) i kam falur nga dy rekatë (namazet të cilat ishin me katër rekatë në Mina). Sërish unë i kam falur me nga dy rekate me Ebu Bekrin dhe me Umerin. Ah sikur në vend të namazit me nga katër rekatë të më ishte pranuar pjesa ime të namazit me dy rekatë”. (26)

Kjo përkthehet se ky namaz i cili ishte sunnet dhe ishte me nga dy rekatë por prijësi shpiku disa gjëra.

Prezantuesi: Leximi i ajetit të istirxhasë nënkupton vrasjen e sunnetit nga prijësi. 

I ftuari: Goditje pikërisht në shenjë. Por Buhariu ashtu siç e ka zakon ka luajtur me përcjelljen. Kjo e fundit është e pranishme në veprën: “Tarihu’l-Islami” (Historia e Islamit) e Dhehebiut.

Ngjarja ka ndodhur kështu: “Këtë vit Uthmani sërish mori përsipër udhëheqjen e haxhxhit. Në Mina u ndërtua një çadër për të. Uthmani si në Mina ashtu dhe në Arafat e fali të plotë namazin duke mos e shkurtuar atë (domethënë duke e falur me nga katër rekate). Për këtë arsye bashkëkohësit nisën që të flisnin shumë hapur kundër tij dhe ta turpëronin atë. I nderuari Ali (p.m.t.) erdhi tek ai dhe i tha: “Betohem në Allahun se një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë, ne nuk kishim patur një epokë në të cilën namazi falej me gabime, unë isha në kohën e të dërguarit dhe ai falej me nga dy rekate. Më pas dhe në udhëheqjen e Ebu Bekrit, Umerit dhe në tënden a nuk ishte ky gjithmonë me nga dy rekate?” Kur ai i tha: “Një gjë e tillë po ndodh në epokën tënde”, Uthmani iu përgjigj: “Ky është mendimi im për të cilin mendoj se është i drejtë”. (27)

Tani mund të vijë një kundërshtim i tillë: “Zotëriu im, kjo përcjellje është përcjellur nga vepra: “Tarih” (Historia) e Taberiut. Ndërsa Berzenxhiu e ka cilësuar të dobët këtë përcjellje. Ky është mendimi i Berzenxhiut. Imam Dhehebiu e ka përcjellur këtë ngjarje dhe në shtesë nuk ka vënë asnjë shënim. Por ka më tepër sepse ne shohim se këtë ngjarje e ka përcjellur dhe Ibn Kethiri.

Përcjellja e Ibn Kethirit është e gjatë. Ai citon kështu: “Uthmani heshti. Abdurrahman Ibn Aufi pa nga ai... Të tërë bashkëkohësit i ngritën kundërshtimet e tyre. Më pas Uthmani tha: “Ky është mendimi im për të cilin mendoj se është i drejtë”. (28)

Unë do të mjaftohem me përmendjen e vetëm dy ose tre burimeve dhe do ta kaloj çështjen.

Ju kur shikoni epokën e Muauijes vini re se ai nuk ka mundur të guxojë që t’i bindet Uthmanit si pasojë e kundërshtimit të bashkëkohësve. Megjithatë ai ishte në zotërim të mendimit të djalit të xhaxhait të tij Uthmanit. Por në veprën: “Musnedu’l-Imam Ahme” (Zinxhiri i Imam Ahmedit) kalon si më poshtë: “Kur erdhi epoka e Muauijes ai qëndroi në Mina. Muaije na i fali namazin me nga dy rekate. Meruan Ibn Hakemi duke e vërtetuar këtë i tha si më poshtë: “Askush nuk është turpëruar në mënyrë më të shëmtuar se sa djali i xhaxhait tënd si pasojë e sjelljes së tij”. (29)

Si e fal ti namazin duke e shkurtuar? Muauije e kishte falur namazin e drekës me dy rekate. Por ai e fali namazin e dytë më nga katër rekate duke iu bindur Uthmanit. Ja pra kjo është gjendja e atyre që kanë drejtuar muslimanët!

