Irak: Si e ndihmoi Arabia Saudite ISIS-in që të merrte veriun e vendit

  • None
nga Patrick Cockburn | Publikuar në Korrik 20, 2014, mesnatë

Nga Patrick Cockburn

Sa ka bashkëpunuar Arabia Saudite me ISIS-in për të marrë veriun e Irakut dhe apo e ushqen ajo një përshkallëzim të konfliktit shia-sunni në të gjithë botën islame? Disa kohë para 11 Shtatorit, princi Bandar bin Sultan, dikur ambasadori i fuqishëm saudit në Uashington dhe kreu i inteligjencës saudite, deri para pak muajsh, ka pasur një bisedë ogurzeze me kreun e  Shërbimit Sekret Britanik MI6, Sir Richard Dearlove. Princi Bandar i tha atij: “Nuk do të jetë larg koha në Lindjen e Mesme kur të thonë: “O Perëndi, ndihmoji shiat!” Më shumë se një milion sunive u ka ardhur në majë të hundës prej tyre.”

Momenti fatal i përshkruar nga princi Bandar mund të ketë ardhur për shumë shija, ndërkohë që Arabia Saudite po luan një rol të rëndësishëm për ta realizuar këtë duke mbështetur xhihadin anti-shija në Irak dhe në Siri. Që prej marrjes së Mosulit nga Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS) më 10 qershor, shia gra dhe fëmijë janë vrarë në fshatrat në jug të Kirkukut, ndërsa kadetët shia të forcave ajrore janë vrarë me mitraloz dhe janë varrosur në varre masive afër Tikritit.

Në Mosul, tempuj shiitë dhe disa xhami janë hedhur në erë, dhe në qytetin e afërt Turkoman të Tal Afarit, 4 mijë shtëpi janë marrë nga luftëtarët e ISIS-it si “plaçkë lufte”. Të identifikohesh si shia, apo ndonjë sekt i afërt, si alevi, në zonat e kontrolluara nga rebelët suni në disa pjesë të Irakut dhe Sirisë sot, është bërë  po aq e rrezikshme sa ishte të qënit njëçifut në pjesët e Europës të kontrolluara nga nazistët në vitet 1940.

Nuk ka asnjë dyshim për saktësinë e deklaratës së princ Bandarit, sekretarit të përgjithshëm të Këshilli  të Sigurisë Kombëtare të Arabisë Saudite nga viti 2005 dhe kreu i përgjithshëm i Inteligjencës nga viti 2012 deri në vitin 2014, dy vitet vendimtare kur muxhahidinët e Al-Kaedës, arritën të mbizotërojnënë opozitën sunite në Irak dhe Siri. Duke folur në institutin e Shërbimit Mbretëror javën e kaluar, Dearlove, i cili ka kryesuar MI6 nga 1999-2004, theksoi domethënien e fjalëve të princ Bandarit, duke thënë se ato janë“fjalë dirthëruese, të cilat i mbaj mend shumë mirë.”

Ai nuk ka asnjë dyshim se ka pasur fonde të konsiderueshme dhe të vazhdueshme nga donatorë privatë nga Arabia Saudite dhe Katari, për të cilat autoritetet kanë bërë një sy qorr. Kjo ka luajtur një rol qëndror në rritjen e ISIS-it në zonat sunite në Irak. Ai tha: “Gjëra të tilla nuk ndodhin në mënyrë spontane.” Kjo tingëllon shumë realiste duke ditur se udhëheqësit e fiseve dhe zonave në zonat me shumicë sunite, i janë shumë mirënjohës Saudisë dhe Katarit dhe nuk do të mund të bashkëpunonin me ISIS-in pa pëlqimin e tyre.

