A do të jetë ushtria e SHBA “forca ajrore e el-Kaides” në Siri me 11shtator?

nga Kevin Barret | Publikuar në Shta. 17, 2013, mesnatë

Një nga udhëheqësit  politikan më të respektuar, ish kongresmeni dhe kandidati për kryetar, Dennis Kuçiniç, thotë se SHB është duke u bërë “Forcë ajrore El-Kaidas”.

 

 Kuçiniç thekson se ShB po përkrahin kryengritësit të udhëhequr nga “El-Kaida” kundër qeverisë së Sirisë. Madje edhe New York Times-i e pranojë se grupet udhëheqëse kundër Assadit janë në përbërje të El-Kaides nën emrin Fronti el-Nusra: Në Halep, qyteti më i madh në Siri, kryengritësit, në lidhje me “El-Kaiden” kontrollojnë pasurinë bujqësore, furrat, dhe një gjykatë ku aplikohet ligji sipas Sheri’atit.

 

Kështu, nëse SHB ndërhyjnë kundër Assadit, atëherë do të ndihmohet “El-Kaida”

Dhe kështu përkeqësohet gjendja.  

Duke e shtyrë kohën e sulmit ndaj Sirisë, kryetari SHB, Obama, doli në skenën supreme të historisë së ironisë:” Me 11 Shtator, Ushtria e SHB do të bëhet “Forca Ajrore el-Kaida”

 

Votimi në Kongres për të autorizue për sulm SHB ndaj Sirisë mund të ndodhë të Hënë ose të Marten, më 9 apo 10 Shtator. Kjo mund të hapë rrugën për fushatën e bombordimeve të SHB, që është një fushatë e planifikuar për të ndihmuar El-Kaiden për të marrë kontrollin në Siri. Kështu, mund të ndodhë që fushata e bombardimeve të niset me 11 shtator.


A është e mundshme që kjo luftë e Amerikës me zgjedhjen e kësaj date, më 11 shtator, të ketë lidhshmëri, sikur ka lidhshmëri përkrahja ndaj El-Kaides, në këtë fashatë bombardimesh? 

Përse disa krijues të politikës të SHB dëshirojnë të ndihmohet El-Kaida, të pushtohet Siria? 

E para ështe se, ata dëshirojnë të krijojnë si shembëlltyrë një Assad siç e bën shembëlltyrë Muammer Kadafin, Sadam Huseinin, Hugo Chavezin, Salvadore Alenden, Patris Lumumben, Manuel Nuriegen, Jaime Aguileren, Omar Torrijosin, Xhon dhe Rebert Kennedin, Ngo Dinh Diemin, Sukarnon, Muhammed Mosadekin e shumë udhëheqës të tjerë, të cilët kundërshtuan, nuk ju bindën urdhërave të tyre.


E dyta, ata dëshirojnë të shpartallohet Qndresa e Hizbullahit, Sirisë dhe Iranit.

El-Kaida mendohet, pretendon se është anti-imperialiste dhe anti-cioniste, por ajo kurrë nuk e sulmoi Izraelin, por është armik i përbetuar e Forcave të Qëndresës, siç janë Hizbullahi, Siria dhe Irani.. 

E treta, ata dëshirojnë të destabilizohet Siria dhe janë të sigurt se qeveria siriane s’ka mundësi të administrojë dhe as të mbrojë teritorin e Sirisë. Kështu, bëhet e mundshme që Katari i pushtuar nga SHB të vendosë gazsjellësin përmes Sirisë në Turqi dhe të ndihmohet Rupert Murdochi dhe Lord Rothschild me kompaninë e tij Gene Energiy, me naftën që rrjedhë nga Siria në tokat e pushtuara të Sirisë, në Lartësirat e Golanit.


E katërta, izraelitët – të cilët kontrollojnë, kryesisht, politikën e SHB në Lindjen e Mesme – dëshirojnë që Siria të coptohet në tri minishtete të dobëta. Ministri i Mbrojtjës, Moshe Jaalon e sqaron kështu këtë dëshirë: “Ne e parashikojmë Sirinë kështu, Alevitë të kontrollojnë pjesën perendimore-regjionin bregdetar dhe një koridor për në Damask, kurse Kurdët dhe Sunnitë të kontrollojnë pjesët lindore dhe veriore.”

 

   E pesta, coptimi i Sirisë, një aleate e Rusisë, do të jetë një dështim i madh për Putinin. 

E gjashta, një fitore e el-Kaides në Rusi në Siri mund të kthejë el-Kaiden në hartë si një rrezik i supozuar dhe kërcënim për Perendimin dhe kështu sërish,  me forca të reja të shpaloset flamuri “luftë terrorizmit”.


