Le Të Vazhdojmë Të Sillemi Mirë Me Njëri-Tjetrin, Pa Hapur Plagët Tona Njëqind Vjeçare!

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Qershor 10, 2015, mesnatë

Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

 

Nëvitin 1912, poeti ynë i ndjerë kombëtar turk, shqiptari nga PejaMehmet Akif Ersoji, e niste me emrat e tre aventurierëve idiotë, një poezi të shkruar për atë epokë:

 

“Për faj të tre njerëzve idiotë,

po theren tre milion vetë.

Populli thërret: “Baba ngrihu ngavarri”,

sepse s’mundi të na ndihmojë i gjalli”.

Shqipëria po digjet zjarr e flakë,

ndërsa ju vështroni si tëngratë!”

 

Autori i himnit kombëtar turk, shqiptari nga Peja, kur shkruante vargun “e tre njerëzve idiotë”, nënkuptonte tre qeveritarët osmanë idiotë, të asaj epoke përkatësisht Enver, Tallat dhe Xhemal Pashanë. Këta tre të fundit, përbënin atë treshen e papërgjegjshme idiote, drejtues të “Partisë Bashkimi dhe Përparimi”, e cila popullin shqiptar, e hodhi mu nëmes të zjarrit të Xhehennemit, këtë popull që u kishte qëndruar besnik për shekuj me radhë, konglomeratit të popujve osmanë. Kjo treshe idiote, u bë shkak që populli shqiptar të shkëputej si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht nga Porta e Lartë në Stamboll, e si rrjedhojë nga trojet osmane.Para njëqind vjetëve, sërish na shfaqet përpara syve pikërisht kjo treshe idiote, e cila ka shkaktuar edhe një tjetër plagë të thellë, atë të dëbimit të popullit armen, nga trojet osmane. Urdhëruesi i këtij dëbimi ishte Enver Pasha, ndërsa zbatuesi ishte Tallat Pasha. Por nuk mbeti pas as Xhemal Pasha, i cili duke terrorizuar arabët sirianë, nxiti provokimin e krijimit të nacionalizmit arab. Ai madje i mohoi lirinë e fjalës popujve arabë, në çastet më kritike dhe të vështira të shtetit osman. Në ditët e sotme kjo treshe idiotë nuk është më, por është  mishëruar në tre idiotëtë ri, me synimin e përsëritjes së historisë.

 

Këndvështrimi i synimit të arritjes së epërsisë rajonale, i cili drejtonpolitikën e jashtme turke, në këta dymbëdhjetë vitet e fundit, ka kryer eksperimente mbi “popujt e tjerë” të rajonit të Lindjes së Afërt. Zbatuesi i kësaj politike të ndyrë, është një akademik i sëmurë i shkencës orientaliste. Pikërisht ashtu siç veproi treshja idiote osmane para njëqind vjetëve, edhe ky akademik i sëmurë i shkencës orientaliste, duke u nisur nga deliri se i përket popullit të zgjedhur, aludon se zotëron aftësitë e duhura për të qeverisur popujt e rajonit të Lindjes së Mesme. Ndërsa mendjemadhësia e tij orientaliste, e shtyn këtë të fundit të aludojë se prirja e tij se ai zotëron aftësitë e duhura, për t’i qeverisurdhe për t’i vizatuar në hartë kufijtë eri të këtyre popujve ashtu siç dëshiron ai. Por aludimet e këtij akademiku të sëmurë të shkencës orientaliste vijojnë më tej, sepse ai popujt e rajonit të Lindjes së Mesme, i sheh si disa shoqëri të cilat në një kohë shumë të shkurtër, do të vijnë të trokasin dyert e qeverisë turke, me synimin e shpëtimit dhe qeverisjes së popujve të tyre, nga ana e kësaj të fundit. Ja pra, ky është këndvështrimi i këtij akademiku të sëmurë të shkencës orientaliste, për kryeqytetet arabe si Halebi (Alepo), Damasku, Bagdadi, Bejruti dhe Kairo, të ndërtuara sipas modelit shtet-komb, duke mos harruar këtu faktin se, këto kryeqytete përbëjnë edhe kopështin e pasëm të Turqisë. Nëse këtë ndodhi, do ta lexonim në një nga librat e shkruar në fushën e orientalizmit, do të qeshnim me të madhe duke thënë se, ky është deliri dhe fantazia e një akademiku ëndërrimtar të sëmurë, të shkencës orientaliste. Por fatkeqësisht nuk është kështu, sepse gjithçka është e vërtetë.

