Përgjegjësia e popullit shqiptar në zgjidhjen e çështjes palestineze

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Qershor 20, 2016, mesnatë

Ne shqiptarët, që me malet, fushat, lumenjtë, liqenet dhe detet ende vazhdojmë qenshmërinë tonë në dy shtete në Ballkan dhe zotërojmë një gjeografi shumë të bukur, jemi një popull i vështirë sa këto male, rapsodik sa këto lumenj, të larmishëm sa këto fusha, të qetë sa këto liqene dhe të thellë sa këto dete. Historia nuk na kujton për numrin e ulët të popullsisë, por për ndikueshmërinë e madhe që krijojmë në çdo gjë ku marrim pjesë.

Devotshmëria që shqiptarët kanë ndaj drejtësisë, respekti ndaj amanetit dhe mbrojtja e më të dobëtit dhe të dalit ballë përballë me keqbërësit janë tematika si të historisë, po ashtu edhe të letërsisë. Historia, ashtu siç ka regjistruar luhatjet në rreshtat e armiqve kur në fushëbeteja u shfaqën kësulëbardhët, po ashtu ka regjistruar edhe paraardhësit tanë që kanë hequr dorë nga vetët e tyre për të mbrojtur armiqtë që kishin marrë nën mbrojte. Poeti i madh i popullit shqiptar, autori i himnit kombëtar të Turqisë,  ardhur nga rreti i Pejës së Kosovës, Mehmet Akif Ersoj, në një poezi që ia ka dedikuar Luftërave të Ballkanit i përshkruan kështu në vargjet e tij shqiptarët: “Nëse do të përtypej hija e dinjitetit/ do të derdhej gjaku i tre katër personave/ heronjtë nuk bëhen veteranë, gjaku i njerëzve do të rrjedhë bollshëm.”  Ndërsa një shkrimtar francez shprehet se shpirti që e karakterizon popullin shqiptar ngjason me kalorësit e Evropës. Këto elementë karakteristikë të popullit shqiptar e kanë vendosur atë në zemër të shumë ngjarjeve të rëndësishme. Luftërat që zgjatën për më shumë se dy shekuj me Perandorinë Romake përfundoi duke zgjedhur si komandantë dhe përfaqësues të Romës shumë nga paraardhësit tanë shqiptarë. Kur përqafuan Krishterimin, shqiptarët u bënë shpata e hz. Isait,  ndërsa kur përqafuan Islamin u  bënë mbrojtës të tevhidit, njëshmërisë së Zotit – besimit se Allahu është i vetmi Zot. A mund të jetë një rastësi që një pjesë e rëndësishme që kanë ndihmuar në zgjerimin, përforcimin dhe ngritjen në këmbë në situata të vështira të Perandorisë Osmane, përfaqësueses së Islamit në aso kohe të kenë qenë shqiptarë? Pa dyshim që kjo nuk është një rastësi. Është më se e qartë se kjo situatë flet për rrugën që ka marrë shpirti shqiptar në lumin e madh të historisë. Edhe kur ky lumë ka qenë në momentet  më të vështira, mendësia dhe shpirti shqiptar nuk i ka kthyer shpinën kuptimit të tij ekzistencial.

Pavarësisht se i ka kushtuar gjakun dhe jetën e mijëra shqiptarëve, përfaqësuesi i Egjiptit  Mehmet Ali Pasha, i cili i ka dëbuar vetë parardhësit e tekfirxhinjëve të sotëm, celulave vehabiste nga Mekka dhe Medina që ata kishin pushtuar, parardhësitë tanë që i dërguan ata në shkretëtirat ku ndodhen nuk i kanë anashkaluar as planet sioniste kundrejt Palestinës.

Ekrem bej Vlora, i cili është anëtar i familjes që krijoi dhe ka ruajtur marrëdhënien mes popullit shqiptar dhe shtetit osman, në librin e tij të titulluar “Kujtime ” flet për aktivitetet e sionistëve në Stamboll, për lejen që ata i kanë kërkuar sulltan Abdylhamidit të II-të për të mërguar në Palestinë dhe gjithashtu për faktin se xhaxhai i tij  Mehmet Ferit Pasha, aso kohe një ndër vezirët kryesorë , ka dalë kundër kësaj kërkese. Vendosjen e sionistëve në Palestinë nuk e ka mohuar vetëm  sulltan Abdulhamidi i II-të, por edhe populli shqiptar, i përfaqësuar nga Veziri i Madh Mehmet Ferit Pasha, i cili nuk e  dashur këtë vendosje. Veziri i Madh vFerit Pasha e ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme dhe të prerë propozimin dhe kërkesën për ndihmë të parisienit Baron Rotschild, që kishte ardhur në Stamboll, për të marrë me qira njëmijë hektar tokë në Telaviv kundrejt një pagese të majme. Ferit Pasha ka folur shumë qartë: “Njëherë e një kohë Palestina u përkiste hebrenjve, megjithatë kanë kaluar mijëra vite nga periudha e Sylejmanit të Madh dhe Daudit të Vogël. Drejtësisht, apo padrejtësisht Palestina tashmë u përket arabëve dhe Perandoria osmane nuk ka asnjë arsye, qoftë politika apo shpirtërore për ta ndryshuar këtë gjë.” Ky qëndrim i Ferit Pashës nuk ka mbetur vetëm në fjalë. Ai dërgon nipin e tij në një detyrë të fshehtë në Palestinë për të mbledhur informacione mbi aktivitetet e hebrenjve. Edhe njëherë, ajo që mund të quhet prita e ushtrisë osmane i gjen shqiptarët në ruajtjen e Kudsit. Në fakt, kjo ruajtje vazhdon edhe sot, madje edhe sanxhaku(flamuri) i ushtrisë së pestë të Shkodrës ndodhet ende në Halil er-Rahman. Populli shqiptar dhe elita politike i kanë dhënë gjithmonë rëndësi besnikërisë kundrejt tokave palestineze, duke e parë këtë gjë edhe në këndvështrimin e detyrës fetare. Mbrojtja e qytetit të shenjtë të Kudsit dhe ardhja e shqiptarëve të krishterë këtu ka rëndësinë e saj. Shqiptarët, që kanë përkatësi nga të dyja fetë janë lidhur me këtë tokë në dy rrugë, kanë mbetur të lidhur dhe kanë treguar besnikërinë e tyre.

