“Diaspora”është e pakënaqurme ministrin e saj

nga Gürkan Biçen | Publikuar në Tet. 6, 2018, 12:17 p.m.

Pavarësisht se terminologjikisht termi “diasporë” lidhet historikisht me hebrenjtë që jetonin nën persekutimin e babilonasve, në ditët e sotme përdoret edhe për të përshkruar popullata që janë larguar nga atdheu i tyre, ose që janë detyruar të largohen nga atëdheu i tyre dhe që kanë krijuar një ambjent në vendet ku janë vendosur ku mund të shprehin haptazi identitetin e tyre. Parë në këndvështrimin e dytë, populli shqiptar – pavarësisht feve dhe sekteve të ndryshme – ka diaspora të ndryshme në shumë vende të botës. Kjo për arsye se ashtu sic gjatë historisë së tyre shqiptarët kanë dëshmuar fitore të lavdishme kanë përjetuar edhe humbje dhe shkatërrime të dhembshme. Një gjë e këtillë e ka deyruar popullin tonë që të shpërngulet nga territoret e veta dhe të vendoset në vende të ndryshme ku kanë filluar jetë të reja në paqe me popujt e tjerë. Aktualisht është praktikisht e pamundur të mendosh për një vend në botë, duke filluar nga Amerika deri në Australi, ku nuk gjen shqiptarë. Shqiptarët e gjendur në këto vende jetojnë aty pa ndërhyrë në prishjen e rendit dhe qetësisë që vendasve, megjithatë edhe pa e mohuar ndonjëherë identitetin e tyre. Edhe Turqia është një ndër këto vende.

Mes Turqisë, e cila cilësohet si një trashëgimtare e Perandorisë Osmane, dhe Shqipërisë ekziston një marrëdhënie e vecantë. Ndër themelet e një marrëdhënieje të këtillë qëndrojnë pozicionimi i shqiptarëve dhe elitave të tyre në pozicione të rëndësishme në administratën e asaj kohe të Perandorisë Osmane si dhe pozicionimet më thelbësore të ushtruara nga shqiptarët në periudhën e re të vetë krijimit të Republikës së Turqisë. Një situatë e këtillë e ka bërë Anadollin të preferueshëm për shqiptarët si gjatë periudhës së fundit të Perandorisë Osmane ashtu edhe gjatë periudhës së pas krijimit të Republikës së Turqisë. Vecanërisht, dyndja e shqiptarëve që sollën luftrat e Ballkanit si dhe dyndja që ndoqi nga pas përgjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit të njëzet me anë të marrëveshjeve të shpërnguljes së myslimanëve bëri të mundur që popullësia e shqiptarëve në Turqi të arrinte në shifra të konsiderueshme. Pavarësisht se, aktualisht është e pamundur që të jepen shifra të sakta në lidhje me prezencën e shqiptarëve në Turqi, për shkak se në Turqi nuk është bërtë ndonjë numërim i popullësisë duke u bazuar në etnicitetin e popullësisë, sipas parashikimeve kjo popullësi nuk zbret në më shumë se dia miliona. Sipas një raporti të përgatitur nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që prej vitit 2000 prezenca e shqiptarëve në Turqi ishte deri në 2 përqind të popullsisë. Një shifër e këtillë vërteton se të paktën gjenden 1 milion shqiptarë në Turqi. Në një situatë të këtillë duhet pranuar se Turqia përbën një qendër të rëndësishme përa i përket diasporës shqiptare.

Në përgjithësi, shqiptarët e Turqisë i përkasin një klase të arsimuar dhe për këtë arsye kanë qënë të sukesshëm dhe kanë marrë pjesë në kadro të rëndësishme në drejtësi, administrim, ushtri dhe politikë. Kjo klasë elitare i respekton dhe i përmbahet parimeve dhe principeve të themeluesit të Turqisë, Mustafa Qemal Ataturkut, po kështu ata besojnë se vetë Ataturku ka qënë me prejardhje shqiptare. Kjo elitë mbështetet në formulën e Ataturkut për ruajtjen e paqes në vend që sjell paqe në botë dhe për këtë arsye besojnë se duhen mbrojtur dhe mbështetur edhe vendet fqinje për ruajtjen e paqes. Për këtë arsye, në perudhat kur diaspora shqiptare ka treguar ndikueshmërinë e saj në Turqi, pavarësisht disa tensioneve të zbehta, politika e jashmte e Turqisë ka qënë që të mos përfshihet në punët e brendshme të vendeve fqinje.

