Shqiptarët që kanë mbetur mes Papës dhe Tekfirxhinjve

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Jan. 16, 2016, 1 a.m.

Diktatori i njohur i Shqipërisë pasi e rrënoi jetën fetare në vend, në 1985 u përball me vdekjen ndërsa arkivoli i tij u vendos në Piramidën e Enver Hoxhës, në Tiranë (Piramida e Tiranës). Regjimi qeverisës, që prej Enver Hoxhës u cilësua si sistem komunist i pastër nuk pati jetëgjatësi pas vdekjes së tij. Me provokacionin e Perëndimit në vitin 1989 si rezultat i kryengritjeve që filluan në Rumani, brenda dy orëve u ekzekutua Nicolae Çaushesku, ky u bë një mesazh i qashtër për fatin e atyre që la pas Enver Hoxha, kështu ata me në krye Ramiz Alian, pavarësisht akuzave revizjoniste të bashkërrugëtarëve vendosin t’i hapin shteg kampit perëndimor, megjithatë ky vendim nuk ishte i mjaftueshëm dhe në një kohë të shkurtër filloi lëvizja popullore, në të cilën jo vetëm u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës në qendrën e Tiranës por gjithashtu gërmuan nga faqet e maleve emrin e tij që qëndronte i shkruar. Sipas historive që tregohen, sipas dikujt, populli shqiptar dëshironte një Shqipëri si Europa. Një Shqipëri si Europa në çdo aspekt; duke përfshirë edhe kulturën edhe fenë...

Për Shqipërinë që donte të ishte si Europa, pa dyshim që pas komunizmit, një ndër vizitorët e saj më të rëndësishëm ishte Papa Ioannes Paulus i dytë. Në një vend musliman që sapo kishte shpëtuar nga një regjim totalitar, që kishte mbetur i papërfillur nga bota islame dhe që përbënte një dëshirë për botën katolike zbret në Tiranë Papa dhe puth këtë tokë. Në fakt, nëse hedhim një vështrim, ndërsa Enver Hoxha kishte drejtuar trasmetuesit e tij të Republikës Popullore Kineze drejt Europës dhe bënte trasmetonte me përmbajtje propagantiste komuniste në radio, edhe radio e Vatikanit ka vazhduar pa ndërpreje, gjatë gjithë periudhës së sistemit komunist,  trasmetimet e saj drejtuar Shqipërisë. Ata që e ndiqnin këtë periudhë, menjëherë pas rënies së komunizmit do të dorzonin përpjekjet e pandërprera të Vatikanit.

Menjëherë pas regjimit të Enver Hoxhës, Shqipëria u përball me dyndjen e misionerëve të krishterë, ndërsa përpjekjet e botës muslimane edhe u shtrinë në kanalet e gabuara edhe shumë herë pësuan dështim. Shqiptarët, të etur për dijen islame,  ishin të gatshëm të pranonin si Islam imponimet ideologjike dhe kulturore të Arabisë Saudite dhe vendeve të gjirit persik. Një ndër arsyet se përse shqiptarët iu bashkuan ideologjisë Selefi/Vahabiste është se ata e shihnin shkollën tradicionale Sunni të barabartëtë me shkuarën osmane/turke që kujtohet me mllef, në identitetin modern shqiptar. Në mënyrë të tillë sa, kjo masë popullore e cila mburrej me prishjen e varreve të sahabëve, kërkonte mosshembjen e muzeumit të të krishterit Skënderbeu, i cili luftoi për 25 vite kundër osmanëve muslimanë, duke parashtruar argumentin se ai është hero kombëtar. Duke qenë kështu, të rinjtë shqiptarë, duke u nisur nga ideologjia që sollën arabët selefi/vahabí kuptuan si fe Islame të vërtetë atë çka ishte komplet e ndryshme nga ajo që supozohej fe e pavërtetë e cila iu imponua shqiptarëve në histori nga pushtuesi turk.

