Ja ku po zgjerohet deti i dashurisë

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Qershor 10, 2016, mesnatë

Të gjithë ata që, në këtë kohë kur ngjarje të tilla që brengosin shpirtrat, shqetësojnë zemrat dhe që të rrëzojnë në gjunjë po vijnë njëra pas tjetrës besojnë se të gjitha këto janë pjesë e Librit të Fateve dhe se nuk do të përballen kurrë me asgjë që nuk është e shkruar aty. “Padyshim që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi” – shprehen ata – “Padyshim që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi”.

Regjimi zioist ka mbledhur tanqe, topa, automjetet e blinduar, avionë, satelitë dhe aleatët e tij dhe ka sulmuar një vend në brendësinë e brendësisë së tij. Ata që e kanë mbushur gjuhën e tyre me gënjeshtrat e armikut shprehen kështu: “Armiqtë tuaj kanë organizuar ushtri kundrejt jush, friksohuni prej tyre.” E ndërsa ata që e njohin të vërtetën e Allahut u përgjigjen kështu këtyre fjalëve: “Kjo është një betejë, njëherë shfaqen ata triumfues kundrejt nesh, njëherë tjetër shfaqemi ne triumfues kundrejt tyre dhe më në fund Allahu do ta shohë besnikërinë tonë dhe neve do të na mundëojë fitoren dhe armikut tonë humbjen..”

Imam Humeini shprehej kështu: “Falenderojmë Zotin që i ka krijuar të pamendtë armiqtë tanë.” Edhe pse, imami ka ndërruar jetë, jeta jonë ende vazhdon dhe ende ekzistojnë të pamendtë që ndodhet në krye të listës së zionistëve, të cilët janë një ndër arsyet për të cilat qëndrojnë hapur dyert e falenderimit për muslimanët.

Zionistët nuk e dinë atë oqean dashurie, që shkakton furtuna nën thirrmat “Lebbeyk”, i cili fryhet në shpirtrat e muslimanëve palestinezë, që vuajnë një sprovë që është përzgjatur ndër vite që prej fisit të Hz. Musait, në shpirtrat e muslimanëve libanezë që i kanë mirëpritur ata, në shpirtrat e muslimanëve iranianë që janë prijës të tyre dhe të botës islame, në shpirtrat e muslimanëve egjiptianë dhe arabë që kërkojnë të thyejnë zhinxhirët e kufinjve. Ata nuk e dinë se edhe bota perëndimore do të largohet e do t’i braktisë kur të shohin dritën e triumfit përfundimtar të muslimanëve dhe besnikërinë e tyre. Zionistët po hapin rrugët për një zhgënjim të ri për hebrenjtë.

Shejhët arabë nuk duan t’i marrin në konsideratë fjalët dhe premtimet e besnikëve për të bërë kthesën e historisë për zionistët që kanë uzurpuar nëpërmjet çdo rruge petrodollarët në tokat e mulimanëve dhe që u bëjnë keq muslimanëve. Duket sikur ata i kanë mbyllur veshët për të mos i dëgjuar fjalët e paraardhësve dhe profetëve të tyre dhe ende edhe sot vazhdojnë t’i bien murit me kokë. Ata e injorojnë faktin se, Revolucioni Islamik i Iranit është dekret i vdekjes së zionizmit si dhe që Hizbullahu e ndjen veten si nëpunës përekzekutimin e këtij dekreti, se Hamasi dhe Xhihadi Islam janë secila nga një proces i këtij dekreti. Duhet të jetë pikërisht kjo arsyeja se pse ata po shpërdajnë lajmin se regjimi Zionist, i cili ka organizuar sulme ajërore në Gazza po përgatit lëvizjen e dhjetra mijëra ushtarëve tokësorë.

Pas deklaratës së regjimit zionist, menjëherë pas shpartallimit që pësoi në luftën Hizbullah Izrael të vitit 2006, se do të hynin dhe do të sulmin Libanin me pesë divizione, Sejjid Hasan Nasrallah u shpreh kështu: “Ne nuk po i anashkalojmë këto kërcënime. Do t’i shqyrtojmë në mënyrë seriozie këto kërcënime. Megjithatë kjo gjendje nuk do të na dërgojë ne drejtë një gjendjeje frike dhe shqetësimi. Ne nuk friksohemi prej tyre.” Për të vazhduar më tej fjalën e tij kështi: “Armiqtë tanë do të përplasen dhe do të shohin diçka që nuk e kanë parë më parë që prej krijimit të këtyre regjimeve të uzurpuara; metodat luftarake në terrenet e konflikteve të papara më parë të rezistuesve tanë trima, rezistuesë dhe të përkushtarë. Edhe unë si kundërpërgjigje të fjalëve të Barak-ës po jap një premtim të ri; Ato 5 divizionet e tua do të shkatërrohen në malet tona, luginat, fshatrat e shtëpitë tona. Bashkë me 5 divizionet do të shkatërrohet në tokat tona të shenjta edhe shteti juaj uzurpues. Barak, Mofaz ve Ashkenazi thonë lufta që pritet të ndodhë do të sjelë një fitore të shpejtë, të pastër dhe të qashtër. Si kundërpërgjigje e këtyre fjalëve, edhe unë pasi mbështetem tek Allahu u them atyre: Ne nuk duam që kjo luftë të ndodhë, megjithatë nëse ndodh lufta për të cilën kërcënojnë dhe premtojnë, çdo ditë e kësaj lufte do të jetë një fitore për ne. në dashtë Zoti, fitorja do të jetë e shpejtë, e pastër dhe e qashtër.” Ky ishte një premtim besnik.

Zionistët, rreth e perqark Gazza-s do të gjejnë një mur kufitar, tullat e të cilit do të jenë të ndërlidhura me plumba. Engjëjt që do të bëjnë me krahë shpirtrat që digjen në oqeanin e kësaj dashurie do të lëshojnë çdo plumb që do të godasë për të shkatërruar zionistët dhe nuk do të tregojnë asnjë mangësi në këtë detyrë të tyre. Ata, që e dinë se në fund do të kthehen tek Zoti i tyre e dinë se nuk janë vetë ata që që gjuajnë e godasin dhe që e kthejnë armikun në një barishte të përtypur e të coptuar.

Ummeti që po zgjerohet si një oqean do të largojë dhe zhdukë çdokënd nga tokat e Palestinës dhe nuk do të mesë asgjë ve,c anijes që do të lundrojë në detin e dashurisë.