Për më tepër, shqiptarët e Turqisë kanë marrëdhënie tregtije me vendet fqinje përreth. Shumë kompani në Turqi të krijuara dhe të manaxhuara nga shqiptarë kanë marrëdhënie ekspori me vende të ndryshme si në perëndim të Turqisë ashtu edhe në lindje të saj. Parë në këtë këndvështrim, përfitimet ekonomike të shiptarëve të diasporës së Turqisë janë të lidhura ngushtë me marrëdhëniet politike të Turqisë me vëndet fqinje. Pikërisht për këtë arsye, pritshmëria më e rëndësishme e shqiptarëve nga Turqia është që të qëndrojë larg politikave të cilat shkaktojnë ngritjen e tensioneve në rajon. Fakti që shqiptarët e diasporës së Turqisë mbështesin qeverinë dhe kanë përqafuar mendësinë për krijimin e një Perandorie Osmane të Re është e lidhur ngushtë me faktin se në vendet ku gjenden të vendosur më shumë shqiptarë aktualisht nuk po arrihen sukeseset ekonomike sipas pritshmërisë.

Nga ana tjetër, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 100 vite që nda dynja e parë e konsiderueshme e shqiptarëve në Turqi, ata kanë qënë të suksesshëm në ruajtjen e identitetit të tyre të pandryshueshëm si ‘shqiptar/arnaut’, gjë e cila i mban jashtëzakonisht të lidhur me vendin e tyre të origjinës. Cdo shqiptar lutet dhe punon si për vendin ku ai ndodhet po ashtu pa harruar edhe vendin e tij të origjinës. Duke marrë parasysh një gjë të këtillë dihet se diaspora shqiptare në Turqi kërkon të kriojë marrëdhënie të ngushta fillimisht me Shqipërinë, po kështu tashmë edhe me Kosovën. Për të arritur një gjë të këtillë qeveritë e të dyja vendeve kanë hapur në këshillin e tyre një Minstri të Diasporës. Aktualisht në krye të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Shqipërisë qëndron Ministri Pandeli Majko. Thënë ndryshe, ministrit Pandeli Majko i është vënë mbi shpatulla përgjegjësia e ruajtjes së lidhjes dhe marrëdhënies së popullit shqiptar në atdhe me diasporën si dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve të diasporës. Për këtë arsye, në mënyrë që të të përplotësojë këtë përgjegjësi të rëndë, ministri Majko duhet të jetë i vetëdijshëm për kërkesat e shqiptarëve si brenda vendit por edhe të atyre të diasporës dhe nuk duhet të ndërmarrë veprime të cilat do të vinin në pozicione të vështira shqiptarët e diasporës në vendet ku ata ndodhen dhe që do t’ju sjellë atyre dëme qoftë materiale apo shpirtërore. Kjo është ajo që pritet nga një ministër diaspore që i qëndron besnim vendit të tij dhe popullit shqiptar.

Ndërkohë që detyra që ka marrë përsipër Pandeli Majko si ministër dhe ajo që pritet prej tij ështëkaq e qartë, ne shohim sesi ai vetëështë duke punuar në dëm të diasporës shqiptare në Turqi duke sulmuar interesat e tyre dhe duke u futur në marrëdhënie që i ka vënë ata në pozicion të vështirë materiale dhe shpirtërore. Në një shkrim për Global Research në internet nën firmën e Olsi Jazexhi flitet në lidhje me përcjelljen e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit deri në atdheun e gjithë shqiptarëve, në Shqipëri. Sipas këtij shkrimi si dhe lajmeve dhe komenteve të ndryshme që kanë zënë vend nështypin shqiptar, Pandeli Majko në bashkëpunim me një prej këshilltarëve të presidentit të Amerikës, Donald Trump- Rudy Giuliani –mbron me fjalë të përzemërta organizatën terroriste MEK (Muxhahedinët e Popullit) – që është përpjekur të rrëzojë regjimin e ligjshëm në Republikën Islamike të Iranit nëpërmjet sulmeve të armatosura; që kanë zhvilluar aktivitete të dhunshme të panumurta si brenda edhe jashtë Iranit; që akuzohet për shumë krime të ndryshme me në krye të listës vrasje dhe që ka qënë për vite të tëra pjesë e listës së organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian – si dhe ka shprehur dëshirën e tij për të hyrë në Teheran përkrah kësaj organizate pasi së bashku të kenë rrëzuar regjimin aktual. Këto deklatata të Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko i kanë habitur dhe mërzitur rëndë shqiptarët e Turqisë të cilët ndjekin me vëmendje politikën dhe zhvillimet në Shqipëri. Sepse për diasporën shqiptare në Turqi këto deklarata dalin në dy përfundime thelbësore që janë tërësisht të papranueshme.