 

Aludimet e këtij akademiku të sëmurë të shkencës orientaliste, as me kaq nuk reshtin, sepse ai orvatet që konfliktin dhe shqetësimin sirian të nisur në vitin 2011, ta kthejë në dobinëe tij. Ky akademik i sëmurë,orvatet që në kryeqytetin sirian në Damask, të krijojë një qeveri vasale, e cila do t’i bindet verbërisht urdhërave të Turqisë dhe aleatëve të Turqisë, duke përfshirë këtuedhe Izraelin. Ai, dëshiron që t’i shndërrojë targat e automjeteve siriane në targa turke. Ky akademik i sëmurë, i cili fatkeqësisht është edhe politikan po ndjek udhën fatkeqe, që ndoqën edhe gjyshërit e tij para njëqind vjetëve. Ai po nxit provokimet e popujve muslimanëve, duke i drejtuar armët kundër tyre... Si rrjedhojë,me të drejtë populli sirian shtron pyetjen: “Si ka mundësi që kynjeri, që tha se kishte dëshirë që të falte namazin në Damask, bashkëpunoi me Fuqitë e Mëdha Perëndimore dhe arriti që të shkatërronte Sirinë?!” Ndonëse ky njeri orvatet që t’i hedhë sy muslimanëve duke aluduar se, themelet e kësaj teorie janë hedhur në Turqi, të tërë ne e dimë shumë mirë se në të vërtetë ky është një projekt i mirëfilltë perëndimor. Ky i fundit ka përfshirë në strukturën e tij edhe politikanë dhe byrokratë më të lartë turq, si dhe deputetë dhe zyrtarë e shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt.

 

Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se këta politikanë të lartë turq, kanë dërguar në mënyrë të jashtëligjshme mbi dy mijë kamionë më armatime dhe pajisje ushtarake, me synimin e shkatërrimit të Sirisë. Të njëjtët politikanë tëlartë turq, me arsyetimin e politikës “pa kufij” dërguan në Siri dhjetë mijëra terroristë të pafe të ISIS-it (Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë). Këta të fundit masakruan gjashtëdhjetë e tetë mijë ushtarë, me dhjetëra mijëra milicë dhe me qindra mijëra civilë të pafajshëm, të Republikës Arabe të Sirisë.Fillimisht terroristët e pafe të ISIS-it, i sulmuan dhe më pas i rrënuan qytetet siriane. Qeveria siriane e ditëve të sotme, e di shumë mirë pranuar faktin se, Turqia ka armatosur terroristët e pafe të ISIS-it, për të masakruar ushtrinë dhe civilët e saj, si dhe për të rrënuar qytetet siriane, prandaj ajo ngurron që të zhvillojë negociata me qeverinë turke, mbi një armëpushim të mundshëm. Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se në këta dymbëdhjetë vitet e fundit, politika e jashtme turke mund të kishte luajtur një rol kyç, në uljen e numrit të të vrarëve sirianë dhe tëpakësimin e dëmeve materiale. Brezi ynë, në librat e historisë sonë edhe mund t’ia dalë mbanë, në fshehjen e të vërtetave të frikshme mbi rolin e kyç të politikës së jashtme turke të padrejtë, mbi konfliktin sirian. Por për hir të së vërtetës, duhet të pohojmë se nuk mund t’ia dalë mbanë, që të bëjë të njëjtën gjë edhe në librat e historisë siriane.

