26 njerëz kanë pasuri sa gjysma e popullsisë së botës

Publikuar në Jan. 24, 2019, 1:33 a.m.

Sipas organizatës bamirëse Oxfam me bazë në Angli, vitin e kaluar bota  u varfërsua edhe për 11 %. Pasuria në duart e 26 njerëzve në botë është e barabartë me pasurinë e përgjithshme të 3.8 miliardë njerëzve.

Një raport i përgatitur nga organizata bamirëse Oxfam tregoi se si po përhapet pasuria e përgjithshme në botë. Sipas raportit,  vitin e kaluar bota  u varfërsua edhe për 11 %. Ata që gjenden në krye të piramidës së pasurisë, miliarderët, me një rritje prej 2.5 miliardë në ditë, vitin e kaluar fituan pasuri më shumë se 900 miliardë dollarë. Në periudhën 2017-2018, në çdo dy ditë u shfaq një miliarder i ri.

Vitin e kaluar, 46 persona posedonin të gjithë pasurin e pjesës tjetër më të varfër të botës. Ndërsa në vitin 2018, numri i personave të cilët kishin pasuri të barabart me pasurinë e përgjithshme të 3.8 miliardë personave, u rrit në 26.

Numri i miliarderëve në 10 vitet e fundit është rritur pothuajse për dy shkallë. Njeriu më i pasur në botë ishte pronari i faqes tregtare Amazon, Jeff Bezos. Pasuria e Bezos-it vlerësohet të jetë 112 miliardë dollarë.



Burimi : Sputnik News