Vrasja masive në Lindjen e Mesme është financuar nga miqtë tanë Sauditët

  • Suudi terrorist me USAID
nga Patrick Cockburn | Publikuar në Dhj. 11, 2013, 1 a.m.

Të gjithë e dinë se ku i merr paratë el –Kaida, ndërsa për dhunën sektare, Perëndimi nuk bën asgjë.

Të gjithë e dinë se ku i merr paratë el –Kaida, ndërsa për dhunën   sektare, Perëndimi nuk bën asgjë.

Donatorët në Arabinë Saudite kanë luajtur një rol tejet të rëndësishëm në krijimin dhe ruajtjen e grupeve xhihadiste sunnite gjatë 30 viteve të fundit. Por, për të gjithë, përcaktimi i supozuar i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, që nga 11 shtatori 2001, për të luftuar luftën kundër terrorizmit , të gjithë kanë treguar vetëpërmbajtje të habitshme, kur është fjala për presion ndaj Arabinë Saudite dhe monarkive të Gjirit Persik.
      Krahasoni dy deklaratat e SHBA-ve, duke theksuar rëndësinë e këtyre donacioneve  të bazuar përfundimisht nga Shërbimet e Inteligjencës më të mirë që ka në dispozicion Qeveria e  SHBA .

     E para është në Raportin e 9/11, Komisioni i cili konstatoi se Osama bin Laden nuk e ka financuar El-Kaida-n, sepse nga 1994 ai kishte pak të holla,  por u mbështet në lidhjet e tij me individët e pasur saudite të krijuara gjatë luftës afgane në 1980 . Duke cituar, në mesin e burimeve të tjera, një raport analitik i CIA-s  i datës 14 nëntor 2002, komisioni arriti në përfundimin se el -Kaida duket se është mbështetur nga një grup kryesor financiar, që u ngritë nga një shumëllojshmëri e donatorëve, kryesisht nga vendet e Gjirit Persik dhe veçanërisht në Arabinë Saudite .
     Shtatë vjet kanë kaluar pasi është shkruar raporti i CIA-s, ku gjatë kësaj kohe SHBA pushtuan Irakun, ndër të tjera, sapo u krijua në Irak el- Kaida, dhe angazhohet në një luftë të përgjakshme në Afganistan me talebanët e rilindur. Dronat amerikanë janë gjuajtur në objektivat e menduara të el –Kaidas, të vendosura kudo në Veziristan në Veri-Perëndim të Pakistanit dhe deri në fshatrat malore të Jemenit .
      Por, gjatë kësaj kohe, Uashingtoni mund të arrijnë jo më shumë se në disa prova të ditura të Arabisë Saudite në promovimin e saj të  militantizmit Sunnit fanatik dhe sektar jashtë kufijve të vet.
      Dëshmi për këtë është një telegram interesant në finanancat  e terroristëve nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton për  ambasadave amerikane, datës 30 dhjetor 2009, të lëshuara nga WikiLeaks. Ajo thotë se në mënyrë të vendosur donatorët në Arabinë Saudite përbëjnë burimin më të rëndësishëm të financimit të grupeve sunnite terroriste në mbarë botën .

      Tetë vjet pas 11 shtatorit 2001, ( 9/11), kur 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditë, zonja Klinton përsërit në të njëjtin mesazh se Arabia Saudite mbetet një mbështetëse financiare për el- Kaidës, Talibanët ,  Lashkar - e- Taiba në Pakistan dhe grupe të tjera terroriste .

     Arabia Saudite është vendi më i rëndësishëm për ruajtjen e këtyre grupeve, por kjo nuk mjafton, sepse el -Kaida dhe grupe të tjera vazhdojnë të shfrytëzojnë Kuvajtin si një burim i fondeve dhe si një pikë kyçe tranziti .

     Pse SHBA-të dhe aleatët e saj evropianë trajtojnë Arabia Saudite me përmbajtje të tillë, kur dihet se mbretëria ishte qendër e el- Kaidës dhe organizata të tjera edhe më sektare xhihadiste sunnite ? Një shpjegim i dukshëm është se SHBA , Britania dhe të tjerët nuk kanë dashur të ofendojnë një aleat të ngushtë dhe se familja mbretërore saudite kishte përdorur ligjërisht paratë e saj për të blerë klasën sunduese ndërkombëtar në pushtet. 
    Përpjekje jo bindëse janë bërë për të lidhur Iranin dhe Irakun me   el- Kaidën, kur fajtorët e vërtetë duket qartë .
Por ka edhe një tjetër arsye bindëse pse fuqitë perëndimore kanë qenë aq të frenuara, të përmbajtura, për të denoncuar Arabinë Saudite dhe krerët sunni të Gjirit për përhapjen fanatizmit dhe urrejtjen fetare.     Anëtarë të el-Kaidas apo grupe të tjera të el -Kaidas – kanë ndikuar për të mbajtur gjithmonë dy pamje të ndryshme se kush është kundërshtari i tyre kryesor. Për Osama bin Ladenin, armiku kryesor ishin amerikanët, por për shumicën e madhe të xhihadistëve sunnitë, duke përfshirë edhe të drejtat ekskluzive të el-Kaidas në Irak dhe Siri, objektivi kryesor janë Shi’itët. Janë shi’itët të cilët po vrahen me mijëra në Irak, Siri, Pakistan edhe madje në vendet ku ka më pak prej tyre, janë vrarë në vende të tilla si Egjipti.
      Gazetat pakistaneze nuk i kushtojnë shumë vëmendje vrasjeve të qindra Shi’ive që vriten që nga Kuetta deri në Lahore. Në Irak, shumica e 7,000 apo më shumë njerëzve të vrarë në këtë vit janë civilë shi’itë të vrarë nga bombat e el- Kaidës në Irak, si pjesë e një organizate ombrellë e quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levant ( Isil ),  i cili gjithashtu, përfshinë edhe Sirinë. Në Libi, ku shumica janë Sunnitë, militantët në qytetin lindor të Derna-s vranë një profesor irakian i cili pranoi në video së është Shi’a, para se të ekzekutohet nga rrëmbyesit e tij.