Dhe e shtata, një el-Kaida e e ripërtërirë mund të vazhdojë të jetë mbulesë për Perendimin  në sulmet terroriste ndaj Rusisë, Iranit, Irakut dhe shteteve të tjera që refuzojnë t’i binden, përkulen Perendimit.


E vërteta është se el-Kaida gjithnjë ka qenë aleate e Perendimit, kurrsesi armik. Plani për el-Kaiden është hartuar në Jerusalem në Konferencën Ndërkombëtare kundër Terrorizmithe (JCIT) në vitin 1979. Bernard Lewis, një cionist-britanik, ekspert për Lindjen e Mesme, është babai (truri) i el-Kaides.


El-Kaida është krijuar nga Shërbimi Sekret Perendimor që të luftojë Rusinë në Afganistan.  Që nga ajo kohë, ajo ka ndërrmarrë sulme terroriste kundër të dyjave, muslimanëve dhe perendimorëve në bashkëpunim me sponsorët e saj dhe me elementet më të larta në Shërbimet Sekrete Perendimore.

 

Nafiz Ahmedi, një ekspert i shkolluar britanik, ekspert për el-Kaiden, e zbulon një incident:

 
“Gazeta e përditshme turke “Zaman” zbulon se (udheheqësi i el-Kaides, Laui) Sakra, sikur shumica e të akuzuarëve si kidnapuesit e 11 shtatorit, nuk vepronin sipas rregullave islame. Kur zyrtarët e Drejtorisë së Sigurimit Turk i kërkuan që “ai duhet të zbatojë detyrimet islame, që të fitojnë mirë-besim, Sakra ishte përgjigjur:”Unë nuk falna, nuk jam namazli, madje unë pi raki:”


“Zaman” raporton gjithashtu, se Sakra zbuloi disa gjëra befasuese gjatë qëndrimit katë ditësh në Qendrën Kundër Terrorizmit në Stamboll, ;

 “El-Kaida nuk është një organizatë, por një element për veprimtari të Agjensisë së Inteligjencës-Shërbimeve Sekrete”.

 Sipas qëndrimit të Sakra-it: “Specialistët e Shërbimit të Inteligjencës Turke” u pajtuan se nuk ka organizatë siç thuhet el-Kaida. Përndryshe, el-Kaida është emri i një Shërbimi Sekret. Koncepti “Luftë terrorizmit” është vetëm një në botën e sotme  mono-polare në rregullin botërorë. Pra, subjekti i kësaj strategjije të tensioneve është emëruar si “el-Kaida.”


Sakra,është një nga kryesorët, prej të pestëve të el-Kaides, i cili është ka kaluar  në në shërbim të CIA-s. Sikurse Osama Bin Laden, emri i koduar i tij është “Tim Osman”, dhe organizatori kryesor i veprimeve terroriste, Ali Muhamed, Laui Sakra, ishte në Shërbim të Inteligjencës Perendimore, puna e tij ishte të prodhojë “terrorizëm islamik” në shërbim të qëllimeve gjeo-strategjike të Perendimit dhe Cionizmit.

 

Me 11 Shtator 2001, komandantët ushtarak të SHB kontrollonin aeroplanët të cilët kishin në shënjeshtër: Pentagonin, i cili u bombarduar dhe Qendrën Botërore të Tregtisë, që u shkatërruar nga ekplozivi.  


Kështu, nëse Forca Ajrore e SHB bëhet Forca Ajrore el-Kaidas, si me 11 shtator, atëherë kjo nuk është hera e parë.  

 

Shënim për autorin:

 

Dr. Kevin Barrett, është Islamolog-arabolog, është një nga kritikët më të njohur amerikan kundër të ashtuquajtures “Luftë Terrorizmit”. Dr. Barrett është paraqitur shumë herë në kanalet kryesore TV, si Fox, CNN, PBS dhe të TV të ndryshme. Ka publikuar shkrime të ndryshme shumë ndikuese, frymëzuese, në gazetat kryesore amerikane, si the New York Times, the Christian Science Monitor, the Chicago Tribune, dhe shumë të tjera. Dr. Barrett ka ligjlruar në kolexhe e universitete, si në San Francisco, Paris, and Wisconsin. Është bashkë-themelues i organizatës Bashkimi Musliman-Kristian, Hebre dhe është autor i disa librave, si Truth Jihad: My Epic Struggle Against the 9/11 Big Lie (2007) and Questioning the War on Terror: A Primer for Obama Voters (2009).

Kevin Barret

Dr. Kevin Barrett, është Islamolog-arabolog, është një nga kritikët më të njohur amerikan kundër të ...