Ali dhe Zehra emrat më të popullarizuar në Azerbajxhan

  • None
Publikuar në Korrik 10, 2015, mesnatë

Byroja e Regjistrimit e Azerbaixhanit  ka shpallur se emrat më të popullarizuar  në Azerbajxhan janë emrat Ali dhe Zehra. 

Sipas  Byros së  Regjistrimit të Republikës së Azerbajxhanit, emrat musliman, veçanërisht emrat e pejgamberëve dhe të imamëve, janë më të popullarizuara në mesin e qytetarëve të ish-vendit sovjetik, ku ateizmi kishte shtypur besimtarët muslimanë për më shumë se 70 vjet.

Emri i Imam Aliut, Imamit të parë të muslimanëve shiitë në Azerbajxhan, si dhe emra të tjerë musliman, duke përfshirë emrat Jusuf, Muhammed dhe Hussejn janë emrat më të popullarizuar në mesin e djemve në Azerbajxhan.    Është raportuar se që nga muaji prill 2015, 1377 djem të porsalindur janë emëruar Jusuf.

Jusuf  ka qenë një emër i njohur për disa vite në mesin e prindërve të Azerbajxhanit.

Ndër emrat më të popullarizuar  për femra është emri i vajzës së Pejgamberit të  Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.), Zonjës  Fatime el-Zehra. Që nga fillimi i vitit 2015, 1356 fëmijë vajza që kanë lindur janë emëruar me emrin Zehra në Azerbajxhan.

Emrat e vajzave më të popullarizuar këtë vit kanë qenë emrat Nurije,  Fatime dhe Zejneb.