Edhe pse qendra e kalifatit ka qenë Stambolli, për shqiptarët myslimanë kjo gjë nuk e ka ndryshuar pozicionin e Kudsit. Shqiptarët myslimanë gjithmonë kanë qenë të mendimit se Qabja është një vend që u përket veçanërisht vetëm myslimanëve, ndërsa Kudsi përmban Mesxhidin Aksa, që është e ndarë për të gjithë familjen njerëzore. Ata gjithmonë kanë dëshiruar që Mesxhidi Aksa të mbahet si reflektim i paqes dhe e hapur për të gjithë fiset, gjuhët e fetë. Pavarësisht goditjeve shoqërore dhe politike që shqiptarët pësuan gjatë shekullit XX, kjo besnikëri nuk ka mbetur në harresë. Shqiptarët janë plotësisht të vetëdijshëm se është Anglia ajo që ia hapi këtë rrugë regjimit sionist. Edhe në periudhën të njohur si më të errët të Shqipërisë, periudhën e Enver Hoxhës nuk ka ndryshuar qëndrimi ndaj Palestinës. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të datës 25 Shtator 1980, Përfaqësuesi i Republikës Socialiste Popullore të Shqipërisë, Abdi Baleta me anë të fjalimit të tij ka vënë në dukje haptazi ndjeshmërinë e popullit shqiptar rreth kësaj teme. Në këtë fjalim, Baleta ka shënuar se çështja e Palestinës është “tepër e rëndësishme” dhe theksoi se Palestina ka të drejtën e pavarësisë, krijimin e qeverisë së saj dhe kthimit e shpërngulurëve. Gjithashtu ka përmendur edhe dëmet që regjimi sionist,  i ka shkaktuar Palestinës në veçanti dhe Lindjes së Mesme në përgjithësi. Gjithashtu,Baleta e ka vazhduar këtë fjalim duke u shprehur se populli palestinez do ta fitojë këtë luftë të drejtë me dëshmorët që ka dhënë, dhe se Shqipëria do ta mbështesë gjithmonë popullin palestinez. Ky fjalim me rëndësi historike për popullin shqiptar është  regjistruar edhe në arkivat e Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht se sa e dobët ka qenë Shqipëria në vitet e tranzicionit pas 90-ës nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me Palestinën. Pavarësisht një kuptimësie primitive të Islamit të ndërtuar mbi armiqësinë me popujt vendas të miqësuar me forcat imperialiste dhe sioniste, që ka ardhur  në Shqipëri nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të gjirit, shqiptarët nuk kanë dyshuar në asnjë moment për faktin se palestinezët janë në të drejtën e tyre. Edhe në këto ditë kur elita politike shqiptare ka mbajtur qëndrim haptazi në krah të Amerikës, shqiptarët që duan të kenë ndërgjegjen e pastër, pavarësisht fushatave të mëdha negative dhe propagandave kundërshtues e kanë mbështetur qëndresën e popullit palestinezë.

Është një e vërtetë e padiskutueshme se në anijen Mavi Marmara  ka pasur edhe shqiptarë.  Është e vërtetë se elita politike shqiptare mban të njëjtin qëndrim me Amerikën në çështjen e Palestinës dhe se ka përdorur votë abstenuese në mbledhjet ndërkombëtare për këtë çështje. Pavarësisht kësaj, populli shqiptar ka një detyrë historike. Shqiptarët duhet të ruajnë shpirtin e zjarrtë të trashëguar nga të parët, kalorësinë, të qenit shpata e hz. Isait, luftëtarë të paepur si dhe zemërgjerësinë që të gjitha bashkë nënkuptojnë “të qenit shqiptar” dhe në asnjë situatë nuk duhet të heqin dorë nga Mesxhidi Aksa-s, e cila është e rëndësishme sa për shqiptarët myslimanë, po aq edhe për të krishterët. Për të arritur këtë duhet që, shqiptarët t’i hapin sytë përpara fushatave që propagandojnë kundër qëndresës çoftë të myslimanëve, apo të krishterëve,  të mundësuara nga Amerika dhe sionistët; duhet t’u kërkojnë elitave politike, duke filluar nga momenti i fushatave elektorale që në çdo agjendë të aktiviteteve dhe programeve të politikës së jashtme të futet çështja e pavarësisë së Palestinës, të organizohen programe kulturore të vazhdueshme dhe seriale për ndërgjegjësimin e rajonit shqiptarit për çështjen e Palestinës dhe të mos lejojnë që kjo çështje të mbetet në hije; duhet të ndihmojnë çoftë edhe me shuma simbolike Palestinën, të marrin pjesë çoftë personalisht, çoftë në delegacione në çdo mbledhje ndërkombëtare që bëhet për çështjen e Palestinës, të mos akreditojnë në rajonin shqiptar një kuptimësi islamike që mbështet sionizmin dhe të tregojnë vullnet për të mbrojtur fenë në vetvete me të gjitha grupimet e saja.