Shteti i Kurdistanit Është Pjesë e “Shtetit të Fundit”

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Jan. 6, 2016, 1 a.m.

“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të gazetarit të njohur turk Gürkan Biçen, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është rolikyç që i kushtohet shtetit të Kurdistanit. Të tërë ata analistë politikë, që dalin kundër paradigmës së shtetit-komb, duhet tëngrenë zërin lart se shteti i Kurdistanit, i cili nuk ështëaspak burimi i ligësisë në rruzullin tokësor,është pjesë e shtetit të fundit, ose e shtetit të drejtësisë hyjnore. Këta analistë politikë,duhettë pranojnë dhe të ngrenë zërin lart se, sulmet e kryera kundër Kurdistanit, janësulme të drejtpërdrejta të kryera, ndaj shpëtimtarit të njerëzimit, Imam Mehdiut të Pritur (a.s.)”.

“Në ditët e sotme, ndërsa analistët politikë, janë shumë të zënë mbi analizimin dhe gjetjen një zgjidhje të ngjarjeve e hidhura që po trondisin Republikën e Turqisë, shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt dhe pjesën tjetër e botës, unë sjell në rend të ditës çështjen e vjetër, e cila edhe sot e kësaj dite mbetet e pazgjidhur “Çështjen Kurde”.Lërmëni t’iu rikujtoj se, kjo e fundit jo vetëm që tanimë, është shndërruar në një minë me sahat, e cila rrezikon që të shkaktojë nisjen e një lufte civile në trojet turke, por kohërat e fundit po përdoret si një as nën mëngë, për përfitime politike të cekëta, nga ana e etnisë kurde. Unë do të orvatem që ta sqaroj  “Çështjen Kurde”, në këndvështrimin e “Platformës së Bashkëbisedimit dhe Mendimit të Ehli Bejtit”.

“Shteti i Kurdistanit Është Pjesë e “Shtetit të Fundit”

“Në veprën me titull: “Dështimi i Paradigmës”, e autorit turk Fikret Başkaya, citohet se në të vërtetë shkenca e ekonomisë botërore nuk ekziston dhe se kjo e fundit, është një prodhim i shteteve tëfuqishëm perëndimorë,e cila përdoret si një kokë dashi, për të rrënuar ekonominë e shteteteve të globit. Si rrjedhojë, njeriu i cili pret jashtë derës dhe që nuk troket me edukatë, por mundohet të shkulë derën nga menteshat, gardianët e kështjellës vrapojnë si të marrë nëpër bedena, për të parë se cili është ai njeri, që po pret jashtë derës. Por në të njëjtën kohë ka shumë njerëz,të cilët paraprakisht e kishin menduar se, do t’i nënshtroheshin rregullave të kështjellës, të cilët pasi trokitën me edukatë, u pranuan brenda. Madje dhebashkëbisedimet, fjalimet, të qeshurat dhe debatet lejohen të zhvillohen, brenda rregullave të përcaktuara nga kështjella”.

“Ata të cilët ndajnë, të njëjtin sistem besimesh dhe vlerash, të mbështetur në arsyen themelore të organizimit politik, duhet të kishin të drejtën e sundimit, përpara se të hidhnin të shenjtën pas krahëve. Në majën e kështjelllës së sistemit të besimeve, zinte vend përkatësia fetare, ndërsa nën të zinte vend organizimi relativ farefisnor dhe kombëtar. Ky ishte rregulli i kështjellës së strukturës politike të asaj epoke, ndërsa pas epokës së Revolucionit Francez të ndodhur në vitin 1789, nisi zënia vend e bashkimit farefisnor dhe kombëtar, në gjuhën e strukturës politike, ndërsa e shenjta nisi të hidhej pas krahëve. Në këtë këndvështrim revolucionarët francezë, ishin në të njëjtin nivel të shkencës, së ekonomisë botërore në kështjellë, për të cilën bën fjalë autori turkFikret Başkaya, në veprën e tij të lartpërmendur. Duke lënë mënjanë dukuritë që ndikuan në këtë proçes, koka e dashit ia doli mbanë që të thyente derën e kështjellës, dhe shkurtimisht aventurës 150 vjeçare i erdhi fundi. Në këtë mënyrë orvatjet e dështuara, të shteteve të fuqishëm perëndimorë, të cilët u orvaten që ta ndërtonin një shtet, mbi bashkimin e gjuhës dhe kombit u shlyen me gjak në kurriz të popujve muslimanë. Kjo perspektivë e re, e cila supozohej se do të mbante nën trysninë e duhur, njerëz të besimeve të ndryshme fetare, të përkatësive të ndryshme etnike, të kulturërave dhe  dhe botëkuptime, jo vetëm që hodhi pas të shenjtës, por shkoi deri atysa vuri në dyshim zbatimin e ligjeve të natyrës”.