Zbulimi eksploziv i Dearlove në lidhje me parashikimin nga ana e princ Bandarit se një ditë shiat do të jepnin llogari dhe pikëpamja e ish-shefit të MI6 se Arabia Saudite është e përfshirë në rebelimin suni të udhëheque nga ISIS-i, çuditërisht ka tërhequr shumë pak vëmendjen. Fjala e Dearlove u përqëndrua në faktin se kërcënimi i ISIS për perëndimin po ekzagjerohet, sepse ndryshe nga Al-Kaeda e Bin Ladenit, ai është zhytur në një konflikt të ri “muslimanët kundër muslimanëve.” Fatkeqësisht, kanë rezultuar të pavërteta pretendimet se të krishterët janë detyruar të ikin dhe kishat janë djegur zonat e kontrolluara nga ISIS-i. Ndryshimi mes Al-Kaedës dhe ISIS-it është se ky i fundit është i organizuar më mirë; nëse sulmon shënjestrat perëndimore, rezultati mund të jetë shkatërrues.

Parashikimi i princ Bandarit, i cili ka qënë në qendër të politikës së sigurisë të Saudisë për më shumë se tre dekada, se 100 milion shia do të përballën më një katastrofë në Lindjen e Mesme për shkak të sunive, do të bindë më shumë shia se ata janë viktima të një fushate të drejtuar nga Saudia për t’i shtypur ata. “Shiat në përgjithësi po frikësohen shumë pas asaj që ndodhi në Irak,” tha një komentues në Irak, i cili nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e tij. Shiat e shohin këtë jo vetëm si kërcënim ushtarak, por si diçka që buron nga zgjerimi i ndikimit të Islamit suni vehabit, i cili është versioni më puritan i islamit, i përqafuar nga Arabia Saudite, e cila i dënon shiat dhe sektet e tjera si mosbesimtarë dhe idhujtarë.

Dearlove thotë se nuk ka informacione të marra nga brenda që kur ka dalë në pencion si kreu i MI6 dhjetë vjet më parë. Por, duke u mbështetur në përvojën e kaluar, ai e sheh strategjinë e Saudisë të formuar mbi dy besime apo qëndrime. Së pari, ata janë të bindur se nuk mund të ketë sfidë të ligjshme dhe të pranuar për pastërtinë e besimit islam të vehabive si mbrojtës të vendeve të shenjta të Islamit.” Por, ndoshta duke pasur parasysh konfliktin e thellë mes sunive dhe shiave, sauditët besojnë se posedojnë një monopol të së vërtetës islame, gjë e cila i bën ata që të tërhiqen thellësisht nga një militantizëm, që në fakt mund të sfidojë shiat.

Qeveritë perëndimore tradicionalisht kanë përmendur lidhjet mes  Arabisë Saudite dhe vehabizmit nga njëra anë, dhe xhihadit , cilido varietet qoftë; ai i Osama bin Ladenit dhe Al-Kaedës, apo ai ISIS-it të Ebu Bekr Al-Bagdadit nga ana tjetër.  Nuk ka ndonjë konspiracion apo sekret në lidhje me këtë: 15 nga 19 rrëmbyesit e 11 Shtatorit (siç pretendohet) ishin sauditë, ashtu siç ishte Osama bin Ladeni dhe shumë prej donatorëve privatë, të cilët e financuan operacionin.

Dallimi mes Al-Kaedës dhe ISIS-it mund të jetë i ekzagjeruar: Osama bin Laden i vra nga forcat amerikane në vitin 2011, Al-Bagdadi lëshoi një deklarata ku e vajtonte atë dhe ISIS-i u zotua se do të ndërmerrte 100 sulme hakmarrëse për vdekjen e tij.

Por, ka pasur gjithmonë një qëllim të dytë të Saudisë ndaj Xhihadit të tipit të Al-Kaedës, duke e kundërshtuar qasjen e princ Bandari dhe duke i paraqitur ata si një kërcënim vdekjeprurës për mbretërinë. Dearlove e ilustron qëndrimin e tij duke e lidhur me një vizitë të tijën dhe Tony Blairit pas 11 Shtatorit në kryeqytetin e Saudisë, Rijad. Ai kujton kur krey i atëhershëm i tha atij fjalë për fjalë: “11 Shtatorin është vetëm një vrimë e vogël për Perëndimin dhe nuk është asgjë më shumë se sa një tragjedi përsonale. Ajo çfarë duan terroristët është që të shkatërrojnë shtëpinë e Saudëve dhe të ribëjnë Lindjen e Mesme. Arabia Saudite adoptoi të dyja politikat, inkurajoi xhihadistët si një mjet kundër ndikimit të shiave, por i shtypi ata në shtëpi, si një kërcënim për status quo-në. Pikërisht kjo politikëështë prishur gjatë vitit të fundit.