Fillimisht është qëndrimi armiqësor që vendi mëmë, Shqipëria ka ndërmarrë kundrejt Republikës Islamike të Iranit e cila nuk ka kërcënuar asnjëherë Shqipërinë, nuk përbën një problem sigurie për Shqipërinë dhe nuk është askund afër në kufi me Shqipërinë dhe deklaratat se mbështesin një organizatë terroriste e cila është e ndërlidhur me organizata të tjera teroriste duke përfshirë këtu edhe PKK-në qëështë pjesë e listës së organizatave terroriste të njohura si të këtilla nga Republika e Turqisë. Ndërkohë që vetë diaspora shqiptare në Turqi ka bërë sakrifica të mëdha për të ruajtur ekzistencën dhe paqen e Turqisë dhe të popullit turk duke humbur edhe bijët e tyre dëshmorë për këtë vend. Për një shqiptar në Turqi, besnikëria ndaj vendit të tij nënkupton të paktën qasja me mëdyshje ndaj atyre që bashkëpunojnë me armiqtë e vendit të tij. Për shkak të humbjeve të mëdha që shqiptarët e Turqisë kanë përjetuar në luftën kundër terrorizmit, shqiptarët aty janë më të prirur që ta kuptojnë luftën e Iranit me terrorizmit dhe të krijojnë një farë simpatie ndaj kësaj lufte. Pikërisht për këtë arsye, shqiptarët e Turqisë nuk shohin me sy miqësor asnjë person apo organizatë që ndërmerr aktivitete terroriste dhe pavarsisht çdo gjëje do t’i qasen me një pikëpyetje çdokujt emri i të cilit do të përmendet bashkë me organizata terroriste.

Së dyti, këto deklarata kanë njollosur reputacionin e shqiptarëve të Turqisë si në Turqi ashtu edhe në vende të tjera fqinje me Turqinë. Vënja e paturpshme në shenjestër të tableës që qitjes e Republikës Islamike të Iranit dhe popullit iranian, i cili është veçse mik i Turqisë dhe i Shqipërisë, dëshira për t’i shërbyer myslimanët e popullit irianian në tavolinat e bisedave të dehura të burrave të pabesë amerikanë si dhe ndërkohë që të gjitha këto ndodhin të mos ndihet zëri i diasporës shqiptare të Turqisë në mendiat e rëndësishme të Shqipërisë i kanë hapur rrugë dëmtimit të interesave të diasporës shqiptare në Turqi. Ashtu si edhe popujt e tjerë, edhe diaspora shqiptare në Turqi janë të mendimit se Amerika është një aleat i pabesueshëm, i cili punon për arritjen e interesave të veta dhe nuk e shohin si të drejtë vënien në tabelën e qitjes së vendeve dhe popujve të tjerë për të marrë pëlqimin e Amerikës. Një rregull i këtillë duhet të përfshijë edhe Republikën Islamike të Iranit.

Jam i sigurt që shqiptarët e Turqisë ia kanë trasmetuar këto probleme dhe shqetësime deri më tani në rrugë më të veçanta dhe private qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve të saj, megjithatë unë dëshiroj që edhe populli shqiptar të jetë në dijeni të shetësimeve që kanë shkaktuar këto punë të pamenduara mirë të Pandeli Majkos tek shqiptarët e Turqisë. Edhe populli shqiptar duhet të shohi se qëndrimi i ministrit nuk është një reflektim i identitetit shqiptar dhe se një qëndrim i këtillëështë duke dëmtuar shqiptarët. Sipas asaj që tregon në francez që përmendet në kujtimet e Ekrem Bej Vlorës,  shpirti i shqiptarit mban brenda vetes vlerat më hyjnore dhe ndenjat më trime që ekzistojnë. Populli shqiptar është një popull që nuk i tregon armiqësi asnjë populli i cili nuk përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për të dhe është një popull që qëndron besnik qoftë në kohë paqe apo në kohë lufte. Kjo gjë vlen edhe për shqiptarët në atdhe edhe për ata në diasporë. Ashtu siç populli shqiptar nuk ia ka vënë asnjëhrë syrin territoreve apo begatisë së të tjerëve, shqiptarët as nuk kërcënojnë jetën e askujt për interesat e tyre. Edhe pse Ministri i Diasporës, Pandeli Majko po përpiqet t’i shërbejë interesave të shqiptarëve në kurriz të popullit iranian, padyshim që ai është duke gabuar rëndë. Dhe përsëri, nëse mendon se me këto deklarata dhe qëndrime është duke i shërbyer diasporës shqiptare është duke gabuar.

Pa asnjë ekzagjërim, Pandeli Majko duhet të pranojë të vërtetën se: “Diaspora” është e pakënaqur me ministrin e saj...



Burimi : Media e Lire