“Madje kjo perspektivë e re, nuk kurseu nga përfshirja e saj, as shtrirjen gjeografike të shteteve muslimane. Duke nisur që nga nacionalizmi shqiptar, arab, azerbajxhanas, iranian, turkdhe ai i cili lulëzoi bashkë me pararendësit, por që dështoi lulëzimin, në këndvështrimin politik, nacionalizmi kurd, i cili gjendet në qendrën e pllajës anadollake, mund të cilësohen si lëvizje kombëtare, kundër të shenjtës. Me zgjerimin e shtrirjes gjeografike së shteteve muslimane, ndarja thelbësore mes shumë ndasive rajonale farefisnore dhe kombëtare, bëhet dhe më qartë. Nëse do t’i vlerësonim në kushtet e ditëve të sotme, të tërë nismëtarët e këtyre lëvizjeve, do të pohonim se këta të fundit, jetonin si një bashkësi në një truall të përcaktuar, të cilin pas një kohë të gjatë, nisën ligjërimin e këtij trualli në mënyrë të pamohueshme. Duke u mbështetur në këtë këndvështrim, arrijmë në përfundimin se të tëra kombet, nisën organizimin fetar dhe politik, me synimin e ligjërimit të trojeve të tyre, në mënyrë të pamohueshme. Nismëtarët e kësaj lëvizjeje, vunë si kusht njohjen zyrtare të këtyre popujve, ose në rastin më të keq, njohjen e një statusi të veçantë”.

Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, populli i cili jeton në një truall, krijon një lidhje të fortë edhe me truallin edhe me qytetërimin i cili lind në atë truall. Megjithatë kur vështrojmë tablonë e plotë, historia e njerëzimit, bart në vetvete një kuptim më të gjërë se, sa aventura individuale e popujve.Me fjalë të tjera, historia e njerëzimit, është një lëvizje gjithëpërfshirëse, e cila nuk shpjegon vetëm aventurën e një populli, por shpjegon në mënyrë të hollësishme, aventurat e të tërë popujve të rruzullit tokësor. Në këtë këndvështrim,ende nuk mund të themi se, evoluimi dhe zhvillimi përfundimtar i kombeve të ndryshme, në ecurinë e historisë së njerëzimit është i plotë.Pra themi se në këtë gjendje çdo analizë, aludim, mendim dhe perspektivë, e cila pretendon ose shpall fundin e historisë, meriton një qasje pragmatiste dhe dyshuese, sepse kombet e globit ende nuk janë ndriçuar tërësisht”.

“Ndërsa në këndvështrimin musliman, historia e njerëzimit ka nisur në mënyrëtë përkryer dhe do të mbarojë si e tillë. Feja islame, e portrezon babain e njerëzimit Ademin (a.s.), si një njeri i cili kishte zbritur në Tokë, me synimin e përmbushjes së pikësynimeve të caktuara. Gjithashtu feja islame, parashikon një të ardhme të ndriçuar për familjen njerëzore, pa marrë parasysh faktin se, shumica e njerëzve do t’i mbyllë sytë përpara dhunës dhe shtypjes, në fund të fundit mirësia do të mbretërojë.Ky është një argument i pamohueshëm, i cili vërteton se aludimet dhe “parashikimet” e qënieve të padukshme, janë të tërësisht absurde, të pabazuara dhe të paqëna, përballë dijes së pafundme hyjnore. Kjo dukuri ka ndodhur në të shkuarën, dhe do të ndodhë dhe në të ardhmen, në mënyrë të pashmangshme, sepse gjendet në natyrën e çdo njeriu, bashkësie, shoqërie, farefisi dhe kombi. Si rrjedhojë, njeriu ndonëse kryen mëkate dhe ligësi, në fund të fundit tek ai, do të zgjohet ndjenja hyjnore e mirësisë”.

“Bashkësia muslimane, beson fuqishëm në faktin se, veprat e njeriut dhe shoqërisë, duhet të qëndrojnë brenda kufinjve të ligjëruar nga Zoti i Botërave, Allahu (xh.sh.) dhe se vetë Allahu (xh.xh.) në kuptimin e përgjithshëm,është burimi i tërëkësaj ligjshmërie.Gjithashtu bashkësia muslimane, beson fuqishëm në faktin se, Kur’ani Famëlartëështë libri i fundit hyjnor dhe se i dërguari i fundit i njerëzimit, Muhammedi (s.a.u.s.) është robi dhe i dërguari i fundit i Allahut (s.u.t.) në tokë. Ky këndvështrim përfshin edhe përmasën e ligjeve hyjnore. Lërmëni që t’iu citoj faktin se, Muhammedi (s.a.u.s.) ashtu siç ishte një shëmbëlltyrë e moralit të lartë, ishte dhe një udhëheqës i mjaft i aftë politik. Modeli i paraqitur i të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) ka shërbyer dhe do të shërbejë gjithmonë, si një model për t’u ndjekur nga mbarë bashkësia muslimane”.