Simpatia e Saudisë për milicitë anti-shia është e identifikuar në dokumentet zyrtare amerikane. Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton, ka shkruar në dhjetor të vitit 2009 në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks se “Arabia Saudite mbetet një mbështetës i rëndësishëm bazë për Al-Kaedën, Talebanët, LeT [Lashkar-e-Taiba në Pakistan] dhe për grupe të tjera terroriste.” Ajo tha se deri tani, Arabia Saudite ka vepruar kundër Al-Kaedës si një kërcënim i brendshëm e jo për shkak të veprimeve të saj jashtë vendit. Kjo politikë mund të ndryshojë tani me heqjen e princ Bandarit si kreu i inteligjencës këtë vit. Por, ndryshimi është shumë i vonshëm, dhe mund të jetë shumë vonë për këtë:  vetëm javën e kaluar një princ saudit tha se nuk do të financojmë më një televizion satelitor në Egjipt, i njohur për paragjykimet e tij anti-shia.

Që kur Bandari humbi punën e tij, problemi për sauditët është se kanë dështuar përpjekjet e tyre për të krijuar një vazhdimësi sunite kundër Asadit dhe Al-Malikit, e cila njëkohësisht është edhe kundër Al-Kaedës.

Duke u përpjekur të dobësojmë Asadin dhe Al-Malikin në favor të një grupi opozitar më të moderuar, Arabia Saudite dhe aleatët e saj, praktikisht  po luajnë në interes të ISIS-it, i cili po fiton me shpejtësi kontrollin  e plotë të opozitës sunite në Siri dhe Irak. Në Mosul, ashtu siç ndodhi më përpara në kryeqytetin e tyre Rakka në Siri, kritikët potencial dhe kundërshtarët janëç’armatosur, janë detyruar t’i japin “besën” Halifatit të ri, ose vriten nëse rezistojnë.

Perëndimit do t’i duhet të paguajë njëçmim për aleancën me Arabinë Saudite dhe monarkitë e Gjirit, të cilëve gjithmonë xhihadizmi suni u ështëdukur më tërheqs se demokracia. Një shembull i standardeve të dyfishta të fuqive perëndimore ishte mbështetja e Saudisë për të shtypur protestat demokratike paqësore nga shumica shiite në Bahrein në muajin mars të vitit 2011. Rreth 1.500 trupa saudite u dërguan nëpër rrugët e mbretërisë në ishull. Demostrata e madhe përfundoi me brutalitet, xhamitë dhe faltorët e shiave u shkatërruan.

Alibia e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë ishte se familja mbretërore në Bahrein po  ndërmerr një dialog dhe po kryen reforma. Por, ky justifikim u duk i cekët, kur javën e kaluar Bahreini dëboi diplomatin e lartë amerikan, ndihmës sekretarin e shtetit për të drejtata e njeriut Tom Malinowski, për shkak se ai u takua me udhëheqësit e lartë të partisë kryesore opozitare shiite al-Wifak. Z. Malinowski shkruajti në twitter se veprimi i Bahreinit “nuk ishte kundër meje, por për minimin e dialogut.”

Fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonalë janë munduar t’i shpëtojnë kritikave për rolin e tyre në luftën e Irakut. Publikisht dhe privatisht, ata kanë fajësuar kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki për përsekutimin dhe margjinalizimin e pakicës sunite, duke provokuar kështu mbështetjën e tyre në revoltën e ndihmuar edhe nga ISIS-i. Kjo është shumë e vërtetë, por nuk është e gjithë historia. Maliki bëri mjaft për të ndezur mllefin e sunive, pjesërisht për shkak se donte të frikësonte votuesit shiitë në mënyrë që ta mbështesnin atë në zgjedhjet e 30 prillit, me pretendimin se është mbrojtësi i komunitetit shiit ndaj kundër-revolucionit suni.

