26 gjëra rreth Shtetit Islamik (ISIS) të cilat Obama nuk dëshiron që ju t’i dini

  • None
nga Michel Chossudovsky | Publikuar në Nën. 25, 2014, 1 a.m.

Lufta kundër Shtetit Islamik e udhëhequr nga Shtete e Bashkuara është një gënjeshtër e madhe.

Rendja pas “terroristëve islamikë” duke bërë një luftë botërore parandaluese për të “mbrojtur atdheun amerikan,” shërben për të justifikuar një axhendë ushtarake.
Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS) është një krijim i shërbimit sekret amerikan. “Axhenda anti-terror” e Uashingtonit në Irak dhe Siri ka për qëllim mbështetjen e terroristëve. 
Sulmi i papritur i brigadave të Shtetit Islamik (IS) në Irak që filloi në qershor 2014 ishte pjesë e një operacioni ushtarak, i planifikuar nga shërbimit sekret dhe i mbështetur në mënyrë të fshehtë nga Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Izraeli. Mandati anti-terrorizëm është një trillim. Amerika është “shteti sponsorizues numër një i terrorizmit.”
Shteti Islamik mbrohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij. Nëse do të kishin dashur tëeleminonin brigadat e Shtetit Islamik, mund të kishin hedhur bomba mbi karvanët e tojotave të tyre kur po kalonin kufirin nga Siria për në Irak në muajin qershor.

Në këtë artikull, ne adresojmë 26 koncepte të cilat refuzojnë këtë gënjeshtër të madhe. I përshkruar nga mediat si një ndërhyrje humanitare, ky operacion ushtarak në shkallë të gjërë kundër Sirisë dhe Irakut ka çuar në vdekjen e civilëve të shumtë. 
Nuk do të kishte qënë e mundur pa mbështetjen e palëkundur të mediave perëndimore, të cilat e kanë paraqitur iniciativen e Obamës si një operacion anti-terrorizëm.

ORIGJINA HISTORIKE E AL-KAEDËS
1. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Al-Kaedën dhe grupet e lidhura me tëpothuajse
që prej një gjysëm shekulli, që nga koha e luftës afgane kundër Bashkimit Sovjetik.
2. Në Pakistan u krijuan kampe trajnimi nga CIA . Gjatë periudhës dhjetëvjeçare, nga viti 1982
deri në vitin 1992, rreth 35,000 xhihadistë nga 43 vende muslimane u rekrutuan nga CIA për të luftuar në xhihadin afgan.
“Reklama, të paguara nga fondet e CIA-s, u vendosen  nëpër gazeta në mbarë botën duke ofruar nxitje dhe motivim për t’iu bashkuar xhihadit.”
3. Që nga administra e Reganit, Uashingtoni ka mbështetur këtë rrjet terrori. Ronald Regani
i quajti terroristët “luftëtarë të lirisë”. SHBA-të i furnizuan me armë brigadat islamike. Gjithçka bëhej për një “kauzë të mirë”: për të luftuar Bashkimin Sovjetik dhe për të ndryshuar regjimin, duke çuar në zhdukjen e një qeverie shekullare në Afganistan. 
4. Tekstet xhihadiste u publikuan nga Universiteti i Nebraskës. “Shtetet e Bashkuara
shpenzuan miliona dollarë për të furnizuar nxënesit e shkollave në Afganistan me libra të mbushur me imazhe dhune dhe mësime militante islamike.”
5. Osama bin Laden, lugati i Amerikës dhe themeluesi i Al-Kaedës u rekrutua nga CIA nëvitin1979 në fillimet e luftës xhihadistë të sponsorizuar nga SHBA-të kundër Afganistanit. Ai ishte 
22 vjeç dhe ishte trajnuar në një kamp guerrilas të sponsorizuar nga CIA.
Al-Kaeda nuk qëndronte pas sulmit të 11 Shtatorit. 11 Shtatori i vitit 2001 siguroi një justifikim për fillimin  e një lufte kundër Afganistanit me arsyetimin se ai ishte një shtet që sponsorizonte terrorizmin dhe mbështeste Al-Kaedën. Sulmet e 11 Shtatorit ishin një instrument për formulimin e “Luftës globale kundër terrorizmit”.