“Bashkësia muslimane, është e bindur tërësisht kur pohon se,Muhammedi (s.a.u.s.) nuk i përket vetëm popullit arab, por i përket mbarë popujve të botës dhe se ai është njeriu, i cili do t’i drejtojë muslimanët në përmbushjen e pikësynimit të tyre përfundimtar.Gjithashtu bashkësia muslimane, beson fuqishëm në faktin se detyra e përmbushur e Muhammedit (s.a.u.s.), në këtë botëështëgjithëpërfshirëse për tëtëra nevojat e qënies njeriut. Kjo gjithëpërfshirje ka të bëjë dhe me njeriun dhe me truallin. Bashkësia muslimane, shpreh me bindje të plotë se, modeli i paraqiturnga Muhammedi (s.a.u.s.), do të përfshijë të tërë brezat e historisë njerëzore dhe se drejtësiadhe mirësia do të triumfojë. Ndonëse shumë popuj muslimanëtë ndryshëm të botës, janë të njëzëri mbi këtë model, shumë njerëz nuk e kanë ende të qartë se, cili do të do të jetë njeriu i fundit, që do të çojë në vend porosinë përfundimtare të Muhammedit (s.a.u.s.). Një pjesë e muslimanëve, mbrojnë mendimin se, nuk ka rëndësi muslimani, i cili do të drejtojë bashkësinë muslimane, ndërsa një pjesë e muslimanëve arabë, mbrojnë mendimin se, duhet të jetë një musliman, nga një farefis  i njohur arab, ndërsa një pjesë tjetër e muslimanëve arabë, mbron mendimin se, duhet të jetë pikërisht Imam Mehdiu i Pritur (a.s.), i cili rrjedh nga Farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.)”.

“Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, për shekuj e shekuj me radhë, bashkësia muslimane, ka çliruar shumë troje aziatike, afrikane dhe europiane, duke ndërtuar perandori të fuqishme, duke bërë të mundur shndërrimin në muslimanë të shumë popujve, të cilët më pas e kanë pasuruar bashkësinë muslimane, me shumë gjallëri dhe dinamika të reja. Megjithatë ne edhe sot e kësaj dite, e dimë shumë mirë faktin se, bashkësia muslimanët nuk e ka përmbushur pikësyninim e saj të fundit: “Ndërtimin e Shtetit të Drejtësisë Hyjnore!”

“Burime të ndryshme të fesë islame, bëjnë të qartë se cili është njeriu i duhur, i cili do të themelojë shtetin e drejtësisë hyjnore, pas shtegtimit nga kjo botë të Muhammedit (s.a.u.s.). Duke u nisur nga këta hadithë të ndryshëm, dy degët kryesore të fesë islame, përkatësisht doktrina sunnite dhe ajo shiite, besojnë fuqishëm në faktin se, në historinë e njerëzimit, në mesin e bashkësisë muslimane, do të vijë një njeri kur kushtet të jenë të volitshme. Bashkësia muslimane është njëzëri mbi faktin e ardhjes së Imam Muhammed Mehdiut të Pritur (a.s.). ndonëse ka disa kundërshtime, mbi çështjen nëse ai është i gjallë në ditët tona ose jo. Muslimanët sunnitë janë të mendimit se Imam Mehdiu (a.s.) ndonëse ende nuk ka lindur, do të lindë dhe do të bashkojë të tërë muslimanët dhe do të ndërtojë shtetin e drejtësisë hyjnore. Ndërsa muslimanët shiitë të doktrinës së dymbëdhjetë imamëve, janë të mendimit se Imam Mehdiu (a.s.) është pikërisht imami i dymbëdhjetë, është aktualisht i gjallë, do të shfaqet vetëm atëherë kur të dëshirojë Allahu (a.u.xh.), do të ndërtojështetin e drejtësisë hyjnore dhe do të zbatojë me përkushtim të lartë ligjet islame. Sipas një hadithi të shënuar, nga burimet shiite, Imam Xhafer Sadiku (a.s.) ka thënë se: “Shteti i ndërtuar nga Imam Mehdiu (a.s.), do të jetë shteti i fundit në sipërfaqen e tokës!”