Por, pavarësisht të gjitha gabimeve të tij gjigande, dështimet e Malikit nuk janë arsyeja kryesore pse shteti iraken po shpërbëhet. Ajo që e destabilizi Irakun që prej vitit 2011 ishte revota sunite në Siri dhe kryesimi i revoltës nga xhihadistët, të cilët shpesh mbështetëshin nga donatorë nga Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Emiratët e Bashkuara Arabe.

Sigurisht, diplomatët amerikanë dhe britanikë do të argumentohen duke thënë se ata nuk ishin në gjëndje t’i jepnin fund konfliktit sirian. Duke këmbëngulur që negociatat për paqe duket të ishin për largimin e Asadit nga pushteti, diçka që nuk do të ndodhte asnjëherë, meqënëse Asadi kontrollon shumicën e qyteteve në vend dhe trupat e tij po avanconin, Shtetet e Bashkuara dhe Britania u siguruan që lufta të vazhdonte.

Përfituesi kryesor i kësaj ka qënë ISIS-i, i cili gjatë dy javëve të fundit ka qënë në gjëndje t’i marrë opozitës zonën e fundit në Sirinë lindore. Kurdët në lindje dhe përfaqësuesi zyrtar i Al-Kaedës Fronti Al-Nusra, po lëkundën nën ndikimin e forcave të ISIS-it, të cilat kanë një moral të lartë dhe po përdorin tanke dhe artileri të marra nga ushtria irakene. Ajo gjithashtu, pa e marrëvesh pjesa tjetër e botës, po merr kontrollin e shumë puseve të naftës siriane, të cilat nuk i kishte nën kontroll.

Arabia Saudite ka krijuar një monster të Frankenshtajni, ndaj të cilit po e humbet kontrollin me shpejtësi. E njëjta gjë vlen edhe për aleatët e saj si Turqia, e cila ka qënë një bazë mbështetëse e fuqishme për ISIS-in dhe Frontin Al-Nusra, duke mbajtur hapur 820 kilometra përgjatë kufirit me Sirinë. Meqë vendkalimet kufitare kurde kanë rënë në duart e ISIS-it, Turqia tani e gjen veten me një fqinj të ri jashtëzakonisht të dhunshëm, dhe një mosmirënjohje të madhe për nderet në të kaluarën nga shërbimi i zbulimit turk.

Ndërsa Arabia Saudite mund të pendohet për mbështetjen e saj ndaj sunive në Siri dhe Irak, pasi rrjetet sociale të xhihadistëve filluan të flasin për shtëpinë e Saudëve si shënjestra e rradhës. Ishte pikërisht shefi  saudit i inteligjencës, emrin e të cilin Dearlove e përmendi në lidhje me 11 Shtatorin, ai i cili kishte analizuar rrezikun potencial për Arabinë Saudite në mënyrë korrekte, e jo princ Bandari, çka shpjegon edhe shkarkimin e tij në fillim të këtij viti.

E as nuk ishte kjo e vetmja pike ku Bandari kishte gabuar. Ngritja e ISIS-i është një lajm i keq për shiat e Irakut, por është lajm akoma dhe më i keq për Sunitë, udhëheqësit e të cilëve kanë qënë pjesë e një lëvizjeje gjakderdhëse dhe jotolerante,  një lloj Khamer Rouge islamike, e cila nuk ka qëllim, por vetëm luftë pa fund.

Halifati suni sundon një zonë të madhe, të varfër dhe të izoluar, nga ku njerëzit janë larguar. Disa milionë sunitë në dhe përreth Bagdadit janë përballë sulmeve dhe 225 të burgosur suni tashmë janë masakruar. Në terma afatgjatë, ISIS-i nuk mund të fitojë, por, përzierja, fanatizmi dhe mirëorganizimi i tij vështirë se mund të shpërngulen.

“Perëndia i ndihmoftë shiat,” tha princ Bandari, por, pjesërisht, falë tij, sunitë në Siri dhe Irak mund të kenë nëvojë për ndihmë hyjnore më shumë se shiat.