Prezantuesi: Pra ne nuk po shikojmë gjendjen kur mendimet e një bashkëkohësi po përplasen me mendimet e një bahkëkohësi tjetër. Ne po shikojmë dhe shembullin e kundërshtimit të njeriut të vetes së tij.

I ftuari: Një bashkëkohës bie ndesh me veten e tij në të njëjtën çështje. Pavarësisht të tërë këtyre ne vëmë re se Ibn Tejmijje ka shprehur kështu: “Në gjërat në të cilat Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar ata që t’u binden prijësit kujdestar të besimtarëve ata u binden. Prijësi është ai i cili nevojitet në këtë çështje. Kjo gjendje është mbledhur në “Hulefau’r-Rashidinët”. Sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu: “Ai cili jeton pas meje në mesin tonë dhe nëse do të shikojë shumë kundërshtime le të përqafojë shumë fortsunnetin tim. Pas prijësve të drejtë drejtimi do të ndahet...” (30)

Pra duhet t’u bindemi në çdo gjë që ata thonë. Madje bindja ndaj tyre është detyrë dhe në çështjet në të cilët ata kanë kundërshtuar Librin e Nderuar dhe sunnetin e prerë. Pra ai po orvatet që të thotë se në epokën e prijësve të drejtë nuk ka asnjë risi, asgjë të shpikur dhe asnjë kundërshtim. Ja pra ky është botëkuptimi fetar emeuist ndaj të cilit po luftojmë dhe po përballemi.

Në veprën e tij me titull: “Mugni” (Pasuruesi) e Imam Ibn Kudames vëmë re se ai ka cituar kështu: “Nëse do të na thuhet se Umeri, Uthmani dhe Muauije e kanë ndaluar këtë, ne themi se dijetarët e bashkëkohësve kanë dalur kundër qëndrimeve të tyre... Umeri ka thënë këhtu: “Betohem në Allahun se po ua ndaloj haxhxhin temettu’...”

Pohoj se nuk ka ndonjë ndasi mendimi mbi çështjen se nuk është i pranuar kundërshtimi dhe ndalimi dhe se nuk mund të paraqitet si argument ndalimi i atij njeriu i cili kundërshton Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit dhe i ndalon çështjet të cilat kalojnë në këto të dyja. (31)

Ja pra kjo është logjika. Unë nuk kam vënë asnjë asnjë shënim në fragmentet që kam lexuar në këtë program. Unë kam lexuar të paktën tridhjetë fragmente nga veprat e Ehli Sunnetit.

Nëse do Allahu në programin pasaardhës do të hetojmë urdhrin: “Unë iu kam lënë dy prijës”. Ne do të hulumtojmë se prijësit duhet të përcaktohen me hadithin Thekalejn.

Prezantuesi: Ne ju falenderojmë Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar dhe po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Hafidh Muhammed Ibn Hazm Endulusi Dhahiriu, “Ihkam fi Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi në Metodologjinë e Gjykimeve), vëll. 5, fq. 89, Vërtetimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri, Shtëpia Botuese: “Buhariu”.

2- Hafidh Muhammed Ibn Hazm Endulusi Dhahiriu, “Ihkam fi Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi në Metodologjinë e Gjykimeve), vëll. 6, fq. 90, Vërtetimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri, Shtëpia Botuese: “Buhariu”.

3- Imam Ebu Hamid Muhammed Ibn Muhammed Gazzaliu, “Mustasfa min Ilmi’l-Usuli” (I Përzgjedhuri në Diturinë e Metodologjisë), vëll. 1, fq. 261, Shtëpia Botuese: “Bulak”, (viti i botimit 1322sipas mërgimit islam / viti 1904 sipas kalendarit gregorian).

4- Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi”, vëll. 1, fq. 340, “Kitabu’l-Hajdi” (Libri i të Përmuajshmeve), “Babu’t-Tejemmumi” (Kreu i Tejemmumit), Hadithi Nr: 367, Vërtetimi Nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Hajr” (Mirësia).

5- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 30, fq. 275, Hadithi Nr: 18332, Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti.

6- Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhësi i Madh), vëll. 1, fq. 47, Hadithi Nr: 338, Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

7- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi”, vëll. 3, fq. 110.

8-Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 250.

9- Ibn Ebi Shejbe, “Musannef Ibn Ebi Shejbe” (Klasifikimi i Ibn Ebi Shejbes), vëll. 20, fq. 592.

10- Alame Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni Ibn Maxhe” (Sunnetet e Vërteta të Ibn Maxhes), vëll. 2, fq. 371.

11- Imam Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave.), vëll. 3, fq. 530, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”.

12- Muhammed Taki Uthmani, “Tekmiletu’l-Fethi’l-Mulhimi bi’sh-Sherh’i’s-Sahihi’l-Imam Muslimi” (Përsosmëria e Çlirimit të Frymëzuesit me Sqarimin e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 1 dhe 2, fq. 21, Shtëpia Botuese: “Kalem” (Lapsi), Damask, Siri.

13- Alame Muhammed Emin Shenkitiu, “Eduau’l-Bejani fi Izahi’l-Kur’an bi’l-Kur’ani” (Thirrësit e Lajmërimit në Sqarimin e Kur’anit me Kur’an), vëll. 4, fq. 783, Paraqiti Për Shtyp Bekr Ibn Abdilah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Feuaidi” (Bota e Dobive).

14- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 121-6.

15- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 121-6.

16- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 121-6.

17- Alame Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’n-Nesai” (Sunnetet e Vërteta të Nesaiut), vëll. 2, fq. 268.

18- Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 460, Vërtetimi Nga Abdullah Muhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Kutubi” (Bota e Librave).

19- Alame Ebu Abdurrahman Mukbil Ibn Hadi Uadiiu, “Xhamiu’s-Sahihi Mimma Lejse fi’s-Sahihajni” (Përmbledhësi i Haditheve të Vërteta Të Cilat Nuk Kalojnë Në Sahihajnët), vëll. 2, fq. 390, Shtëpia Botuese: “Asar”.

20- Alame Muhammed Nasiruddin Arnauti, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 33, fq. 77, Hadithi Nr: 19841.

21- Imam Shemsuddin Ibn Muhammed Ibn Ebi Bekr Dher’i Dimeshkiu, “Zadu’l-Meadi fi Hedji’l-Hajri’l-Ibadi” (Shtimi i Kthimit në Udhëzimin më të Mirë të Robërve) , vëll. 2, fq. 181-2, Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti.

22- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 563, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikak” (Libri i Vëzhgimit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6585 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

23- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta ta Muslimit), vëll. 2, fq. 395, “Kitabu’l-Haxhxhi” (Libri i Haxhxhit), Kreu i të Qenit të Lejuar të Haxhxhit Temettu’.

24- Imam Nesaiu, “Sunenu’n-Nesai” (Sunnetet e Nesaiut), vëll. 5, fq. 161, Së Bashku me Përmbledhjen e Imam Sujutiut dhe Sindiut.

25- Imam Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëvë të Mëdhenj), vëll. 21, fq. 409-410.

26- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 1, fq. 428.

27- Imam Shemsuddin Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), vëll. 29, fq. 181, Vërtetimi Nga Doktor Beshshar Auuad Marufi.

28- Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 10, fq. 230.

29- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) , vëll. 28, fq. 71.

30- Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Methaili” (Përmbledhësi i Çështjeve), vëll. 8, fq. 409-410.

31- Imam Ibn Kudame, “Mugni” (Pasuruesi), vëll. 5, fq. 90.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak