Çfarë po ndodh në Libanin e Jugut? Përmbledhje e shkurtër e 4 ditëve

nga Ali Hashem | Publikuar në Tet. 12, 2023, 2:10 a.m.

Sulmet e Hezbollahut në fermat e pushtuara Sheba ishin një sinjal i qartë për Izraelin se, qoftë edhe sipas rregullave të vjetra të angazhimit, strategjia e "bashkimit të fronteve" po zbatohej. Pra, nëse Izraeli përshkallëzon sulmin e tij me qëllim të pushtimit të Gazës dhe eliminimit të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, rregullat do të ndryshojnë. [Hezbollahu do të hyjë drejtpërdrejt në luftë.]

1. Sulmet e Hezbollahut në fermat e pushtuara Sheba ishin një sinjal i qartë për Izraelin se, qoftë edhe sipas rregullave të vjetra të angazhimit, strategjia e "bashkimit të fronteve" po zbatohej.

2. Pra, nëse Izraeli përshkallëzon sulmin e tij me qëllim të pushtimit të Gazës dhe eliminimit të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, rregullat do të ndryshojnë. [Hezbollahu do të hyjë drejtpërdrejt në luftë.]

3. Mesazhi i dytë erdhi nga jashtë zonës së zakonshme të konfliktit, nga pjesa perëndimore e kufirit libanez. Një grup i vogël nga Xhihadi Islamik Palestinez kaloi kufirin. [Në këtë aksion u vranë 4 ushtarë izraelit.] Mesazhi këtu ishte ky: kufijtë do të jenë të hapur për të vepruar grupet palestineze.

4. Edhe përgjigja e Izraelit ishte po ashtu e qartë: Hezbollahu synonte pikat e vëzhgimit. 3 luftëtarë të Hezbollahut u vranë dhe të paktën 10 u plagosën. Ajo që Izraeli donte të thoshte me këtë ishte: për çdo veprim të ndërmarrë nga Libani, përgjegjës do të konsiderohet Hezbollahu.

5. Duke goditur kazermën “Piranit”, e cila është qendra komanduese e Brigadës Galilee dhe kazermën ushtarake “Avivim”, qendrën e komandës administrative të saj, dje, Hezbollahu i dërgoi një kundërmesazh Izraelit: Brigada Perëndimore përdor raketa të drejtuara.

6. “Situata as lufte e as e paqe” po dobësohet gradualisht, dhe megjithëse Libani Jugor nuk është ende një fushë beteje, ai është kthyer në një zonë operacionesh. Zhvillimet e përditshme do të na japin më shumë informacion nëse situata do të mbetet ashtu siç është apo nëse do të hapet një front i ri, pra nëse shtrirja e luftës do të zgjerohet në një konflikt nënrajonal.

7. Është po ashtu e nevojshme që vazhdimisht të mbahet një sy në kufirin sirian, ku Hezbollahu dhe iranianët kanë ndërtuar infrastrukturë për një front shtesë gjatë viteve të fundit.

8. Sipas informacioneve të reja të marra mbrëmjen e sotme (10 tetor), Hezbollah shkatërroi plotësisht një automjet të blinduar izraelit (Zelda) me dy raketa të drejtuara në kufirin libanez. 



Burimi : Medya Şafak