       Supozojmë se një për qind e këtyre sulmeve të pamëshirshme të  ishin drejtuar kundër objektivave perëndimore e jo kundër myslimanëve shi’itë,  amerikanët dhe britanikët a do të ishin të rehatshëm, të kënaqur me Sauditët, Kuvajtin dhe Emiratet? Është kjo që të jep një ndjenjë qesharake, kurse burokracitë në Vashington dhe Londër, mburren në lidhje me suksesin e tyre në luftën kundër terrorizmit, për të aryetuar buxhetin e madh për veten e tyre dhe të lirive civile të kufizuara për të gjithë të tjerët.  Të gjitha dronat godasin fshatrat Pashtun, në Pakistan apo homologët e tyre në Jemen ose në Somali nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim nëse xhihadistët sunnitë në Irak dhe Siri ndonjëherë vendosin - ashtu si edhe Osama bin Laden para tyre - se armiqtë e tyre kryesorë janë ata që gjenden jo në mesin e shi’itëve, por në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.
   Shërbimet e Sigurisë do të duhet të përballet me lëvizjet xhihadiste në Irak, Siri dhe Libi, ku zbarkohën qindra bomba, kurse marrësit janë bombarduesit vetëvrasës. Vetëm gradualisht këtë vit, një video prej Sirisë, duke u pre koka për motive sektare vetëm sa kanë filluar për të shkundur indiferencën e fuqive perëndimore për xhihadin sunnit aq kohë sa ajo nuk është e drejtuar kundër tyre.
    Arabia Saudite, si një qeveri e cila për një kohë të gjatë  me Katarin  financon rebelët në Siri, për të përmbysur presidentin Bashar el-Assad.   

    Drejtorët e politikës së Arabisë Saudisë në Siri -Ministri i Jashtëm Princi Saud al - Faisal, kreu i Agjencisë  së Inteligjencës  së Arabisë Saudite, Princi Bandar bin Sultan dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes Princi Salman bin Sultan – planifikuan për të shpenzuar miliarda për  ngritjen e një ushtrie të fortë militante Sunnite  rreth 40. 000 deri në 50.000 ushtarë. Tashmë kryekomandantët lokal janë bashkuar në Arabinë Saudite, por ndoshta, entuziazmi i tyre është më i madh se vullneti i tyre për të luftuar.
    Nisma e Arabisë Saudite nxitet nga inati pjesërisht në Riad, nga  vendimin e presidentit Obama për të mos shkuar në luftë në Siri pasi Assadi përdori armët kimike më 21 gusht. Kështu, për momentin, SHBA-ja vendosi të mos luftojë si në Libi në vitin 2011. Zemërimi Arabisë  Saudite është përkeqësuar më tej nga negociatat e suksesshme të udhëhequra nga SHBA në një marrëveshje të përkohshme me Iranin rreth programit  të tij bërthamor.
     Uniteti artificial i grupeve rebele me paratë Arabisë Saudite nuk do të zgjasë.  Një opozitë e ndarë do të jetë edhe më e fragmentuar. Jordania mund të jetë e akomoduar me Sauditë dhe me një numër të Shërbimeve të Inteligjencës së huaj, por kjo nuk do të jetë pikë bashkimi për një ushtri kundër Assadit. .
     Plani Saudit duhej dënuar që nga fillimi, edhe pse  ai mund të marrë shumë më tepër jetë të sirianëve para se të dështon. Jezid Sajegh i Qendrës Carnegie në Lindjen e Mesme nxjerr në pah në mënyrë të përmbledhur rreziqet e përfshira në këtë ndërmarrje :

     Arabia Saudite do të mund të gjen veten duke e përsëritur përvojën e saj në Afganistan, ku ajo ndërtojë grupe të ndryshme muxhahidinësh, por që  ju mungonte një kuadër i unifikuar politik. Forcat ishin të paafta të qeverisin Kabulin, sapo ata e morën atë, duke hapur rrugën për talibanët për të marrë ata përsipër. Kështu ka vepruar edhe El-Kaida, por më pas arriti në Arabinë Saudite .



Burimi : The Independent