 

Populli shqiptar, nuk e ka harruar tradhtinë e kryer kundër tij, nga treshja idiote e drejtuesve të “Partisë Bashkimi dhe Përparimi”, e cila u shiti armatime dhe pajisje ushtarake popullit serb dhe atij bullgar, të cilët e copëtuan trungun e trojeve shqiptare, si të ishte një plaçkë tregu. Madje edhe në ditët e sotme populli shqiptar, po vuan këtë plagë të thellë dhe fatkeqësi njëqind vjeçare, të shkaktuar nga treshja e idiotëve të “Partisë Bashkimi dhe Përparimi”. Historianët shqiptarë të ditëve të sotme, nuk i kujtojnë për mirë emrat e qeveritarëve osmane të asaj epoke, sepse ata me të drejtë thonë se nuk arritën të përfitonin nga ligji osman, i cili u lejonte të merrnin dëmshpërblimin e duhurpër të ndrequr shtëpitë e tyre. Kjo fatkeqësi i ndodhi edhe popullit armen, i cili pas Luftës së Parë Botërore, nuk u kthye më kurrë në shtëpitë etyre nëtrojet osmane. Citojmë se, nëse pas Luftës së Parë Botërore dhe pas Luftës Turke për Pavarësi, çështja armene do të ishte trajtuar me dashamirësi dhe objektivitet, pra nëse Republika e Turqisë, të paktën do të kishte dëmshpërblyer familjet armenase, të dëbuara nga trojet osmane atëherë, ndoshta çështja armene nuk do të ishte fryrë kaq shumë. Në ditët e sotme jo vetëm populli armen, por shumë shkrimtarë me të drejtë ose të padrejtë fajësojnë Turqinë mbi çëshjen armene. Nëse njëri nga treshja e idiotëve,që ishte Xhemal Pasha nuk do të ushtruar dhunë dhe terror kundër popullit arab sirian, atëherë ndoshta historianët arabë të asaj epoke nuk do ta cilësonin atë si njëepokë të errët të pushtimit osman.

 

Brezi ynë, nuk mund ta mohojë rolin kyç të Turqisë, në rrënimin e shtetit dhe popullit sirian. Ne në ditët e sotme, duhet të parandalojmë fatkeqësinë e mishërimit të tre idiotëve, nëse nuk duam që populli sirian të na urrejë për dhjetra vjet me radhë, njëlloj ashtu siç urrejti njërin nga tre idiotët osmanë, Xhemal Pashanë. Brezi ynë, duhet të lëvizë dhe të gjallërohet për të vënë në vend qëndrueshmërinë politike, shoqërore dhe ekonomike të popullit sirian. Ne duhet të largojmë nga regjimi shtetëror, kuadrot, politikanët dhe byrokratët sirianë, që janë të përfshirë në veprimtari terroriste. Ne duhet të orvatemi sinqerisht, për tëndërtuar nga e para shtetin dhe qytetet siriane. Ne e dimë shumë mirë se në fundin e luftës, fituesit e saj shkruajnë historinë. Ndonëse akademiku i sëmurë dhe aventurier i shkencës orientaliste, i ka dhënë një ultimatum presidentit sirian Beshar Esedit për të dhënë dorëheqjen brenda disa javëve, të tërë ne e dimë shumë mirë se ky i fundit do të jetë presidenti i ligjëruar dhe i votuar i Sirisë edhe për shumë vjet të tjera. Por fakti që na shqetëson më shumë është se, pas mbarimit të konfliktit sirian në letërsinë, kinemanë, këngët, vallet, në sistemin arsimor, shkurtimisht në gjithçka siriane dhe arabe do të tregohet historia e “tre idiotëve turq”, të cilët i shkaktuan kaq shumë vuajtje popullit sirian. Për ta shmangur këtë fatkeqësi të madhe, ne duhet të vazhdojmë të sillemi mirë me njëri-tjetrin, pa hapur plagët tona njëqind vjeçare! Kështu të paktën do të kemi mundësinë, që të shfaqim hapur dëshirën dhe dashamirësinë tonë, për ndreqjen e këtij vendimi të gabuar të popullit turk.



Burimi : Rast Haber