Këto shtete e vazhduan ideologjinë selefi/vahabí si një fushatë gjatë qeverisjes së Sali Berishës, deri më 1997-ën kur socialistët rimorën pushtetin. Shqipëria për një kohë të shkurtër u kthye në një vend i mbushur me mijëra shqiptarë selefi për shkak të rrjedhjes së kapitalit të gjirit persik për arsye ideologjike. Shumica e rreth 500 xhamive të reja të shpërndara në sipërfaqen e vendit pa një rregull të caktuar, ishin ndërtuar nga këto  shtete, po kështu ato financonin edhe imamët e këtyre xhamive të cilët ishin jashtë kontrollit të institucionit kushtetues Komunitetit musliman të Shqipërisë. Populli kishte mbetur mes aktiviteteve për krishtërizimin të shoqatave perëndimore dhe imazhit konfliktual të ideologjisë selefi/vahabí. Sipas Naom Chomsky, edhe pse epiqendra e rrymës protestante është Amerika, arsyeja e vërtetë e gjendjes së Amerikës në rajon ishte kthimi i popullit ballaknik në ushtarë me pagesë të NATO-s. Për Amerikën nuk përban asnjë rëndësi të qenit e tyre të krishterë, hebrenjë apo Selefi/Vahabí. Është e mjaftueshme që ata të jenë gatshëm të luftojnë ku dhe kur duhet. Gjenden dy gjëra që e vërtetojnë këndvështrimin e Chomosky. E para është se Shqipëria ishte i vetmi shtet musliman që kishte ushtarë përfaqësues në Afganistan, dhe e dyta është se shqiptarët selefi rreshtohen në fronet e para të të gjitha sulmeve që i drejtohen Botës Islame.

Themelet e ideologjisë dhe psikologjisë së sulmeve të shqiptarëve selefi, kundrejt Botës Islame u hodhën gjatë punës që u bë gjatë viteve ’90 ddhe 2000. Për ata që e ndjekin rajonin e Shqipërisë mund të kujtojnë se, gjatë luftës së korrikut të 2006 mes Izraelit sijonist dhe Hizbullah, shqiptarët selefi janë lutur për fitoren e Izraelit dhe filluan nëpërmjet internetit aktivitete propagandiste të gjëra kundër Hizbullahut dhe Iranit. Përsëri, në vitin 2009, një gurë i vogël i luftës drejtuar Botës Islame ishte një deklaratë e e bërë kundër Shiizmit nga 63 imamë selefi/vahabí të cilër kishin marrë arsimin në shetet e gjirit persik dhe Arabisë Saudite. Në këtë deklaratë imamët selefi/vahabí linin të kuptohej se Shiizmi ishte një problematikë që duhej luftuar në Botën Islamë dhe i ftonin të merrnin pjesë në kë konflik.

Mllefi i imamëve selefi/vahabí nuk kufizohej vetëm tek Shiitët. Përveç këtyre të fundit, nuk shuhej as mllefi që kishin ndaj Sunnive të moderuar. Ata që u lutën për sijonistën në luftën e korrikut të 2006-s, nuk morrën pjesë as pranë Hamasit në fuftën Furkan të 2009-s. Sipas tyre, armiqtë e parë që duhen sulmuar në këtë botë janë Shiitët dhe të dytët janë Sunnitë që nuk i shohin si armiq Shiitët.

Kur në mars të 2011-s filluan shqetësimet në Siri, ishte si të kishte lindur një dite e re për shqiptarët selefi. Me promovimin e qeverive shqiptare dhe kosovare nën petkun e Amerikës dhe me përngjasimet mediatike që iu veshën këtyre njerëzve si “luftëtarët e lirisë”, “luftëtarët kundër diktatorit” etj. filluan të kalon në masë për në Siri nga Turqia. Imamët selefi/vahabí në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni shpjegonin se xhihadi në Siri për shumicën e shypur Sunni që ndodhen nën nënshtrimin e regjimit Alevi/Nusajri është xhihadi më i vlefshëm; këto ligjërata/punime të tyre, pjesërisht gjendeshin në medjat sociale, ndërsa një pjesë tjetër përdornin mediat kryesore.