SHTETI ISLAMIK (ISIS)
6. Shteti Islamik (ISIS) në fillim ishte një entitet i lidhur me Al-Kaedën, i krijuar nga 
shërbimi sekret amerikan me mbështetjen e MI6-ës britanike, Mossadit të Izraelit, Shërbimit Sekret Pakistanez të Zbulimit (ISI) dhe Presidencës së Përgjithshme të Shërbimit Sekret Saudit (GIP), Ri’āsat Al-Istikhbārāt Al-’Āmah ( رئاسة الاستخبارات العامة‎).).
7. Brigadad e ISIS-it ishin të përfshira në kryengritjen e mbështetur nga SHBA-të dhe NATO-ja nëSiri kundër qeverisë së Bashar al-Asadit.
8. NATO dhe Komanda e Lartë Turke ishin përgjegjës për rekrutimin e mercenarëve të
ISIS-it dhe Al-Nusras që nga fillimi i kryengritjes siriane në mars të vitit 2011. Sipas burimeve të shërbimit sekret izraelit kjo iniciativë kishte për qëllim:
“Një fushatë për të mbledhur mijëra vullnetarë muslimanë në vendet e Lindjes së Mesme dhe botës islame për të luftuar përkrah rebelëve sirianë. Ushtria turke do t’i strehonte, t’i trajnonte dhe të siguronte kalimin e tyre në Siri. (Dosaj DEBKA, NATO do t’u japë rebelëve armë anti-tank, 14 gusht, 2011.)
9. Në rradhët e ISIS-it ka forca speciale dhe shërbime sekrete perëndimore. Forcat Speciale 
Britanike të MI6-ës kanë qënë të përfshirë në trajnimin e rebelëve në Siri. 
10. Specialistë ushtarakë të kontraktuar nga Pentagoni kanë trajnuar terroristët në
përdorimin e armëve kimike.
“Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë europianë po përdorin kontraktorë për të trajnuar rebelët sirianë se si të përdorin stoqet e armëve kimike në Siri, tha të dielën për CNN një diplomat dhe zyrtarë i lartë amerikan. ( CNN Report, 9 dhjetor, 2012).
11. Paktika e prerjes së kokave nga ISIS-i është pjesë e programit trajnues terrorist të
sponsorizuar nga SHBA-tëi vënë në zbatim në Arabinë Saudite dhe Katar. 
12. Një numër i madh i mercenarëve të ISIS-it, të rekrutuar nga aleatët e Amerikës, janë
kriminelë të dënuar e më pastë liruar nga burgjet saudite me kusht që t’i bashkohen ISIS-it.Të burgosur sauditë të dënuar me vdekje u rekrutuan për t’iu bashkuar brigadave terroriste.
13. Izraeli ka mbështetur brigadat e ISIS-it dhe Al-Nusras në Lartësitë Golan.Xhihadistët 
kanë takuar zyrtarë të Forcave Izraelite të Mbrojtjes dhe kryeministrin Netanjahu. Forcat Izraelite të Mbrojtjes në mënyrë taktike e pranuan se “elementë të xhihadit global në Siri” [ISIS dhe Al-Nusra] janë mbështetur nga Izraeli.


SIRIA DHE IRAKU
14. ISIS-i është këmbësoria e aleancës ushtarake perëndimore. Mandati i tyre i vërtetëështë
të bëjnë kërdinë dhe të shkatërrojnë Sirinë dhe Irakun për llogari të sponsorëve të tyre amerikanë. 
15. Senatori amerikan John McCain është takuar me liderë xhihadistë tërroristë në Siri.
16. Milicia e Shtetit Islamik (IS), e cila aktualisht është objektivi i pretenduar i fushatës
bombarduese të Amerikës dhe NATO-s nënën mandatin e “anti-terrorizmit,” vazhdon të mbështetët në mënyrë të fshehtë nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni dhe aleatët e tij vazhdojnë t’i japin ndihmë ushtarake Shtetit Islamik. 
17. Bombat e SHBA-ve dhe të aleatëve të saj nuk po shënjestrojnë ISIS-in, ato po bombardojnë
infrastrukturën ekonomike të Irakut dhe Sirisë, përfshirë fabrikat dhe rafineritë e naftës. 
18. Projekti i i ISIS-it për kalifatin ështëështë pjesë e strategjisë afatgjate të politikës së
SHBA-ve për të ndarë Irakun dhe Sirinë në territore të veçanta: Një kalifat islamik suni, një republikë arabe shiite dhe një republikë kurde. 


