Bota arabe është buzë greminës

Publikuar në Tet. 7, 2018, 11:22 p.m.

Ish presidenti i Tunizisë dr. Muhamed  Marzuki ka thënë se “shkaqet e krizës me të cilin është goditur Mashkriku arab  janë të shumta dhe të njohura. Disa nga këto shkaqe janë përzierja e fuqive të huaja në çështjet e brendshme të vendeve arabe, regjimet diktatoriale, ndikimi izraelit, rraskapitja e kombit arab me mbajtjen afatgjate të tij në buzë të ekzistencës. Të gjitha këto janë shkaqe për shkak të së cilës rajoni mund të eksplodojë në çdo çast”.

“Rendi arab është shkatërruar. Ai formalisht është ndërtuar në institucionet sikurse Liga Arabe dhe disa aleanca rajonale të shteteve arabe, sikurse  është Unioni i Magrebit arab dhe Këshillit për bashkëpunim të shteteve të Gjirit, si dhe disa organizata dhe grupe të dala nga Liga arabe. Por krejt kjo ka dështuar. Gjithmonë për Ligën arabe them: “ Reflektim i respektit ndaj të vdekurit është që në mënyrë të denjë ta varrosim”, ka thënë Marzuki në programin Kullul-ebad, të televizionit satelitor Watan TV, të shfaqur mërkurën në mbrëmje.

Mentaliteti mbi të cilin janë ndërtuar sistemet e pushteteve në vendet araba kanë dështuar pasi që shembujt e autokracisë dhe qeverisje së një partie, nëpërmjet policisë sekrete dhe kontrollit të medieve, si dhe trashëgimit të pushtetit, ka cek ish presidenti i Tunizisë dhe ka shpreh mendimin se sistemet e tanishme të qeverisje ë vendet arabe është në gulfatje, dhe se regjimet diktatoriale nuk mund të mbajnë mediat nën kontrollin absolut dhe nuk është e mundshme ekzistimi i regjimeve në të cilin qeveris vetëm një parti sikurse ka  qenë në të kaluarën.

“Sot vendet arabe nuk mund të udhëheqin me mendjet e njerëzve dhe të luajnë me ndjenjat e tyre patriotike. Politika e keqe dhe korrupsioni i shpërndarë nuk mund të fshehin dhe vetmja gjë që mbeti regjimeve diktatoriale arabe  është represioni dhe imponimi i shtetit policor, sikurse që është rasti në Egjipt dhe në disa vende të Gjirit”, ka thënë ai.

Lidhur me “Marrëveshjen e shekullit”, Marzuki tha:” Ajo është ngushtë e lidhur me dështimin e Marrëveshjes nga Oslo-ja. “25 vite pas Oslo-së në të cilin është paralajmëruar vendosja e dy shteteve, Palestinës dhe Izraelit, është e qartë se kjo është e pamundshme.” Ai ka tërmek vëmendjen se pushtetarët egjiptian kanë shpërngul  pjesën e popullatës nga Sinaji” duke përgatitur terrenin për zbatimin e Marrëveshjes së shekullit, pasi që është e dukshme se Gaza po funksionon si një lloj shteti, dhe se nëse territori i saj zgjerohet, kjo do të mund të ishte Marrëveshja e shekullit. Natyrisht Bregu perëndimor do të mbetej nën okupimin izraelit, e pastaj do të integrohej plotësisht në Izrael. Por, problemi është se që nuk ka qëndrim të qartë amerikan, pasi që presidenti amerikan është shumë tinëzak, ashtu që situata mund të dalë jashtë kontrollit.



Burimi : SAFF