“Si do që të jetë nuk ka shumë rëndësi, nëse bota e ditëve tona, është zhytur në errësirën e dhunës dhe shtypjes, sepse është i sigurtë fakti se historia e njerëzimit, do të ecë drejt një të ardhmeje të ndriçuar dhe të paqme. Bashkësia muslimane beson se, Imam Mehdiu do të ndërtojë shtetin e drejtësisë hyjnore, nën udhëheqjen e të cilit do të bashkohen, të tërë shoqëritë dhe popujt e botës nën një flamur të vetëm.Të tërë kombet e rruzullit tokësor, do ta pranojë Imam Mehdiun (a.s.) si prijësin e tij të ligjëruar, ndërsa farefiset dhe popujt së bashku me trojet e tyre do t’i binden. Në këtë këndvështrim, ne duhet të pranojmë se të tërë kombet farefset dhe popujt, janëpjesë e shtetit të drejtësisë hyjnore!E thënë ndryshe farefiset dhe trojet e tyre, të cilat në pamje të parë, duken sitë copëtuar dhe të ndarë, në të vërtetë janë pjesë përbërëse të një tabloje tëmadhe.Duke u mbështetur në këtë këndvështrim, arrijmë në përfundimin se çdo sulm i kryer ndaj një populli, ose ndaj një trualli, në të vërtetë duhet cilësuar si një sulm i drejtpërdrejtë, ndaj Imam Mehdiut të Pritur (a.s.), i cili do të ndërtojë shtetin e së drejtës hyjnore!”

“Ndërsa përsa i përket çështjes sëpazgjidhur të Kurdistanit, citojmë sekurdët janë elementë autoktonë dhe të lashtë, të gjeografisë së pllajës së Anadollit dhe rajonit të Lindjes së Afërt.Kurdët janë një etni e cila ka vijuar të mbijetojë gjatë historisë, së bashku me etnitë, farefiset, kombet dhe popujt e tjerë të rajonit.Shumica dërrmuese e kurdëve janë muslimanë dhe si rrjedhojë falë doktrinës sëtyre fetare, do të jetë pjesë përbërëse e shtetit së drejtësisë hyjnore, i cili do të ndërtohet nga Imam Muhammed Mehdiu (a.s.) Si rrjedhojë pohojmë se, asnjë shtet musliman, ose i pafe nuk ka të drejtë të sulmojë një farefis, komb, ose shtet sepse ky cilësohet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës hyjnore, cili dotë ndërtohet nga  Imam Mehdiu(a.s.)Në këtë këndvështrim, elementët nacionalistëtë cilët “përfaqësojnë” çlirimin dhe pavarësinëe Kurdistanit, nuk mundtë arsyetohen për kërcënimet dhe sulmet  ndaj një farefisi, kombi, ose shteti, sepse në të vërtetë po kryejnë sulme, kundër një pjese të shtetit të drejtësisë hyjnore. Të tëra humbjet e shkaktuara, nga këto sulme të kryera cilësohet si një një plagë e hapur, në shtetin e drejtësisë hyjnore, që do të ndërtohet nga Imam Mehdiu (a.s.) dhe si rrjedhojë bart një përgjegjësi fetare të ligjeve islame!”

“Ata të cilët e kanë pranuar, ndërtimin e shtetit të drjetësisë hyjnore, nga ana e Imam Mehdiut (a.s.), si përmbushjen e pikësynimit përfundimtar tëhistorisë së njerëzimit, duhet të njohin zyrtarishtetninë dhe përkatësinë kombëtare të këtyre kombeve, ose në rastin më të keq, njohjen e një statusi të veçantë. Këta njerëz kanë pranuar, ndërtimin e shtetit të drjetësisë hyjnore, nga ana e Imam Mehdiut (a.s.), duke besuar fuqishëm se paqja,është një nga parimet dhe shtyllat kryesore të fesë islame, e cila do të pasqyrohet dhe të zbatohet tërësisht në shtetin e drejtësisë hyjnore, që do të ndërtohet nga Imam Mehdiu (a.s.)!”

“Të tërë ata analistë politikë, që dalin kundër paradigmës së shtetit-komb, duhet të ngrenë zërin lart se shteti i Kurdistanit, i cili nuk është aspak burimi i ligësisë në rruzullin tokësor, është pjesë e shtetit të fundit, ose e shtetit të drejtësisë hyjnore.Këta analistë politikë, duhet të pranojnë dhe të ngrenë zërin lart se, sulmet e kryera kundër Kurdistanit, janë sulme të drejtpërdrejta të kryera, ndaj shpëtimtarit të njerëzimit, Imam Mehdiut të Pritur (a.s.)”.



Burimi : www.intizar.web.tr