Pas një periudhe, rrjedha për në Siri arriti në një pikë të këtillë sa filluan të dilnin në pah shqiptarë që merrnin pranë tyre edhe bashkëshortet e tyre nga rajoni shqiptar me shpresën për t’u shpërngulur në Siri. Një pjesë e këtyre shqiptarëve iu bashkua organizatës Nusra, ndërsa pjesa tjetër u shpërnda tek organizatat e tjera. Pa kaluar shumë kohë nga dyndja e shqiptarëve selefi/vahabí në Siri, nëpër rrjeteve sociale u shpërndanë video që tregonin se ata ishin kapur peng grupet kundërshtare armike dhe se gratë e tyre ishin përdhunuar nga këta të fundit. Një pjesë e këtyre shqiptarëve selefi/vahabí humbën jetën gjatë konflikteve të tyre me Ushtrinë e Republikës Arabe të Sirisë, ndërsa një pjesë tjetër humbën jetën gjatë konflikteve të brendshme. Edhe pse është e pamundur të thuhet një shifër e saktë, numri i shqiptarëve që luftojnë kah në safin e tekfirxhinjve mund të shfaqen në disa qindra. Janë gjetur prova se rreth pesëdhjetë prej tyre kanë humbur jetën për shkak të konflikteve të fundit në Siri dhe Irak.

Shqipëria dhe Kosova pasi i prenë shpresat që prej 2014 se do të mund të përmbysnin regjimin në Siri, ashtu si edhe blloku perëndimor e kthyen velën andej nga fryn era dhe filluan punimet për të siguruar se “luftëtarët e lirisë” që luftojnë në Siri, do të burgosen për një kohë të gjatë sapo të kthehen në vend. Këta persona, që tre vite më parë gati gati do të përcilleshin me cermoni, që prej vitit 2014 janë kthyer pa dyshim në të dëmshëm dhe në rrezik për sigurinë e shoqërisë dhe shtetit. Ajo që kërkohej prej tyre ishte e qartë: Të vdisnin atje ku kishin ikur.

Nisur nga kjo, Kosova realizojë një fushatë për arrestimin e liftëtarëve të lirisë. Fillimisht u arrestuan 40 persona që ose kishin luftuar në Siri ose kishin mbledhur dhe kishin organizuar njerëz për t’i dërguar atje. Pas kësaj u morrën nën vëzhgim edhe 16 persona shumica prej të cilëve ishin selefi/vahabí. Kur kuptuam se kjo luftë nuk ishte lufta e shqiptarëve, ata që nuk mbetën të kënaqur dhe përfaqësuesi jozyrtar i Organizatës për të drejtat dhe liritë e njeriut, nën duartrokitjen e amasadorit amerikan u burgosën edhe pse për t’u lënë të lirë më vonë. Ajo çka mbeti pas gjithë kësaj është fotoja që shokoi botën e Lavdrim Muhaxhirit, një shqiptari selefi/vahabí çnjerëzor, duke prerë kokën e një pengu.

Imam Hamanei thotë se këta njerëz që kanë ngatërruar rrugën e janë tradhëtuar nuk janë armiku ynë i vërtetë. Edhe pse këta njerëz që janë mashtruar se po luftojnë për fitoren e Islamit nuk janë armiku i vërtetë, operacionet e reja në kuadër të tyre në rajonin shqiptar kanë vënë në shenjestër edhe formën e Islamit të moderuar. Pas hijes së zezë që i hodhën Islamit këta egërsira, Perëndimi i propozon shqiptarëve se feja e paqes është krishtërimi. Një ditë përpara se Papa të vizitonte Shqipërinë, Vatikani bëri me dije se mbështet antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas jush shqiptarët që kanë mbetur mes Islamit që i prezanton një shqiptar Selefi/vahabí që mban në dorë një kokë të prerë dhe Papës që puth tokën shqiptare dhe premton një shtet si Europa, cilin prej tyre do të zgjedhin?

A nuk ekziston një rrugë e tretë?