LUFTA GLOBALE KUNDËR TERRORIZMIT
19. “Lufta Globale Kundër Terrorizmit” paraqitet si një “përplasje qytetërimesh,” një luftë midis vlerave konkuruese dhe feve, kur në të vërtetëështë një luftë e drejtpërdrejtë pushtuese, e udhëhequr nga objektiva strategjike dhe ekonomike.
20. Brigadat terroriste të Al-Kaedës të sponsorizuara nga SHBA-të (e të mbështetura në mënyrë tëfshehtë nga shërbimet sekrete perëndimore) janë instaluar në Mali, Niger, Nigeri, në Republikën e Afrikës Qëndrore, Somali dhe Jemen.
Këto entitete të ndryshme të lidhura me Al-Kaedën në Lindjen e Mesme, Afrikën nën-sahariane dhe Azi janë “asete të shërbimeve sektrete” të sponsorizuara nga CIA.Ata përdorën nga Uashingtoni për të bërë kërdinë, për të krijuar konflikte të brendshme dhe për të destabilizuar shtete sovrane.
21. Boko Harami në Nigeri, Al-Shabab në Somali, Grupi i Luftëtarëve Islamikë të Libisë (tëmbështetur nga NATO në vitin 2011), Al-Kaeda në Magrebin Islamik, Xhemati Islamik në Indonezi, sëbashku me grupe të tjera të lidhura me Al-Kaedën mbështetën në mënyrë të fshehtë nga shërbimet sekrete perëndimore.
22. SHBA-të gjithashtu po mbështesin organizatat terroriste të lidhura me Al-Kaedën nëXinjiang, krahinën autonome ujgure të Kinës. Objektivi kryesor është të krijojnë paqëndrueshmëri politike në Kinën perëndimore. 
Raportohet se xhihadistët kinezëkanë marrë “trajnim terrorist” nga Shteti Islamik “ që të kryejnë sulme në Kinë.” Qëllimi i deklaruar i këtyre subjekteve xhihadiste në Kinë (të cilët i shërbejnë interesave të SHBA-ve) është të krijojnë një kalifat islamik, i cili shtrihet në Kinën perëndimore. (Michel Chossudovsky, Lufta e Amerikës kundër terrorizmit, Global Research, Montreal, 2005, kapitulli 2).

TERRORISTËT BRENDA VENDIT
23. Terroristët jemi ne: Ndërsa SHBA-të janë arkitekti i fshehtë i Shtetit Islamik, mandati i 
shenjtë i Obamës është që të mbrojë Amerikën nga sulmet e ISIS-it.
24. Kërcënimi terrorist brenda vendit është një trillim. Kjo promovohet nga qeveritë
perëndimore dhe mediat me qëllim kufizimin e lirive civile dhe instalimin e një shteti policor. Sulmet terroriste nga xhihadistë të supozuar dhe paralajmërimet terroriste janë ngjarje të inskenuara. Këto përdoren për të krijuar një atmosferë frike dhe kërcënimi.
Nga ana tjetër, arrestimet, gjyqet dhe dënimet e “terroristëve islamikë” mbështesin legjitimitetin e Sigurisë kombëtare amerikane dhe përforcimin e aparatit ligjor, i cili po bëhet gjithnjë e më i militarizuar. 
Objektivi kryesor është që të fusin në mendjen e miliona amerikanëve se rreziku ështëreal dhe se administrata amerikane do të mbrojë jetën e qytetarëve të vet.
25. Fushata “anti-terrori” kundër Shtetit Islamik ka kontribuar në demonizimin e 
muslimanëve, të cilët në sytë e opinionit publik perëndimor po shihen gjithnjë e më shumë si të lidhur me xhihadistët. 
26. Kushdo që guxon të vërë në dyshim vlefshmërinë e “Luftës globale kundër terrorizmit” 
damkoset si terrorist dhe bëhet objekt i ligjit anti-terror.

Objektivi përfundimtar i “Luftës globale kundër terrorizmit” është nënshtrimi i qytetarëve, depolitizimi i plotë i jetës shoqërore në Amerikë, parandalimi i njerëzve nga të menduarit dhe të kuptuarit, nga analizimi i fakteve dhe sfidimi i ligjshmërisë së rendeve shoqerore inkuizitore të cilat sundojnë Amerikën. 

Administrata Obama ka vendosur një konsensus djallëzor me mbështetjen e aleatëve të saj, pa përmendur këtu rolin bashkëpunues të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mediat perëndimore e kanë përqafuar këtë konsensus; duke e përshkruar Shtetin Islamik si një entitet të pavarur, një armik të jashtëm, i cili kërcënon botën perëndimore.

Gënjeshtra e Madhe është bërë e Vërteta
Thauji jo “Gënjeshtrës së Madhe”. Përhape mesazhin.
E vërteta është padyshim arma më e fuqishme.



Burimi : Global Research

Michel Chossudovsky

Michel Chossudovsky është pedagog i Ekonomisë (emeritus) në Universitetin e Otavës, themelues dhe drejtor i ...